Tag: hajredin

  • Të gjithë e kemi dëgjuar këngën e Hajredin Pashës. Por a ja dini historinë?

    Të gjithë e kemi dëgjuar këngën e Hajredin Pashës. Por a ja dini historinë?

    Foto ilustrim

    Në Dibër, populli ngjarjet historike i ka përjetësuar në këngë. Të parët tanë, të cilët nuk dinin shkrim e këndim, nëpërmjet këngëve ruanin historinë. Një pjesë e tyre, gjatë kohës, humbën aktualitetin, u zbehën e mbetën rrugës. Por, në Dibër e jashtë saj, është një këngë që nuk harrohet.

    Kjo këngë, për 170 vite me radhë, ka ruajtur freskinë, duke u kënduar nga brezi në brez. Është një këngë që, edhe brezat e sotëm, kur e dëgjojnë, krenohen me të kaluarën e parëve të tyre. I kushtohet luftës kundër gjeneralit famëkeq turk, Hajredin Pashës, më 1844.

    Historia tregon se Hajredin Pasha, komandant turk, pësoi disfatë në luftë me shqiptarët, në mesin e shekullit XIX. 

    Në betejën e vitit 1844 kundër ushtrisë turke, që udhëhiqej nga Hajredin Pasha, e gjithë Dibra luftoi me heroizëm e me një vendosmëri të madhe, sa që edhe gratë e fëmijët qenë të rreshtuar me luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë. Përballë forcave numerikisht të shumta turke dhe të pajisura me artileri luftonin dibranët të vendosur për të mbrojtur Dibrën.

    Nga mesi i shekullit 19-të Perandoria Turke shpalli Reformat e Tanzimatit, sipas të cilave viset shqiptare do të qeveriseshin nga qeveritarët turq, shqiptarët do të jepnin nizamë, do të paguanin taksa etj. Këto reforma centralizuese ishin përpjekje e Portës së Lartë për të përjetësuar sundimin turk mbi Shqipërinë.

    Këto masa ishin në kundërshtim me natyrën vetëqeverisëse të Maleve të Dibrës, të cilat ishin përjashtuar nga shërbimi ushtarak dhe nga taksat. Prandaj këto reforma u kundërshtuan me forcë, kundërshtim që arriti kulmin me kryengritjen e përgjithshme, më 1844.

    Porta e Lartë e dinte se dibranët do ta kundërshtojnë Tanzimatin, prandaj punën e mori seriozisht në dorë vetë Sulltani.

    Për këtë qëllim në Dibër dërgoi Hajredin Pashën me forca të shumta ushtarake që, me çdo kusht, me zjarr e me hekur, të nënshtronte Malësinë e Dibrës. Me të marrë vesh ardhjen e ushtrisë turke, Mustafa Shehu i Zerqanit, lajmëroi të gjithë krerët e Dibrës të asaj kohe, të cilët organizuan të gjithë malësorët që, si një ortek i fuqishëm, u grumbulluan në Fushë të Gjoricës e te Kalaja e Homeshit.

    Filloi një luftë legjendare, e cila tronditi më shumë themelet e sundimit osman në Shqipëri. Kjo kryengritje është pasqyruar edhe në dokumentacionin e kohës. Por tabloja e kësaj lufte mbarëpopullore do të ishte e paplotë pa krijimtarinë gojore të popullit. Vlera e këngës popullore kushtuar kësaj lufte legjendare është e madhe. Kënga e Hajredin Pashës është një dokument i gjallë i historisë së kohës që pasqyron.

    Teksti i këngës sot ka  shtatë versione të ndryshme, por të ngjashme mes tyre, për shkak se është trashëgimí gojore shumëvjeçare. Të shtatë variacionet e kësaj kënge, paraqesin tablo të gjalla dhe skalisin figura luftëtarësh që u dalluan, në këtë ngjarje kulmore.

    Le ta tregojmë ngjarjen nëpërmjet këngëve.

