Këtë të hënë u bë konstituimi i shoqatës “Tirana”.Shtatë anëtarë u bënë pjesë e Këshillit drejtues, Rezarta Delisula, Luljeta Cani, Isa Daja, Zenel Celiku, Ardian Lici, Gazmend Turliu dhe Arben Pinari.
Asambleja me 52 anëtarë zgjodhi Shkëlqim Hajdarin si kryetar.Hajdari është anëtar i shoqatës që prej vitit 2000.
“Ju falënderoj për besimin duke më zgjedhur në këtë pozicion shumë dinjitoz dhe fisnik. Fjala ime është një zë kolektiv, i një shtese të tërë tironsish autokton që kanë dhënë gjithçka pa bujë dhe rrallë herë janë vlerësuar për aq sa meritojnë. Tirana ka qenë gjithmonë një nënë e madhe që ka hapur për këdo dyert, ku kanë gjetur strehim të gjithë ata që kërkuan punë dhe studime”,-u shpreh Hajdari.
Tag: hajdari
-

Hajdari merr frenat e Asamblesë së Shoqatës ‘Tirana’, sfidat e para priten
-

La Zvicrën për Kosovën, Hajdari tregon arsyen: Zgjedhje zemre!
Albian Hajdari zgjodhi të bashkohej me Kosovën, duke u larguar kështu nga Zvicra. Mbrojtësi i Hoffenheim, në një intervistë të dhënë, ka treguar arsyet që e çuan të bënte këtë zgjedhje.
“Ka qenë një proces i gjatë dhe shumë i menduar. Kam rrënjë të thella si në Zvicër, ashtu edhe në Kosovë, dhe jam mirënjohës për gjithçka që federata zvicerane ka bërë për mua që nga fëmijëria. Në të njëjtën kohë, historia e familjes sime dhe identiteti im janë të lidhura fort me Kosovën. Pas shumë bisedave me familjen, këshilltarët dhe të dy federatat, ndjeva se përfaqësimi i Kosovës është rruga që pasqyron më së miri zemrën dhe trashëgiminë time.
Është një nder i madh. Historia e prindërve të mi dhe kultura me të cilën jam rritur e bëjnë këtë shumë emocionale për mua. Të përfaqësosh Kosovën në arenën ndërkombëtare është diçka që shkon përtej futbollit – është një mënyrë për t’i dhënë diçka mbrapsht një vendi që është pjesë e asaj që unë jam.
Kryesisht familja. Ata kurrë nuk më kanë shtyrë, por përvoja dhe vlerat e tyre më udhëhoqën. Shokët e skuadrës dhe njerëzit nga të dy federatat ishin shumë të respektueshëm dhe mbështetës, gjë që e vlerësoj jashtëzakonisht.
Zvicra më ka dhënë edukimin tim futbollistik dhe çdo mundësi për t’u zhvilluar. Jam krenar që kam veshur fanellën e Zvicrës dhe gjithmonë do të jem mirënjohës për atë periudhë. Ky vendim nuk është kundër Zvicrës; është thjesht për Kosovën.
Në afat të shkurtër, dua të përshtatem shpejt, të ndihmoj skuadrën në ndeshjet e ardhshme dhe të tregoj cilësitë e mia. Në afat të gjatë, shpresoj që të mund të kualifikohemi në turne të mëdhenj dhe ta vendosim Kosovën si një forcë të qëndrueshme në futbollin evropian.
Sa ndikon ky vendim në zhvillimin tënd si futbollist? Më jep përgjegjësi dhe sfida të reja. Të luash ndeshje të rëndësishme për një kombëtare që po ndërton të ardhmen e saj kërkon lidership dhe vazhdimësi, dhe kjo do të më ndihmojë të rritem si lojtar dhe si person.
Secili duhet të marrë vendimin e vet. Nëse rruga ime i tregon lojtarëve të rinj se ata mund ta ndjekin zemrën e tyre – çfarëdo që kjo të nënkuptojë për ta – atëherë kjo është pozitive. Qoftë që zgjedhin Zvicrën apo Kosovën, gjëja më e rëndësishme është të ndihen të vërtetë ndaj vetes.
