Tag: halili

  • Vlora nuk gjen qetësi/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë, Elis Halili

    Vlora nuk gjen qetësi/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë, Elis Halili

    Nënkryetari i bashkisë Vlorë, Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti. Halili mbajti edhe detyrën si kryetar bashkie i komanduar për rreth dy muaj, pasi mori postin pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
    Pas zgjedhjeve të fundit, ku kryetare u zgjodh Brunilda Mersini, Elis Halili ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen ditën e sotme edhe si nënkryetar

  • Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

    Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë së Vlorës/ Mbajti edhe detyrën e…

    Elis Halili ka dhënë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të bashkisë së Vlorës.
    Halili mbajti edhe detyrën si kryetar bashkie i komanduar për rreth dy muaj, pasi mori postin pas dorëheqjes së Ermal Dredhës.
    Pas zgjedhjeve të fundit, ku kryetare u zgjodh Brunilda Mersini, Elis Halili ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen ditën e sotme edhe si nënkryetar.

  • Greqi, u gjet i vrarë dhe i djegur. Sulo Halili, kushëriri i vrasësit të njohur, pista e dyshimeve hakmarrja..

    Greqi, u gjet i vrarë dhe i djegur. Sulo Halili, kushëriri i vrasësit të njohur, pista e dyshimeve hakmarrja..

    Një tjetër pistë hetimore ka dalë në skenë pas vrasjes së 27-vjeçarit Sulo Halili.  Ai u gjet i vrarë me armë zjarri dhe i djegur pasditen e 7 nëntorit në Skourta të Viotias në Athinë. 
    Policia greke dyshon se vrasja e Sulo Halilit, ka ardhur si hakmarrje për vrasjen e Alfons Ndocit, i cili është akuzuar për krime të rënda në Greqi. 
    Burime ekskluzive të “Top Channel” bëjnë me dije se Sulo Halili është kushëriri me 42-vjeçarin Xhuliano Halili, autor i 5 vrasjeve në Greqi dhe aktualisht i dënuar në këtë shtet. Në vitin 2008 dhe 2009, Halili akuzohet për vrasjen e dy shtetasve grekë. Më pas në nëntor 2021, Halili akuzohet se ka ekzekutuar shqiptarët Fillim e Oligert Mesaja, 35 e 2 vjeç, babë e bir, me urdhër të kriminelit famëkeq grek Vasilis Varelas. 
    Në qershor 2024, teksa ndodhej i burgosur, Halili vrau në burgun e Koridhalos 35-vjeçarin shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosi 46-vjecarin Altin Vokrri. Edhe kjo ngjarje dyshohet të ketë qenë e porositur. 

  • “Do të djeg për së gjalli, na more nusen”, flet tezja e të riut nga Tepelena që u vra në Greqi (VIDEO)

    “Do të djeg për së gjalli, na more nusen”, flet tezja e të riut nga Tepelena që u vra në Greqi (VIDEO)

    Një ngjarje e rëndë tronditi opinioni publik pak ditë më parë, ku një shqiptar, Sulo Halili, u dogj brenda një automjeti në Greqi.
    Tatjana Halili, e ftuar në “Shqipëria Live”, tregoi se nipi i saj ka marrë kërcënime nga familjarët e ish partnerit të gruas së Sulos.
    “Sulo ka dy fëmijë, një gocë dhe djalë të sapolindur. Ka 4 vite me Esmeraldën, gruan. Jetonin në Greqi. Është kërcënuar nga daja i ish të dashurit të Esmeraldës. Por nuk ka pasur lidhje Esmeralda gjatë kohës që ka qenë me Sulon.
    I ka thënë do të të djeg për së gjallë se na more nusen e nipit. Por ajo ka qenë e ndarë kur u lidh me Sulon. Megjithatë nuk e dimë nëse janë ata autorët, presim përgjigje nga policia dhe avokati”-tregoi halla e viktimës./ TCH

  • VIDEO-Sulo Halili u vra dhe u dogj në makinë, babai: Trupi u identifikua nga ADN. Ditën e ngjarjes ishte me një shok, telefonoi…

    VIDEO-Sulo Halili u vra dhe u dogj në makinë, babai: Trupi u identifikua nga ADN. Ditën e ngjarjes ishte me një shok, telefonoi…

