Tag: hakimi

  • Hakimi ra pre e një kurthi? Vijojnë hetimet rreth marokenit, Mbappe i del në mbrojtje ish-shokut të skuadrës: I respektonte vajzat dhe kur pinte

    Hakimi ra pre e një kurthi? Vijojnë hetimet rreth marokenit, Mbappe i del në mbrojtje ish-shokut të skuadrës: I respektonte vajzat dhe kur pinte

    Një çështje e ndjeshme ligjore që përfshin futbollistin maroken Achraf Hakimi është rikthyer sërish në vëmendje, pikërisht në një periudhë kur ai po përjeton kulmin e karrierës së tij dhe madje po përmendet si kandidat për Topin e Artë.

    Ngjarja e dyshuar ka ndodhur më 25 shkurt 2023, një ditë para një ndeshjeje të rëndësishme të PSG-së, të cilën Hakimi e humbi.
    Një grua pretendon se e ka njohur futbollistin përmes Instagramit dhe është dërguar në shtëpinë e tij me një makinë të porositur nga vetë ai. Sipas deklarimeve të saj, Hakimi e ka puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj, edhe pasi ajo kishte shprehur qartë refuzimin. Ajo thotë se arriti ta shtyjë dhe të largohet nga banesa duke thirrur një shoqe për ndihmë.
    Por tashmë në këtë histori ka hyrë edhe Kylian Mbappé, ish-shok skuadre i Hakimit te Paris Saint-Germain.
    Ai ka dhënë një deklaratë në polici në mbështetje të mikut të tij, ku është shprehur qartë: “Achraf Hakimi është shumë respektues ndaj grave. Edhe kur kemi dalë dhe ka pirë, nuk e kam parë kurrë të sillet në mënyrë të papërshtatshme. Nuk kam dëgjuar asnjë femër që të ankohet për të.”
    Mbappé ka rrëfyer gjithashtu se natën kur Hakimi mori vesh për hetimin, ishte emocionalisht i tronditur dhe shpërtheu në lot. Ai ka ngritur dyshime se çështja mund të jetë një kurth i organizuar për përfitime financiare, duke përmendur mesazhe të zbuluara nga pala akuzuese. Në një prej tyre, gruaja thuhet të ketë shkruar: “Do ta vjedhim!”, edhe pse më vonë ajo ka deklaruar se ishte një shaka për të ulur tensionin.
    Rikthimi i kësaj çështjeje në media ndodh në një moment kyç për Hakimin, i cili po shndërrohet në një nga lojtarët më të mirë në skenën ndërkombëtare. Kjo ka bërë që disa analistë të ngrenë pyetjen nëse rilindja e këtij rasti është një përpjekje për të dëmtuar imazhin e tij publik dhe për të ndikuar në karrierën e tij në momentin më të mirë të saj.
    Për momentin, autoritetet franceze vazhdojnë hetimet, ndërsa opinioni publik mbetet i ndarë: mes mbështetjes për një futbollist me profil të lartë dhe nevojës për drejtësi dhe ndriçim të plotë të çështjes.

    Top Channel

  • “Nuk jemi kafshë”, Mbappe mbron Hakimi-n: Shpërtheu në lot dhe më tha se…

    “Nuk jemi kafshë”, Mbappe mbron Hakimi-n: Shpërtheu në lot dhe më tha se…

    Kylian Mbappé u mor në pyetje gjithashtu në lidhje me akuzën për përdhunim që përfshin Achraf Hakimi.
    Hetimi ndaj lojtarit të PSG-së është duke vazhduar dhe zyra e prokurorit të Nanterre ka kërkuar që ish-lojtari maroken i Interit të shpallet fajtor nga Gjykata Penale e Departamentit Hauts-de-Seine.
    Çështja po shkakton polemika të konsiderueshme në Francë: daton që nga viti 2023, por ditët e fundit janë bërë kërkesa që lojtari të dërgohet në gjyq, ku ai përballet me deri në 15 vjet burg.
    Hakimi gjithmonë i ka mohuar akuzat kundër tij dhe beson se ka qenë viktimë e një “kurthi”. Tani i takon gjyqtarit hetues të konfirmojë ose të hedhë poshtë akuzat, por ndërkohë, procedurat vazhdojnë.
    Kylian Mbappé dëshmoi gjithashtu në këtë çështje. Ai u mor në pyetje nga hetuesit dhe foli në favor të ish-shokut të tij të ekipit, duke përdorur argumente mjaft “të çuditshme”.
    Gazeta franceze L’Équipe ka bërë një punë të rëndësishme në hetimin e kësaj çështjeje, duke zbuluar se Mbappé është marrë në pyetje edhe nga hetuesit në lidhje me incidentin, duke përfshirë fragmente nga dëshmia e tij:
    “Atë mbrëmje, shkuam në një restorant. Achraf shpërtheu në lot. Ai ishte vërtet keq. Më tha se kishte pasur prekje të ndërsjella në pjesët intime, por se në asnjë moment nuk kishte ndjerë ndonjë refuzim nga kjo grua e re. Ai më tha se në fund, ata nuk kishin fjetur bashkë pa më thënë pse”.
    Sulmuesi i Real Madridit tha për ish-shokun e tij të skuadrës: “Është një temë që e diskutojmë rregullisht dhe jemi shumë vigjilentë. Para së gjithash, nuk jemi kafshë. Dhe së dyti, kemi qenë të përgatitur për këtë që nga fillimi i karrierës sonë.
    “Achraf Hakimi është respektues ndaj grave. Edhe kur ishte i dehur, nuk e kam parë kurrë të sillet në mënyrë të papërshtatshme. Edhe kur nuk isha atje, nuk i kam dëgjuar kurrë miqtë të më thonë se Achraf ishte sjellë keq ose e kishte tepruar”.

