Në SPAK është depozituar më 17 mars dhe është regjistruar një tjetër kallëzim ndaj Sali Berishës për akuzat e rënda të drejtimit të organizatës kriminale dhe vrasjes.
Kallëzimi është bërë nga Shote dhe Vjollca Haklaj, të përfaqësuara nga avokati Idajet Beqiri, dy motrat që kërkojnë drejtësi për vrasjen e vëllait të tyre Sokol Haklaj në qershor 1997, së bashku me mikun e tij Brahim Rrustemi në Urën e Milotit, dhe 5 vite më vonë vrasjen e babait dhe vëllait tjetër të tyre, Elez dhe Cen Haklaj, më 8 maj 2002 në Bajram Curri.
Avokati ishte i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News, ndërsa tha se ky kallëzim është regjistruar në Prokurorin e Posaçme. Sipas tij, Sali Berisha dhe organizata e tij kriminale janë organizatorët dhe porositësit e vrasjes së fisit Haklaj në Tropojë.
“Kallëzimi është regjistruar më 18 mars është regjistruar, Sali Berisha ë bashkë me organizatën tij janë akuzuar për vrasjet. Kjo dosje e dytë që ka shkuar në SPAK për vrasjen e tre peronave, babanë dhe dy djemtë e tij, Elez Haklaj dhe dy djemtë e tij Sokoli dhe Ceni, që ishin kushërin të parë të Fatmir Haklajt, Krimi i parë që Berisha sulmoi Haklajn është prita që ngrit në urën e Zogut, me forca të gardës dhe me mercenarë që kishte marrë nga Tropoja dhe që i kishte Sali Berisha”, tha ai.
Ai theksoi se Sali Berisha e kishte shpallur armik të Fatmir Haklaj dhe më pas siç thotë ai realizoi vrasjen e pjesëtarëve të fisit Haklajt.
“Si për vrasjet e katër vëllezërve Haklaj, edhe tre pjesëtarë e familjes Elezit. Vetë Haklaj kanë bërë një hetim të jashtëzakonshëm. Të gjitha janë çuar në SPAK, është masakër e vërtetë, dhe këtë e organizoi Sali Berisha. Ai i kishte shpallur armik Fatmir Haklajn dhe të gjithë familjen”, tha ai.
Tag: haklaj
-

Haklajt, tjetër kallëzim në SPAK/ Beqiri: Berisha dhe organizata e tij kriminale kanë ideuar masakrën
-

Kallëzimi i dytë për Berishën në SPAK, familja Haklaj: Pse drejtësia nuk po lëviz ?
Djali i Elez Haklajt një prej vëllezërve të Fatmir Haklajt, që është vrarë gjatë një prite në një ngjarje pa autor ka dërguar një mesah ekskluziv për Report Tv. Mesazhi i tij përmban faktin e kallëzimit të dytë për Berishën në SPAK dhe sipas tyre shteti nuk po lëviz gishtin më të vogël.
Nga ana tjetër familja Haklaj shprehet se ata janë gjithë ‘sy e vesh të dëgjojnë drejtësinë të shprehet për këtë kallëzim.
Krejt ka kam shkruar është e vërtetë. Edhe këtu, ku jam unë e kanë nj proverb, që thotë. ‘E vërteta nuk asht mir me e thënë disa herë’., por çka t’kemi shkruar konsideroje siç e thonë, një diamant brut, kurse ju jeni argjendari që punonin, por në fund të fundit mbetet diamant. Ne kemi shkruar ngjarjet puro…Kurse për ata të vdekurit, apo të vrarë, kemi shkruar kohën, pak a shumë, sipas informacioneve që i kanë ardhur babait, dhe janë të vërteta. Pse shteti dhe drejtësia nuk kanë luajtuar as gishtin e vogël për këto vrasje, ne kemi veshët dhe gojën për ti dëgjuar dhe folur. /Shqiptarja.com -

“Fatmir Haklaj është ndjekur hap pas hapi nga shërbimit informativ i Berishës”, avokati: Urdhrin për atenatin në urën e Milotit e dha kreu i PD
Idajet Beqiri, avokati i familjes Haklaj ka folur ditën e sotme për Report Tv në lidhje me kallëzimin e dytë në SPAK, që është bërë për Sali Berishës, mbi dosjen e pa zbardhur të vrasjeve në Tropojë. Beqiri tregon se elementi i ri në dosje është ajo që ka ndodhur në datën 21 Qershor 1997, një ditë përpara prezantimit të kandidatëve të zgjedhjeve.
Sipas Beqirit dhe familjes Haklaj, në kallëzim janë referuar me fakte konkrete dhe me orë nga vendet e ngjarjes, se urdhërin për pritën që i është bërë në urën e Milotit, Fatmir Haklajve dhe 3 personave të tjerë, është dhënë nga Sali Berisha.
Beqiri: Berisha në këtë kohë, ai donte me çdo kusht të bënte veriun për vete, nuk mund ta bënte veriun për vete nëse nuk bënte Tropojën për vete. Berisha nuk ia fali Haklajt, nuk ia fali që nuk e la të bënte vullnetarët e veriut. Edhe pastaj Berisha nis t’i thotë jeni komunist, jeni të majtë etj.Në vitin 2022 kemi bërë një kallëzim penal për vrasjen e 4 vëllezërve. SPAK po bën politikë me atë dosje. Dosjen e ka zënë pluhuri. Haklaj nuk ka pasur nevojë për prokurori sepse ata i kanë çuar të gjitha provat.
Kallëzimi i dytë që kemi bërë në datën 17 Mars lidhet me ngjarjen e 21 Qershorit 1997. Çfarë ka ndodhur?Në 22 Qershor të 1997 Berisha do vinte të prezantonte deputetët. Një nga këta ishte Azem Hajdari. Në 21 Qershor një person me mbiemrin Rustemi, u tentua për tu vrarë. Ai i tha vëllait që kishte afër në Tropojë, merr vëllain e madh në gardë (që banonte në Tiranë) se s’dua të vdes pa i thënë gjë. Fatmir Haklaj, Sokoli, Agroni dhe gardisti dhe janë nisur të merrnin gardistin tjetër që punonte në Tiranë. E shoqja i tha që vjen më vonë se është në turn. Në 11 të natës ata janë nisur për në Tropojë, pasi ka mbaruar turni. Sa kanë kaluar urën e Milotit i është bërë një pritë dhe e kanë e sulmuar mjetin. Janë gjetur 160 gëzhoja, aty ngeli i vrarë gardisti dhe Sokol Mulosmani i plagosur rëndë.Përse ndodhi një gjë e tillë?
Fatmir Haklaj është ndjekur hap pas hapi. Ata që e ndiqnin ishin pjesë e shërbimit informativ të Sali Berishës. Edhe ata kujtuan se Haklaj do vinte mos të linte Berishën të bënte mitingun. Në momentin që Haklaj ka çuar në spital një nga të plagosurit, kanë dal para garditstët e Berishës, që ishin gati për të shkuar të nesërmen në Tropojë. Kur ata çuan në Laç të plagosurin, sa ikën këta ai vdes në spital dhe kjo ka qenë e dyshimtë. Urdhërin e ka dhënë për gjithë ngjarjen Sali Berisha, kreu i organizatës kriminale, i gjithë asaj strukture shërbimi që kishte ngritur.