Tag: haaland

  • Trajneri i Norvegjisë: Haaland është një makineri golash, jemi gati për Kupën e Botës

    Trajneri i Norvegjisë: Haaland është një makineri golash, jemi gati për Kupën e Botës

    17 Nëntor 2025

    11:59

    Telesport

    “Si mund ta përshkruaj Haaland me një fjalë? Ai është një makinë golash. Është një lojtar i shkëlqyer. San Siro është një turmë që e njeh futbollin dhe duartrokitjet në këmbë ndaj tij janë të duhura. Ishte hera e tij e parë këtu“.
    Kjo ishte deklarata e trajnerit të Norvegjisë, Stale Solbakken, në konferencën për shtyp pas fitores 4-1 kundër Italisë në “San Siro” dhe kualifikimit historik të kësaj kombëtareje në Kupën e Botës 2026.
    “Jemi një grup i mirë lojtarësh. Të gjithë besonin në projekt dhe në këtë mënyrë loje. E pyeta shumë ekipin para se të nisnim këtë aventurë. Mendoj se tani jemi gati për Kupën e Botës“, shtoi trajneri skandinav.
    “Jemi një ekip i këndshëm për t’u parë? Ndaj Italisë dje luajtëm shumë mirë. I marr fjalët e Gattuso si kompliment, sepse nuk ka ekip që ka vetëm cilësi. Tani ndihem i lehtësuar. Jam gjithnjë e më i lumtur me këtë kualifikim”, tha Solbakken.

  • Kualifikueset europiane të Botërorit. Listën e golashënuesve e dominon Haaland, dyfish nga ndjekësit

    Kualifikueset europiane të Botërorit. Listën e golashënuesve e dominon Haaland, dyfish nga ndjekësit

    17 Nëntor 2025

    12:12

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland ishte protagonisti i kualifikimeve europiane për Botërorin 2026, duke shënuar 16 gola dhe udhëhequr Norvegjinë drejt finaleve të Kupës së Botës pas 28 vitesh mungesë.
    Sulmuesi i Manchester City shkëlqeu veçanërisht në fitoren 11-1 ndaj Moldavisë, ku realizoi 5 gola, duke shënuar në të gjitha, 8 ndeshjet e luajtura. Pas tij, me nga 8 gola renditen tri legjenda europiane: Marko Arnautović (Austria), Memphis Depay (Holanda) dhe Harry Kane (Anglia).
    Me 6 gola vijojnë Kevin De Bruyne (Belgjikë), Mikel Merino (Spanjë) dhe Andrej Kramarić (Kroaci). Cristiano Ronaldo vazhdon të shkruajë rekorde, duke arritur në 41 gola në kualifikueset botërore, një rekord absolut në historinë e eliminatoreve të këtij kompeticioni.

  • Haaland ironizon provokimet e Mancini: Më prekte prapanicën…, e falënderova për motivimin

    Haaland ironizon provokimet e Mancini: Më prekte prapanicën…, e falënderova për motivimin

    17 Nëntor 2025

    10:59

    Alfred Lleshi

    Bomberi Erling Haaland u tregua i pandalshëm edhe ndaj Italisë, duke shënuar dopietë dhe siguruar për Norvegjinë vendin në Botërorin 2026, i pari që nga vitit 1998. Italia do të luajë në “play off”.
    Gjatë pjesës së dytë, pas golit të barazimit nga Antonio Nusa në minutën e 63-të, tensioni u rrit mes Haaland dhe Gianluca Mancini, i cili sipas sulmuesit norvegjez “më prekte prapanicën”. Haaland tregoi: “Mendova: Çfarë po bën?Pastaj iu përgjigja: Faleminderit për motivimin”.
    Kjo ngjarje ndezi furinë e Haaland, që në minutën e 78-të shënoi golin e avantazhit me finalizim të bukur dhe më pas kompletoi dopietën personale pas një gabimi të mbrojtjes axurre. Jorgen Strand Larsen vulosi rezultatin në minutën shtesë 90+3’. Me këto dy gola, Haaland i mbylli kualifikueset e Botërorit 2026 me 16 gola në 8 ndeshje.

