Tag: haaland

  • Haaland dhe batuta për partneren: Më tha se është e lodhur nga futbolli, unë iu ktheva…

    Haaland dhe batuta për partneren: Më tha se është e lodhur nga futbolli, unë iu ktheva…

    11 Dhjetor 2025

    14:01

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland, i cili shënoi gol ndaj Real Madridit në “Bernabéu”, në Champions League, ka bërë bujë me një deklaratë në podcast-in “The Rest is Football”. Sulmuesi 25-vjeçar i Manchester City foli me superlativa për Pep Guardiolën: “Mendoj se është një gjeni. Ajo që më ka habitur më shumë është puna e tij e palodhur. Është i pari që vjen dhe i fundit që largohet, askush nuk punon më shumë se ai”.
    Haaland u shpreh me ironi edhe për faktin që nuk përdor kurrë doreza: “Im atë do të më rrihte, më pëlqen stili klasik”. Ajo që ndezi diskutime në rrjet ishte batuta për partneren e tij, Isabel Haugseng Johansen, 21 vjeçe: “Disa ditë më parë, gjatë darkës, pashë nëse kishte ndeshje dhe gjeta Manchester United–West Ham. Ajo më tha: Jam e lodhur nga futbolli, e shohim gjithë kohën. Unë iu përgjigja: Po për këtë jemi këtu”.

  • Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

    Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

    Reali i Madridit është mposhtur nga Manchester City brenda në “Bernabeu”, me rezultatin 1-2 në sfidën e raundit të gjashtë të Ligës së Kampionëve dhe duke ‘vulosur’ në një farë mënyre fatin e trajnerit Xabi Alonso.
    Takimi nisi më mirë për të “Los Blancos”, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 28’ me Rodrygon, por pas 8 minutash, O’Reilly barazoi shifrat.

    Në fundin e pjesës së parë, Erling Haaland shënoi në mënyrë perfekte një penallti të fituar vetë, duke përmbysur takimin.
    Madrilenët u përpoqën të reagonin në pjesën e dytë, por pa mundur të gjenin rrjetën, duke marrë një humbje të rëndë në Champions.
    Kështu Reali bie momentalisht në vendin e 7-të me 12 pikë, ndërsa City ngjitet në vendin e katërt me 13 pikë.
    Rezultati:
    Real Madrid 1-2 Man. City
    Rodrygo 28′ / O’Reilly 36′, Haaland  (P) 44′
    Ngjarjet Kryesore:
    90+4′ Mbyllet ndeshja me fitoren 1-2 të Man. Cityt!
    81′ Vinicius nuk koordinohet si duhet për të vendosur baraspeshën. Pas topit të krosuar, gjuajtja e tij është për t’u harruar.
    62′ Tjetër pritje e Courtois. Portieri i Realit devijon goditjen e Doku.
    46′ Nis pjesa e dytë!
    45+4′ Mbyllet pjesa e parë!
    44′ GOL MAN. CITY 1-2/ Haaland nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë. 
    36′ GOL MAN. CITY 1-1/ Gvardiol godet me kokë, por topi ndalet nga Courtois. Më pas O’Reilly ishte në vendin e duhur për ta shtyrë drejt rrjetës. 
    28′ GOL REAL MADRID 1-0/ Bellingham pason për Rodrygon dhe braziliani, në diagonale, dërgon topin në rrjetë. 
    7′ Rodrygo hedh një top në zonë për Vinicius, por ky i fundit nuk godet siç duhet drejt portës.
    1’ Starton sfida!

  • Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Ja çfarë e ka çuar kaq lart si trajner

