Tag: hakmarrje

  • Chivu: Duam fitoren kundër kampionëve, nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt

    Chivu: Duam fitoren kundër kampionëve, nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt

    25 Tetor 2025

    8:22

    Alfred Lleshi

    Pas fitores 4-0 ndaj Royale Union SG në Champions, Interi përgatitet për sfidën e madhe në “Maradona” kundër Napolit, pas sukseseve me Sassuolo, Cagliari, Cremonese dhe Romën.“Përballen kampionët e Italisë me nënkampionët. Do të jetë një ndeshje e fortë, ku të dyja ekipet duan të tregojnë ambicien”, – tha trajneri zikaltër.
    Ai e quajti “normale” ditën e pushimit para ndeshjes: “Ishte e nevojshme pas shumë angazhimeve dhe udhëtimeve me kombëtaret. Besoj te profesionalizmi i lojtarëve. Ndaj Napoli duhet përgatitje fizike dhe mendore, sepse mjedisi nuk do të jetë në favorin tonë”. Ai shtoi: “Nuk luhet gjithçka në këtë ndeshje, por është e rëndësishme për ecurinë e sezonit”.
    Për repartin ofensiv: “Kam 4 sulmues të përshtatshëm, nuk ekziston një dyshe më e mirë”. Për golat e pakët në Serie A: “Në Itali është gjithmonë e vështirë të shënosh, sepse çdo skuadër përgatitet mirë”. Në fund, mbi motivimin: “Nuk kemi nevojë për hakmarrje ndaj askujt. Jemi Interi dhe duam të vazhdojmë projektin tonë”.

  • ‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’ por e përgjonin’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel e mori vesh që ishte hakmarrje e Ramës

    ‘Veliajt i thonin do të mbrojmë’ por e përgjonin’, Gjokutaj: Kur e hëngri në Apel e mori vesh që ishte hakmarrje e Ramës

    Avokati Genc Gjokutaj komentoi situatën e kryebashkiakut të shkarkuar të Tiranës, Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një akt hakmarrjeje politike nga kryeministri Edi Rama.

    Gjokutaj u shpreh se Veliaj ka përjetuar një proces të rëndë, ku ndaj tij janë përdorur masa të ashpra, përfshirë dërgimin e njerëzve në burg me premtimin se do ta mbronin atë, ndërsa në të njëjtën kohë i ishin vendosur përgjues.

    “I dërgonin njerëz në burg duke i thënë ‘do të mbrojmë ne’, por ai mori kot. Nga ana tjetër i vendosnin përgjues, dhe Ulsi Manja shkonte e takonte në burg për t’i krijuar idenë se ‘jemi ne’,” rrëfeu Gjokutaj, duke shtuar se Veliaj e kuptoi realitetin e vërtetë vetëm kur çështja shkoi në Apel.

    “Atë që i kanë bërë Veliajt këta, është hakmarrje e Ramës tamam. Ai e paralajmëroi: ‘Në një nga ato pemët do të varet’. E hoqi nga pozicioni i drejtuesit politik, nga fotografia familjare, i hoqi lejet e ndërtimit. Veliaj dha mesazhin e qartë, vetëm burgu mbetej,” përfundoi Gjokutaj  i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24.

  • “Nuk është hakmarrje, është drejtësi”/ Trump reagon pas akuzave ndaj ish-drejtorit të FBI-së: Do të ketë edhe të tjerë

    “Nuk është hakmarrje, është drejtësi”/ Trump reagon pas akuzave ndaj ish-drejtorit të FBI-së: Do të ketë edhe të tjerë

    Presidenti amerikan Donald Trump ka komentuar aktakuzën e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, duke deklaruar se pret që edhe figura të tjera nga kampi i kundërshtarëve politikë të përballen me drejtësinë.