  • E BUJSHME NGA SPANJA! Real Madrid do Haaland & Vitinha-n, e ka gati planin

    E BUJSHME NGA SPANJA! Real Madrid do Haaland & Vitinha-n, e ka gati planin

    12 Nëntor 2025

    19:47

    Telesport

    Vera e ardhshme pritet të jetë shumë e “nxehtë” për Real Madridin përsa i përket merkatos. “Defensa Central” ka raportuar sot një lajm vërtet të bujshëm.
    Klubi madrilen kërkon Erling Haaland dhe Vitinha-n. Edhe pse transferimi i dy lojtarëve në fjalë mund të duket i pamundur, Real Madrid ka treguar që gjithmonë ia del të bëjë realitet dëshirat që ka pasur në merkato.
    Sipas raportimit në fjalë, për të bërë të mundur transferimin e sulmuesit norvegjez dhe mesfushorit portugez, “Los Blancos” do të bëjnë një “spastrim” brenda ekipit aktual.
    Së pari do të largohen Vinicius Junior dhe Rodrygo, nga shitja e tyre Real Madrid pret të përfitojë rreth 300 milionë euro. Së dyti do të largohen edhe lojtarë të tjerë që nuk bëjnë pjesë në planet e Xabi Alonso, si Dani Ceballos, Ferland Mendy etj.

  • Liverpool katastrofë, gola dhe spektakël nga Manchester City. Guardiola i jep “leksione” Slot (video)

    Liverpool katastrofë, gola dhe spektakël nga Manchester City. Guardiola i jep “leksione” Slot (video)

    Manchester City ka fituar 3-0 ndaj Liverpool-it në sfidën e luajtur në “Etihad”, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.
    “Qytetarët” e filluan vrullshëm takimin dhe kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh që në minutën e 11-të, por Erling Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e norvegjezit u ndal në mënyrë fantastike nga Mamardashvili, i cili e shkaktoi vetë pas një fualli në zonë ndaj Jeremy Doku.
    Haaland korrigjon gabimin pak minuta më pas, ku gjen golin me kokë pas krosimit të Matheus Nunes. Norvegjezi kërcen mbi Konate dhe shkund rrjetën.
    Në minutën e 38-të, Van Dijk gjeti golin me kokë pas krosimit të Mohamed Salah nga këndi, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të Andy Roberteson.
    Në minutat shtesë, City dyfishoi shifrat me golin e Nico. Mesfushori shënoi me një goditje të bukur nga distanca. Pjesa e parë, City 2-0 Liverpool.
    Në minutën e 63-të, ishte Jeremy Doku që shënoi një gol spektakolar, me një goditje fantastike, duke mposhtur për herë të tretë Mamardashvili.
    Rezultati final, Man. City 3-0 Liverpool. Pas kësaj fitoreje, City ngjitet në vendin e dytë me 22 pikë, 4 pikë më pak se Arsenal i vendit të parë. Liverpool gjendet në vendin e tetë me 18 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Haaland korrigjon gabimin e penalltisë dhe nuk “fal” me kokë. Ish-ylli i Barcelonës i jep City-t avantazhin e dyfishtë (video)

    Haaland korrigjon gabimin e penalltisë dhe nuk “fal” me kokë. Ish-ylli i Barcelonës i jep City-t avantazhin e dyfishtë (video)

    9 Nëntor 2025

    18:24

    Telesport

    Manchester City është duke fituar 2-0 ndaj Liverpool pas pjesës së parë, në supersfidën e javës së 11-të, e cila po luhet në “Etihad”.
    “Qytetarët” e filluan vrullshëm takimin dhe kishin shansin e artë për të kaluar në avantazh që në minutën e 11-të, por Erling Haaland gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Goditja e norvegjezit u ndal në mënyrë fantastike nga Mamardashvili, i cili e shkaktoi vetë pas një fualli në zonë ndaj Jeremy Doku.
    Haaland korrigjon gabimin pak minuta më pas, ku gjen golin me kokë pas krosimit të Matheus Nunes. Norvegjezi kërcen mbi Konate dhe shkund rrjetën.
    Në minutën e 38-të, Van Dijk gjeti golin me kokë pas krosimit të Mohamed Salah nga këndi, por goli u anullua për pozicion jashtë loje të Andy Roberteson.
    Në minutat shtesë, City dyfishoi shifrat me golin e Nico. Mesfushori shënoi me një goditje të bukur nga distanca. Pjesa e parë, City 2-0 Liverpool.
    SHIKOGOLAT

  • “Roboti” Haaland, “bomberi” vendos një tjetër rekord në Champions

    “Roboti” Haaland, “bomberi” vendos një tjetër rekord në Champions

    Me shiritin në krah, Haaland vijon të vendos rekorde pafund në Champions League. Ndaj Dortmund, “bomberi” norvegjez gjeti sërish rrugën e rrjetës, duke e dërguar në 54-ët numrin e golave, për më tepër më 52 ndeshje në dispozicion.
    Asnjë lojtar tjetër në historinë e këtij turneu nuk e ka arritur më shpejt këtë shifër, me kaq ndeshje në dispozicion.

