Tag: gyökeres

  • Gyokeres: Dëshira jonë është të fitojmë trofe, herët a vonë golat e mi do të vinin

    Gyokeres: Dëshira jonë është të fitojmë trofe, herët a vonë golat e mi do të vinin

    22 Tetor 2025

    12:53

    Telesport

    Sulmuesi i Arsenal, Viktor Gyokeres, ka rigjetur buzëqeshjen pas fitores 4-0 që “topçinjtë” arritën ndaj Atletico Madrid në Champions League. Ai ishte protagonist me dy gola, që ia kanë ngritur moralin.
    “Ne duam të fitojmë trofe, kjo është dëshira jonë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Personalisht sigurisht që dua të kontribuoj dhe të shënoj gola”, tha sulmuesi suedez i ardhur këtë verë tek Arsenal
    “Të shënosh katër gola dhe të mbash portën e paprekur në Champions League përsëri është shumë mirë. Ne gjithmonë vazhdojmë të shohim e ecim përpara. I bëjmë gjërat siç duhet kur mbrohemi dhe kur kemi shanse, jemi jashtëzakonisht të fortë në shfrytëzimin e rasteve“, tha Gyokeres.
    Më tej, foli për dy golat e tij: “Të dy golat e mi ishin të shkëlqyer. Mundohem të jap më të mirën time gjatë gjithë kohës dhe punoj shumë, të kontribuoj me gjëra të ndryshme dhe golat do të kishin ardhur herët a vonë”.

  • “Nëse Gyokeres nuk përballon presion, të largohet!”

    “Nëse Gyokeres nuk përballon presion, të largohet!”

    17 Tetor 2025

    18:55

    Telesport

    Mikel Arteta ka paralajmëruar publikisht sulmuesin suedez Viktor Gyokeres, duke i theksuar se nëse nuk përballon presionin e të qenit lojtar i Arsenalit, të largohet.
    Gyokeres po kalon një periudhë të vështirë në “Emirates”, por trajneri i Arsenalit nuk do t’ia dijë.
    “Nëse nuk mund ta përballosh presionin që ky klub ka, atëherë duhet të shkosh diku tjetër”, ka deklaruar Arteta, i cili zakonisht ruan marrëdhënie të mirë me lojtarët, por nuk kursehet në publik.
    Gyokeres iu bashkua Arsenalit në verë për 63.5 milionë euro. Deri tani, bilanci nuk flet për të: gjithsej 3 gola.

  • Arteta mbron Gyokeres: Golat e tij do të vijnë, ai po e ndihmon shumë skuadrën

    Arteta mbron Gyokeres: Golat e tij do të vijnë, ai po e ndihmon shumë skuadrën

    3 Tetor 2025

    8:44

    Telesport

    Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, është i bindur se golat do të fillojnë së shpejti të vijnë për Viktor Gyokeres. Sulmuesi suedez nuk ka arritur të shënojë në pesë ndeshjet e tij të fundit. Ai zhgënjeu edhe në fitoren 2-0 në Champions League ndaj Olympiacos.
    Megjithatë, ishte gjuajtja e 27-vjeçarit që u devijua në shtyllë për t’i lejuar Gabriel Martinelli të shënonte golin e parë të Arsenali. “Ajo që ndjej është se ai po bën gjëra gjithnjë e më të mira në çdo ndeshje,” tha Arteta.
    “Atij iu mohua disa herë goli me bllokime dhe pastaj goditi shtyllën, por mendoj se në përgjithësi performanca e tij ishte e jashtëzakonshme”, shtoi trajneri spanjoll.
    Më tej, Arteta tha: “Puna e tij është vërtet e mirë, dhe po, ne duam që ai të shënojë gola, por nëse nuk e bën këtë, të paktën të bëjë gjithçka siç po bën për ekipin, sepse po e ndihmon shumë ekipin“.
    “Topçinjtë” do të përballen me West Ham në shtëpi në Premier League të shtunën. “Shpresojmë se do të jetë të shtunën momenti i duhur për të”, shtoi Arteta.