    Haaland zbulon sekretin e Guardiolës: Ja çfarë e ka çuar kaq lart si trajner

    10 Dhjetor 2025

    14:26

    Alfred Lleshi

    Erling Haaland, sulmuesi i Manchester City, vlerësoi figurën e Guardiolës në podcastin “The Rest is Football”, duke biseduar me Gary Lineker dhe Alan Shearer. Ai theksoi përkushtimin e trajnerit katalanas: “Është i pari që vjen dhe i fundit që largohet nga klubi. Besoj se kjo e ka çuar kaq larg, aftësia për të punuar kaq fort çdo ditë”.
    Norvegjezi foli edhe për presionin e rolit të tij: “Jam sulmuesi i Manchester City, duhet të shënoj gola. Nëse nuk shënoj, më zëvendësojnë. Nëse nuk bëj punën time dhe nuk shënoj, duhet të më zëvendësojnë. Pra, gjithmonë ka presion për të bërë mirë”.
    Duke folur për pozicionet jashtë loje, Haaland pranoi: “Ajo që e urrej më shumë është të më fishkëllojnë për ‘offside’, sepse goli nuk vlen. Babai më tha se VAR-i do të ishte perfekt për mua”.

  • “Këpuca e Artë” / Harry Kane kryeson renditjen, para Mbappé dhe Haaland. Një shqiptar i dhjeti

    “Këpuca e Artë” / Harry Kane kryeson renditjen, para Mbappé dhe Haaland. Një shqiptar i dhjeti

    8 Dhjetor 2025

    10:29

    Alfred Lleshi

    Harry Kane kryeson renditjen e “Këpucës së Artë” europiane për momentin, duke kaluar Kylian Mbappé dhe Erling Haaland. Sulmuesi anglez shënoi në fundjavën e fundit dhe arriti 34 pikë, ndërsa Mbappé mbetet në 32 pikë. Haaland, me 15 gola dhe koeficientin 2 për 5 kampionatet kryesore europiane, grumbullon 30 pikë.
    Pas tyre renditen Darko Lemajic i RFS dhe Ayase Ueda i Feyenoord, me 18 gola dhe koeficient 1.5. Emra të tjerë të rëndësishëm janë Ferran Torres dhe Igor Thiago me 22 pikë, përpara Mason Greenwood dhe Joaquin Panichelli.
    Në Serie A, golashënuesi kryesor mbetet Lautaro Martinez, me 14 pikë, duke kaluar shokun e skuadrës Calhanoglu dhe Riccardo Orsolini. Kjo renditje tregon dominimin e Kane në nivel ndërkombëtar dhe pozicionin e spikatur të Lautaro në kampionatin italian, duke reflektuar performancat e tyre të jashtëzakonshme gjatë sezonit.
    Ja renditja aktuale:1.Harry Kane (Bayern Munich) – 34 pikë2.Mbappé (Real Madrid) – 323.Erling Haaland (Manchester City) – 304.Ferran Torres (Barcelona) -225.Igor Thiago (Brentford) – 226.Mason Greenwood (Olympique Marseille) – 207.Joaquín Panichelli (Strasburg) – 18.8.Jonathan Burkardt (Eintracht Frankfurt) -169.Robert Lewandowski (Barcelona) – 1610.Vedat Muriqi (Mallorca) – 16

  • “Real Madrid nuk ka nevojë për Haaland. Mbappe fiton “Topin E Artë” këtë sezon, Vinicius Junior sezonin tjetër”

    “Real Madrid nuk ka nevojë për Haaland. Mbappe fiton “Topin E Artë” këtë sezon, Vinicius Junior sezonin tjetër”

    3 Dhjetor 2025

    16:22

    Telesport

    Wesley Sneijder nuk ka as dyshimin më të vogël se fituesi i “Topit të Artë” të këtij sezoni do të jetë Kylian Mbappe. Në një intervistë të fundit për “Marca”, Sneijder foli me superlativa për sulmuesinf rancez dhe u shpreh se Real Madrid nuk ka nevojë për një sulmues tjetër, si Erling Haaland.
    “Unë mendoj se me sistemin aktual të pikëve, jam pothuajse i sigurt se Mbappe do ta fitojë “Topin e Artë” për sezonin 2025/2026, 100%. Plus, ai është bërë një sulmues i vërtetë, është më efektiv sesa kur luante në krah, dhe Real Madridi nuk ka nevojë tani për një lojtar si Haaland.
    Sa i përket Vinicius Junior, ai mund ta fitojë “Topin e Artë” vitin e ardhshëm. Të dy kanë potencial. Vinicius ndoshta mund ta kishte fituar dy vite më parë. Ai e meritonte atëherë, por nuk është turp që nuk e fitoi. Personalisht, dhe nuk e di çfarë mendojnë të tjerët, do të isha më i lumtur të ngrija trofeun e Champions Leagye sesa të fitoja një “Top të Artë””, u shpreh Sneijder.