    “Nuk është se kam një listë, por mendoj se do të ketë të tjerë,” tha Trump për gazetarin e CNN, Kevin Liptak, të premten, ndërsa largohej nga Shtëpia e Bardhë për të marrë pjesë në Ryder Cup në New York.
    Trump e përshkroi Comey-n dhe të tjerë si “radikalë të majtë të korruptuar” që, sipas tij, e kanë politizuar sistemin e drejtësisë si askush më parë në historinë e SHBA.
    “Ajo që kanë bërë është e tmerrshme. Unë shpresoj që të ketë edhe të tjerë [të akuzuar], sepse nuk mund ta lejojmë që kjo të ndodhë në një vend si ky,” shtoi ai.
    Departamenti i Drejtësisë e akuzoi zyrtarisht James Comey-n të enjten, vetëm pak ditë pasi Trump kishte kërkuar publikisht që ai të ndiqej penalisht. Kjo lëvizje u shoqërua me largimin e një prokurori që kishte kundërshtuar aktakuzën – një hap që u interpretua gjerësisht si një përpjekje e paprecedent për të ndëshkuar kundërshtarët politikë të Presidentit.
    Comey përballet me dy akuza për deklarata të rreme përpara Kongresit. Në dëshminë e tij të vitit 2020 përpara Senatit, ai kishte mohuar se kishte autorizuar rrjedhje informacioni në media gjatë kohës që drejtonte FBI-në. Sipas aktakuzës, Comey kishte autorizuar një kontakt të shërbente si burim anonim për raportime mediatike gjatë hetimeve për fushatën e vitit 2016.
    Duke folur për rastin, Trump u shpreh se provat ndaj Comey-t janë të qarta: “Është një rast i thjeshtë. Ai gënjeu. Ai e dinte rëndësinë e pyetjes që iu bë [në Senat] dhe mendoi se do t’ia hidhte pa u kapur. Por u kap,” tha Trump.
    Presidenti këmbënguli se ky proces nuk është hakmarrje, por “drejtësi e domosdoshme”.
    “Nuk është për hakmarrje. Është për drejtësi. Nuk mund të lejojmë që këta njerëz radikalë të vazhdojnë të bëjnë çfarë të duan,” përfundoi ai.

    Top Channel

  • Jorge Luis Borges: Mos u hakmerrni, thjesht harroni…

    Jorge Luis Borges: Mos u hakmerrni, thjesht harroni…

    Jorge Luis Borges

    Nga Jorge Luis Borges

    «Unë nuk flas për falje apo hakmarrje. Ajo që bëj është shumë më pak komplekse se kjo.

    Njerëzit që më lëndojnë ose më zhgënjejnë pushojnë së ekzistuari për mua dhe nuk dua të di më kurrë për ta. Pra, flas për harresë.

    Ta harrosh është e vetmja hakmarrje dhe e vetmja falje»

    Në shqip: Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    JORGE LUIS BORGES: SHUMË VITE E KISHA PRITUR DHE MË NË FUND E TAKOVA ARMIKUN TIM…

  • E djathta ekstreme në SHBA bën thirrje për hakmarrje pas ekzekutimit të Charlie Kirk: E majta na ka hapur luftë/ Musk: Janë partia e vrasësve

    E djathta ekstreme në SHBA bën thirrje për hakmarrje pas ekzekutimit të Charlie Kirk: E majta na ka hapur luftë/ Musk: Janë partia e vrasësve

    Pas tronditjes për vrasjen e aktivistit dhe influencuesit konservator Charlie Kirk, Presidenti amerikan Donald Trump doli me një mesazh të ashpër nga Zyra Ovale, duke akuzuar hapur “të majtën radikale” dhe mediat si nxitës të klimës që çoi në këtë ngjarje tragjike.

    “Për vite, e majta radikale ka krahasuar amerikanë të mrekullueshëm si Charlie me nazistët dhe me vrasësit më të mëdhenj masivë. Ky lloj retorike është drejtpërdrejt përgjegjës për terrorizmin që shohim sot në vend,” deklaroi Trump në një fjalim të publikuar në rrjetin e tij Truth Social.
    Të djathtët ndezin rrjetet sociale
    Mesazhi i Trump u amplifikua menjëherë nga influencues, republikanë dhe figura të djathta ekstreme, të cilët ia faturuan fajin së majtës dhe paralajmëruan hakmarrje.
    Alex Jones, teoricien konspirativ, shpalli: “Kjo është një luftë, kjo është një luftë, kjo është një luftë.”
    Stewart Rhodes, themeluesi i Oath Keepers (i falur nga Trump pas dënimit për 6 janarin), premtoi rindërtimin e milicisë së tij dhe i bëri thirrje presidentit të përdorë Aktin e Kryengritjes: “Duhet të shpallësh se e majta është në rebelim të hapur kundër ligjit të SHBA.”
    Elon Musk, në rrjetin e tij social X, shkroi shkurt: “E majta është partia e vrasësve.”
    Greg Gutfeld (Fox News) u zotua se lëvizja konservatore do të forcohej: “Nëse menduat se do ta mbyllnit këtë lëvizje, do të zhgënjeheni. Na keni zgjuar fuqishëm.”
    Matt Boyle (Breitbart), në një bisedë me Steve Bannon, foli për rrezikun e një lufte civile: “Në Amerikë është ndezur një fitil.”
    Kevin Roberts, president i Heritage Foundation, e quajti Kirk-un “martir” dhe kërkoi që vdekja e tij të shërbejë si “pikë kthese” për vendin.
    Edhe influencuesja Laura Loomer e quajti të majtën “terroriste”, ndërsa Chris Rufo kërkoi masa të forta shtetërore kundër “kaosit të së majtës radikale”.
    Përplasje politike në Kongres
    Debati shpërtheu edhe në Kongres, ku republikanët kërkuan një minutë heshtje për Kirk. Demokratët refuzuan, duke shkaktuar tension. Deputetja republikane Anna Paulina Luna akuzoi kundërshtarët: “Çdo njëri prej jush që na ka quajtur fashistë është përgjegjës për këtë vrasje.”
    Në të njëjtën linjë edhe guvernatori republikan i Utah-ut, ku ndodhi atentati, e quajti ngjarjen “vrasje politike”.
    Një vend në prag shpërthimi
    Vrasja e Kirk vjen në një periudhë të rritjes alarmante të dhunës politike në SHBA. Vetëm në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, autoritetet kanë regjistruar 150 sulme me motive politike, pothuajse dyfishi i një viti më parë.
    Mesazhet e ashpra dhe thirrjet për hakmarrje pas vdekjes së Kirk po ushqejnë frikën e një përshkallëzimi të rrezikshëm në një Amerikë tashmë të përçarë dhe të polarizuar thellë.

