Në Gjykatën Themelore në Prishtinë të mërkurën është caktuar që të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e rezervave shtetërore, ku në cilësinë e të akuzuarës është edhe ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Aktakuza ndaj Hajdarit u ngrit më 11 nëntor nga Prokuroria Speciale e Kosovës, e cila e akuzon atë për keqpërdorim të rezervave shtetërore.
Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas Prokurorisë, dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Aktakuza pretendon se buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të të akuzuarve.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë. Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
Ndërsa i akuzuari i katërt, R.M., dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar. Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen po ashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore.
Rezervat shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.
Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë më 2023 u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Atëbotë, Hajdari deklaroi se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk dha më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Ajo e akuzoi policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore. Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Për rastin e rezervave shtetërore, Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./REL
Tag: hajdari
-

Tre milionë euro dëm buxhetit të shtetit/ Sot nis procesi gjyqësor për rastin e rezervave shtetërore në Kosovë
-

Maliqi: SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim Kreshnik Hajdarin për 4 kallëzime
Drejtuesi politik i PD-së, për qarkun e Beratit, Lefter Maliqi ka deklaruar ditën e sotme se SPAK ka marrë zyrtarisht nën hetim, kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari për 4 kallëzime të bëra ndaj tij.
Sipas Maliqit, përveç këtyre 4 kallëzimeve të bëra nga ai vetë ndaj Hajdarit, janë depozituar edhe kallëzime të tjera nga avokati Arben Llangozi dhe deputetja Albana Vokshi. Ai shton se së fundmi ka dorëzuar edhe një kallëzim për një tender prej 1 milion euro në zonën e Havaleas.
Referuar këtyre kallëzimeve, Maliqi ngre pyetjen se pse Hajdari nuk është shkarkuar ende nga detyra, ndërsa ka ngritur dyshime për mbrojtje politike ndaj tij.
Reagimi i Maliqit:
“SPAK” zyrtarisht nën hetim për 4 kallëzime të dënuarin dhe të paaftin Hajdari në krye të Bashkisë Kuçovë, të dhuruar në 2019 dhe grabitur në 2023. Plus 2 kallëzime nga Avokati Arben Llangozi, plus 1 kallëzim nga Deputetja Albana Volshi, plus kallëzimi i fundit nga ana ime për tenderin 1 Milion Euro në Havaleas. Ndërkohë dhe Prokuroria e Beratit, ende ka hetimet për 4 Milion Euro të Sinëcit. Gjykata Administrative Tiranë, rrëzoi ankimin e Hajdarit për shkarkimin e tij, i cili ju kthye “KQZ”, ku jemi në pritje. Gjykata e Posaçme kundër krimit të organizuar e dënoi Hajdarin me 9 muaj burg të konvertuar me 150 orë punë dhe nuk e apeloi. Hajdari duhet të ishte shkarkuar me kohë nga Kryeministri dhe “KQZ”.
Kush po e mbron ende? Oligark, Ministër??? Dhe pse??? Perse po e keqpërdorin Hajdarin?? Me porosi te kujt po i jep tenderat Hajdari kush po e keqperdor ?Po këta janë pjesë e hetimeve në “SPAK”, do i marr Hajdari me vete??? Pse po e keqpërdorin dhe cilat janë përfitimet e medha të tyre me firmën e të paaftit Hajdari? Cilat janë pazaret e tyre me disa eksponentë të PD kundra meje për dështimin e Opozitës? Pse kanë frikë?? A kanë frikë që emri im tek demokratët, opozitarët e ndershëm që duan ndryshim dhe janë kundra pazareve të pista bashkë me socialistët e ndershëm, ju prish interesat personal se do fitojmë Bashkitë Berat e Kuçovë?? A bëtë pazare ju hajdutë Rilindas në pushtet politik dhe lokal në Qarkun Berat dhe në bashkëpunim me këta 2-3 eksponentë politikë të PD më luftuat dhe dogjët mandatin e 3 të PD?