Faleminderit për mirëseardhjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. Do të jap gjithçka në fushë për t’ju bërë krenarë dhe për të ndihmuar Kombëtaren tonë të ecë përpara”,
© BalkanWeb -

Shkëlqim Hajdari zgjidhet kryetar i Asamblesë së Shoqatës “Tirana”
Këtë të hënë u bë konstituimi i shoqatës “Tirana”.
Shtatë anëtarë u bënë pjesë e Këshillit drejtues, Rezarta Delisula, Luljeta Cani, Isa Daja, Zenel Celiku, Ardian Lici, Gazmend Turliu dhe Arben Pinari.
Asambleja me 52 anëtarë zgjodhi Shkëlqim Hajdarin si kryetar.
Hajdari është anëtar i shoqatës që prej vitit 2000.
“Ju falënderoj për besimin duke më zgjedhur në këtë pozicion shumë dinjitoz dhe fisnik. Fjala ime është një zë kolektiv, i një shtese të tërë tironsish autokton që kanë dhënë gjithçka pa bujë dhe rrallë herë janë vlerësuar për aq sa meritojnë. Tirana ka qenë gjithmonë një nënë e madhe që ka hapur për këdo dyert, ku kanë gjetur strehim të gjithë ata që kërkuan punë dhe studime”,-u shpreh Hajdari.Top Channel
-

Shtohen radhët, te Kosova vjen mbrojtësi i Bundesligës
Prurje e re te Kosova. Me dardanët është bashkuar mbrojtësi 22-vjeçar i Hoffenheim, Albian Hajdari. Lajmi është bërë i ditur nga Federata e Futbollit të Kosovës, nëpërmjet një postimi në website zyrtar.
Postimi i FFK:Kombëtarja e Kosovës ka fituar një zemër të re në fushë dhe një muri të ri në mbrojtje. Qendërmbrojtësi i talentuar i Hoffenheim-it, Albian Hajdari, ka marrë vendimin e madh për t’u bashkuar me fanellën dardane.
Albiani iu bashkua rrënjëve të tij, duke u kthyer në shtëpinë e tij, Kosovën.
Hajdari, i rritur në futbollin zviceran e me një karrierë premtuese në Bundesligë, tani ka zgjedhur që të shkruajë historinë e tij me fanellën dardane.
Vendimi i tij është një mesazh i qartë: Kosova është foleja e ngrohtë dhe zemra gjithmonë rreh më fort për atdheun.
Mirë se vjen, Albian! Kosova është më e fortë me ty!
Capture
© BalkanWeb -

Kosova “i rrëmben” Zvicrës futbollistin e radhës, Blick: Albion Hajdari do luajë për ‘Dardanët’
Pas Eman Kospos që shkoi te Bosnja dhe Hercegovina dhe Leon Avdullahut tek Kosova, një tjetër talent zviceran pritet të ndryshojë ekipin kombëtar.
Gazeta zvierane “Blick” raporton se pavarësisht disa thirrjeve për ekipin kombëtar helvet, mbrojtësi Albian Hajdari, i cili në verë u transferua te Hoffenheim ka zgjedhur Kosovën.
“Në shtator, Albian Hajdari ende donte të përqendrohej në rolin e tij të ri te TSG Hoffenheim. Pas tre paraqitjeve në Bundesligë, përfshirë një ndeshje 90 minuta në humbjen 4-1 ndaj Bayern Munich, 22-vjeçari dëshiron të luajë edhe në kualifikueset e Kupës së Botës javën e ardhshme. Këtë herë, megjithatë, jo për Zvicrën, por për Kosovën”, raporton ‘Blick’.