  • Achraf Hakimi drejt sallës së gjyqit, akuzohet për pë*dhunim. Rrezikon deri në 15 vite burg

    Achraf Hakimi drejt sallës së gjyqit, akuzohet për pë*dhunim. Rrezikon deri në 15 vite burg

    2 Gusht 2025

    8:06

    Alfred Lleshi

    Si çështje vërtet delikate daton më shumë se dy vite më parë. Në shkurt të vitit 2023, Achraf Hakimi, atëherë 24 vjeç, u akuzua për përdhunim nga një vajzë e re. Pasi ajo e raportoi rastin në polici, lojtari i PSG u vu nën hetim zyrtar disa ditë më pas dhe u la nën mbikëqyrje gjyqësore, pas ndalimit nga policia.
    Që atëherë, duket se hetimet dhe procesi gjyqësor e kishin zhytur çështjen në heshtje. Megjithatë, ajo është rishfaqur këtë verë. Sipas informacioneve të gazetës “Le Parisien”, prokuroria e Nanterre ka kërkuar që lojtari i PSG-së të akuzohet zyrtarisht dhe të dalë në gjyq për përdhunim, përpara gjykatës penale të departamentit Hauts-de-Seine.
    Mbrojtësi i djathtë i PSG i ka mohuar gjithmonë akuzat, por tani i takon gjyqtarit hetues të vendosë nëse do të konfirmojë apo refuzojë kërkesën e prokurorisë për ngritje akuze. Nëse çështja përfundon në gjyq dhe Hakimi shpallet fajtor, ai përballet me një dënim deri në 15 vite burg.

  • E bujshme! Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

    E bujshme! Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

    Mbrojtësi i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares së Marokut, Achraf Hakimi, rrezikon përballjen me një proces gjyqësor pas akuzave për përdhunim, bëjnë me dije burime zyrtare në Francë. Prokuroria e Nanterre ka paraqitur më 1 gusht 2025 një kërkesë për aktakuzë, duke synuar që çështja të kalojë për gjykim në gjykatën penale të Hauts-de-Seine.
    Ngjarja e dyshuar daton në shkurt 2023, në banesën e futbollistit në Boulogne-Billancourt, pranë Parisit. Hakimi e ka mohuar kategorikisht akuzën, duke e cilësuar si një tentativë për shantazh financiar.
    Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, viktima e dyshuar, një 26-vjeçare, kishte komunikuar me lojtarin përmes Instagram-it për më shumë se një muaj përpara takimit të tyre. Ajo ka deklaruar se gjatë vizitës në banesën e Hakimit, futbollisti e ka puthur dhe prekur pa pëlqimin e saj, më pas e ka detyruar me forcë në marrëdhënie. Fillimisht ajo nuk paraqiti një kallëzim zyrtar, por më vonë dorëzoi mesazhe dhe dëshmi që përshkruanin traumën e përjetuar.
    Hakimi u vu nën hetim zyrtar më 3 mars 2023 dhe u mor në pyetje, duke kaluar disa orë në paraburgim. Në dhjetor të po atij viti, ai dhe paditësja u përballën në gjykatë, duke mbetur në pozicionet përkatëse.
    Në janar 2025, Hakimi deklaroi për një bloger:
    “E vërteta është që kur je i suksesshëm, bëhesh një shënjestër e lehtë për disa njerëz. Ata donin të më shantazhonin, prandaj edhe bëmë kallëzim. Drejtësia ka vepruar mirë deri tani.”
    PSG ka vazhduar të mbështesë lojtarin, duke theksuar se mungesat e tij në stërvitje janë për arsye personale dhe se beson në drejtësinë franceze.
    Aktualisht, dosja ndodhet në duart e gjyqtarit hetues, i cili pritet të vendosë nëse çështja do të shkojë ose jo në gjyq. Në rast se shpallet fajtor, Hakimi rrezikon deri në 15 vjet burg.