Pasi po të ishim të Bashkuar si PD e opozitë ishin të sigurt 3 mandate në PD. Harrojeni se me paratë tuaja të pista e aferat korruptive do përçani opozitën. Opozita do pastrohet dhe do fitojë Bashkitë Berat e Kuçovë dhe në shkallë vendi, krahë njerëzve të punës me eksperiencë dhe figurave të reja. Pazaret e paratë e pista do ju dalin nga hundët! Vendin e keni ne burg. -

Arbër Hajdari, pasaardhësi i Veliajt, që pastron tek “Fundjava ndryshe” paratë e korrupsionit të babait dhe të vjehrrit Blerim Devolli
“Bamirësia nuk të varfëron”, thotë slogani, por në realitet është kthyer në një mekanizëm pasurimi për ata që janë trajnuar herët në politikë, si Arbër Hajdari nën kujdesin e Erion Veliajt.Por kujtesa kolektive nuk fshihet me propagandë dhe përpjekja për të prodhuar një ‘Veliaj 2’ nuk bind askënd.
Së shpejti, ky personazh, tashmë i kthyer në figurë publike të diskutueshme, pritet të shfaqet në dyert e SPAK-ut për të dhënë llogari.
Ndërkohë, mbeten pa përgjigje pyetje të rëndësishme:A kanë pronarë tokat e dhuruara nga qeveria për fondacionin që ushtron bamirësi mediatike me paratë e kontribuuesve, e jo me fondet e veta?Dhe më e rëndësishmja: kujt i takon realisht prona, ish-pronarëve legjitimë apo personave të afërt me kupolën politike të Edi Ramës?Pas gjithë lëvizjeve qëndron babai i tij, Shkëlqim Hajdari, ish-drejtues prokurorie dhe i shpërblyer me poste nga Edi Rama në krye të Inspektoriateve.
Arbër Hajdari është përdorur dhe përdoret për pastrimin e parave të korrupsionit të babait të tij, Shkëlqim Hajdari, i cili ka qenë prokuror deri në vitin 2016, kur dha dorëheqjen pasi nisi të ndiente lakun e Vetingut.
Bashkë me Adriatik Llallën, Shkëlqim Fushën dhe Alaudin Malajn, Çim Hajdari, perceptohet mes ish prokurorëve më të korruptuar në Shqipëri, ku si për ironi del nëpër studio televizive dhe flet për SPAK-un dhe luftën kundër korrupsionit, kur duhet të ishte vetë prej kohësh subjek i SPAK bashkë me të birin.
Shkëlqim Hajdari është nga të vetmit ish funksionarë të drejtësi që drejton një degë të qeverisë, pasi është emëruar kryeinspektor i përgjithshëm nga qeveria, institucion i cili është përfshirë në abuzime dhe shkelje nga më të rëndat.
Me vila dhe prona qysh në gjimnaz
I biri pastron masivisht paratë me “Fundjavën Ndryshe”, ka përfituar fonde dhe prona publike. Arbër Hajdarit u bë pronar i një vile në periferi të Tiranë që kur ishte 19 vjeç, pa punuar asnjë ditë, por gjoja me kredi dhe marifete të tjera zakonshme.
Sipas dokumenteve, vila është deklaruar 90 mijë euro, por dyshohet se ka një vlerë disa herë më të lartë. Një 19 vjeçar që sapo ka mbaruar shkollën e mesme e ka të vështirë të blejë një palë xhinse me paratë e tij, ndërsa Arbëri blen vilë!
Në vitin 2012, kur ishte vetëm 18 vjeç, Arbër Hajdari krijon një fermë më dele dhe dhi, në Tujan të Tiranës, me një investim rreth 16 milonë lekë. Vitin që ngriti fermën me bagëti të imta, Arbër Hajdari fiton rreth 9 milionë lekë të vjetra, një vlerë tejet e dyshimtë për një djalosh që nuk merr vesh nga blegtoria.
Një vit më pas, në 2013, kur ishte 19 vjeç, Arbër Hajdari merr një grand me vlerë 50 milionë lekë nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, një nga drejtoritë më të korruptuara në Shqipëri.
Një çunak 19-vjeç merr rreth 50 mijë USD para publike për të investuar në fermën e tij, të hapur një vit më parë, në kushte kur delet dhe dhitë i ka parë vetëm në televizor.
Duket e vështirë për t’u besuar se një 19-vjeçar, megjithëse i regjistruar si biznesmen i madh, të ketë pasur njohuritë e nevojshme për të përfituar grante nga Ministria e Bujqësisë.
Një 19-vjeçar nuk bën dot as letrat formale për të aplikuar. Dyshimet janë që babai i tij, Shkëlqim Hajdari, të ketë ketë kopsitur procedurat administrative e ligjore, aq më tepër që posti i tij si drejtues i Prokurorisë së Apelit të Tiranës i krijonte shumë aksese në veprimtarinë e institucioneve të tjera.