Hajdari, i cili sipas Transfermarkt.ch ka një vlerë tregu prej 12 milionë frangash zvicerane dhe ka përfaqësuar çdo ekip kombëtar zviceran që nga niveli U15, pritet të veshë fanellën e Dardanëve në ndeshjet e radhës kualifikuese për Kupën e Botës në tetor.
Mbrojtësi mund të ketë shpresa të mëdha për një vend titullari për sfidën në shtëpi kundër Sllovenisë në Prishtinë dhe ndeshjen e kthimit kundër Suedisë, pasi kapiteni Amir Rrahmani aktualisht është i lënduar.
Krahasuar me Kospon dhe Avdullahun, rasti i Hajdarit është edhe më i hidhur për Shoqatën Zvicerane të Futbollit. Ish-lojtari i Luganos është thirrur disa herë për skuadrën e Zvicrës të Murat Yakin.
Herën e parë ishte për përgatitjet për Kampionatin Evropian në maj 2024, për të cilën Hajdarit nuk iu lejua të bashkohej pas finales së Kupës. Pastaj në nëntor për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës, ku ai i ndoqi të dyja ndeshjet nga stoli, dhe së fundmi në pranverë për miqësoret në Irlandën e Veriut dhe kundër Luksemburgut.
Hajdari debutoi për Zvicrën kundër Kosovës, por meqenëse ishte vetëm një miqësore, dera mbeti e hapur për kombëtaren e vendit të tij të origjinës.
Sakaq, Kosova i ka përdorur javët dhe muajt e kaluar intensivisht për të siguruar lojtarin dhe është shpërblyer përsëri me sukses. Në një intervistë në shtator me Blick, Presidenti i Federatës së Kosovës, Agim Ademi, tha: “Do të na bënte të lumtur dhe krenarë nëse ai do të na zgjidhte ne.”
Tani ka ardhur koha dhe Ademi ia ka dalë përsëri ta bëjë Kosovën një përparësi, më të rëndësishme se vendi i i lindjes dhe i arsimit të Hajdarit.
Te Kosova lojtari i Hoffenheim përballet me konkurrencë dukshëm më të vogël në mbrojtjen qendrore sesa në Zvicër, ku Manuel Akanji, Nico Elvedi, Aurèle Amenda dhe së fundmi Stefan Gartenmann u vlerësuan më shumë. -

A po largohet Arbër Hajdari nga BBV? Deklarata e ish-banorit ngjall dyshime
Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA -

“Arbër Hajdari e ka mbyllur ciklin e tij”, Ish-banori kërkon karrigen e opinionistit në BBVA 5
Gazetari dhe ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Bledi Mane, ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë pjesë e sezonit të pestë të spektaklit, këtë herë jo si konkurrent, por si opinionist.
Në një deklaratë të dhënë pak kohë më parë për “Live From Tirana”, Mane u shpreh se do të donte ta shihte veten në krah të opinionistes Neda Balluku, ndërsa theksoi se Arbër Hajdari duhet të lërë vendin për sfida të tjera.“Besoj se do të më pëlqente në rolin e opinionistit. Ndoshta me Nedën do bëja një dyshe të lezetshme, sepse Arbri besoj e ka mbyllur ciklin e vet. Gjëra më të mëdha po e presin,” – u shpreh ai.
Mane shtoi se Hajdari duhet të përqendrohet në një fazë tjetër të angazhimit publik, duke dhënë kontributin e tij në integrimin e Shqipërisë në BE dhe në politikë.
Sa i përket opinionistes Neda Balluku, Mane tha se do t’i jepte notën 7 nga 10, por me praninë e tij në karrigen e dytë, sipas tij, vlerësimi do të shkonte deri në 9. -

27 vite nga vrasja e Azem Hajdarit, Berisha: Sot pluralizmi është i shtypur, do luftojnë për kthimin e votës së lirë
Sot, më 12 shtator, bëhen 27 vite nga vrasja e deputetit demokrat Azem Hajdari, ngjarje e ndodhur pranë selisë së Partisë Demokratike në vitin 1998. Në atë kohë, Hajdari u qëllua për vdekje, në një atentat që Partia Demokratike e cilësoi si vrasje politike, duke akuzuar qeverinë e Fatos Nanos për përgjegjësi të drejtpërdrejtë.
