Tag: hakan

  • Hakan Sukur: Kosova mund të ishte e para në grup! Kujdes prej tyre!

    Hakan Sukur: Kosova mund të ishte e para në grup! Kujdes prej tyre!

    Hakan Sukur, legjenda e futbollit turk, ka lavdëruar publikisht skuadrën përfaqësuese të Kosovës.
    Pas shortit të play-off, ai e cilësoi si arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova siguroi vendin e saj të merituar, duke marrë parasysh grupin tejet të vështirë me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë. Sipas tij, ky sukses nuk duhet nënvlerësuar, sidomos duke parë se Kosova vjen nga një traditë sportive e fortë e ish-Jugosllavisë.
    “Në kualifikuese Kosova kishte potencial të përfundonte edhe në vend të parë në grup. Tek ata dalloj disiplinën, planin e qartë të lojës dhe stabilitetin e treguar në çdo ndeshje. Madje, pavarësisht disfatës 3-0 ndaj Rumanisë, Kosova është shumë më e fortë sesa perceptohet dhe nuk duhet konsideruar si hallka më e dobët”.
    Ai veçoi disa nga lojtarët kryesorë të ekipit, si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi, duke i cilësuar si futbollistë me cilësi të larta dhe të rrezikshëm për çdo kundërshtar. Sukur u shpreh se Kosova luan futboll sulmues dhe fizik, dhe paralajmëroi Sllovakinë se, nëse tenton të luajë ofensivisht, mund të bie në kurthin e Dardanëve. Sipas tij, edhe Turqia do ta ketë shumë të vështirë kundër fituesit të këtij dueli.

  • Një “like” që ndezi rrjetin, Hakan Sabanci përflitet për lidhje të re

    Një “like” që ndezi rrjetin, Hakan Sabanci përflitet për lidhje të re

    Vetëm pak javë pasi i dha fund romancës me aktoren e njohur Hande Erçel, biznesmeni turk Hakan Sabancı është rikthyer në qendër të mediave rozë. Këtë herë, jo për ndonjë projekt të ri apo dalje publike por për një tjetër emër të madh të ekranit turk: Tuba Büyüküstün.
    Sipas portaleve T24, Aksam dhe Onedio, gjithçka nisi me një gjest të thjeshtë në Instagram. Sabancı pëlqeu një foto të aktores Tuba Büyüküstün, e cila ndodhej në Paris Fashion Week. Pëlqimi nuk kaloi pa u vënë re nga fansat, të cilët menjëherë e shpërndanë në rrjetet sociale, duke hapur diskutime për një lidhje të re të mundshme.
    Por ajo që shtoi më shumë dyshimet ishte fakti se Sabancı e hoqi pëlqimin vetëm pak minuta më vonë, duke lënë të kuptohet se gjithçka mund të ketë qenë më shumë se një klikim i rastësishëm.
    None
    Mediat turke e kanë cilësuar këtë si një “lëvizje të shpejtë” të Hakan Sabancit pas ndarjes me Hande Erçel. Një pjesë e fansave e kanë interpretuar si sinjal për një romancë të re, ndërsa të tjerë e kanë quajtur një veprim të nxituar që vetëm sa shton thashethemet.
    Sipas portalit Aksam, “Sabancı, që së fundmi i dha fund lidhjes me Hande Erçel, i la një zemër Tuba Büyüküstün, por e hoqi menjëherë pasi komentet shpërthyen në rrjet.”
    Ndërsa T24 shkruan: “Edhe pse pëlqimi u fshi shpejt, ndjekësit e vunë re menjëherë dhe e interpretuan si shenjë të një afrimi mes dyshes.”
    Deri tani, as Hakan Sabancı dhe as Tuba Büyüküstün nuk kanë dhënë ndonjë koment publik për situatën. Burime pranë tyre kanë deklaruar për mediat se “gjithçka ka qenë rastësi”, megjithatë kjo nuk i ka ndalur fansat që të aludojnë për një marrëdhënie të re në horizont.

  • Epoka pas Erdogan, deklarata për avionët KAAN ndez Ankaranë. A po tenton Hakan Fidan të marrë pushtetin?

    Epoka pas Erdogan, deklarata për avionët KAAN ndez Ankaranë. A po tenton Hakan Fidan të marrë pushtetin?