Dy vjet pasi mori 50 milionë lekë nga paratë publike, Arbër Hajdari i fut një të shitur deleve dhe dhive, me vlerë 14 milionë lekë, dhe mbyll fermën. Ferma e tij zgjati tre vite, duke përfituar 50 milionë lekë nga paratë publike dhe duke qarkulluar dhjetëra mijëra euro para të dyshimta.
43 mijë m2 pronë publike për 20 vjet
Pasi përlau 50 milionë lekë nga Ministria e Bujqësisë, Hajdari ka marrë 43 mijë m2 pronë publike për 20 vjet nga qeveria e Edi Ramës, duke ngritur mbi të Fundjavën Ndryshe, e cila nëse i referohemi bilanceve financiare krijon dyshime të forta për vjedhje dhe pastrim masiv parash.
Në vitin 2016, Arbër Hajdari, pasi hoqi dorë nga bagëtitë në Tiranë, bleu një pemëtore me sipërfaqe 2 300 m2 në Borsh, me vlerë 15 mijë euro, si dhe 3 makina Smart. Më pas do të kalojë nga pemtaria tek bamirësia dhe media, aktivitete për të cilat do të flasim në vijim.
Të dhënat si dhe lëvizjet nga blegtoria, pemëtaria, media dhe bamirësia, ngrenë dyshime të forta për një aktivitet fiktiv të Arbër Hajdarit, për qarkullimin e parave të dyshimta të babait të tij, Shkëlqim Hajdari si prokuror.
Martesa me vajzën e oligarkut nga Kosova
Arëbr Hajdari u martua 3 vjet më parë më vajzën e oligarkut nga Kosova Blerim Devolli, ndërsa njohja e tyre ishte në fondacionin “Fandjava ndryshe”.Biznesmeni Blerim Devolli nga Kosova, është futur në Shqipëri, me firmën serbo-shqiptare “Devolli”, që ndër të tjera ka sjellë miellin dhe ushqimet e Serbisë në Shqipëri. Një nga arsyet që vitin e kaluar Edi Rama u shpreh se do ta shkrijë AKU-në, ishte plani që ka Ministria e Bujqësisë t’i japë këtij të fundit koncesionin e kontrollit të ushqimeve me një vlerë afro 7 milionë euro në vit. Kështu, nga një anë krushku i inspektoriateve dhe nga ana tjetër krushku i koncesionit të ushqimit, krijohet familja mafioze që merr në dorë dhe kontrollon monopolin e ushqimit.
Ndërsa paratë e vjedhura me korrupsion pastrohen me bamirësi nga fëmijët e tyre tek “Fundjava ndryshe”.gijotina.com/
-

‘Ndodhet në një moment kyç’, Rudina Hajdari: PD duhet të jetë e bashkuar, që të marrë ne dorë fatin e Shqipërisë
Ish-deputetja demokrate, Rudina Hajdari komentoi sot situatën e krijuar brenda Partisë Demokratike.
E ftuar në një studio televizive, Hajdari u shpreh se mbi të gjitha, në situatën që ndodhet dhe përballë mazhorancës, PD-ja duhet të jetë më e bashkuar se kurrë dhe të reflektojë për rolin për të marrë në dorë fatet e vendit.
“Është një ditë e jashtëzakonshme për demokratët. Të gjithë ata që janë pjesë e anëtarësisë e duan Partinë Demokratike pavarësisht sfidave që ka. Por është e rëndësishme të jemi të bashkuar dhe të reflektojmë për rolin që kemi për të marrë në dorë fatet e vendit
PD ndodhet në një moment kyç, duke pasur përballë një qeveri që sipas saj ka rënë totalisht në legjitimitet.
Ne duhet të tregojmë krahasimet me vendet e tjera, të shpjegojmë qytetarëe se si po vidhen taksat e tyre dhe të ofrojmë alternativa të qarta për menaxhimin e vendit.