Partia Demokratike zhvilloi sot, më 12 shtator, homazhe te memoriali i Azem Hajdarit në qendër të Tiranës.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin familjarët e tij si dhe kreu i selisë blu, Sali Berisha por edhe mbështetës të Hajdarit. Berisha tha se tani është momenti të ‘ngrihemi të rrëzojmë Ramën’.Fjala e Berishës:
Në këtë përvjetor, të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm, Azem Hajdari, së bashku me sivëllaun e tij, Besim Çerja, janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor.
Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment, mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave, që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve.
Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar.
Sot vota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në satrin e Edi Ramës, siç ishte ajo në diktaturën tjetër kur i atij i tij xhelat firmoste varje të poetëve, ekzekutim të qytetarëve për fjalën e lirë, mendimin e lirë.
Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrate e demokrat shqiptar, për çdo deputete dhe deputet të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar pluralizmin, për të shpëtuar votën e lirë, për të rikthyer votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë.
Dhe njëherë të gatshëm për çdo çmim, për çdo sakrificë, mbasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica.
Unë kam bindjen se, demokratët shqiptarë, opozitarët shqiptarë pavarësisht nga ditët e vështira, do ti tregojnë Shqipërisë dhe botës dhe njëherë se, ata janë në armiqësi për jetë a vdekje me armiqtë e lirisë.
Janë në armiqësi me armiqtë e fjalës së lirë, dhe dinjitetit njerëzor dhe se do rikthejnë përsëri në këtë vend, vlerat e lirisë, idealet më të larta njerëzore, votën e lirë, fjalën e lirë.
/vizionplus.tv -

27 vite mister, kush e porositi vrasjen e Azem Hajdarit, ja dëshmia tronditëse në duart e SPAK që mund të bëjë…
Si sot 27-vite më parë, u vra në një atentat Azem Hajdari, në atë kohë deputet i PD. Edhe sot e kësaj dite, kjo vrasje ka shumë mister brenda pasi nuk dihet se kush e porositi vrasjen e tij dhe cila ishte arsyeja e vërtetë. Ditën e ekzekutimit, Azem Hajdari ndodhej në qytetin e Fierit, ku edhe merrte pjesë në një miting të organizuar nga Partia Demokratike, më pas u ndal në Lushnje dhe pasdite mbërriti në Tiranë. Në mbrëmje ai njoftohet se dikush e priste poshtë, ku ishin Fatmir Haklaj dhe Jaho (Salihi) Mulosmani. Kjo është dhe pjesa më e debatueshme, pasi ka shumë nga ata që thonë se këtu ka gisht ish-kryeministri Berisha, i cili dyshohet se e nxori në pritë përmes ish-truprojës së tij Izet Haxhisë, i cili është dënuar me 21-vite burg si pjesëmarrës në krim.
Thuhet se dikush e telefonoi Hajdarin. Pasi u informua, Azem Hajdari me dy truprojat e tij, Zenel Nezën dhe Besim Çerjen zbresin dhe i drejtohen makinës që ishte poshtë, duke trokitur në xham. Në këtë moment del nga mjeti Fatmir Haklaj dhe i afrohet me një kallashnikov në duar duke e qëlluar. Më pas, në të djathtë të tij supozohet të jetë afruar Jaho Mulosmani dhe në të majtë Naim Çangu, që të dy të armatosur. Në këto momente Besim Çerja, truproja i vendosur në anën e majtë të Azem Hajdarit bllokon armën e Fatmir Haklaj duke ia kapur fort me të dyja duart.
