Tag: gyökeres

  • Operacion mbi 70 milionë euro, Arsenali zyrtarizon Gyokeres

    Operacion mbi 70 milionë euro, Arsenali zyrtarizon Gyokeres

    Gyokeres është lojtari më i ri i Arsenalit. Lajmi është bërë publik nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
    Sulmuesi ka firmosur me klubin londinez, një kontratë të vlefshme për 5 vite. Për transferimin e Gyokeres, Arsenali ka paguar në arkat e Sportingut plot 73 milionë euro.

    Për afrimin e futbollistit, u shpreh i lumtur trajneri i ekipit anglez, Arteta. “Jemi absolutisht të kënaqur që mirëpresim Viktor Gyokeres në klub. Viktor ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në paraqitjet e tij dhe ka qenë vazhdimisht i gatshëm për ekipin. Kontributi i tij në gola flet vetë”- tha tekniku.

  • Arsenali zyrtarizon superbomberin, ai mer fanelë legjendare. Arteta entuziast, shpjegon zgjedhjen dhe investimin!

    Arsenali zyrtarizon superbomberin, ai mer fanelë legjendare. Arteta entuziast, shpjegon zgjedhjen dhe investimin!

    Arsenali ka konfirmuar sonte zyrtarisht se Viktor Gyokeres i është bashkuar klubit me një kontratë pesëvjeçare nga Sporting Lisbona.
    Marrëveshja ka vlerë fillestare prej 63.5 milionë euro, me 10 milionë euro të tjera në formë bonusesh. Gyokeres do të veshë fanellën me numrin 14, atë që dikur e mbante Thierry Henry, dhe tani do t’i bashkohet skuadrës së Arsenalit në turneun parasezonal në Singapor.
    Arsenali e konsideron Gyokeres si një nga sulmuesit më të kompletuar të futbollit modern, duke vlerësuar te ai forcën fizike, aftësitë teknike dhe inteligjencën taktike.
    Negociatat me Sportingun kanë qenë të gjata dhe janë udhëhequr nga drejtori sportiv Andrea Berta, me përfshirjen e bordit drejtues, stafit të rekrutimit dhe atij juridik në një përpjekje të koordinuar.
    Arsenali e sheh Gyokeres si një sulmues dominues. I fortë me të dyja këmbët, fizik, i aftë të mbajë topin, të ushtrojë presion pa top dhe, më e rëndësishmja, me instinkt natyral për gol.
    Kjo vërtetohet nga 97 gola dhe 28 asistime në vetëm 102 paraqitje gjatë dy sezoneve të fundit.
    Marrëveshja ishte shtyrë deri në momentin kur agjenti i Gyokeres pranoi të hiqte dorë nga një komision 10 për qind që i takonte nga ana e Sportingut, gjë që i bindi portugezët të ulin kërkesën prej 80 milionë eurosh.
    Jemi absolutisht të kënaqur që mirëpresim Viktor Gyokeres në klub. Viktor ka treguar një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në paraqitjet e tij dhe ka qenë vazhdimisht i gatshëm për ekipin. Kontributi i tij në gola flet vetë”.
    Ai ka shumë cilësi, është i fuqishëm dhe i shpejtë në repartin ofensiv, me statistika të jashtëzakonshme të shënimit, si në nivel klubi ashtu edhe në atë ndërkombëtar
    Ai sjell një instinkt të mprehtë përpara portës, me një përqindje të lartë të realizimit të rasteve, ndërsa lëvizjet e tij inteligjente në zonë e bëjnë një kërcënim të vazhdueshëm”.
    “Jemi të entuziazmuar për gjithçka që Viktor do t’i sjellë skuadrës sonë dhe mezi presim të fillojmë punën me të”, ka thënë Arteta për faqen zyrtare të Arsenalit.

  • Përfundon telenovela, futbollisti më në fund në Londër

    Përfundon telenovela, futbollisti më në fund në Londër

    Viktor Gyokeres do të jetë shumë shpejt një lojtar i Arsenalit. Sulmuesi, i cili shënoi 54 gola në 52 ndeshje vetëm sezonin e kaluar, po largohet përfundimisht nga Sportingu i Lisbonës, siç e kishte dëshiruar prej kohësh, për t’u bashkuar me skuadrën e Michel Artetës. Tani që klubet kanë arritur një marrëveshje për transferimin e tij, pas disa mosmarrëveshjeve mbi tarifat dhe bonuset, fundi i sagës është në horizont.
    Viktor Gyokeres, siç raportohet nga gazetari Fabrizio Romano, iu nënshtrua sot vizitave mjekësore me Arsenalin, pasi arritjes së akordit prej 63.5 milionë funtesh (afërsisht 72 milionë euro) me Sporting. Pasi sulmuesi suedez të kalojë testet mjekësore, ai do të fluturojë për në Singapor këtë fundjavë për të qenë pjesë e ekipit të Artetas në turneun e tyre para-sezonal.