Partia Demokratike nuk mund të lejojë që debati brenda saj të humbasë fokusin tek qeveria dhe korrupsioni i përditshëm. Rama e di që PD nuk është e unifikuar në mesazhe. Nëse opozita do të ishte më e fokusuar dhe profesionale, sot mund të ishte në pushtet”,-tha Hajdari. -

Trajneri i Hofenheimit: Treshja e Kosovës po bën befasi edhe në Bundesligë
Adriatik BALLA
Kosova ka një kontigjent lojtarësh cilësorë, sidomos elementët që luajnë në Bundesligën gjermane. Si asnjë klub tjetër, Hofenheimi i ka tre lojtarë në përfaqësuesen e Kosovës në futboll. Madje të tre janë startues dhe tashmë prej më të rëndësishmëve në ekipin e drejtuar nga përzgjedhësi Franko Foda. Bëhet fjalë për mbrojtësin e qendrës, Albian Hajdari, për mesfushorin Leon Avdullahu, dhe për sulmuesin e qendrës, Fisnik Asllani. Por çka thonë në klubin gjerman për faktin se i kanë tre lojtarë te Kosova, që ka arritur sukses historik me sigurimin e “play-off”-it për kualifikimin në Botërorin 2026? Trajneri i Hofenheimit, Kristian Ilzer, ka dhënë disa përgjigje. “Për ne si klub është nder i madh. Kjo tregon se po zhvillojmë lojtarë që janë mjaftueshëm të mirë për të përfaqësuar vendet e tyre.
Për vetë lojtarët është sigurisht shumë e veçantë të përfaqësojnë dhe të arrijnë sukses me ekipet e tyre kombëtare. Është një nder për ta dhe shenjë për ne se po punojmë në mënyrën e duhur”, ka thënë Ilzer. 23-vjeçari Asllani te Hofenheimi u transferua që në vitin 2020. Ndërkohë kishte periudha huazimi te Austria Vjena dhe tek Elversbergu në Bundesliga 2 të Gjermanisë. Te Hofenheimi u kthye në verën e këtij viti, tani si lojtar shumë i rëndësishëm.
Avdullahu u transferua te Hofenheimi më 12 qershor të këtij viti nga Bazeli zviceran. Rrugën e tij e bëri Hajdari më 25 gusht. Por Hajdari u transferua në klubin e Bundesligës nga Lugano, ekipi tjetër zviceran. Edhe te Hofenheimi, njëjtë si te Kosova, Avdullahu, Asllani e Hajdari janë titullarë. “Të tre janë ambientuar shumë shpejt dhe e kanë shfrytëzuar maksimalisht mjedisin këtu për zhvillim të mëtejmë. Është e qartë se ata po integrohen gjithnjë e më shumë në ekip dhe po bëhen anëtarë integralë të skuadrës sonë. Të tre tani luajnë për ekipin përfaqësues të Kosovës dhe ndihen shumë të lumtur atje”, ka shtuar tutje Ilzer.
Profili i lojtarëve të duhur
Trajneri austriak vlerëson se Avdullahu, Hajdari e Asllani janë profile të lojtarëve që i janë dashur ekipit dhe vetë atij. Hofenheimi bëri ndryshime të mëdha në skuadër gjatë verës. “Vera ishte fillim i ri për ne, me një grup të ri lojtarësh në ekip. Ne kemi kërkuar profile të caktuara. Leon Avdullahu është perfekt për pozicionin e numrit gjashtë. Albi Hajdari ka cilësitë ideale për qendërmbrojtës. Fisnik Asllani është lidhja perfekte midis mesfushës dhe sulmuesit, si një sulmues i tërhequr. Të tre plotësojnë atë që ne kërkonim”. Hofenheimi luan në Bundesligë rregullisht nga edicioni 2008/09. Edicionin e kaluar e përfundoi në vendin e 15-të. Këtë edicion, pas xhiros së dhjetë, është në vendin e gjashtë me 19 pikë. “Ne shohim potencial të madh për zhvillim te të tre lojtarët. Prej kësaj përfiton edhe Hofenheimi, siç e kemi parë në paraqitjet e tyre së fundi. U urojmë atyre çdo sukses me ekipin e Kosovës dhe shpresojmë që të arrijnë qëllimin e madh për kualifikim në ngjarje të madhe”, ka thënë 48-vjeçari Ilzer. Për të tre Hofenheimi pritet të jetë “stacion” drejt klubeve më të mëdha evropiane.