Drejtimi i tytës së kësaj arme shihte në krahun ku gjendej Zenel Neza dhe Naim Çangu dhe nga e djathta në të majtë të Fatmir Haklajt, kur sheh se Fatmirit i bllokohet arma, Jaho Salihi afrohet dhe pretendohet se ka qëlluar me një pistoletë 9 mm në kokë shokun e tij Besim Çerjen. Nga të shtënat vritet Azem Hajdari, ndërsa qëllohen Zenel Neza e Naim Çangu. Zenel Neza mbeti i plagosur dhe arriti të mbijetojë. Por kjo ngjarje ka shumë mistere. Vetë Berisha i drejtohej me një letër ambasadorit amerikan në atë kohë dhe akuzon truprojën e tij Izet Haxhinë si të përfshirë. Por që atëherë, ai kurrë nuk doli para drejtësisë qoftë dhe si dëshmitar. Kur u bë gjyqi për Jaho Mulosmanin dhe vëllezërit Haxhia, Berisha u thirr disa herë në gjykatë e prokurori si dëshmitar dhe kurrë nuk shkoi.
Zhdukja e provave
Shumë prova për vrasjen e Azem Hajdarit janë zhdukur. Prova më kryesore është një regjistrim i bërë ndaj Zenel Nezës. Pas atentatit, Zenel Neza mbeti i plagosur dhe shkoi në spital. Personi i parë që i shkoi në shtrat ishte Sali Berisha, i shoqëruar nga gazetari Ylli Rakipi. Ky i fundit kishte një diktofon në dorë dhe i marrin një dëshmi Zenel Nezës. Kjo dëshmi nuk u bë kurrë publike dhe kaseta u zhduk. Po ashtu Zenel Nezës ju dha pasaportë diplomatike dhe ai u largua jashtë vendit ku mori azil. Ai nuk dëshmoi kurrë qartë për ngjarjen. Po ashtu një tjetër provë e zhdukur është ditari i ish-ministrit të Brendshëm, Perikli Teta.
Në dosjen hetimore ndodhet një letër e Perikli Tetës, i cili tregon se gjatë hetimeve atij i është sekuestruar nga grupi hetimor një ditar, ku ai ka shkruar të gjitha ndodhitë për vrasjen e Hajdarit. Në atë ditar ka pasur të dhëna shumë interesante, ku flitej dhe me emra konkretë. Por ai ditar nuk është më në dosjen e prokurorisë. Kur nisi gjyqi i Haxhisë, kishte shpresa se do dilte Berisha para drejtësisë, por gjyqësori u tregua sërish i pafuqishëm. Por ka një shpresë në SPAK që mund të bëhet kthesa e madhe. Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri zbuloi për gazetën “SOT” se SPAK ka regjistruar dosjen e akuzave të Haxhisë ndaj Berishës, ku një nga ato akuza është vrasja e Azem Hajdarit. “Berisha ishte i informuar për ardhjen e Fatmirit në Tiranë që me 11 shtator dhe me stacionimin e tyre pranë PD që në momentin e parë.
Ai, i alarmuar thërret në zyrën e tij Hajdarin, i cili po hezitonte të dilte të takonte Fatmirin në atë vend që do komprometonte Hajdarin, ashtu të kompromentuar para syve të Berishës. Biseda e nervozuar që ka bërë Berisha me Hajdarin në ato momente (bisedë e dëgjuar vetëm nga Linda Ihsani më vonë e vdekur në mënyrë të “papritur” si shumë të tjerë afër Berishës) tregon se Hajdari është urdhëruar që të dalë e të largojë ata që kishte sjellë vetë aty, pra Haklajt. Vetë nxitimi i Hajdarit gjatë daljes se tij e tregon këtë kërcenim. Po përse Berisha nuk njoftoi organet shtetërore se PD ishte rrethuar nga kriminelët tuaj, por përdori Hajdarin për t’i larguar ata?”, është shprehur Izet Haxhia disa kohë më parë. Nuk dihet nëse SPAK do t’i shkojë deri në fund kësaj ngjarjeje të rëndë.