    Hajredin Pasha me 12 taborë, me oficerë e jeniçerë (kalorës), i pajisur me xhephane (armatim), niset drejt Dibrës.

    I lodhur nga rruga e gjatë prej Anadolli, u fut në Grykën e ngushtë të Radikës. I hipur mbi kalë, mendonte për Malet e Dibrës.

    Por, në këtë kohë, ishte dhënë kushtrimi mbarëpopullor, për rrezikun që i kanosej vendit dhe popullit nga kjo ushtri dhe qe mbledhur në Kuvendin e Madh.

    Me shpejtësi të çuditshme, malësorët, të drejtuar nga prijësit e tyre, u grumbulluan pranë Drinit. Hajdredin Pasha qe përqendruar afër qytetit të Dibrës.

    Fusha e Dibrës ishte mbushur me çadra të panumërta. Asqerët turq kishin marrë urdhër të hapnin llogore pranë Drinit.

    Por malësorët ishin të vendosur për të mbajtur vatanin e vet.

    Me gjithë forcën e madhe që kishte, Pasha ua kishte frikën malësorëve. Prandaj ai kërkoi një delegacion për bisedime, ku i ftoi malësorët të hiqnin dorë nga kundërshtimi dhe t’i bindeshin Sulltanit.

    Dibranët nuk pranojnë, prandaj pashai fanatik, armik i shqiptarëve, jep urdhër të kthehen topat drejt malësive, ku zhvillohet një betejë e ashpër.

    Duke lexuar vargjet e këngës, duket se je në një epos legjendar. Janë fshatarë të thjeshtë që sakrifikuan për mbrojtjen e vendit.

    Populli në këngë ngre lartë trimëritë e heronjve dibran, ndërsa në anën tjetër flet fjalë ofenduese për Pashain e huaj, që erdhi me bujë dhe iku i vetmuar. Erdhi për të marrë lavdi, por iku i turpëruar.

    Kjo këngë qëndron si kurorë e lavdishme e Dibrës, ku këndohet nga të gjithë, të moshuar dhe fëmijë.

    Kjo ndodh për vetë motivin, melodinë që është e kapshme dhe mbi të gjitha për tekstin patriotik, kjo falë mjeshtërisë së artistit popullor Haziz Ndreu.

    Ishte viti 1957 kur ai redaktoi tekstin dhe punoi muzikën me një orkestre prej 6 çiftelish dhe e regjistroi në Radio Tirana.

    Pra, i pari dhe ai që i dha origjinalitetin e kësaj kënge, që të mbush me emocione në çdo rresht të saj, është mjeshtri i madh ppopullor, Haziz Ndreu.

    Çdo dibran, me të drejtë krenohet me bëmat dhe qëndresën e paraardhësve të vet. E tillë është edhe kjo këngë, që jo më kot konsiderohet si pasaporta e çdo dibrani./ Neritan Kraja

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    “HAJREDIN PASHA O PO I VJEN O RADIKËS…”, KËNDON ALBINA KELMENDI (TEKSTI DHE VIDEO)

    u ftojmë të dëgjoni kënduar nga Albina Kelmendi, këngën e famshme “Hajredin Pasha”

    Hajredin Pasha o po i vjen o RadikësVallë o ku janë o, kto malet e DibrësVallë o ku janë o mor kto malet e DibrësBajnë o kuvend more, n’fushë o t’GjoricësN’fushë t’Gjoricës o more te kalajaHajredin Pashën e ka gjetë belajaSe belaja pashën që e ka gjetë eMalet e Dibrës more kanë lidhë BesëKanë lidhë besë, mor kanë lidhë o te tanëTurkut Dibrën o mos më ja lanë

    Tekstin e plotë të këngës mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Të gjithë e kemi dëgjuar këngën e Hajredin Pashës. Por a ia dini historinë?

    Të gjithë e kemi dëgjuar këngën e Hajredin Pashës. Por a ia dini historinë?