  • 100 gola në 111 ndeshje, reagon Haaland: Nuk prisja që të arrija këto shifra kaq shpejt në Premier

    100 gola në 111 ndeshje, reagon Haaland: Nuk prisja që të arrija këto shifra kaq shpejt në Premier

    3 Dhjetor 2025

    11:03

    Telesport

    Trajneri Pep Guardiola i konsideroi shifra të çmendura ato që ka arritur sulmuesi Erling Haaland në Premier League, ku ka realizuar deri më tani 100 gola në 111 ndeshje të luajtura.
    Sulmuesi norvegjez, pas fitores 5-4 të Manchester City ndaj Fulham mbrëmë, ku dhe realizoi një gol, komentoi mbi këtë moment historik të arritur në një kohë kaq të shkurtër.
    “Sigurisht, do të thotë shumë. Para së gjithash, shënimi i 100 golave ​​në Premier League për City është një qëllim që padyshim doja ta arrija kur erdha këtu. Por ta bëja kaq shpejt, nuk e prisja”, tha Haaland.
    “Tani që ndodhi, jam super krenar. Është një arritje e madhe. Mendoj se pas karrierës sime, kur të shikoj prapa në këtë ndeshje, do të jetë një moment i shkëlqyer dhe gjithashtu një ndeshje që do ta mbaj mend për gjithë jetën time“, tha norvegjezi.

  • 9 gola të shënuar, spektakël në Fulham-Man. City. Fitore me zemër të ngrirë për “Qytetarët”, rritet presioni ndaj Arsenal

    9 gola të shënuar, spektakël në Fulham-Man. City. Fitore me zemër të ngrirë për “Qytetarët”, rritet presioni ndaj Arsenal

    Fulham dhe Manchester City dhuruan një ndeshje spektakolare që do të mbahet mend gjatë. E vlefshme për javën e 14-të në Premier League, ku u shënuan plot 9 gola, rezultati final 4-5 për Man. City.
    Serinë e golave për “Qytetarët” e hapi i zakonshmi Erling Haaland, i cili shënoi në minutën e 17-të, pas asistit të marrë nga Jeremy Doku. Norvegjezi shkruan historinë në Premier League, duke u bërë lojtari që arrin shifrën e 100 golave më shpejt se kushdo tjetër. Ky ishte goli i 15-të për Haaland në këtë sezon në kampionat.
    Në minutën e 37-të, Haaland kthehet në asistues dhe Tijjani Reijnders dyfishon shifrat për Man. City. Në fund të pjesës së parë, Phil Foden shënoi golin e tretë për City-n, me një super goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, vendasit ngushtuan shifrat me golin e Smith Roëe. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për City-n.
    Pjesa e dytë në “Craven Cottage” ishte spektakolare. “Qytetarët” e nisën vrullshëm duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Phil Foden shënoi golin e dytë personal në minutën e 48′, sërish pas asistit të Haaland dhe në minutën e 54-të ishte autogoli i Sander Berge, duke i çuar shifrat në 1-5 për City-n.
    Pikërisht atëherë kur u mendua që fati i ndeshjes ishte vulosur, vjen reagimi i vendasve. Alex Iwobi shënon në minutën e 57-të një gol tejet të bukur me një goditje perfekte nga distanca. Samuel Chukwueze, i ardhur nga Milan në merkaton e verës, shënoi dy gola të bukur në minutat 72′ dhe 78′, duke ngushtuar shifrat në 4-5. Minutat e fundit ishin vërtet drithëruese për të dy ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Man. City fiton 4-5 dhe rrit presionin ndaj Arsenal. “Qytetarët” kanë 28 pikë, dy pikë më pak se “Topçinjtë”, të cilët luajnë nesër ndaj Brentford.