  • Arsenal merr këshillën e vyer për Gyokeres: Po e bëtë këtë gjë, ai do jetë i pandalshëm

    Arsenal merr këshillën e vyer për Gyokeres: Po e bëtë këtë gjë, ai do jetë i pandalshëm

    14 Shtator 2025

    16:05

    Telesport

    Në 4 ndeshjet e tij të para me Arsenal në Premier League, Viktor Gyokeres ka shënuar 3 gola. Pritshmëritë për suedezin janë të mëdha për këtë sezon, megjithatë Arsenal duhet t’i vijë atij në ndihmë për të qenë sa më produktiv para portës kundërshtare.
    Golashënuesi më i mirë në historinë e Premier League, Alan Shearer, i ka dhënë së fundmi një këshillë të vyer Arsenal-it, për ta bërë Gyokeres të pandalshëm sipas tij.
    “Unë mendoj se për të nxjerrë më të mirën prej tij, Gyokeres ka nevojë për topa të hershëm në zonë. Këtë gjë e pamë edhe në ndeshjen ndaj Nottingham Forest. Në pjesën e dytë, kur ai mori dy topa të hershëm në zonë, njërin prej tyre e shënoj gol. Ai do të shënojë shumë gola nëse ata vazhdojnë të fusin topa në zonë herët”, tha Shearer.

  • Rastet e Isak dhe Gyokeres, a po fitojnë pushtet lojtarët ndaj klubeve? Ja reagimi i sulmuesit të Arsenal

    Rastet e Isak dhe Gyokeres, a po fitojnë pushtet lojtarët ndaj klubeve? Ja reagimi i sulmuesit të Arsenal

    4 Shtator 2025

    10:47

    Telesport

    Viktor Gyokeres është kundërpërgjigjur ndaj pretendimeve se lojtarët kanë shumë pushtet pas veprimeve të tij dhe të Alexander Isak për të detyruar transferimet, përkatësisht tek Arsenal dhe Liverpool këtë verë.
    Isak nuk mori pjesë në ndeshjet parasezonale të Newcastle ose në ndeshjet hapëse të Premier League dhe u stërvit larg ekipit. Sulmuesi përfundoi një transferim rekord britanik prej 150 milionë eurosh te Liverpool të hënën, ditën e fundit të merkatos,
    Vetë Gyokeres refuzoi të paraqitej për fillimin e stërvitjes parasezonale të Sporting dhe përfundimisht arriti një transferim prej 63.5 milionë eurosh tek Arsenal. “Mund të jetë e njëjta gjë, por nuk e di vërtet se çfarë ka ndodhur prapa skenave,” tha Gyokeres për “Sky Sports”.
    “Nuk e di vërtet se si ka qenë situata në rastin e Isak saktësisht. Ne të gjithë luajmë. Dhe klubet kanë më shumë pushtet. Ndoshta është e vështirë për lojtarët të zgjedhin në shumë raste”, shtoi sulmuesi i “topcinjve”.
    “Lojtarët nuk ka asnjë pushtet, klubet mund të bëjnë çfarë të duan me një lojtar. Është e vështirë, por kështu është situata”, deklaroi Gyokeres.

  • Gyokeres: E di që ndaj meje do të ketë gjithnjë presion, do të shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet

    Gyokeres: E di që ndaj meje do të ketë gjithnjë presion, do të shfrytëzoj çdo mundësi që më jepet

