Tag: gyökeres

  • “Telenovela” Viktor Gyökeres drejt fundit, suedezi pranë transferimit te gjiganti i La Ligës

    “Telenovela” Viktor Gyökeres drejt fundit, suedezi pranë transferimit te gjiganti i La Ligës

    24 Maj 2025

    19:38

    Telesport

    Viktor Gyökeres, një nga sensacionet më të mëdha në futbollin evropian, ka ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha europiane, por destinacioni i ri i sulmuesit suedez duket se do të jetë Madridi.
    Mediat spanjolle bëjnë me dije se Atletico Madrid është pranë finalizimit të marrëveshjes me Sporting Lisbon për transferimin e Gyökeres. Suedezi shihet si partneri ideal në sulm për Julian Alvarez, me idenë për të krijuar një dyshe sulmuese që garanton sukses dhe gola.
    “Colchoneros” është e gatshme të paguajë 70 milionë euro për suedezin, shifër që kënaq edhe Sporting Lisbon. Kampioni i Portugalisë është i vetëdijshëm që nuk e mban dot më Gyökeres në ekip, ndaj është i hapur për shitjen e tij dhe shifra që pret është 70-75 milionë euro.
    Atletico Madrid synon të veprojë shpejt për të shmangur ndonjë surprizë të pakëndshme dhe të mbyllë marrëveshjen sa më shpejt të jetë e mundur, e cila, nëse zyrtarizohet, sigurisht që do të jetë një nga lëvizjet më të bujshme të merkatos së verës.

  • E kërkon Arsenali, Gyokeres flet për të ardhmen e tij pas triumfit

    E kërkon Arsenali, Gyokeres flet për të ardhmen e tij pas triumfit

    18 Maj 2025

    10:14

    Telesport

    Viktor Gyokeres ka fituar titullin kampion në Portugali me Sporting CP dhe tani është gati për aventura të reja në karrierën e tij.
    Sulmuesi suedez shënoi 53 gola sezonalë me skuadrën e tij, duke mbyllur një vit perfekt dhe duke udhëhequr ekipin drejt suksesit.
    Pas ndeshjes, sulmuesi, i kërkuar nga gjysma e Europës, u pyet për të ardhmen e tij, duke qenë se ka gjasa që ai të veshë fanellën e Arsenalit më 1 korrik.
    “Nuk mund ta parashikojmë të ardhmen. Nuk e dimë kurrë çfarë do të ndodhë. Tani jam i fokusuar te festa e titullit dhe finalja e Kupës së Portugalisë”, deklaroi Gyokeres.

  • Amorim: Duam lojtarë që ta nderojnë fanellën e United dhe jo për të luajtur disa ndeshje në Champions

    Amorim: Duam lojtarë që ta nderojnë fanellën e United dhe jo për të luajtur disa ndeshje në Champions

    1 Maj 2025

    10:50

    Telesport

    Trajneri i Manchester United, Ruben Amorim, ka folur që tani për atë që pret nga merkato e verës. Ai tha se dëshiron vetëm lojtarë që “duan të luajnë për klubin”, pavarësisht nga konkurrenca.
    Deklaratë që erdhi pasi u pyet për Viktor Gyokeres, sulmuesin që ai e ka patur deri para disa muajsh te Sporting. Lojari suedez është lidhur prej kohësh me një ribashkim me ish-trajnerin e tij në Old Trafford.
    Megjithatë, Gyokeres përfaqëson gjithashtu një nga sulmuesit më të kërkuar në treg dhe konkurrenca për të është e madhe. “Nuk kam folur me të. Nëse një lojtar dëshiron të vijë në Manchester United vetëm për të luajtur në Champions League, atëherë ai nuk do të vijë”, tha Amorim.
    “Ne duam lojtarë që duan të përfaqësojnë United, që e duan këtë fanellë, jo lojtarë që duan të luajnë në gara të caktuara”, shtoi më tej trajneri portugez. Nën drejtimin e Amorim, Gyokeres shënoi 66 gola dhe 23 asist. Ai ka një klauzolë lirimi prej 83 milionë stërlinash, por mund të jetë i disponueshëm për rreth 50-55 milionë stërlina.

  • Kane vazhdon me Bayern Mynih, ndërlikohen planet për Sesko dhe Gyökeres

    Kane vazhdon me Bayern Mynih, ndërlikohen planet për Sesko dhe Gyökeres

    11 Prill 2025

    13:56

    Alfred Lleshi

    Harry Kane ka deklaruar së fundmi për mediat angleze se ka ndërmend të qëndrojë te Bayern Mynih edhe sezonin e ardhshëm. Në fund të fundit, sulmuesi i kombëtares angleze ka një kontratë të vlefshme deri në qershor 2027 dhe nuk ka asnjë qëllim ta prishë, të paktën për momentin. Një vendim që duket se po ndikon në planet e merkatos së skuadrës bavareze.
    Sipas asaj që raporton “Bild”, njoftimi i Kane ka ndikuar në strategjinë për përforcimet e mundshme, veçanërisht në repartin ofensiv. Lojtarë si Benjamin Šeško dhe Viktor Gyökeres janë në listën e objektivave të Bayernit, por prania e Kane në skuadër mund t’i kufizojë hapësirat për ta, duke ndikuar kështu në zgjedhjet e tyre.
    Kjo situatë mund t’i shtyjë këta sulmues të shqyrtojnë alternativa të tjera, veçanërisht në Premier League, ku mund të kenë më shumë minuta loje dhe mundësi për t’u shprehur. Qëndrimi i Kane te Bayerni, pra, nuk ndikon vetëm te skuadra gjermane, por ka pasoja edhe në tregun e sulmuesve dhe vendimet e lojtarëve që kërkojnë një destinacion të ri.

  • Gyökeres e ka zgjedhur përfundimisht skuadrën e re! Agjenti i tij shkon në stadium për të ndarë detajet

    Gyökeres e ka zgjedhur përfundimisht skuadrën e re! Agjenti i tij shkon në stadium për të ndarë detajet

    6 Prill 2025

    14:01

    Telesport

    Viktor Gyökeres duket se e ka bërë zgjedhjen për hapin e radhës në karrierë.
    Pavarësisht se ka oferta dhe opsione pafund, ai do të transferohet tek Arsenali. Mediat angleze raportojnë se agjenti i tij do të jetë në stadium për ndeshjen e Arsenalit me Real Madrid në Champions League.
    Përflitet se pas ndeshjes ai do të zhvillojë një takim me drejtuesit e klubit londinez, ku do të diskutohen detajet e kontratës.
    Vlera e sulmuesit është 70 mln euro, shifër të cilën Arsenali është gati ta paguajë.