    Top Channel

  • “Dyshime për hakmarrje mes Bajrave dhe Licëve!”/ Lala jep detaje për shënjestrën e atentatit në Shkodër, Erogen Brajovic

    “Dyshime për hakmarrje mes Bajrave dhe Licëve!”/ Lala jep detaje për shënjestrën e atentatit në Shkodër, Erogen Brajovic

    Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka dhënë detaje nga masakra në Shkodër me dy të vrarë dhe dy të plagosur.
    Lala tha se shënjestra e atentatit ka qenë Erogen Brajovic, vëllai i Denis Brajovic, eksponent i njohur i botës së krimit. Lala ka treguar disa nga pistat, ndër të cilat, edhe një hakmarrje e mundshme mes Bajrëve dhe Licëve.

    “Shënjestra ka qenë Erogen Brajovic, vëllai i Denis Brajovic, i arrestuar në kuadër të Metamorfozës, i dyshuar si anëtar i grupit Bajri. Autori i dyshuar ka deklaruar se e kishte personale me Brajovic por nuk kishte qëllim të vritste të tjerët. Sipas hetueseve nuk qëndron, pasi Gila bashkëpunonte me grupe kriminale të fuqishme në zonë. Vepronte për llogari të grupit të Lulzim Kullës.
    Bajrat dhe Licët janë në konflikte, policia ka ushtruar kontrolle të Licës, janë gjetur armë në shtëpinë e hallës së Ibrahim Licit. Ajo thotë se nuk është shtëpia e saj por me qira.
    Shënjestra është Erogen Brajovic, nuk ka dhënë shpjegime, sepse është i plagosur dhe ndodhet në spitalin e Traumës. Brajovic ka qenë futbollist i Vllaznisë, ka drejtuar klubin sportive Tërbuni, ka qenë edhe këshilltar i Këshillit Bashkiak Shkodër. Vëllai i tij është i implikuar në krim të organizuar.
    Autori i dyshuar, Ragip Gila ka qëndruar dy vite në burg, prokuroria ka kërkuar bug, por gjyakta e ka liruar.  Ajo që mbetet e paqartë, është fakti a mundet ai ta bënte i vetëm këtë ngjarje?
    Kjo ngjarje konsiderohet si hakmarrje mes dy grupeve kriminale më problematike, Bajrat, që drejtuesit kryesor janë arrestuar dhe klani ose grupi Lici. Sipas hetuesve lidhet me këtë përplasje. Por familja Lici me dhëndrin Lulzim Kullën, kishte disa kohë që nuk kishin marrëdhënie të mira.
    Ajo çfarë po shihet, është edhe atentati i Kristian Kolës pak ditë më parë, për shkak të mënyrës si është kryer atentati, duket se në pamje të parë ka një ngjashmëri. Hetuesit kanë dyshime se ngjarja ka ndodhur për shkak të përplasjes së grupeve kriminale dhe nuk është çështje personale.
    Shkodra ka një tjetër tipologji, aty fillon si histori banale dhe më pas shkon në konflikte të gjakmarrjes. Kalvari mund të vijojë edhe nga personazhe që në pamje të parë nuk shfaqëin një ashpërsi. Karakteristika e Shkodrës, është që veprojnë me ashpërsi. Edhe kur ekzekutohet një personazh, dalin të tjerë. Qytetarët atje e kanë të vështirë të flasin, refuzojnë të flasin para hetuesve”, tha ndër të tjera Lala.