-

Kosova mban stërvitjen zyrtare para Zvicrës, Foda kërkon paraqitje dinjitoze, Hajdari synon mbyllje të ciklit me fitore
Kosova ka zhvilluar stërvitjen e radhës para ndeshjes të së martës kundër Zvicrës, e cila luhet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të sfidës së fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Pas fitores 2:0 ndaj Sllovenisë të shtunën në Lubjanë, Kosova e ka siguruar pozitën e dytë në Grupin B dhe njëherësh biletën për ‘play-off’ të Kupës së Botës 2026. Madje, matematikisht Kosova ende është me gjasa për kualifikim direkt në Botëror, por për këtë i duhet një mrekulli, pasi duhet fitorja me rezultat 6:0 ndaj kombëtares helvetike.Të gjithë futbollistët janë të gatshëm dhe në dispozicion të përzgjedhësit Franco Foda, i cili në stërvitjen e sotme ka punuar në detaje taktike.
Foda në konferencë për media pas stërvitjes u shpreh se fokusi kryesor i ekipit është paraqitja dinjitoze ndaj Zvicrës, për të dëshmuar se humbja 4:0 në Bazel, nuk ishte ftyra e vërtetë e Kosovës.
“U kam thënë futbolllistëve që gjëja më e rëndësishme është që nesër të luajmë mirë sepse në Zvicër nuk e kemi treguar fytyrën tonë të vërtetë. Prandaj, nesër do të bëjmë gjithçka për ta fituar ndeshjen. Sigurisht se në teori shumë gjëra janë të mundshme. Në futboll shpesh ndodhin edhe mrekulli, por nëse vlerëson realisht Zvicra ka luajtur në mënyrë shumë konstante gjatë këtyre kualifikimeve dhe në këtë kuptim të përmbysësh një rezultat 6:0 është e pamundur”, ka theksuar Foda.
Ai ka thënë se në ndeshjen e nesërme do të jetë shumë e rëndësishme se si do të paraqitet ekipi në fushë.
“Luajmë në shtëpi para tifozëve tanë. Ka një eufori të madhe në vend, sidomos pas ndeshjeve të fundit. Për ne është jashtëzakonisht e rëndësishme që të bëjmë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje. Dhe sigurisht kur e mendon që në këtë grup me Suedinë, Slloveninë dhe Zvicrën, një xhiro para fundit ne e kemi siguruar ‘play-off’-in kjo flet shumë për ekipinë tonë. Kemi treguar paraqitje shumë të mira përveç ndeshjes së parë në Zvicër”, shtoi Foda.
Ndonëse Kosova ka arritur sukses historik me sigurimin e ‘play-off’-it, Foda thotë se festa e madhe do të bëhet vetëm në rast të kualifikimit në Botëror.
“E kam thënë edhe më herët se për mua ka arsye për festë vetëm atëherë kur përmes ndeshjeve të ‘play-off’-it arrijmë të kualifikohemi në Kupën e Botës. Atëherë mund të themi me plot të drejtë se kemi shkruar një histori të madhe”, tha Foda.
Mbrojtësi Albian Hajdari theksoi se ekipi është në formë shumë të mirë dhe se motivimi është maksimal për sfidën e radhës. “Besoj se çdo ndeshje është e rëndësishme. Normalisht ne e kemi momentalisht një seri shumë të mirë. Përveç ndeshjes së parë me Zvicrën, në të gjitha të tjerat kemi fituar ose barazuar. Edhe në ndeshjen e nesërme hyjmë për të dhënë maksimumin dhe për të fituar. Në ndeshjen e fundit shkruajtëm histori, por ne duam që të shkruajmë histori edhe me numrin e pikëve”, tha Hajdari.
Ai tutje ka theksuar se ndeshja kundër Zvicrës do të jetë e veçantë për të dhe me shumë emocione.
“Do të doja që këtu ta kemi finalen për vendin e parë. Mundësitë janë ende, matematikisht pasi ende mund të arrijmë kualifikimin direkt, por në praktikë është e vështirë të ndodhë. Është një ndeshje speciale sepse familja ime janë të gjithë këtu. Ndeshja e parë me Zvicrën nuk ka ecur mirë, prandaj për mua dhe tërë ekipin është detyrë që ta përmbyllim këtë cikël me një performancë dhe rezultat të mirë”, tha Hajdari. -

Prokuroria e mori nën akuzë për rezervat shtetërore, ministrja: Tendencë politike kundër qeverisë Kurti
Ministrja kosovare në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
“Çdo pretendim i Prokurorisë Speciale nuk qëndron dhe vetëm afirmon tendencën politike të kësaj prokurorie ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim tjetër është pohim në dobi politike që është i palejueshëm dhe i pamoralshëm duke marrë parasysh periudhën ku ndodheshim ne më 2022”, tha Hajdari në një konferencë për media të premten.