    Mbetet ende mister vrasja e 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, me origjinë nga Beçishti i Tepelenës. I riu shqiptar u qëllua me armë zjarri përpara se trupit të tij t’i vendosej flaka brenda një automjeti, që u gjet i shkrumbuar nga flakët në Greqi. 
    Lidhja jashtëmartesore që ai kishte krijuar me një vajzë, me të cilën komunikonte në rrjetet sociale, është një nga pistat e hetimit, pasi mësohet se ishte kërcënuar nga ish-partneri i saj, kanë raportojnë mediat greke. 
    Tezja e viktimës ka deklaruar se i vetmi person me të cilin 27-vjeçari kishte konflikte ishte një shtetas grek, ish i dashuri i vajzës me të cilin Sulo Halili kishte krijuar një romancë. 
    Por, mënyra se si u vra shqiptari tregon se krimi është kryer nga njerëz që e planifikuan eliminimin e tij prej një kohe të gjithë, e mbi të gjitha e dinin se çfarë duhet të bënin për të mbuluar gjurmët.27-vjeçari, punëtor ndërtimi dhe banues në Halkida, përpara se të zhdukej u kishte thënë të afërmve se do të shkonte në Tebë me një mik. Sipas informacioneve, ai e la mikun e tij në Tebë dhe i tha këtij të fundit se do të shkonte në Vilia të Atikës për një punë. Atje, dy ditë pas zhdukjes së tij, makina e 27-vjeçarit u gjet e braktisur. 27-vjeçari ishte i martuar dhe madje e telefonoi gruan e tij kur mbërriti në vendngjarje për ta njoftuar. 
    Sipas raportit mjeko-ligjor, viktima u qëllua të paktën me një plumb, përpara se trupi i tij të digjej brenda makinës. Vrasësit raportohet se nuk lanë asnjë gjurmë pas. Ata përdorën një makinë të vjedhur me targa të rreme që korrespondonin me një automjet identik. 
    Në emision in “Me Zemnër të Hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti, babai i Sulo Halilit ka rrëfyer detaje nga ngjarja e rëndë. 
    “Më njoftoi nusja e djalit për ngjarjen. Ditën që u zhduk, djali shkoi të merrte patentën. Ishte me një shokun e tij, më pas u ndanë bashkë, kur ai e telefonoi më pas telefoni dilte i fikur. Im bir nuk kishte konflikte me askënd. 
    Askush nuk e ka kërcënuar të paktën unë nuk kam dijeni. 
    Ai ishte shumë i qetë, kishte gati 6-7 vite që jetonte në Greqi. I martuar kishte 4 vite. Martesa ishte pak problematike, por nuk di më shumë se cili ishte shkaku. Kanë 2 fëmijë bashkë, të mitur. 
    Trupi i tim biri u identifikua vetëm në sajë të ADN-së, analizat u krahasuan me gjakun që dhashë unë”, u shpreh ai. 
     

  • U gjet i djegur në makinë, me kë u takua për herë fundit Sulo Halili? Babai i 27-vjeçarit: Shoku i tij më tha…

    U gjet i djegur në makinë, me kë u takua për herë fundit Sulo Halili? Babai i 27-vjeçarit: Shoku i tij më tha…