  • Nesër dita e madhe! Telenovela Gyokeres drejt fundit, Arsenali kryen afrimin e pestë

    Nesër dita e madhe! Telenovela Gyokeres drejt fundit, Arsenali kryen afrimin e pestë

    24 Korrik 2025

    16:48

    Telesport

    Viktor Gyokeres pritet që nesër të kryejë testet mjekësore tek Arsenal, ku do të transferohet për 73,5 mln euro.
    Sipas gazetarit Fabrizio Romano, sulmuesi tashmë mund të cilësohet lojtar i ri i Mikel Artetës, sepse akordi është arritur që të martën.
    Sportingu ka pranuar ofertën e fundit nga Arsenali për 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse.
    Gyokeres është afrimi i pestë i Arsenalit. Më parë janë afruar Kepa, Christian Norgaard, Noni Madueke dhe Martin Zubimendi.

  • Gyokeres-Arsenal, më në fund u krye! Zbulohen detajet e marrëveshjes

    Gyokeres-Arsenal, më në fund u krye! Zbulohen detajet e marrëveshjes

    22 Korrik 2025

    16:40

    Telesport

    63,5 mln euro plus 10 mln euro bonuse. Arsenali me këto shifra ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres.
    Lajmin e dha gazetari Fabrizio Romano në rrjetet sociale. Londinezët kanë dy vite që kërkojnë një sulmues të klasit botëror dhe më në fund e kanë gjetur.
    Gyokeres është një nga emrat më të bujshëm të sezonit të kaluar në futbollin europian. Suedezi ka shënuar 97 gola në 102 ndeshje për gjigantët portugezë në dy vitet e fundit.

  • “Telenovela” Viktor Gyökeres merr një kthesë të papritur. Arsenal mbetet duarbosh? Një tjetër klub i prin garës për sulmuesin suedez

    “Telenovela” Viktor Gyökeres merr një kthesë të papritur. Arsenal mbetet duarbosh? Një tjetër klub i prin garës për sulmuesin suedez

    20 Korrik 2025

    14:07

    Telesport

    Viktor Gyökeres vazhdon të jetë kryefjalë e merkatos verore. Edhe pse ditët e fundit është përfolur që Arsenal është shumë pranë transferimit të sulmuesit suedez, mediumi portugez “A Bola” ditën e sotme raporton një zhvillim tjetër të bujshëm.
    Sipas këtij raportimi, Manchester United mësohet se ka paraqitur një ofertë më të lartë në drejtim të Spoting Lisbon për Gyökeres, duke tejkaluar kështu ofertën e londinezëve.
    Edhe pse sulmuesi ka rënë dakord për kushtet personale me Arsenalin, kjo ofertë e re e Manchester United mund të ndryshojë komplet situatën. Sporting Lisbon me qëndrimin e saj ka treguar prej kohësh, që do e shesë Viktor Gyökeres, tek ekipi që do të ofrojë më shumë, pavarësisht qëndrimit të lojtarit, i cili dëshiron vetëm Arsenalin.
    Gjithsesi, duket se kjo “telenovelë” do vazhdojë ende, por momentalisht Manchester United i prin garës me ofertën më të lartë për transferimin e 27-vjeçarit.
     

  • “S’keni parë gjë akoma”, Gyokeres avvisa tutti: Lewa dhe Haaland? Ja çfarë ju them

    “S’keni parë gjë akoma”, Gyokeres avvisa tutti: Lewa dhe Haaland? Ja çfarë ju them