  • Vrasja e Kristian Kolës, i ati paralajmëron hakmarrje: Në Shkodër ka vrasës me pagesë që…

    Vrasja e Kristian Kolës, i ati paralajmëron hakmarrje: Në Shkodër ka vrasës me pagesë që…

    Qyteti i Shkodrës u trondit mbrëmjen e së enjtes nga një atentat mafioz.
    34-vjeçari Kristian Kola ishte duke pirë kafe në mes të qytetit, në një lokal te ‘Kinema Republika’, kur dy autorë kanë qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.
    Teksa hetimet për ngjarjen vijojnë, në një intervistë ekskluzive për “Shqipëria live”, babai i viktimës hedh akuza ndaj autoriteteve. Sipas tij, ndërhyrja e ambulancës u bë me vonesë, ndërsa thotë se lajmin për humbjen e dalin e mësoi nga mediat.
    “E kam marrë vesh përmes mediave të huaja, doli pas pune me shokë, ka pirë një kafe. Atentatorët i qëlluan në pabesi. Nuk është rasti i parë në Shkodër që ndodh vrasje me pagesë, por burri të vret ndër sy. Këtu 99% është dora e policisë, e Shtetit që i jep këtyre atentatorëve mundësi me vra me pare.
    Djali ka punuar në ndërtim. Nuk ka pasur mundësi të bëjë punë tjetër, se ishte 10 orë në ditë në ndërtim. Unë djalin e kam pas si shok, ka pasur një natyrë të veçantë, ishte i urtë i shoqërueshëm. Nuk është marrë me asnjë aktivitet tjetër”.
    Sipas të atit, 34-vjeçari nuk ka pasur konflikte, ndërsa natën e ngjarjen shoqërohej me një mik.
    “Ne si familje nuk kemi pasur asnjë konflikt, as asgjë. Kristiani ka pasur vetëm 1 automjet në emër të tij, nuk ka qenë i martuar, por ka qenë me një vajzë, e cila ka ndejt sa ka dash në shtëpinë tonë, është ndarë pastaj me mirëkuptim. Natën që ndodhi atentati ka qenë me një shok që rri gjithmonë. E vranë, ndejti në tokë për 1 orë, po të kishte ardhur ambulanca më herët ndoshta mund edhe të jetonte”.
    Babai i Kristian Kolës paralajmëroi për vetëdrejtësi, nëse nuk zbardhet ngjarja dhe nuk dënohen autorët.
    “Unë mendoj për hakmarrje, me më dal ai që më vrau djalin do ta vras, do marr personalisht hak. Do e marr dhe te ata policë që nuk, nuk kam frikë nga askush. Edhe mua mund të më vrasin pas shpine, por frikë nuk kam askush. Duhet të hiqet policia e Shkodrës, me themele, të vendoset një polici tjetër”.

  • Vrasja në Paçram, ish-polici dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje

    Vrasja në Paçram, ish-polici dyshohet se është ekzekutuar për hakmarrje

    Frrok Lleshi, 65 vjeç, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në fshatin Paçram të Shkodrës.

    Paraprakisht dyshohet se vrasja e ish-policit lidhet me një hakmarrje të mundshme.
    Lleshi ishte një emër i njohur për autoritetet. Ai ishte dënuar më herët për vrasje me dashje dhe me vendim nr.37, datë 17 mars 2006, Gjykata e Shkodrës e kishte dënuar me 25 vite burg. Ai u lirua më 16 mars 2023, pasi kishte kryer rreth 17 vite të dënimit.
    Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se pista kryesore është ajo e hakmarrjes, e cila mund të jetë e lidhur me të kaluarën si ish-polic dhe ngjarjet kriminale ku ka qenë i përfshirë.
    Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e autorëve. Hetimet vijojnë intensivisht, ndërsa ende nuk ka persona të ndaluar.

    Top Channel

  • Icardi “dhuron” rrobat dhe çantat “firmato” të Wanda Narës. Akt bamirësie apo hakmarrje?!

    Icardi “dhuron” rrobat dhe çantat “firmato” të Wanda Narës. Akt bamirësie apo hakmarrje?!