Hajdari dhe dy zyrtarë të Ministrisë së saj, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dyshohen se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar 3 milionë euro dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.Hajdari theksoi se sigurimi i rezervave shtetërore të mallrave ishte “jetik” në atë kohë, “sepse siguria kombëtare ishte në rrezik dhe duhej reagim i menjëhershëm i institucioneve tona”.
Ajo tha se pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, “gjithçka ishte më sfiduese”, dhe se Ministria e saj në atë kohë nuk arriti të sigurojë asnjë ofertë nga kompanitë për furnizim të mjaftueshëm, informon Radio Evropa e Lirë.
Për këtë, ajo tha se kishin kërkuar përjashtimin nga procedurat e prokurimit, “sepse në kohë të luftës ishte e rëndësishme t’i mbronim sigurinë tonë kombëtare të furnizimit me ushqim jetik për jetesë dhe sepse një procedurë e tillë është e paraparë me ligj”.
Prokuroria e akuzon atë dhe zyrtarët e tjerë, plus një person të katërt se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që dyshohet se nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.
Hajdari tha se një përqindje e një produkti bazë nuk ka arritur në sasinë e paguar, dhe për këtë Ministria e saj e ka paditur kompaninë e kontraktuar, duke shtuar se “të gjitha mjetet e paguara për produktet që nuk kanë arritur në Kosovë do t’i kthehen buxhetit të shtetit”.
Ajo tregoi se kanë paditur gjithashtu edh dy zyrtarë policorë të cilët kishin mbledhur prova gjatë bastisjes në zyrat e Ministrisë në vitin 2023.
“Të gjeturat, të ashtuquajtura prova, janë mbledhur jashtëligjshëm përmes hetuesve që kanë zbatuar urdhrin e prokurorit Valdet Gashi”, tha ajo.
Hajdari nguli këmbë se nuk do të japë dorëheqjes as pas kësaj aktakuze.
Rasti i rezervave shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore, përfshirë Garën, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovicën, drejtor i departamentit për integrime evropiane.
Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”. -

“Fajin e ka lufta”/ Prokuroria e mori të pandehur, reagon ministrja : Sulm ndaj qeverisë…
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në Kosovë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “sulm politik” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, aktakuzën e ngritur kundër saj dhe tre të tjerëve për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
“Çdo pretendim i Prokurorisë Speciale nuk qëndron dhe vetëm afirmon tendencën politike të kësaj prokurorie ndaj Qeverisë Kurti. Çdo pretendim tjetër është pohim në dobi politike që është i palejueshëm dhe i pamoralshëm duke marrë parasysh periudhën ku ndodheshim ne më 2022”, tha Hajdari në një konferencë për media të premten.
Hajdari dhe dy zyrtarë të Ministrisë së saj, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, dyshohen se në bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar 3 milionë euro dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Skandali i ministres së Kurtit/ Rezervat shtetërore, 3 milionë euro dëme në buxhetin e shtetit
Hajdari theksoi se sigurimi i rezervave shtetërore të mallrave ishte “jetik” në atë kohë, “sepse siguria kombëtare ishte në rrezik dhe duhej reagim i menjëhershëm i institucioneve tona”.
Ajo tha se pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, “gjithçka ishte më sfiduese, dhe se Ministria e saj në atë kohë nuk arriti të sigurojë asnjë ofertë nga kompanitë për furnizim të mjaftueshëm, informon Radio Evropa e Lirë.
Për këtë, ajo tha se kishin kërkuar përjashtimin nga procedurat e prokurimit, sepse në kohë të luftës ishte e rëndësishme të mbronin sigurinë kombëtare të furnizimit me ushqim jetik për jetesë dhe sepse një procedurë e tillë është e paraparë me ligj.
Prokuroria e akuzon atë dhe zyrtarët e tjerë, plus një person të katërt se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që dyshohet se nuk kishin arritur kurrë në Kosovë. -

Kosovë/ Prokuroria dorëzon aktakuzë ndaj ministres Hajdari dhe tre të tjerëve për rastin e rezervave shtetërore
Prokuroria Speciale e Kosovës e ka dorëzuar të martën në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Rozeta Hajdari , si dhe ndaj tre të tjerëve, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
Prokuroria tha se Hajdari, dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara dyshohen se bashkëkryerje i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim që të përfitonin pasuri për persona të tjerë dhe i kanë shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës gjatë muajve shkurt dhe mars 2022.