    Në fitoren 5-0 ndaj Leeds United disa ditë më parë në Premier League, një nga protagonistët e Arsenal ishte sulmuesi Viktor Gyokeres. Ai realizoi dygolëshin e tij të parë në kampionatin anglez.
    Pak ditë pas atij suksesi, sulmuesi suedez i ardhur këtë verë, komenton emocionet e përjetuara në ato momente: “Sigurisht që jam i lumtur me rezultatin. Ishte gjithashtu fantastike të shënoja dy gola“.
    Ish-lojtari i Sporting Club tha: “Gjithmonë ka presion. E di që do të kem shanset e mia herët a vonë. Ishte një parasezon i shkurtër për mua; nuk pata shumë javë stërvitje dhe pastaj luajta 90 minuta në një miqësore”.
    “Ishte e rëndësishme për mua të luaja 90 minuta, të gjeja ritmin tim dhe ta njihja ekipin edhe më mirë gjatë kësaj ndeshjeje. Tani ndihem në fushë më rehat me mënyrën tonë të të luajturit dhe mendoj se kjo u duk”.
    “Ndihem komod kur topi shkon thellë. E di që do ta shfrytëzoj mundësinë kur të paraqitet. Kemi shumë lojtarë të jashtëzakonshëm në sulm. Për mua, është e rëndësishme të jem në vendin e duhur në kohën e duhur”, tha Viktor Gyokeres.
    Sa i përket vështirësisë së Premier League, ai tha: “Është e vështirë. Çdo ekip me të cilin luajmë dëshiron të na i vështirësojë gjërat. Duhet të përgatitemi sa më mirë që të mundemi për çdo ndeshje, por kemi një skuadër të jashtëzakonshme”.
    “Stërvitemi mirë dhe punojmë shumë çdo ditë. Kemi filluar mirë me dy fitore, dy ndeshje pa pësuar gol. Mendoj se jemi në rrugën e duhur, por gjithmonë mund të përmirësohemi”, tha Gyokeres.

  • Arteta për Gyokeres: Do të fillojë të shënojë shpesh, po e ndihmojmë me adaptimin

    Arteta për Gyokeres: Do të fillojë të shënojë shpesh, po e ndihmojmë me adaptimin

    23 Gusht 2025

    12:22

    Alfred Lleshi

    “Duhet t’i menaxhojmë stërvitjet në funksion të tij. Mendoj se do të jemi jashtëzakonisht të lumtur kur të fillojë ta fusë topin në rrjetë shumë shpesh. Kemi një përgjegjësi të madhe për ta ndihmuar të kuptojë si duam të luajë”. Këto janë fjalët e trajnerit të Arsenalit, Mikel Arteta, për zhvillimin e sulmuesit Viktor Gyokeres.
    Sulmuesi suedez ka ardhur nga Sporting Lisbona, pas statistikash të mahnitshme finalizuese në sezonet e kaluara. Ai debutoi zyrtarisht si “topçi” kundër Manchester United fundjavën e kaluar. Edhe pse nuk shkëlqeu, i ndihmoi shokët e skuadrës të siguruan fitoren.
    Sot, në orën 18:30, “Gunners” do të ndeshen me Leeds. Për sulmuesin skandinav kjo përballje mund të jetë mundësia e duhur për t’u çliruar dhe “takuar” me golin.

  • Arsenal del fitues në “Old Traford” falë Calafiori-t, zhgënjen Gyokeres

    Arsenal del fitues në “Old Traford” falë Calafiori-t, zhgënjen Gyokeres

    Arsenal ka dalë me 3 pikë nga përballja me Manchester United në “Old Traford”, edhe pse vuajti ëpr 90 minuta, ku djajtë ishin më kërkues por të pafat.

    Ishte goli i italianit Calafiori i cili ju dha 3-pikët e arta “Topçinjve” të Mikel Arteta, ndërsa blerja e bujshme e verës Gyokeres, la për të dëshiruar, ku në një moment të mirë për të realizuar u ngatërrua me këmbët e veta.
    Arsenali e nis kështu sezonin me një fitore tejet të rëndësishme, ndërsa te “djajtë” rikthehen problemet e një sezoni më parë, që ishte një nga më të dobëtit e historisë.

    Te Manchester United mund të kënaqen vetëm me sinjalet pozitive në lojë, pasi ishin dominues për shumicën e kohës.