    Saga mes Mauro Icardit dhe Wanda Narës duket se nuk ka fund. Sipas asaj që raportohet nga gazetari argjentinas Pepe Ochoa, ish-sulmuesi i Interit ka vendosur të dhurojë të gjitha sendet që Wanda ka lënë në shtëpinë e tyre në Stamboll. Bëhet fjalë për rroba, këpucë, çanta luksoze dhe lodra; përfshirë edhe disa nga çantat ikonike që ajo posedonte, të cilat do t’iu kalojnë dy fondacioneve turke.
    “Dy fondacione kanë marrë një mesazh nga Mauro Icardi, i cili shprehej se dëshironte t’ua dhuronte disa sende të Wandës dhe të fëmijëve. Arsyeja? Asnjëri prej tyre nuk jeton më aty dhe nuk kanë ndërmend të kthehen”, – deklaroi Ochoa në emisionin televiziv “Sálvese quien Pueda”. Sipas gazetarit, kjo ishte një nismë personale e Icardit, jo e ndikuar nga ndonjë marrëdhënie e re, siç është përfolur për China Suarez.
    Hakmarrja e IcarditKy veprim ka shkaktuar shqetësim në rrethin e afërt të Wanda Narës, e cila nuk ka dhënë asnjë leje për të hequr dorë nga ato sende. Për shumëkënd në rrjetet sociale, kjo është lexuar si hakmarrje e qartë, e mbështjellë me një gjest bamirësie nga ish-kapiteni i Interit. “Një hakmarrje totale, sepse ajo tha se kishte marrë gjithçka në Argjentinë. Atëherë Mauro i është përgjigjur: Vërtet? Atëherë unë do të dhuroj gjithçka që ke lënë në Turqi”, – shtoi Ochoa.
    Wanda hesht, por udhëton me L-GanteDeri më tani, Wanda Nara nuk e ka komentuar publikisht për çështjen, por po qëndron në qendër të vëmendjes për shkak të udhëtimeve të saj me L-Gante, reperin argjentinas me të cilin është përfolur për një lidhje. Edhe pse ka mohuar çdo rikthim romantik dhe vazhdon të deklarojë se është “single”, të dy janë parë së fundmi në Spanjë, Milano dhe Venecia.
    Për momentin, kjo “dhuratë” nga Icardi për bamirësi mbetet e veshur me shumë dyshime dhe tension emocional, duke i shtuar një tjetër kapitull “telenovelës” që vazhdon prej vitesh mes ish-çiftit, tashmë në gjykatë për divorc dhe shumë mosmarrëveshje të mprehta.

  • Drejtim bashkie, apo hakmarrje klani? Por Beneti i SPAK s’ka marre…

    Drejtim bashkie, apo hakmarrje klani? Por Beneti i SPAK s’ka marre…

    Nga Luçiano Boçi/

    Burri me nder s’prek familjen.

    Por Beneti i SPAK s’ka marre.

    Kur s’i del me përballë kundërshtarin politik, Benet Beci zgjedh me i ra kah familja.

    Pushon prej punës Simon Shkrelin, gazetar e aktor i njohur në Shkodër, veç pse asht bashkëshorti i Eliona Shkrelit, kryetares së PD në Shkodër.

    Veç pse ajo denoncoi zullumin e Edi Ramës në Theth, siç ka bë me shumë afera e padrejtësi të Benetit e Ramës.

    Po çka asht kjo?

    Drejtim bashkie, apo hakmarrje klani?

    Burri me nder s’e ul vetën kaq poshtë.

    Ai s’e përdor karrigen për me frikësu gra e burra që mendojnë ndryshe.

    Por Beneti s’ka marre.

    Beneti i shprehjes dhe grabitjes së famshme: “500 mijë euro për profesorët e Harvardit, 320 mijë për ne me dy klasë shkollë”, e ka ngrënë marren me bukë prej kohe.

    Ai ka veç urdhna.

    Nga lart e nga… poshtë.

    Dhe kur padroni flet, Beneti s’pyet për moral.

    Pushon njerëz, me gojën e buzëqeshur dhe ndërgjegjen bosh.

    Beneti ka dhe frike e ash ba burrec i shkolluem, prandaj ban si i fortë e merret me burrat e grave që i përplasin të vërtetën në sy.

    Kjo s’asht Shkodra e qytetnueme.

    Kjo asht frikë nga fjala, e urrejtje ndaj të drejtës e vërtetës.

    Por ama, fjala e lirë nuk pushohet me firmë.

    Dinjiteti i Simonit nuk rrëzohet me firmë.

    As opozita s’mundet se i largon burrin, kur bashkëshortja me guxim ngre zërin e së vërtetës.

    Thjesht tregon që pushteti drejtohet nga burra që s’kan marre e as din e iman!