Deklaratat e forta
Gjithashtu edhe ish-truproja i Azem Hajdarit, Marjan Gryka, ka akuzuar Berishën si organizator i vrasjes së Azem Hajdarit. “Berisha për 8 vite nuk pati kurajon as të përmendë rihapjen e çështjes “Hajdari”, sepse siç e kemi deklaruar edhe si shoqatë, ai vetë është i përlyer në organizimin e kësaj vrasje, bashkë me mikun e tij të sotëm Fatos Nanon. Ka ardhur koha që Berisha të dalë para drejtësisë për shumë akuza të bëra ndaj tij nga ne, por edhe nga ish opozita. Edi Rama si dhjetorist dhe si njeri me vlera nuk duhet t’i humbë shpresat e shqiptarëve se vrasësit e 21 Janarit do të arrestohen, edhe se shoqata “Azem Hajdari” pret që kryeministri i ri të japë sinjalin e rihapjes së dosjes. Sot Berisha kërkon që të fshijë gjurmët e tij në vrasjen e shekullit”, tha ai disa vite më parë.
Fshehja e vrasësve
Gryka akuzoi Sali Berishën për bllokimin e zbardhjes së vrasjes së Azem Hajdarit, pasi një gjë e tillë mund t’i krijonte shqetësime dhe mund të kompromentonte pozitat e tij. Gryka shprehet se Sali Berisha premtoi hapjen e dosjes së vrasjes së Azem Hajdarit, por gjatë tetë viteve në pushtet nuk tha asnjë fjalë për këtë çështje. “Berisha kishte premtuar se do të bënte të pamundurën sa të vinte në pushtet për rihapjen e zbardhjen e çështjes së ish deputetit Azem Hajdari. Por nuk e bëri dhe nuk po e bën e nuk dëshiron ta bëjë, mbasi hapja e dosjes “Hajdari” krijon shqetësime për Berishën. Kujtoj, që të njëjtën gjë kishte premtuar Sali Berisha dhe në vitin 1992, kur deklaroi se do të hapte gjoja hetimet për ngjarjen e 2 prillit në Shkodër, por nuk e bëri këtë akt”, theksoi ai. I pyetur për vrasësit, Gryka thekson se atentatorët i di vetëm Sali Berisha.
Ai tha se Berisha mori në gjirin e tij ish-ministrin e Brendshëm, Neritan Cekën, i cili i bëri 7 atentate Azem Hajdarit. “Këtë e di më mirë zoti Berisha. Të gjithë shqiptarët kujtojnë atë ditë të 14 shtatorit, kur Berisha dhe gjithë lakenjtë e tij u vunë mbas shtratit që mbante Azem Hajdarin dhe po thërriste se ‘Nano dhe Gjinushi janë ata që e kanë vrarë liderin e demokracisë’. Koha tregon se në asnjë moment nuk u vërtetua kjo dhe kurrë as vetë Sali Berisha nuk u ingranua në një hetim të tillë. Përkundrazi, kryeministri, ish-shefi i opozitës në atë kohë, si për “çudi” të të gjithëve nuk mori pjesë fare në procesin hetimor dhe gjyqësor për vrasjen e Azem Hajdarit, por akuzonte kryeprokurorët, herë Arben Rakipin e herë Dhori Sollakun dhe më pas “laviren e bulevardit” (kjo e thënë nga z. Berisha), ish Silvia Konti! Sot Berisha ka në gjirin e tij pikërisht Neritan Cekën, atë që kur gëzonte postin e ish ministrit të Brendshëm, i bëri atentat 7 herë Azem Hajdarit (si në ngjarjen e Milotit, etj)”, theksoi ai.