    “Unë jam padyshim një prej tyre. Është e vështirë të bësh një renditje, por po, tani jam në nivelin e tyre”.
    Viktor Gyokeres nuk është i turpshëm në fushë, por ai tregon se as nuk ka turp as jashtë fushës, pasi në një intervistë me L’Equipe në Francë, sulmuesi i Sporting iu përgjigj një gazetari që përmendi Harry Kane, Robert Lewandowski dhe Erling Haaland.
    Më pas ai shtoi: “Atë që arrita të bëj te Sporting, jam i bindur se mund ta bëj kudo. Nuk e keni parë ende Gyokeres-in më të mirë”.
    109 gola dhe 31 asiste në 114 ndeshje, për klubin dhe vendin gjatë dy viteve të fundit, janë disa nga statistikat e grumbulluara nga sulmuesi suedez.
    Ai nuk thotë shumë për të ardhmen, por shpreh një preferencë:
    “Është futboll, nuk i dihet kurrë. Nuk po mendoj për këtë, do të shohim çfarë ndodh. Nëse duhet të ndodhë diçka, do të ndodhë. Gjëja më e rëndësishme për mua është të luaj për një klub që më do vërtet”.
    Për Premier League: “Është një nga kampionatet më të rëndësishme në Europë. Kam kaluar disa vite atje pa luajtur asnjë ndeshje. Pra, natyrisht, është diçka që do të doja ta bëja. Do të ishte një revansh i shkëlqyer”.

  • Gyokeres nis “luftën e ftohtë” me Sporting, nuk paraqitet në grumbullim, kërkon largimin në Premier

    Gyokeres nis “luftën e ftohtë” me Sporting, nuk paraqitet në grumbullim, kërkon largimin në Premier

    12 Korrik 2025

    8:38

    Telesport

    Sulmuesi suedez Viktor Gyokeres, i cili është shënjestruar nga Arsenal për javë të tëra, po i afrohet gjithnjë e më shumë transferimit në “Emirates” dhe po ia imponon në mënyrë dramatike largimin e tij klubit actual Sporting.
    Sipas “The Athletic”, një marrëveshje midis klubeve është e afërt, por vullneti i lojtarit është i qartë dhe i pakompromis. Gyokeres, i vendosur për t’u transferuar në Londër, e ka demonstruar tashmë dëshirën e tij të fortë duke lënë edhe të dashurën e tij në Portugali.
    Madje sulmuesi ka informuar menaxhmentin e Sporting se nuk do të jetë i pranishëm për parasezonin dhe se nuk ka ndërmend të luajë më për klubin. Një mesazh i qartë që zbulon tensionin e thellë midis palëve.
    Gyokeres thuhet se ndihet i tradhtuar nga presidenti Frederico Varandas, fajtor për thyerjen e një marrëveshjeje që kërkonte shitjen e tij për 60 milionë euro, plus 10 milionë euro në bonuse.
    Pas një sezoni fantastik me 54 gola dhe 13 asiste në 52 ndeshje, Gyokeres po bën gjithçka që mundet për të ushtruar presion mbi Sporting që ta shesë atë.

  • Gyokeres përplaset me Sportingun, pret transferimin tek Arsenal

    Gyokeres përplaset me Sportingun, pret transferimin tek Arsenal

    Viktor Gyokeres dëshiron të largohet nga Sporting Lisbona. Sulmuesi suedez, kërkon të rikthehet në Premier League, ku ka arritur marrëveshje personale me skuadrën e Arsenal.

    Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, Gyokeres po detyron klubin e tij që ta shesë dhe të mbyllë një akord.
    Për këtë, suedezi ka njoftuar stafin teknik të Sporting Lisbonës, se nuk dëshiron të stërvitet me ekipin, pasi është në pritje të lëvizjes.

    Ai ka bërë të ditur se nuk do të paraqitet në seancën stërvitore, si formë presioni ndaj klubit të tij.
    Gyokeres nuk e ka pritur mirë vendimin e presidentit portugez, që refuzoi ofertën prej 70 milionë eurosh për të shitur kartonin e tij.

  • Gyokores i bën presion Sportingut për të ikur te Arsenali, nuk do të shkojë më as në stërvitje

    Gyokores i bën presion Sportingut për të ikur te Arsenali, nuk do të shkojë më as në stërvitje

    Gyokeres është praktikisht lajmi kryesor i verës, teksa është shumë afër transferimit te Arsenali. Së bashku me Arsenalin, Manchester United dhe Juventus kanë qenë më të interesuarit.
    Të tre ekipet po kërkojnë një sulmues të vërtetë, dhe Gyokeres ka marrë vendimin se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Arsenal. Futbollisti e ka bërë të qartë se dëshiron të vazhdojë karrierën e tij në Emirates dhe ka rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare me topcinjtë.
    Në Manchester United, ata u përpoqën me të gjitha forcat ta prishnin këtë transferim, por në fund nuk ia dolën. Gyokeres dëshiron të transferohet në Arsenal aq shumë saqë ua bëri të qartë edhe drejtuesve të Sporting se nuk do të paraqitet për thirrjen e emrit ose nuk do të vijë në seancat stërvitore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/