Buxheti i shtetit ka pësuar një dëm prej rreth 3 milionë eurove si pasojë e veprimeve të tyre, tha Prokuroria në një njoftim.
Ata dyshohet se asokohe kishin blerë një sasi vaji dhe një sasi gruri jashtë vendit, që nuk kishin arritur kurrë në Kosovë.
Që të tre akuzohen për kryerjen e veprave penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, dhe zbulimi i fshehtësisë zyrtare.
Ndërsa i akurzuari i katërt, R.M., dyshohet për ndihmimin në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Hajdari, Lipovica dhe Gara akuzohen gjithashtu se, pa autorizim, kanë zbuluar fshehtësinë zyrtare.
“Edhe pse kanë qenë në dijeni se vendndodhja e rezervave shtetërore përbën sekret shtetëror, sipas Ligjit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, ata me dashje ia kanë vënë në dispozicion këtë informacion të pandehurit R.M”, thuhet në njoftim.
Sipas aktakuzës. R.M., më pas u kishte krijuar kushte të tjerëve për kryerjen e veprës penale, duke ndërmjetësuar dhe negociuar drejtpërdrejt, si dhe duke propozuar e rekomanduar përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë në emër të rezervave shtetërore.
Gara, drejtor i departamentit të rezervave shtetërore, dhe Lipovica, drejtor i departamentit për integrime evropiane, ishin arrestuar më 2023 për këtë rast.
Më herët të martën, Hajdari tha se ishte njoftuar nga avokati i vet për aktakuzën.
“Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media”, shkroi Hajdari.
Hajdari, megjithatë, tha se ndihet “krenare për punën që kam bërë si ministre në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022”.
Albulena Haxhiu, nënkryetare e Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë Albin Kurti, e mbrojti Hajdarin në një postim në Facebook, duke thënë se ajo “nuk është e korruptuar, as nuk ka keqpërdorur ndonjëherë detyrën e saj zyrtare”.
Ajo e quajti aktakuzën të “motivuar politikisht, pa asnjë bazë reale dhe dukshëm e qëllimshme”.
Haxhiu, e cila ishte ministre e Drejtësisë në mandatin e kaluar katërvjeçar të Kurtit, tha se Hajdari “ka bërë gjithçka që ka qenë në dorën e saj për të mbrojtur interesin e vendit dhe për të siguruar që Kosova të ketë rezerva shtetërore, ndryshe nga qeveritë e kaluara, të cilat kishin lënë vendin pa rezerva”.
Hajdari ishte marrë në pyetje disa herë nga Prokuroria Speciale si e dyshuar për keqpërdorimin e rezervave shtetërore, por ishte mbrojtur në heshtje.
Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.
Rasti i rezervave shtetërore
Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore.
Në mesin e tyre kanë qenë edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.
Në këtë Ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku ishte pretenduar se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.
Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë hollësi, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.
Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.
Kurti i ka dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”./ REL -

U mor nën hetim nga Prokuroria e Kosovës për shpërdorim detyre, reagon ministrja e Industrisë: Ndihem krenare për …
Prokuroria Speciale e Kosovës dorëzoi këtë të martë në Gjykatën Themelore një aktakuzë ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë, për keqpërdorimin e dyshuar të rezervave shtetërore.
Menjëherë pas këtij njoftimi, ka ardhur dhe reagimi i ministres Hajdari, e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale se sapo ta ketë pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës, atëherë do të deklarohet më gjerësisht për mediat.“Të nderuar qytetarë,
Sapo u njoftova nga avokati im, për dorëzimin e aktakuzës nga Prokuroria Speciale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, lidhur me çështjen e kontraktimit të rezervave shtetërore, proces ky tepër i rëndësishëm për të gjithë ne.
Sapo ta kem pranuar të plotë dokumentin e aktakuzës do të deklarohem më gjerësisht për media.
Unë ndihem krenare për punën që kam bërë si ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në kohën më të vështirë – sigurimin e rezervës shtetërore të mallrave, me produktet esenciale për jetesë, në kohën kur ishim të pambrojtur, gjatë muajve shkurt dhe mars 2022″, shkruan Hajdari.