    Në moshën 25-vjeçare, Haaland futet në top 10-tshen e parë të golashënuesve më të mirë në Champions, si asnjë lojtar tjetër më parë duke lënë pas edhe legjenda si Messi e C.Ronaldo.
    ()

  • Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

    Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

    Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në Etihad, në raundin e katërt të Ligës së Kampionëve.
    Për sulmuesin norvegjez, i cili u transferua nga Dortmundi te City tre vite më parë, kjo ndeshje pritet të jetë plot emocione.
    Në konferencën për shtyp para takimit, trajneri Pep Guardiola e vlerësoi Haalandin si një futbollist të nivelit të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos, për shkak të ndikimit të tij në lojën e ekipit.
    Megjithatë, Haaland reagoi me thjeshtësi, duke qeshur dhe duke mohuar krahasimin: “Askush nuk mund t’u afrohet atyre. Unë jam thjesht një norvegjez që përpiqet të bëjë më të mirën dhe nuk jam i veçantë vetëm sepse shënoj gola,” tha ai.

  • Guardiola thotë se Haaland është në të njëjtin nivel me Ronaldon dhe Messin, norvegjezi e kundërshton

    Guardiola thotë se Haaland është në të njëjtin nivel me Ronaldon dhe Messin, norvegjezi e kundërshton

    4 Nëntor 2025

    16:34

    Telesport

    Erling Haaland nuk pranon të krahasohet mes Leo Messi-n dhe C.Ronaldon, duke kundërshtuar kështu edhe trajnerin e tij.
    Pas fitores në fundjavë ndaj Bournemouth, PepGuardiola u shpreh se të luash me një lojtar si Haaland është njësoj si të luash me Lionel Messi-n dhe Cristiano Ronaldon, për shkak të ndikimit të madh të norvegjezit në fushën e lojës.
    “Të luash me Haaland është si të luash me Messin ose Cristianon; ndikimi i tij është i madh. Është e qartë se kemi nevojë për lojtarë të tjerë për të shënuar, por ai e çon ekipin në një nivel tjetër”, tha Guardiola.
    Në konferencën e sotme për shtyp para përballjes me Borussia Dortmund në Champions League, Erling Haaland dhe nuk është dakord me trajnerin e tij, duke theksuar se Messi dhe Ronaldo janë nivel tjetër.
    “Askush nuk mund t’u afrohet atyre dyve. Unë jam thjesht një sulmues dhe nuk mendoj se jam i veçantë vetëm sepse shënoj shumë gola”, tha Haaland.

  • As Mbappé, as Haaland; ja emri surprizë që e kryeson garën e “Këpucës së Artë”

    As Mbappé, as Haaland; ja emri surprizë që e kryeson garën e “Këpucës së Artë”

    4 Nëntor 2025

    9:50

    Alfred Lleshi

    Kylian Mbappé dhe Erling Haaland kanë shënuar nga 13 gola këtë sezon në La Liga dhe Premier League, por kjo nuk mjafton për t’iu dhënë avantazh në garën për “Këpucën e Artë”. Një tjetër lojtar ka të njëjtin numër golash; Klaemint Olsen i NSÍ Runavík në Ishujt Faroe.
    Sidoqoftë, kryesuesi i vërtetë është një tjetër, me 28 gola këtë sezon, më shumë se dyfishin e Haaland dhe Mbappé. Fjala është për Darko Lemajic, sulmues serb i FC RFS në Letoni, me 28 pikë në renditje. Karriera e tij ka kaluar mes Indija, Napredak Krusevac, Riga, RFS dhe Gent, duke e bërë emrin në fjalë pothuajse të panjohur. Megjithatë, ai mund të surprizojë dhe ta fitojë “Këpucën e Artë” këtë sezon.
    Duhen pasur parasysh rregullat për renditjen e “Këpucës së Artë”. Çdo gol në 5 ligat kryesore (Spanjë, Angli, Gjermani, Itali, Francë) shumëzohen me 2, e përkthyer në pikë. Goli në ligat nga vendi i 6-të deri në të 21-të vlerësohet me 1.5 pikë; të gjitha ligat e tjera me nga 1 pikë.