    Sulo Halili

    TIRANË- 27-vjeçar Sulo Halili u vra në mënyrë makabre në Greqi, trupi i të cilit u gjet i shkrumbuar brenda një automjeti në Skourta të Greqisë. Kanë qenë rezultatet e ADN-së që zbuluan se viktima është 27-vjeçari shqiptar i zhdukur nga Halkida. 
    Ndërkohë, babai i 27-vjeçarit, ka rrëfyer se si e mori vesh lajmin për zhdukjen e tij. Në emisionin “Me zemër të hapur”, ai ka treguar se ishte bashkëshortja e viktimës me të cilën kishte dy fëmijë, 1 muajsh dhe 3 vjeç, ajo e cila e ka njoftuar se Sulo nuk po kthehej në banesë.
    Por çfarë ndodhi ditën e zhdukjes? Sipas babait të viktimës, ditën e zhdukjes i biri kishte shkuar me një shok për të marrë patentën. Por sipas shokut, ata ishin ulur në një kafe, ndërsa në një moment Sula ka ikur. Më pas, kur ka tentuar ta telefonojë, telefoni i tij kiishte dalë i fikur. Babai i 27-vjeçarit thotë se djali i tij nuk kishte konflikte me askënd as në Shqipëri dhe as në Greqi. 
    “Nusja kishte telefonuar kunatën dhe i kishte thënë që thuaj babit “spo vjen Sulo”. Më pas më mori në telefon dhe tha që ishte zhdukur. Kishte shkuar në punë, u kthye në shtëpi dje i tha nuses do iki të marr patentën. U nis me një shok të tijin, atje la shokun e tij dhe më pas ku shkoi nuk e dimë. Kur ai e mori në telefon, ishte fikur. Nuk ka pasur konflikte me askënd, nuk e ka kërcënuar njeri. Na bënë edhe gruan të vdekur. Nusen e kam në shtëpi, ai nuk i ka lënë asnjë përshtypje për këto çështje. Djalin nuk di ta ketë kërcënuar askush. Hera e fundit që erdhi në Shqipëri ishte në shtator, dhe më pas iku në Greqi. Kishte gati 7-8 vite që kishte shkuar atje, ndërsa i martuar kishte 4 vite. U njohën vetë me djalin tim, s’kanë pasur konflikte, kanë dy fëmijë bashkë.”, ka rrëfyer babai i 27-vjeçarit Sulo Halili.
    Një nga skenarët që po hetohet lidhet me mundësinë që Halili të jetë ekzekutuar nga ish-i dashuri i partneres së tij. Ky person mësohet se e kishte kërcënuar më herët 27-vjeçarin dhe policia po verifikon nëse ka pasur kontakte apo lëvizje të dyshimta rreth ditës së zhdukjes së viktimës.
    Familja e 27-vjeçarit mohon çdo lidhje me botën e krimit, duke deklaruar se ai ishte njeri i qetë, punëtor ndërtimi dhe i martuar. Një pistë që po hetohet është edhe një kontakt i dyshimtë në rrjetet sociale, pasi Halili komunikonte prej muajsh me një vajzë, të cilën mund të ketë shkuar të takonte ditën që u zhduk. Autoritetet kanë sekuestruar telefonat e viktimës dhe familjarëve, po analizojnë mesazhet në TikTok dhe platformat e tjera, si dhe po verifikojnë kamerat e sigurisë për të rindërtuar lëvizjet e fundit të tij.
    Automjeti në të cilin u gjet trupi ishte raportuar i vjedhur në maj nga Glyfada dhe mbante targa nga një makinë tjetër në Pieria. Ky detaj, sipas policisë, tregon se një rrjet i krimit të organizuar me një metodologji “profesionale” mund të jetë pas krimit. Oficerët e vrasjeve besojnë se është e mundur që 27-vjeçari të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë çuar në zonën e shkretë ku u gjet automjeti i djegur./ZËRI

  • E lidhën dhe e dogjën! Vrasja e Sulo Halilit merr tjetër kthesë: Dyshohet për ngatërresë identiteti me një tjetër shqiptar

    E lidhën dhe e dogjën! Vrasja e Sulo Halilit merr tjetër kthesë: Dyshohet për ngatërresë identiteti me një tjetër shqiptar

    Sulo Halili

    GREQI-Detaje të reja janë zbardhur nga hetimi i vrasjes së 27-vjeçarit shqiptar Sulo Halili, i cili u gjet i ekzekutuar dhe i karbonizuar në zonën e Skourtës në Greqi më 8 nëntor. Autoritetet greke e cilësojnë rastin si një nga më të ndërlikuarit e viteve të fundit, me skenarë që kanë ndryshuar disa herë gjatë ditëve të para të hetimit.
    Së fundmi hetuesit dyshojnë se autorët mund të kenë ngatërruar 27-vjeçarin me një tjetër shqiptar me të njëjtin emër e mbiemër, i njohur për precedentë penalë dhe i përfshirë në veprimtari kriminale. Autoritetet greke theksojnë se të dy personat kanë ngjashmëri fizike dhe të njëjtën identitet nominativ, ndërsa viktima nuk kishte asnjë të dhënë kriminale.
    Një nga skenarët që po hetohet lidhet me mundësinë që Halili të jetë ekzekutuar nga ish-i dashuri i partneres së tij. Ky person mësohet se e kishte kërcënuar më herët 27-vjeçarin dhe policia po verifikon nëse ka pasur kontakte apo lëvizje të dyshimta rreth ditës së zhdukjes së viktimës.

    Familja e 27-vjeçarit mohon çdo lidhje me botën e krimit, duke deklaruar se ai ishte njeri i qetë, punëtor ndërtimi dhe i martuar. Një pistë që po hetohet është edhe një kontakt i dyshimtë në rrjetet sociale, pasi Halili komunikonte prej muajsh me një vajzë, të cilën mund të ketë shkuar të takonte ditën që u zhduk. Autoritetet kanë sekuestruar telefonat e viktimës dhe familjarëve, po analizojnë mesazhet në TikTok dhe platformat e tjera, si dhe po verifikojnë kamerat e sigurisë për të rindërtuar lëvizjet e fundit të tij.
    Automjeti në të cilin u gjet trupi ishte raportuar i vjedhur në maj nga Glyfada dhe mbante targa nga një makinë tjetër në Pieria. Ky detaj, sipas policisë, tregon se një rrjet i krimit të organizuar me një metodologji “profesionale” mund të jetë pas krimit. Oficerët e vrasjeve besojnë se është e mundur që 27-vjeçari të jetë vrarë në një vend tjetër dhe më pas të jetë çuar në zonën e shkretë ku u gjet automjeti i djegur./ZËRI