  • Haaland shkruan historinë, gjithçka e lehtë për Man. City ndaj Fulham (video)

    Haaland shkruan historinë, gjithçka e lehtë për Man. City ndaj Fulham (video)

    2 Dhjetor 2025

    21:20

    Telesport

    Manchester City po fiton 0-3 ndaj Fulham, për javën e 14-të në Premier League. Serinë e golave për “Qytetarët” e hapi i zakonshmi Erling Haaland, i cili shënoi në minutën e 17-të, pas asistit të marrë nga Jeremy Doku. /SHIKOGOLIN
    Norvegjezi shkruan historinë në Premier League, duke u bërë lojtari që arrin shifrën e 100 golave më shpejt se kushdo tjetër. Ky ishte goli i 15-të për Haaland në këtë sezon në kampionat.
    Në minutën e 37-të, Haaland kthehet në asistues dhe Tijjani Reijnders dyfishon shifrat për Man. City. Në fund të pjesës së parë, Phil Foden shënoi golin e tretë për City-n, me një super goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, vendasit ngushtuan shifrat me golin e Smith Rowe. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë në sfidën tjetër, Bournemouth-Everton, mungoi goli në pjesën e parë.

  • Haaland në ditë të keqe, Man. City zhgënjen sërish. Fitore e madhe për “Qymyrxhinjtë” (video)

    Haaland në ditë të keqe, Man. City zhgënjen sërish. Fitore e madhe për “Qymyrxhinjtë” (video)

    22 Nëntor 2025

    20:22

    Telesport

    Manchester City vazhdon me luhatjet e shumta këtë sezon. “Qytetarët” janë mundur 2-1 nga Newcastle, në sfidën e luajtur në “St. James’Park”, e vlefshme për javën e 12-të në Premier League.
    Golat e takimit u shënuan të gjithë në pjesën e dytë, në një hark kohor prej 7 minutash. Harvey Barnes zhbllokoi shifrat në minutën e 63-të, me Harvey Barnes, i cili shënoi me një goditje të bukur në kufijtë e zonës së rreptësisë.
    Në minutën e 67-të, Ruben Dias barazoi shifrat pas një aksioni të gjatë të qytetarëve, të finalizuar me sukses nga qendërmbrojtësi portugez.
    Në minutën e 70-të ishte sërish Harvey Barnes që shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për vendasit, pas një rrëmuje në zonë. Rezultati final, 2-1. Dy më do dobëtit për City-b, Erling Haaland dhe Gigio Donnarumma.
    Pas kësaj fitoreje, Newcastle ngjitet në vendin e 14-të me 15 pikë. Manchester City mbetet në vendin e tretë me 22 pikë.
    SHIKOGOLAT

  • Haaland, një hap larg “100″-shit më të shpejtë në historinë e Premier League

    Haaland, një hap larg “100″-shit më të shpejtë në historinë e Premier League

    Pas kualifikimit për Botërorin e parë me Norvegjinë, falë dopietës ndaj Italisë në “San Siro” (1-4), Erling Haaland rikthehen fokusin te Manchester City, ku këtë të shtunë ka mundësinë të shkruajë historinë në Premier League.
    Që nga mbërritja në Angli më 2022 nga Borussia Dortmund, Haaland ka shënuar 99 gola në 108 ndeshje. Nëse shënon ndaj Newcastle në “St James’ Park”, ai do të arrijë 100 gola, duke u bërë “qindëshi” më i shpejtë në histori, në vetëm 109 ndeshje. Rekordi aktual mbahet nga Alan Shearer, që arriti 100 gola në 124 ndeshje më 30 dhjetor 1995, me Blackburn kundër Tottenham.
    Shearer mbetet golashënuesi më i madh në historinë e Premier League me 260 gola, teksa Haaland ka treguar se rekordet që dëshiron më shumë janë pikërisht këto. Me vetëm 25 vjeç, kontratë deri më 2034 dhe mesatare afërsisht një gol për ndeshje, nuk është e çuditshme që mund ta thyejë rekordin e Shearer.
    Këtë sezon, Haaland ka 14 gola në 11 ndeshje, duke pasur startin e dytë më të mirë në histori, pas debutimit të tij me Manchester City (17 gola në 11 ndeshje). Në total: 99 gola në 108 ndeshje në Premier League.