  • Suedi/ Policia heton të shtënat me armë dhe shantazhin pas marrëveshjes 64 milionë paund të Viktor Gyokeres te Arsenali

    Suedi/ Policia heton të shtënat me armë dhe shantazhin pas marrëveshjes 64 milionë paund të Viktor Gyokeres te Arsenali

    Një seri ngjarjesh të rënda kriminale në Suedi, përfshirë të shtëna me armë dhe një komplot të dyshuar për shantazh, janë duke u hetuar nga policia si të mundshme të lidhura me transferimin e bujshëm të sulmuesit Viktor Gyokeres te Arsenali, me vlerë prej 64 milionë paund.

    Autoritetet suedeze janë duke analizuar dy incidente me armë zjarri në zonën Huddinge pranë Stokholmit, ku dyshohet se objektivi mund të ketë qenë një i afërm i një agjenti të përfshirë në marrëveshjen e transferimit. I afërmi në fjalë raportohet se është mburrur për përfitimet e tij nga marrëveshja, duke përmendur se kishte përfituar një pjesë të tarifës së lartë të nënshkrimit – çka mund të ketë nxitur një përpjekje për shantazh ndaj tij.
    Policia konfirmoi se është duke shqyrtuar mundësinë që incidentet me armë të kenë lidhje me përpjekjen për zhvatje parash. Askush nuk është lënduar nga të shtënat, por situata po trajtohet me seriozitet për shkak të lidhjeve të mundshme me krimin e organizuar dhe industrinë e futbollit.

    Ndërkohë, Frederico Varandas, presidenti i Sporting Lisbonës – ish-klubi i Gyokeres – deklaroi publikisht se “shantazhet dhe fyerjet” nuk do ta kishin detyruar klubin të pranonte asnjë marrëveshje që nuk ishte në përputhje me interesat e tyre.
    Një agjent i sulmuesit suedez nuk konfirmoi dhe as mohoi përfshirjen në ndonjë skemë shantazhi, por u shpreh: “Kjo është një industri shumë e ndjeshme, ku, për fat të keq, ndodhin edhe gjëra të tilla.”
    Policia suedeze, që po përballet me një valë në rritje të krimeve të bandave, ka vënë në dukje se organizatat kriminale po synojnë gjithnjë e më shumë agjencitë e futbollit për shkak të shifrave të mëdha financiare që qarkullojnë në këtë sektor.
    Hetimet vazhdojnë, ndërsa ende nuk ka një konfirmim zyrtar për lidhjen direkte mes incidentit dhe transferimit të Gyokeres.

    Top Channel

  • “Mënyra sesi e realizoi…” Arteta shprehet shumë i lumtur për Gyokeres

    “Mënyra sesi e realizoi…” Arteta shprehet shumë i lumtur për Gyokeres

    10 Gusht 2025

    14:49

    Telesport

    Viktor Gyokeres shënoi golin e tij të parë me fanellën e Arsenalit në fitoren 3-0 ndaj Athletic Bilbaos.
    Sulmuesi suedez shkëlqeu së bashku me Bukayo Saka në këtë ndeshje miqësore. Arsenali dominoi takimin dhe tregoi formë të mirë para fillimit të sezonit të ri.
    Pas ndeshjes, trajneri Mikel Arteta u shpreh i kënaqur me paraqitjen e Gyokeres. Ai theksoi rëndësinë e madhe që ka goli i parë për një sulmues të ri në klub.
    “Goli i parë është gjithmonë shumë i rëndësishëm. Mënyra se si e realizoi ishte fantastike dhe besoj se në vijim do të shohim gjëra fantastike prej tij”.
    Sipas tij, Gyokeres po përshtatet mirë dhe po krijon lidhje pozitive me pjesën tjetër të ofensivës. Tekniku spanjoll është optimist për paraqitjet e ardhshme të sulmuesit.