  • Vrasja e të riut nga Tepelena, policia greke merr dëshmitë e familjarëve

    Vrasja e të riut nga Tepelena, policia greke merr dëshmitë e familjarëve

    Oficerët dhe prokurorët që hetojnë enigmën e vrasjes brutale të ndërtuesit 27-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i karbonizuar dhe i lidhur me pranga në pjesën e pasme të një makine në Skourta, në Viotia të Greqisë më 7 nëntor, po përpiqen të bashkojnë copëzat e detajeve dhe provave, për të zbuluar motivin dhe autorët.
    Deri më tani, arsyet e krimit brutal nuk janë sqaruar, me policinë që po shqyrton mundësinë e rivalitetit romantik, motivin e krimit të pasionit. Kjo sepse siç informon “Protothema”, nga njëra anë i ndjeri i identifikuar si Sulo Halili, nga Beçishti i Tepelenës, nuk duket të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe nga ana tjetër, një ish-partner i një vajze me të cilën 27-vjeçari dyshohet se ishte në një lidhje, e kishte kërcënuar atë në të kaluarën.
    Sipas informacioneve, sot të afërmit e 27-vjeçarit pritet të kalojnë në Polici, së bashku me avokatin e tyre Alexandros Papaioannidis, për të kontribuar me të gjitha provat që kanë për të sqaruar çështjen. Falë analizës së ADN-së, me kampionin biologjik që iu mor një prej të afërmve, u bë edhe identifikimi i viktimës. Tezja e viktimës ishte e para që dha informacione për konfliktin e vjetër të 27-vjeçarit dhe kërcënimin.
    Ata do japin dëshmi plotësuese për çdo gjë që dinë, me qëllim ndihmën e hetuesve për të zbardhur krimin e rëndë. Gjithashtu do verifikohen të gjitha mesazhet dhe telefonatat e fundit të viktimës, familjarëve të tij dhe personave të tjerë.
    Kujtohet se, pasi autorët e panjohur qëlluan 27-vjeçarin, ata e vendosën trupin e tij në sediljen e pasme të një makine të vjedhur dhe e dogjën për të fshirë gjurmët. Në trup u gjet edhe një pjesë metalike, që besohet se i përket predhës së plumbit.
    Përfundimisht, Halili u identifikua me analizën e ADN dhe siç rezultoi, ai ishte shpallur i zhdukur që më datën 4 nëntor nga familjarët. Ai i kishte telefonuar, duke u thënë se do kthehej pasi të mbaronte punën. Madje edhe një miku të tij i bëri me dije pasi u ndanë, se do të shkonte në punë.
    Makina në të cilën u gjet ai ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara, të cilat korrespondonin me një automjet të të njëjtit lloj nga zona e Pierias. Krimi ndodhi në Halkida.
    Policia greke bëri me dije se Halili nuk kishte precedentë penalë dhe as ishte i pëfshirë në aktivitete të paligjshme, ndaj besohet se krimi ka ardhur si pasojë e ndonjë konflikti të kohëve të fundit apo si pasojë e grindjes për xhelozi. Ndaj po bëhen edhe kërkime për autorët e mundshëm me të cilët ai ka pasur përplasjen dhe është kërcënuar në të kaluarën.

  • Vrasja e shqiptarit në Greqi/ U gjet i karbonizuar dhe i lidhur me pranga, policia thërret familjarët e tij

    Vrasja e shqiptarit në Greqi/ U gjet i karbonizuar dhe i lidhur me pranga, policia thërret familjarët e tij

    Oficerët dhe prokurorët që hetojnë enigmën e vrasjes brutale të ndërtuesit 27-vjeçar nga Shqipëria, i cili u gjet i karbonizuar dhe i lidhur me pranga në pjesën e pasme të një makine në Skourta, në Viotia të Greqisë më 7 nëntor, po përpiqen të bashkojnë copëzat e detajeve dhe provave, për të zbuluar motivin dhe autorët.

