Tag: hajdutët

  • Hajdutët në Lushnjë grabisin kasafortën e biznesit dhe furgonin, gjatë largimit përfundojnë në kanal

    Hajdutët në Lushnjë grabisin kasafortën e biznesit dhe furgonin, gjatë largimit përfundojnë në kanal

    Një biznes në afërsi të Golemit në Lushnje ka rënë pre e grabitjes gjatë orëve të natës.
    Mësohet se në një biznes thertore kanë hyrë disa persona dhe kanë vjedhur kasafortën si dhe kanë marrë një nga furgonat e kompanisë për ta transportuar dhe larguar nga vendngjarja. Gjatë largimit në nxitim, hajdutët kanë gabuar dhe kanë dalë nga rruga me makinën që po kryenin vjedhjen dhe kanë rënë në kanalin kullues.
    Policia në vendngjarje ka kryer ekspertizën dhe ka dokumentuar provat që mund të çojnë në gjetjen dhe kapjen e autorëve.
    Gjithashtu në zonë po merren edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë së bizneseve për të gjetur dhe për të zbardhur dinamikën e ngjarjes si dhe për të zbuluar se me çfarë mjeti shkuan autorët për të kryer vjedhjen.
    Pasi furgoni me të cilin po largoheshin ka rënë në kanal në dalje të fshatit Golem i vogël drejt autostradës, autorët janë larguar me një tjetër mjet dhe sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje-Rrogozhinë.
     
     
     

  • Vidhet kasaforta e një biznesi në Lushnjë! Hajdutët largohen me furgonin e kompanisë, por përfundojnë në kanal

    Vidhet kasaforta e një biznesi në Lushnjë! Hajdutët largohen me furgonin e kompanisë, por përfundojnë në kanal

    Furgoni i kompanisë

    LUSHNJË-Një biznes në afërsi të Golemit, në Lushnje, është bërë shënjestër e një grabitjeje gjatë natës. Raportohet se autorët kanë hyrë në ambientet e një thertoreje dhe kanë marrë kasafortën, ndërsa për transportin e saj kanë përdorur një nga furgonat e kompanisë.
    Tentativa e tyre për t’u larguar nuk shkoi siç e kishin planifikuar. Në përpjekje për të ikur, hajdutët humbën kontrollin e furgonit dhe përfunduan në një kanal, duke lënë pas mjetin e vjedhur në dalje të fshatit Golem i Vogël, pranë autostradës. Autorët kanë braktisur furgonin e vjedhur dhe janë larguar me një tjetër mjet. Sipas burimeve nga policia kanë dalë në autostradën Lushnje Rrogozhinë.
    Ende nuk dihet se sa para kanë qenë brenda në kasafortë dhe Policia po shqyrton kamerat e sigurisë së biznesit për identifikimin e autorëve./ZËRI