    Referenca e Ministrit të Jashtëm turk Hakan Fidan për motorët amerikanë për avionin e ri luftarak KAAN ka shkaktuar reagime të ashpra në Turqi. Në një intervistë nga Nju Jorku, Fidan tha se “po presim motorët në mënyrë që të fillojë prodhimi i KAAN”, duke shkaktuar fërkime të brendshme, pasi deklarata e zhvlerëson narrativën e qeverisë për një avion “vendas dhe kombëtar”.
    Çështja mori dimensione të reja kur një kamera e Associated Press regjistroi aksidentalisht një bisedë private midis dy korrespondentëve turq të NTV jashtë Shtëpisë së Bardhë. Huseyin Gunay dëgjohet teksa flet me një koleg me flokë të bardhë nga Anadolu, duke thënë se Fidan “e përmendi qëllimisht çështjen e motorëve” për shkak të konkurrencës për të pasuar Rexhep Tajip Erdogan.
    Rrjedhja e videos, e cila u publikua nga një media pro-qeveritare, shkaktoi tronditje në Ankara.
    Shikoni videon kontroverse dhe dialogun:
    Gazetari: Si shkuan bisedimet?
    Huseyin Gunay, korrespondent i NTV në Uashington: Shkëlqyeshëm… por nuk morëm asgjë. Morëm përgjigjen tonë. Nuk morëm asgjë.
    Gazetari: Jo, thonë se e morëm.
    Huseyin Gunay: Po, morëm, por morëm miratimin. Ata folën për CAATSA-n, F-35, por vendosën kushte. Si p.sh. nëse palestinezët dëbohen nga vendet e tyre, Turqia duhet t’i marrë. Ata gjithashtu i thanë atij të ndalojë blerjen e gazit natyror nga Rusia dhe të mos bëjë tregti me Kinën dhe të mos transferojë para në Palestinë. Ne nuk mund të bëjmë asgjë nga këto.
    Gazetari: Epo, me këtë, Erdogan do të vdesë (politikisht)!
    Huseyin Gunay: Por tani po flasin për epokën pas tij.
    Gazetari: A është kamera juaj ndezur?
    Huseyin Günay: Jo… hapet… nëse klikoj këtu… Brenda (në Ankara) ata tashmë po ushtrojnë shumë presion mbi Hakan Fidanin. Tani që me deklaratën e tij i shpëtoi informacioni për motorët e avionëve… askush nuk e dinte. Ai burrë papritmas hodhi një bombë. Ai e bëri qëllimisht. Ai po luan me Albayrak. Domethënë, ai po luan me dhëndrin. Brenda ka një përleshje të madhe midis Fidanit, dhëndrit, dhe Bilalit (i referohet djalit të Erdoganit). Këto tre grupe po përplasen.
    Reagimet në shtypin turk
    Kryeredaktori i Milliyet, Ozay Sedir, u përpoq ta zbuste goditjen, duke vënë në dukje se “përdorimi i motorëve të huaj në prototipet e para të avionëve luftarakë është një praktikë ndërkombëtare”. Megjithatë, zbulimi i dialogut jashtë kamerës me aludime për pasardhësin e Erdoganit ka nxitur spekulime për një përçarje në krye të qeverisë turke.
    Gazeta pro-qeveritare Milliyet komentoi: “Do të donim që Fidani të mos e kishte nxjerrë kurrë çështjen në pah”. Ndërsa kreu i Drejtorisë së Industrisë së Mbrojtjes, Haluk Gürgün, nxitoi të siguronte se “e ardhmja e KAAN nuk varet nga një motor nga një vend i vetëm”. Përkundrazi, gazetari i Cumhuriyet, Baris Terkoglu, argumentoi se deklarata e Fidanit “ishte e vërtetë, por konsiderohet një gabim” dhe se stuhia që shpërtheu pasqyron luftërat brenda qeverisë për pushtet.
    Në të njëjtën kohë, komentatori i njohur Cem Küçük i TGRT pretendoi se vetë Erdogani ka marrë “informacion të gabuar” në lidhje me programin, duke besuar se 45 avionët e parë luftarakë do të kishin tashmë “motorë vendas”. Sipas tij, Ankaraja ka mbyllur një marrëveshje për 90 motorë amerikanë F110 të përdorur në F-16.
    Duke komentuar zhvillimet e fundit, internacionalisti dhe deputeti grek i Demokracisë së Re, Angelos Syrigos deklaroi se mospëlqimi i Hakan Fidan nuk është i rastësishëm dhe lidhet me skenarët që qarkullojnë në Turqi për largimin e afërt të Erdogan nga pushteti.
    Siç u tha, vetë Erdogan, sipas skenarëve që qarkullojnë, do të mobilizojë procedurat për largimin e tij. Siç tha zoti Syrigos, një nga pretendentët kryesorë, Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, foli për KAAN, duke lënë aludime për prodhimin e motorëve kombëtarë të avionit luftarak turk.
    “Fidani nuk flet rastësisht dhe kjo ishte arsyeja pse ai pa në muajt e mëparshëm publikimet për vërtetësinë e diplomave të tij. Në Turqi, nëse nuk ke një diplomë, nuk mund të kandidosh për president dhe kishte publikime që thoshin se diploma e tij është e falsifikuar“, tha ai, ndër të tjera.