    Deri më tani, arsyet e krimit brutal nuk janë sqaruar, me policinë që po shqyrton mundësinë e rivalitetit romantik, motivin e krimit të pasionit. Kjo sepse siç informon “Protothema”, nga njëra anë i ndjeri i identifikuar si Sulo Halili, nga Beçishti i Tepelenës, nuk duket të ketë qenë i përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe nga ana tjetër, një ish-partner i një vajze me të cilën 27-vjeçari dyshohet se ishte në një lidhje, e kishte kërcënuar atë në të kaluarën.

    Sipas informacioneve, sot të afërmit e 27-vjeçarit pritet të kalojnë në Polici, së bashku me avokatin e tyre Alexandros Papaioannidis, për të kontribuar me të gjitha provat që kanë për të sqaruar çështjen. Fal analizës së ADN-së, me kampionin biologjik që iu mor një prej të afërmve, u bë edhe identifikimi i viktimës. Tezja e viktimës ishte e para që dha informacione për konfliktin e vjetër të 27-vjeçarit dhe kërcënimin.

    Ata do japin dëshmi plotësuese për çdo gjë që dinë, me qëllim ndihmën e hetuesve për të zbardhur krimin e rëndë. Gjithashtu do verifikohen të gjitha mesazhet dhe telefonatat e fundit të viktimës, familjarëve të tij dhe personave të tjerë.

    Kujtohet se, pasi autorët e panjohur qëlluan 27-vjeçarin, ata e vendosën trupin e tij në sediljen e pasme të një makine të vjedhur dhe e dogjën për të fshirë gjurmët. Në trup u gjet edhe një pjesë metalike, që besohet se i përket predhës së plumbit.

    Përfundimisht, Halili u identifikua me analizën e ADN dhe siç rezultoi, ai ishte shpallur i zhdukur që më datën 4 nëntor nga familjarët. Ai i kishte telefonuar, duke u thënë se do kthehej pasi të mbaronte punën. Madje edhe një miku të tij i bëri me dije pasi u ndanë, se do të shkonte në punë.

    Makina në të cilën u gjet ai ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara, të cilat korrespondonin me një automjet të të njëjtit lloj nga zona e Pierias. Krimi ndodhi në Halkida.

    Policia greke bëri me dije se Halili nuk kishte precedentë penalë dhe as ishte i pëfshirë në aktivitete të paligjshme, ndaj besohet se krimi ka ardhur si pasojë e ndonjë konflikti të kohëve të fundit apo si pasojë e grindjes për xhelozi. Ndaj po bëhen edhe kërkime për autorët e mundshëm me të cilët ai ka pasur përplasjen dhe është kërcënuar në të kaluarën.

  • E lidhën dhe e dogjën në makinë, ish-partneri i të dashurës e kishte kërcënuar

    E lidhën dhe e dogjën në makinë, ish-partneri i të dashurës e kishte kërcënuar

    sulo halili

    GREQI- Policia greke po përpiqet të zbardhë vrasjen makrabre të 27-vjeçarit shqiptar, Sulo Halili, trupi i të cilit u gjet i karbonizuar dhe i lidhur në pjesën e pasme të një makine në zonën Skourta, Viotia.
    Hetuesit po përpiqen të bashkojnë copëzat e ngjarjes, ndërsa motivi i krimit mbetet ende i paqartë. Një nga pistat kryesore që po shqyrton policia është ajo e rivalitetit romantik, pasi nuk ka asnjë provë që viktima të ketë qenë e përfshirë në aktivitete të paligjshme.
    Sipas burimeve hetimore, një ish-partner i vajzës me të cilën 27-vjeçari kishte një lidhje e kishte kërcënuar më parë, çka ka shtyrë hetuesit të hetojnë mundësinë që krimi të ketë ndodhur për motive xhelozie.
    Ndërkohë, familjarët e viktimës pritet të paraqiten sot në selinë e Policisë së Athinës (GADA) së bashku me avokatin e tyre, Alexandros Papaioannidis, për të dorëzuar prova dhe informacione që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
    Sipas hetimeve, autoret e panjohur e qëlluan fillimisht të riun, më pas e vendosën trupin e tij në sediljen e pasme të një makine të vjedhur dhe i vunë zjarrin për të zhdukur gjurmët.

    Identifikimi i viktimës u bë përmes analizës së ADN-së, ndërsa makina e përdorur në krim rezulton se ishte vjedhur nga zona e Glyfadës dhe kishte targa të falsifikuara, të cilat korrespondonin me një automjet të ngjashëm në Pieria.
    Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes vazhdojnë, ndërsa policia greke po përpiqet të gjejë lidhjet mes viktimës, vajzës dhe personit që e kishte kërcënuar.