    Në Dibër, populli ngjarjet historike i ka përjetësuar në këngë. Të parët tanë, të cilët nuk dinin shkrim e këndim, nëpërmjet këngëve ruanin historinë. Një pjesë e tyre, gjatë kohës, humbën aktualitetin, u zbehën e mbetën rrugës. Por, në Dibër e jashtë saj, është një këngë që nuk harrohet. Kjo këngë, për 170 vite me radhë, ka ruajtur freskinë, duke u kënduar nga brezi në brez. Është një këngë që, edhe brezat e sotwm, kur e dëgjojnë, krenohen me të kaluarën e parëve të tyre. E kjo është kënga e famshme që i kushtohet luftës kundër gjeneralit famëkeq turk, Hajredin Pashës, më 1844.

    Historia tregon se Hajredin Pasha, komandant turk, pësoi disfatë në luftë me shqiptarët, në mesin e shekullit XIX. Në betejën e vitit 1844 kundër ushtrisë turke, qw udhwhiqej nga Hajredin Pasha, e gjithë Dibra luftoi me heroizëm e me një vendosmëri të madhe, sa që edhe gratë e fëmijët qenë të rreshtuar me luftëtarët e lirisë dhe pavarësisë. Përballë forcave numerikisht të shumta turke dhe të pajisura me artileri luftonin dibranët të vendosur për të mbrojtur Dibrën.

    Nga mesi i shekullit 19-të Perandoria Turke shpalli Reformat e Tanzimatit, sipas të cilave viset shqiptare do të qeveriseshin nga qeveritarët turq, shqiptarët do të jepnin nizamë, do të paguanin taksa etj. Këto reforma centralizuese ishin përpjekje e Portës së Lartë për të përjetësuar sundimin turk mbi Shqipërinë. Këto masa ishin në kundërshtim me natyrën vetëqeveriseshe të Maleve të Dibrës, të cilat ishin përjashtuar nga shërbimi ushtarak dhe nga taksat. Prandaj këto reforma u kundërshtuan me forcë, kundërshtim që arriti kulmin me kryengritjen e përgjithshme, më 1844.

    Porta e Lartë e dinte se dibranët do ta kundërshtojnë Tanzimatin, prandaj punën e mori seriozisht në dorë vetë Sulltani. Për këtë qëllim në Dibër dërgoi Hajredin Pashën me forca të shumta ushtarake që, me çdo kusht, me zjarr e me hekur, të nënshtronte Malësinë e Dibrës. Me të marrë vesh ardhjen e ushtrisë turke, Mustafa Shehu i Zerqanit, lajmëroi të gjithë krerët e Dibrës të asaj kohe, të cilët organizuan të gjithë malësorët që, si një ortek i fuqishëm, u grumbulluan në Fushë të Gjoricës e te Kalaja e Homeshit. Filloi një luftë legjendare, e cila tronditi më shumë themelet e sundimit osman në Shqipëri.

    Kjo kryengritje është pasqyruar edhe në dokumentacionin e kohës. Por tabloja e kësaj lufte mbarëpopullore do të ishte e paplotë pa krijimtarinë gojore të popullit. Vlera e këngës popullore kushtuar kësaj lufta legjendare është e madhe. Kënga e Hajredin Pashës është një dokument i gjallë i historisë së kohës që pasqyron.

    Teksti i këngës sot ka shtatë versione të ndryshme, por të ngjashme mes tyre, për shkak se është trashëgimí gojore shumëvjeçare. Kënga ka të paktën 170 vjet që këndohet në viset e Shqipërisë verilindore.

    Të shtatë variacionet e kësaj kënge, paraqesin tablo të gjalla dhe skalisin figura luftëtarësh që u dalluan, në këtë ngjarje kulmore. Le ta tregojmë ngjarjen nëpërmjet këngëve.