  • Babai i Calhanoglu zbulon të ardhmen e mesfushorit turk: Vetëm Zoti e di, por…

    Babai i Calhanoglu zbulon të ardhmen e mesfushorit turk: Vetëm Zoti e di, por…

    8 Shtator 2025

    11:46

    Telesport

    Hakan Calhanoglu është rikthyer sot në Milano për të rifilluar stërvitjen me Inter, në prag të ndeshjes që zikaltërit do të luajnë të shtunën kundër Juventus. Turku është një lojtar nga i cili peritet shumë, sidomos pas thashethemeve që qarkullojnë rreth të ardhmes së tij.
    Thashethemet kanë vazhduar edhe pas mbylljes së merkatos në Itali, porn ë Turqi ajo vijon deri më 12 shtator. Ndaj sërish përflitet për një kalim te Gallatasaraj, fjalë që më së shumti vijnë nga Turqia, por që duket se po injorohen nga Inter.
    Babai i mesfushorit të Inter ka bërë një deklaratë tjetër. Këto janë fjalët e Hüseyin Calhanoglu, të raportuara nga Hurriyet: “Kur do të kthehet Hakan në Super Lig në Turqi? Vetëm Zoti e di. Hakan është i lumtur me klubin e tij tani dhe do të vazhdojë në Inter”.
    “Ai tashmë ka një kontratë me klubin italian edhe për dy vjet të tjera. Një transferim është jashtë diskutimit“, shtoi babai i Hakan Calhanoglu, por a do të jenë të mjaftueshme këto fjalë për të shuar zjarrin?

  • Ndau djalin e saj me Hande-n? Thyen heshtjen nëna e Hakan

    Ndau djalin e saj me Hande-n? Thyen heshtjen nëna e Hakan

    Spekulimet për fundin e romancës mes aktores së njohur turke Hande Erçel dhe biznesmenit Hakan Sabanci kanë marrë fund. Pas javësh zërash dhe lajmesh jozyrtare, nëna e Hakanit, Arzu Sabanci, ka folur hapur duke i dhënë fund dilemes.
    “Nuk kemi ndërhyrë kurrë në jetën private të djalit tonë. Vendimi i ndarjes ishte i tyre dhe vetëm i tyre,” deklaroi ajo në një koment që është shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale. Ky reagim u interpretua menjëherë si konfirmimi i parë publik për ndarjen e çiftit.
    Çifti kishte zgjedhur të mos bënte asnjë koment për thashethemet që qarkullonin prej kohësh, duke shtuar edhe më shumë kureshtjen e publikut. Megjithatë, një postim i mëhershëm i Arzu Sabancit në Instagram kishte ndezur dyshime për tensione. “Injoranca është si gjumi, reagimi i parë është zemërim,” kishte shkruar ajo, fjalë që shumë i panë si një mesazh i tërthortë ndaj Erçelit.
    Në Turqi, mediat dhe fansat janë të ndarë për këtë zhvillim. Një pjesë mendojnë se deklarata e nënës synon të mbrojë imazhin e familjes Sabanci, ndërsa të tjerë e shohin si një shpjegim të sinqertë të ndarjes.
    Historia e dashurisë mes Hande Erçel dhe Hakan Sabancit, e cila dikur përshkruhej si një lidhje përrallore që bashkonte botën e artit me atë të biznesit, sot është kthyer në një nga temat më të diskutuara të showbiz-it turk, duke e bërë publikun të ndjekë me vëmendje zhvillimet e saj, kësaj here, larg ekranit.