Faktet që implikojnë Sali Berishën
Sali Berisha nuk pranoi të dëshmonte për Azem HajdarinPërdori vrasjen e tij për të ardhur në pushtet me dhunë në ’98Truprojat e tij janë implikuar në vrasjen e Azem HajdaritPak para vrasjes, Azem Hajdari ka qenë në zyrë më BerishënSali Berisha nuk tentoi të hapte dosjen e vrasjes së Hajdarit gjatë 8 viteve në pushtetSali Berisha mori në gjirin e tij armiqtë e Azem HajdaritAzem Hajdari ishte rivali më i fortë i Berishës në PD
Biografia e Azem Hajdarit
– Azem Hajdari u lind më 11 mars 1963, në qytetin Bajram Curri;– I martuar, me tre fëmijë, Kirjaldi, Rudina dhe Azemi, i lindur katër muaj pas vdekjes së Azemit;– Më 1987, fiton të drejtën e studimit dhe regjistrohet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politike e Juridike;– Në vitin 1993 diplomohet për filozofi, në Universitetin e Tiranës;– Në vitin 1995 diplomohet si jurist, në Universitetin e Tiranës;– Në vitet 1993-1994 ndjek kualifikim pasuniversitar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për filozofi;– Më 1996 ndjek kualifikim për politikat e sigurisë e mbrojtjes, në kuadrin e NATO-s, në Garmisch-Pa rtenkirchen, në Gjermani; -

Përkujtohet Azem Hajdari/ Berisha: Pluralizmi për të cilin luftuan studentët liberator është i shtypur, ne do luftojnë për kthimin e votës së lirë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri homazhe të premten në mëngjes pranë monumentit përkujtimor të Azem Hajdarit, 27 vjet nga vrasja e tij pranë selisë së PD në Tiranë.
“Në këtë përvjetor, të rënies së tij për të mbetur i pavdekshëm, Azem Hajdari, së bashku me sivëllaun e tij, Besim Çerja, janë më të gjallë se kurrë, në idealet e shqiptarëve që aspirojnë lirinë dhe dinjitetin njerëzor. Idealet e Azem Hajdarit, sot janë më kushtruese, më ftuese se kurrë që nga viti 1990 e gjer në këtë moment, mbasi Shqipëria është zhytur sot në formën më të shëmtuar të diktaturave, që është diktatura e drogës, krimit dhe vjedhjes së shqiptarëve”, tha Berisha në një prononcim për mediat.
“Sot pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët liberatorë ecën drejt sakrificave sublime, për rivendosjen në Shqipëri të pluralizmit, defakto është i shtypur, i dhunuar. Sot vota e lirë nuk ekziston, fjala e lirë është në satrin e xhelatëve të pushtetit, në satrin e Edi Ramës, siç ishte ajo në diktaturën tjetër kur i atij i tij xhelat firmoste varje të poetëve, ekzekutim të qytetarëve për fjalën e lirë, mendimin e lirë. Sot është një ditë betimi do të thosha për çdo demokrate e demokrat shqiptar, për çdo deputete dhe deputet të PD, për çdo drejtuese dhe drejtues të kësaj partie dhe mbështetësit e saj, që të ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë, për të çliruar Shqipërinë, për të shpëtuar pluralizmin, për të shpëtuar votën e lirë, për të rikthyer votën e lirë, për të shpëtuar fjalën e lirë. Dhe njëherë të gatshëm për çdo çmim, për çdo sakrificë, mbasi liria ka çmim, liria dhe dinjiteti kërkojnë sakrifica”.
Më 12 shtator 1998 në Tiranë u vra Azem Hajdari, një nga figurat kryesore të lëvizjes studentore të vitit 1990 dhe deputet i Partisë Demokratike. Ai u qëllua me armë pranë selisë së PD-së, së bashku me truprojën e tij Besim Çera, i cili mbeti i vrarë në vend. Ngjarja ndodhi në një kohë tensioni politik të madh mes mazhorancës socialiste dhe opozitës demokratike. Vrasja e Hajdarit shkaktoi protesta të dhunshme nga mbështetësit e PD-së, të cilët sulmuan institucione shtetërore dhe u përplasën me forcat e rendit. Për vrasjen është dënuar me burgim të përjetshëm Jaho Mulosmani, por motivet dhe prapaskenat politike të atentatit mbeten ende të debatueshme.