Tag: hajnaj

  • Aida Hajnaj padi “për vendin e punë” në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës për drejtorë departamentesh

    Aida Hajnaj padi “për vendin e punë” në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës për drejtorë departamentesh

    aida hajnaj

    TIRANË- Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, Aida Hajnaj, ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon të pezullohet konkursi për drejtorë departamentesh. Hajnaj kërkon që të kthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit, zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë ose drejtoreshë departamenti.
    Me pretendimin e saj, Hajnaj kërkon pezullimin e konkursit deri sa Gjykata të shpallë vendimin, ditën e martë, kur do të mbahet seanca e parë. 
    Mandati i Aida Hajnajt
    Aida Hajnaj ka qenë drejtore e BKH-së deri më 1 shtator të këtij viti. Pasi i mbaroi mandati, ajo nuk është lejuar të kthehet në detyrë, por ndërkohë policia ka hapur garën për drejtorë departamentesh. Hajnaj mori zyrtarisht detyrën më 1 shtator 2020 dhe mandati i përfundon në muajin gusht. Pas 8 muajsh verifikime, SPAK zgjodhi Aida Hajnajn në krye të BKH-së, e cilësuar ndryshe si FBI-ja shqiptare. Asokohe, Hajnaj mbante postin e zv.drejtores së Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Hajnaj mori detyrën pas përzgjedhjes në një proces që nisi me 40 kandidatë dhe në fund mbetën 4 finalistë. Bashkë me të garuan edhe Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Kandidatëve iu bë “vettingu”, një test me shkrim dhe fizik, e po ashtu edhe testi i së vërtetës (poligrafi)./ZËRI

  • Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës për drejtorë departamentesh

    Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës për drejtorë departamentesh

    aida hajnaj

    TIRANË- Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, Aida Hajnaj, ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranës, ku kërkon të pezullohet konkursi për drejtorë departamentesh. Hajnaj kërkon që të kthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit, zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë ose drejtoreshë departamenti.
    Me pretendimin e saj, Hajnaj kërkon pezullimin e konkursit deri sa Gjykata të shpallë vendimin, ditën e martë, kur do të mbahet seanca e parë. 
    Mandati i Aida Hajnajt
    Aida Hajnaj ka qenë drejtore e BKH-së deri më 1 shtator të këtij viti. Pasi i mbaroi mandati, ajo nuk është lejuar të kthehet në detyrë, por ndërkohë policia ka hapur garën për drejtorë departamentesh. Hajnaj mori zyrtarisht detyrën më 1 shtator 2020 dhe mandati i përfundon në muajin gusht. Pas 8 muajsh verifikime, SPAK zgjodhi Aida Hajnajn në krye të BKH-së, e cilësuar ndryshe si FBI-ja shqiptare. Asokohe, Hajnaj mbante postin e zv.drejtores së Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Hajnaj mori detyrën pas përzgjedhjes në një proces që nisi me 40 kandidatë dhe në fund mbetën 4 finalistë. Bashkë me të garuan edhe Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Kandidatëve iu bë “vettingu”, një test me shkrim dhe fizik, e po ashtu edhe testi i së vërtetës (poligrafi)./ZËRI

  • Hajnaj kërkon të rikthehet zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Shtetit, padia: Pezulloni garën!

    Hajnaj kërkon të rikthehet zëvendësdrejtoreshë e Policisë së Shtetit, padia: Pezulloni garën!

    Aida Hajnaj, ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, i është drejtuar me një kërkesë-padi gjykatës Administrative, duke kërkuar prej saj të pezullojë garën për emërime në departamentet e Policisë së Shtetit.

    Hajnaj aktualisht ka mbetur pa punë, ndërsa aspironte të kthehej në vendin e mëparshëm në Policinë e Shtetit.

    Gazetari Elton Qyno, ka mësuar se kërkesë-padia për marrjen e sigurim-padisë, pritet të gjykohet ditën e martë ne seancën të parë.

    Hajnaj gëzon gradën policore “Drejtues”, dhe aktualisht kërkon të pezullohet konkursi për drejtorin e departamentesh deri sa Gjykata të japë vendimin.

    Ajo kërkon të kthehet si zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme e Policisë, ose siç e parashikon ligji, drejtoreshë departamenti, gjë të cilën nuk ia kanë bërë.

  • Aida Hajnaj padi në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

    Aida Hajnaj padi në Gjykatë, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

    Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit pranë SPAK, Aida Hajnaj pas përfundimit të mandatit dhe mosrikandidimit, kërkon të rikthehet në postin e mëparshëm, në Policinë e Shtetit.
    Më parë Aida Hajnaj mbante postin e zv,drejtoreshës së Përgjithshme në Policinë e Shtetit, ndërkohë në këtë departament është hapur gara për plotësimin e vakancës. Referuar këtyre ngjarjeve, Hajnaj i është drejtuar Gjykatës Administrative ku ka bërë dhe padi.
    Aida Hajnaj kërkon pezullim të konkursit derisa gjykata të shpallë vendimin. Hajnaj ka drejtuar BKH-në për 5 vite ndërsa mandati i saj përfundoi më 1 shtator të këtij viti. Edhe pse ka të drejtën e rikandidimit, Hajnaj nuk është përfshirë më në garë.

  • Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës për drejtues departamenti në polici

    Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës për drejtues departamenti në polici

    Aida Hajnaj ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranë, me këtë të fundit që ka caktuar ditën e martë si seancë të parë.
    Ajo kërkon të pezullohet konkursi për drejtorin e departamentesh deri sa Gjykata të japë vendimin.
    Ajo kërkon të kthehet si zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë, ose siç e parashikon ligji, drejtoreshë departamenti, gjë të cilën nuk ia kanë bërë.
    Hajnaj ka qenë drejtore e BKH-së deri më 1 shtator të këtij viti. Pasi i mbaroi mandati, ajo nuk është lejuar të kthehet në detyrë, por ndërkohë policia ka hapur garën për drejtorë departamentesh./ TCH

  • Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

    Aida Hajnaj padi në Gjykatën Administrative, kërkon pezullimin e garës së policisë për drejtorë departamentesh

    Aida Hajnaj ka bërë padi në Gjykatën Administrative të Tiranë, me këtë të fundit që ka caktuar ditën e martë si seancë të parë.

    Ajo kërkon të pezullohet konkursi për drejtorin e departamentesh deri sa Gjykata të japë vendimin sipas asaj që raporton për Top Channel gazetarja Anila Hoxha.
    Ajo kërkon të kthehet si zv.drejtoreshë e përgjithshme e policisë, ose siç e parashikon ligji, drejtoreshë departamenti, gjë të cilën nuk ia kanë bërë.
    Hajnaj ka qenë drejtore e BKH-së deri më 1 shtator të këtij viti. Pasi i mbaroi mandati, ajo nuk është lejuar të kthehet në detyrë, por ndërkohë policia ka hapur garën për drejtorë departamentesh.

    Top Channel

  • Ish-kreu i KLP plas ‘bombën’, zbulon prapaskenat në BKH: Ndërkombëtarët ndërhynë për..

    Ish-kreu i KLP plas ‘bombën’, zbulon prapaskenat në BKH: Ndërkombëtarët ndërhynë për..

    Ish-drejtuesi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Alfred Balla, ka treguar për prapaskenat e drejtimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit nga Aida Hajnaj dhe për përplasjet mes SPAK dhe BKH-së.
    Në një studio televizive, Balla tha se në këshill kanë mbërritur disa ankesa për mënyrën e drejtimit dhe të organizimit të brendshëm në strukturë për Aida Hajnaj. Lidhur më këto është dashur dhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve për të sqaruar rolet e gjithsecilit brenda SPAK.
    “Unë uroj të ulet ky tension se ka qenë i padobishëm dhe jashtë çdo logjike. Ligji i ka ndarë qartë kompetencat, ku BKH është në dispozicion të hetimit dhe varet nga Prokuroria e Posaçme. Pati dhe një ndërhyrje nga ndërkombëtarët.
    Për 5 vite zonja Hajnaj drejtori mirë Byronë e Hetimit, kishte disa pretendime në lidhje me hetimin, me përgjimin parandalues, apo me kompetencat. Këto nuk morën ndonjë trajtim fundor ligjor. Për të mirën e punës nuk ia vlen të ketë tensione të tilla”, tha Balla.

  • I përfundoi mandati si drejtoreshë e BKH-së, Aida Hajnaj bën kërkesë për t’u kthyer në Policinë e Shtetit

    I përfundoi mandati si drejtoreshë e BKH-së, Aida Hajnaj bën kërkesë për t’u kthyer në Policinë e Shtetit

    Aida Hajnaj, ish-drejtoresha e BKH bën kërkesë për tu kthyer në polici.

    Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, zonja Hajnaj e ka dërguar kërkesën në Policinë e Shtetit menjëherë mbasi i përfundoi mandati pesë vjeçar si shefe e BKH. Kjo pasi ligji e parashikon kthimin në detyrë në nivel drejtoreshe pranë policisë.
    Me largimin e saj nga drejtimi i BKH-së, pritet emërimi i kreut të ri.

    Top Channel

  • Mbaron mandati i kreut të BKH/ KLP miraton përfundimin e mandatit të Aida Hajnaj

    Mbaron mandati i kreut të BKH/ KLP miraton përfundimin e mandatit të Aida Hajnaj

    Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) ka njoftuar përfundimin e mandatit 5-vjeçar të kryetares së Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), Aida Hajnaj. Më herët është hapur gara për të gjetur pasuesen e saj në krye të këtij organi. Në total u shqyrtuan aplikimet dhe dokumentacioni i 13 kandidatëve, ndërsa vetëm 7 prej tyre kaluan në fazën tjetër të konkurimit. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe përmbushjes së kritereve ligjore, kandidatët që vijojnë garën janë:
    -Andi Pogaçe
    -Artur Beu
    -Elton Kërluku
    -Gentian Ndoi
    -Gentjan Shehaj
    -Gledis Nano
    -Joni Keta
    Tashmë të 7 kandidatët do të pikëzohen nga komisioni, që përbëhet nga tre prokurorë dhe më pas emri do t’i kalojë KLP për votim.

  • I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj

    I mbaroi mandati, KLP liron nga detyra drejtuesen e BKH-së Aida Hajnaj

    Lirohet nga detyra drejtoresha e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj pas mbarimit të mandatit. Këshilli i Lartë i Prokurorisë U mblodh sot në orën 11:00, dhe me 6 vota pro liroi nga detyra Hajnajn.
    Ndërkohë, në garë janë 7 kandidatë për të marrë drejtimin e institucionit.
    Kandidatët e mbetur në garë për kreun e BKH:Andi PogaçeArtur BeuElton KërlukuGentian NdoiGentjan ShehajGledis NanoJoni Keta