  • Ndërhyri vjehrra? Aktorja e njohur turke ndahet nga i dashuri pas 3 vitesh lidhje

    Ndërhyri vjehrra? Aktorja e njohur turke ndahet nga i dashuri pas 3 vitesh lidhje

    Lidhja trevjeçare e Hande Erçel dhe i dashuri i saj Hakan Sabancı ka mbaruar. Aktorja e famshme u pa së bashku për herë të parë që nga ndarja e tyre. Erçel, dukej mjaft e dëshpëruar, duke injoruar pyetjet e gazetarëve.Duke folur me përfaqësuesit e shtypit në aeroport, pasi u kthye nga Parisi disa javë më parë, aktorja e bukur komentoi mungesën e të dashurit të saj Hakan Sabancı, duke thënë: “Hakan nuk ishte me mua sepse shkova për punë. Ai zakonisht nuk vjen me mua në udhëtimet e mia të biznesit; ne jemi kryesisht bashkë gjatë pushimeve.”
    Hakan Sabancı ndau në rrjetet sociale foto të tij dhe të dashurës së tij Hande Erçel në trenin Romë-Paris. Këto foto surprizë mohuan përfundimisht raportet për ndarjen e tyre.
    Pikërisht kur gjithçka po shkonte mirë, Hande Erçel hoqi fotot e saj me Hakan Sabancın nga llogaria e saj në Instagram. Edhe pse çifti nuk bëri një deklaratë zyrtare në lidhje me lajmin e ndarjes së tyre, ata u panë duke vazhduar të ndiqnin njëri-tjetrin në rrjetet sociale.
    Pas aktores, edhe Hakan Sabancı hoqi të gjitha fotot e tyre së bashku nga llogaria e tij në Instagram. Ky zhvillim i habitshëm konfirmoi ndarjen e çiftit.
    DEKLARATA E PARË PAS NDARJES
    Hande Erçel, i shmangu pyetjes së tradhtisë.
    Kur një gazetar e pyeti nëse do të bënte ndonjëherë një deklaratë në lidhje me ndarjen e saj nga Hakan Bey, Erçel u përgjigj: “Nuk do të flas për këtë, faleminderit. Gëzuar Ditën e Fitores. Nuk dua të flas për këtë, dhe e përsëris, nuk do të flas.”
    Erçel e la pa përgjigje pyetjen, “A është kjo ndarje një tradhti?”.
    Burime të shumta nga mediat turke pohojnë se ndërhyrja e nënës së Hakan-it, Arzu Sabancı, ka qenë arsyeja kryesore që çoi çiftin drejt fundit. Thuhet se Arzu Sabancı kurrë nuk e ka shikuar me sy të mirë lidhjen e djalit të saj me aktoren e njohur. Ajo nuk e ka miratuar idenë e martesës mes tyre dhe në prapaskenë ka ushtruar vazhdimisht presion, duke krijuar tensione të padurueshme.

  • Calhanoglu “tradhton” edhe Galatasaray-in? Gati të transferohet tek ekipi tjetër i madh i Stambollit

    Calhanoglu “tradhton” edhe Galatasaray-in? Gati të transferohet tek ekipi tjetër i madh i Stambollit

    19 Korrik 2025

    13:39

    Telesport

    Rrugëtimit të Hakan Calhanoglu tek Inter i ka ardhur fundi. Mesfushori turk ka vendosur të largohet nga zikaltrit këtë verë dhe destinacioni i tij i ri pritet të jetë Stambolli.
    Prej ditësh, Galatasaray është në bisedime me Interin për transferimin e Calhanoglu, oferta e tyre e parë që përfshinte 20 milionë euro në total, është refuzuar nga klubi zikaltër, i cili kërkon 35-40 milionë euro.
    Mediat turke raportojnë ditën e sotme, se së fundmi në garë për të siguruar shërbimet e Hakan Calhanoglu është futur edhe Fenerbahce. Jose Mourinho ka folur personalisht me lojtarin dhe e ka bindur atë të transferohet atje, edhe pse pak ditë më parë Calhangolu kërkonte nga drejtuesit zikaltër ta linintë lirë të largohej dhe të kthehej në shtëpi, duke i referuar Galatasaray-it.
    Por situata ka ndryshuar ndjeshëm ditët e fundit dhe e ardhmja e Calhangolu mund të jetë te Fenerbahce, Mourinho po ndërton një super ekip që do të synojë të fitojë titullin vitin e ardhshëm në Turqi. Përveç Calhanoglu, Mourinho kërkon edhe transferimin e Marco Asensio dhe Lee Kang-in nga PSG.

