Ajo çfarë ndodhi sot në këshillin bashkiak të Vlorës ishte vetëm një farsë.
Nënkryetari Elis Halili ishte paracaktuar se do të zgjidhej kryetari për të zëvendësuar kreun e dorëhequr të bashkisë Ermal Dredha. Udhëzimi i ndarë me anëtarët socialistë nga Blendi Çuçi njeri i Ramës në qarkun e Vlorës ishte i qartë.
Po sipas këtij udhëzimi ishin bërë gati dhe letrat prezantuese, siç e tregon dhe kjo foto.
Sekretari kishte përgatitur tashmë letrat e prezantimit. Ndërkohë po me porosi të Ramës është urdhëruar që votimi të ishte i hapur. Këshilltarët bashkiakë të PD-së kundërshtuan dhe denoncuan farsën e asaj mbledhjeje e cila ishte vetëm për formalitet pasi gjithçka ishte paracaktuar më parë.Lexo dhe: Vlorë/ Votim i hapur për zëvendësin e Dredhës, opozita kundër! Forca e kartonave miraton njeriun qe kishte caktuar Rama