    Hajredin Pasha me 12 taborë, me oficerë e jeniçerë (kalorës), i pajisur me xhephane (armatim), niset drejt Dibrës. I lodhur nga rruga e gjatë prej Anadolli, u fut në Grykën e ngushtë të Radikës. I hipur mbi kalë, mendonte për Malet e Dibrës.

    Por, në këtë kohë, ishte dhënë kushtrimi mbarëpopullor, për rrezikun që i kanosej vendit dhe popullit nga kjo ushtri dhe qe mbledhur në Kuvendin e Madh. Me shpejtësi të çuditshme, malësorët, te drejtuar nga prijësit e tyre, u grumbulluan pranë Drinit.

    Hajdredin Pasha qe përqendruar afër qytetit të Dibrës. Fusha e Dibrës ishte mbushur me çadra të panumërta. Asqerët turq kishin marrë urdhër të hapnin llogore pranë Drinit. Por malësorët ishin të vendosur për të mbajtur vatanin e vet.

    Me gjithë forcën e madhe që kishte, Pasha ua kishte frikën malësorëve. Prandaj ai kërkoi një delegacion për bisedime, ku i ftoi malësorët të hiqnin dorë nga kundërshtimi dhe t’i bindeshin Sulltanit. Dibranët nuk pranojnë, prandaj pashai fanatik, armik i shqiptarëve, jep urdhër të kthehen topat drejt malësive, ku zhvillohet një betejë e ashpër.

    Duke lexuar vargjet e këngës, duket se je në një epos legjendar. Janë fshatarë të thjeshtë që sakrifikuan për mbrojtjen e vendit.

    Populli në këngë ngre lart trimëritë e heronjve dibran, ndërsa në anën tjetër flet fjalë ofenduese për Pashain e huaj, që erdhi me bujë dhe iku i vetmuar. Erdhi për të marrë lavdi, por iku i turpëruar.

    Kjo këngë qëndron si kurorë e lavdishme e Dibrës, ku këndohet nga të gjithë, të moshuar dhe fëmijë. Kjo ndodh për vetë motivin, melodinë që është e kapshme dhe mbi të gjitha për tekstin patriotik, kjo falë mjeshtërisë së artistit popullor Haziz Ndreu. Ishte viti 1957 kur ai redaktoi tekstin dhe punoi muzikën me një orkestrë prej 6 çiftelish dhe e regjistroi në Radio Tirana.

    Pra, i pari dhe ai që i dha origjinalitetin e kësaj kënge, që të mbush me emocione në çdo rresht të saj, është mjeshtri i madh ppopullor, Haziz Ndreu.

    Çdo dibran, me të drejtë krenohet me bëmat dhe qëndresën e paraardhësve të vet. E tillë është edhe kjo këngë, që jo më kot konsiderohet si pasaporta e çdo dibrani.

  • “I gjuajta disa herë, por u fsheh poshtë tavolinës”, vrasësi me pagesë ‘lëshon’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan eliminimin e Hajredin Beharit

    “I gjuajta disa herë, por u fsheh poshtë tavolinës”, vrasësi me pagesë ‘lëshon’ shokët, zbulon emrat e ‘bosëve’ që kërkuan eliminimin e Hajredin Beharit

    Vijon të dëshmojë përpara gjykatësve të posaçëm Skerdi Tase, i penduari i tretë në dosjen “Plumbi i artë”, personi që akuzohet se tentoi të vriste Hajredin Beharin.