  • Hakan Calhanoglu i kërkon Interit të largohet, mesfushori turk e mbyll përgjithmonë me zikaltërit

    Hakan Calhanoglu i kërkon Interit të largohet, mesfushori turk e mbyll përgjithmonë me zikaltërit

    Hakan Calhanoglu do të largohet nga Interi! Në mediat italiane bëhet e ditur se mesufshori turk ka kontaktuar me drejtuesit e klubit dhe i ka kërkuar atyre që ta lënë të largohet. Calhanoglu do të shkojë te Galatasarai që po investon shumë para në këtë merkato vere, ndërsa Interi kërkon 35 milionë euro.Një biznes i mirë edhe për italianët pasi duke parë moshën e Calhanoglu tani është mundësia ideale për të fituar dicka prej tij. Kjo do të ndryshonte edhe fatin e Kristjan Asllanit që pas performancava të mira në Botëror, do të kthehet te Interi për të qenë pjesë e ekipit.
    Chivu po i jep jo më kot besim, megjithatë Interi do të futet në garë për të marrë edhe një tjetër mesfushor në këtë rol. Bëhet fjalë pikërisht për Nicolo Rovella e Lacios që do të jetë në konkurrencë me Asllanin për të marrë vendin e titullarit. Ndërkohë nga ana tjetër është edhe Susic që mund të alternohet në këtë pozicion, megjithëse vendi i tij më i mirë është ai i Barella, për të qenë i vendosur më përpara dhe për të pasur më pak detyra ofensive. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Ylli i Inter-it i vetëofrohet Real Madridit, po merr përgjigjen që nuk e priste

    Ylli i Inter-it i vetëofrohet Real Madridit, po merr përgjigjen që nuk e priste

    22 Qershor 2025

    19:04

    Telesport

    Hakan Çalhanoglu duket se e ka mbyllur aventurën tek Inter dhe sipas të gjitha gjasave do të largohet këtë verë. “Defensa Central” raporton një lajm befasues sipas të cilit, Hakan Calhanogolu i është vetëofruar Real Madridit nëpermjet përfaqësuesve të tij.
    Por duke pasur një mesfushë të mbipopulluar, Xabi Alonso i ka thënë “jo” transferimit të Çalhanoglu, pasi kërkon një profil ndryshe nga ai i mesfushorit turk.
    Ndërkohë klubi i vetëm brenda Europës që ka shfaqur interes konkret për Çalhanoglu është Galatasaray, oferta e parë e kampionit të Turqisë për mesfushorin 31-vjeçar ishte 20 milionë euro, shumë larg asaj që pret Inter. Drejtuesit e klubit zikaltër vlerësojnë mesfushorin e tyre 35-40 milionë euro dhe janë të gatshëm ta lënë të lirë vetëm nëse paguhet kjo shifër.
    Për Çalhanoglu ka interes dhe nga klubet arabe, të cilat janë të gatshme të paguajnë shifrën e kërkuar nga Inter, por dëshira e mesfushorit turk është të luajë ende në Europë.

  • Çalhanoğlu te Galatasaray? Flet presidenti: Drita e syve tanë, kam folur në telefon me të

    Çalhanoğlu te Galatasaray? Flet presidenti: Drita e syve tanë, kam folur në telefon me të

    19 Qershor 2025

    13:15

    Alfred Lleshi

    Galatasaray mendon të bëjë goditje të mëdha në merkato, pas triumfit si kampion i Turqisë dhe kualifikimit në Ligën e Kampionëve. Klubi në fjalë ka siguruar tashmë një goditje me pesë yje si Leroy Sané, i marrë me parametër zero nga Bayern Munich, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar të tjera përforcime të reja. Fiksimi më i madh mbetet padyshim Victor Osimhen, i cili me 37 gola në 41 ndeshje ka magjepsur klubin dhe tifozët.
    Lidhur me këtë, zv.presidenti i Galatasaray, Abdullah Kavukcu, foli në një konferencë shtypi për të sqaruar situatën sa i përket sulmuesit nigerian, kartoni i të cilit i përket Napolit dhe ka një klauzolë largimi prej 75 milionë euro për jashtë Italisë: “Osimhen duhet të vendosë. Qëllimi ynë është të ndërtojmë një skuadër që mund të garojë me ekipet më të mira në botë, jo vetëm në Turqi. Duhet të jemi të durueshëm, po punojmë ditë e natë”.
    Fjalën më pas e mori presidenti i Galatasaray, Dursun Özbek, i cili komentoi zërat gjithnjë e më të fortë për një transferim të mundshëm të Hakan Çalhanoğlu nga Interi: “Hakan Çalhanoğlu është drita e syve tanë. Është një lojtar i rëndësishëm, çdo ekip do ta dëshironte. Takimi im me Hakan nuk ishte për merkaton. Një grup miqsh po flisnin në telefon me Hakan, kur më panë mua, ma dhanë telefonin. U përshëndetëm, më tha se qysh fëmijë është tifoz i Galatasaray. I urova gjithë të mirat. Është shumë e rëndësishme të sqarohet që ka ndodhur kështu”.