  • PSG po turpëron Real Madridin, kombinim perfekt Hakimi-Ruiz dhe vjen goli i tretë (video)

    PSG po turpëron Real Madridin, kombinim perfekt Hakimi-Ruiz dhe vjen goli i tretë (video)

    9 Korrik 2025

    21:39

    Telesport

    PSG dhe Real Madrid po përballen në “MetLife Stadium” në New Yersey në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, për të përcaktuar finalistin e dytë, pas Chelsea-s.
    Francezët e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme supersfidën duke shënuar 2 herë brenda 8 minutash. Fillimisht, në minutën e 6-të ishte Fabian Ruiz, që dërgoi topin në rrjetë, duke përfituar nga një gafë fatale e Raul Asencio-s.
    Dy minuta më pas, ishte radha e Antonio Rudiger për të gabuar, duke humbur topin, të cilin e merr Ousmane Dembele dhe e dërgon në rrjetë.  Francezët nuk u mjaftuan me kaq, në minutën e 23-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, i zakonshmi Achraf Hakimi asiston bukur për Fabian Ruiz, spanjolli dërgon topin në rrjetë. Goli i dytë i mesfushorit spanjoll në sfidën e sotme dhe i treti për PSG-në.
    Francezët janë të papërmbajtshëm, në anën tjetër madrilenët u shokuan nga dy golat e shpejtë fillimisht dhe ende nuk po e marrin dot veten.
    SHIKOGOLI3
    SHIKOGOLI2
    SHIKOGOLI

  • Interi, shfaqet sërish Hakimi: Nuk do t’i harroj kurrë zikaltrit, por dua ta fitoj Champions-in

    Interi, shfaqet sërish Hakimi: Nuk do t’i harroj kurrë zikaltrit, por dua ta fitoj Champions-in

    26 Maj 2025

    11:08

    Alfred Lleshi

    Në finalen e Ligës së Kampionëve që do të luhet të shtunën e ardhshme në “Allianz Arena” të Mynihut, përballë Interit të Simone Inzaghit do të jetë një fytyrë e njohur për tifozët zikaltër; Achraf Hakimi. Në sezonin e dytë të Antonio Contes tek Interi, marokeni ishte një “armë vdekjeprurëse” që ndihmoi ekipin zikaltër të fitonte titullin kampion, para se të pranonte ofertën e PSG.
    Në një intervistë për “France Télévisions”, marokeni pranoi se kjo do të jetë një ndeshje dyfish e veçantë për të: “Është një finale e Ligës së Kampionëve, finalja ime e parë e madhe europiane me PSG. Do të jetë një moment shumë i rëndësishëm, edhe sepse përballë do të jetë Interi. Nuk do ta harroj kurrë që kam veshur fanellën zikaltër dhe që fitova titullin e Serie A me ta. Jam i lumtur që do të luaj kundër tyre”.
    Më pas, duke folur për Luis Enrique, tha: “Mendoj se është një trajner shumë pranë lojtarëve. Është shumë njerëzor, shumë i lidhur me ne, si në momentet e mira, ashtu edhe në ato të këqija. Beson te ne. Na e transmeton këtë besim dhe punojmë mirë me të. Ka krijuar një grup të bashkuar, një familje të vërtetë. Njerëzit nuk e kuptojnë gjithmonë mënyrën e tij të punës, metodën e tij, por me mua funksionon shumë mirë”.

  • Hakimi: Jemi një ekip pa yje, por jemi më të fortë se kurrë më parë

    Hakimi: Jemi një ekip pa yje, por jemi më të fortë se kurrë më parë

    Mesfushori i PSG, Achraf Hakimi, foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së dytë gjysmëfinale të Champions League kundër Arsenal. Sfida do të luhet në Paris, me vendasit që fituan 1-0 takimin e parë.
    “Mendoj se skuadra ka vetëbesim. Mezi presim ta fillojmë ndeshjen dhe të luftojmë për atë që të gjithë ne parisienët duam, që është kualifikimi në finale“, tha anësori i PSG.
    “Nuk e di nëse është ndeshja më emocionuese, por është një nga më emocionueset për shkak të rëndësisë që ka për klubin. Jemi një hap larg finales. Mendoj se ka një ndjenjë qetësie që vjen nga fakti që kemi luajtur një gjysmëfinale vitin e kaluar”, shtoi Hakimi.
    “Kjo do të na ndihmojë sot. Mendoj se është presion absolutisht pozitiv, këto janë ndeshje që të gjithë lojtarët ëndërrojnë t’i luajnë. Stili ynë i lojës nuk do të ndryshojë, do të jetë i njëjtë. Duhet të kemi personalitet, me dhe pa top”, tha Hakimi.
    Pas largimit të Mbappe vitin e kaluar, tashmë PSG është një ekip pa yje, por më solid. “Objektivi i klubit ishte të ndërtonin një ekip në vend që të tërhiqnin yje. Ky është çelësi: kolektivi është më i rëndësishëm. Së bashku jemi më të fortë”, shtoi Hakimi.