    Ai tha se për vrasjen e kishte ‘kontaktuar’ Henrik Hoxha, vrasje për të cilën do të merrte para në këmbim. Tase tha sot se nga Hoxha kishte mësuar se urdhër po ashtu për eliminimin e Beharit kishte dhënë edhe Renato Çami, raporton gazetarja e Top Channel Anila Hoxha e cila po ndjek nga afër seancën.
    Pasi atentati kishte dështuar, shënjestra thotë Tase kishte dëshmuar në polic, ku mes të tjerash kishte thënë edhe emrin e Çamit.
    Tase: Viron Tavanxhi më premtoi një hyrje në Fier dhe ca lekë. Henriku do më ndihmonte mua për ta kryer këtë punë. Nga Henriku mësova se kishte marrë porosi edhe nga një tjetër për këtë punë, nga Renato Çami.
    Këtë ma konfirmoi Henriku. Ai fliste me të me një Blackberry. Henriku mbante kontakte edhe me nipin e Renatos.
    Unë prezent në takimet e Henrikut me Renaton nuk kam qenë. Për tentativën ndaj Hajredin Beharit, lokali ndodhet afër rrethrrotullimit të parkut.
    Një lokal i vogël në anë të rrugës. Unë qëllova nga jashtë lokalit. E pamë që objektivi ndodhej aty. Ishte me 3-4 vetë të tjerë. Unë kur qëllova isha 1 metër larg derës. Unë kam pasur veshur një bluzë me kapuç dhe pantallona xhins. Besoj se qëllova 5-6 herë. Një breshëri qëllova. Ai u shtri nën tavolinë dhe u bë mendova se e godita.
    Pas 100 m më priste Riku (Henriku). I thashë që e godita. Shkuam tek lokali i Rikut. Pastaj kaluam nga Gjanica, hodha pistoletën në lumë.
    Pas disa ditësh takova Henrikun. Aty debatuam. Më tha, pse e more përsipër kur nuk e bëje dot. Shënjestra kishte shkuar në polici dhe kishte thënë disa emra të dyshuar. Një prej tyre ishte porositësi i vërtetë. Riku më tha, mirë që na dha punë, që nuk e bëmë dot, por tani t’i hapim edhe probleme me policinë.
    Henriku më tha se kishte dhënë shpjegime në polici. Henriku më konfirmoi se emri i porositësit ishte në dosjen e policisë. Nuk mora asnjë lek për këtë punë, pasi nuk e realizuam dot.

    Top Channel

  • Berisha: Rama u krenua me Lamborghinin, sepse ai krenohet vetëm me luksin! E njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën

    Berisha: Rama u krenua me Lamborghinin, sepse ai krenohet vetëm me luksin! E njeh Dibrën aq sa e njihte Toni Gogu, Hajredin Pashën

    Në takimin përmbyllës elektoral të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në Dibër, Sali Berisha “thumboi” edhe deputetin socialist Toni Gogu.
    “Do ta mbyll, Edi Rama erdhi këtu dy herë, mirëpo si erdhi miq? E kuptova se e njihte Dibrën njëlloj sa Toni Gogu, Hajredin Pashën. Po miq, tani do ia them unë dy fjalë këtu. E kam treguar njëherë këtu në Dibër, por po e tregoj përsëri.Kam pasur një mik shumë të shquar. Një nga njerëzit më të mençur që kam takuar në jetën time, ish-ministër i shtatë qeverive britanike dhe që e kishte kaluar kohën e luftës në Shqipëri. Ky njeri kishte njësinë e parë të qëndresës kundër pushtimit nazifashist, kishte bashkuar Abaz Kupin, Sait Kryeziun dhe Lazër Fundon. Ky ishte Xhulian Emeri, biri i një aristokrati të shquar britanik. Po bisedoja një ditë me të, po i flisja për traditën tonë. Ai vetë kishte mbaruar një prej kolegjeve më të njohura të Kembrixhit. Më thotë Sali, universiteti më i madh i jetës time ka qenë oda e Dibrës. Ndaj dhe ua thashë atë, që Edi Rama e njeh Dibrën, si Toni Gogu, Hajredin Pashën. Dhe vjen këtu njëherë me ato terma banale, herën tjetër sjell Lamborghinin e Noizit. Nuk e di Dibrën ai. Por një moment. Ai nuk e di që burrat e shquar të Dibrës kanë pasur atllarë dhe kuaj që kushtonin sa një Lamborghini”, tha Berisha.