Tag: gusht

  • Pastrimi i parave/ Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

    Pastrimi i parave/ Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

    pastrimi i parave

    TIRANË- Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit, duke shënuar rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
    Megjithatë, vlera e parave të sekuestruara ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar sekuestrimi në vlerë 9,4 mln euro për janar-gusht 2025, kundrejt 53,9 mln eurove të sekuestruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulje prej rreth 82%.
    Të dhënat janë bërë publike në raportet statistikore mujore të Ministrisë së Brendshme.
    Referuar të dhënave të raporteve statistikore të Ministrisë së Brendshme, për muajt janar-gusht 2025 është shënuar niveli më i lartë i Veprës penale “Pastrimi i parave (N.287)” me 311 raste të referuara nga institucionet.
    Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-, numri i rasteve të referuar është rritur me 38 vepra apo rreth 14% më shumë. Ky është numri më i lartë i rasteve të referuara për hetim nga institucionet në 5 vitet e fundit.
    Por pavarësisht rritjes së rasteve të referuara, nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme rezulton se vlera e parave të sekuestruara për këtë vepër penale është ulur ndjeshëm.
    Për muajt janar- gusht 2025 sekuestrimit kanë qenë në vlerë 9,4 mln euro, kundrejt 53.9 mln euro që u sekuestruan në të njëjtën periudhë të 2024-s. Për periudhën janar-gusht 2025 sekuestrimit në vlerë janë ulur rreth 82%.
    Për periudhat janar-gusht të viteve 2021-2025, sekuestrimet për veprat penale të kategorisë ‘Pastrimi i Parave (N.287), kanë pasur nivelin më të lartë në muajin qershor 2024 me 52,700,000 euro. Për 8 mujorin e 5 viteve numri i lartë i rasteve të referuara është shënuar në muajin qershor 2025 me 56 raste.
    Sakaq sipas raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2024 vlera e aseteve të sekuestruara për veprën penale të pastrimit të parave ka qenë 27,636,788 euro dhe vlera e aseteve të konfiskuara sipas ligjit antimafia ka qenë 4,093,091 euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.
    Vepra penale “Pastrimi i parave (N.287)
    Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (N.287) – Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:
    a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
    b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
    c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;
    ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;
    d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale. /Monitor

  • Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

    Pastrimi i parave / Janar–Gusht, rriten rastet për hetim, por sekuestrimet e pasurisë bien 82%

    Numri i rasteve të referuara për veprën penale “Pastrimi i parave” ka arritur në 311 raste për muajt janar-gusht 2025, niveli më i lartë në 5 vitet e fundit, duke shënuar rritje prej 14% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

    Megjithatë, vlera e parave të sekuestruara ka pësuar një rënie të ndjeshme, duke shënuar sekuestrimi në vlerë 9,4 mln euro për janar-gusht 2025, kundrejt 53,9 mln eurove të sekuestruara në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ulje prej rreth 82%.

    Të dhënat janë bërë publike në raportet statistikore mujore të Ministrisë së Brendshme.

    Referuar të dhënave të raporteve statistikore të Ministrisë së Brendshme, për muajt janar-gusht 2025 është shënuar niveli më i lartë i Veprës penale “Pastrimi i parave (N.287)” me 311 raste të referuara nga institucionet.

    Krahasuar me të njëjtën periudhë të 2024-, numri i rasteve të referuar është rritur me 38 vepra apo rreth 14% më shumë. Ky është numri më i lartë i rasteve të referuara për hetim nga institucionet në 5 vitet e fundit.

    Por pavarësisht rritjes së rasteve të referuara, nga të dhënat e Ministrisë së Brendshme rezulton se vlera e parave të sekuestruara për këtë vepër penale është ulur ndjeshëm.

    Për muajt janar- gusht 2025 sekuestrimit kanë qenë në vlerë 9,4 mln euro, kundrejt 53.9 mln euro që u sekuestruan në të njëjtën periudhë të 2024-s. Për periudhën janar-gusht 2025 sekuestrimit në vlerë janë ulur rreth 82%.

    Për periudhat janar-gusht të viteve 2021-2025, sekuestrimet për veprat penale të kategorisë ‘Pastrimi i Parave (N.287), kanë pasur nivelin më të lartë në muajin qershor 2024 me 52,700,000 euro. Për 8 mujorin e 5 viteve numri i lartë i rasteve të referuara është shënuar në muajin qershor 2025 me 56 raste.

    Sakaq sipas raportit vjetor të Ministrisë së Brendshme, gjatë vitit 2024 vlera e aseteve të sekuestruara për veprën penale të pastrimit të parave ka qenë 27,636,788 euro dhe vlera e aseteve të konfiskuara sipas ligjit antimafia ka qenë 4,093,091 euro pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme.

     

    Vepra penale “Pastrimi i parave (N.287)

    Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale (N.287) – Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, nëpërmjet:

    a) këmbimit ose transferimit të pasurisë, me qëllim fshehjen ose mbulimin e origjinës së paligjshme të saj, duke ditur se kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

    b) fshehjes ose mbulimit të natyrës së vërtetë, burimit, vendndodhjes, disponimit, zhvendosjes, pronësisë ose të drejtave në lidhje me pasurinë, duke ditur që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

    c) fitimit të pronësisë, posedimit ose përdorimit të pasurisë, duke e ditur në çastin e marrjes në dorëzim të saj, që kjo pasuri është produkt i veprës penale ose i veprimtarisë kriminale;

    ç) kryerjes së veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi, sipas legjislacionit për parandalimin e pastrimit të parave;

    d) investimit në veprimtari ekonomike ose financiare të parave a sendeve, duke ditur se janë produkte të veprës penale ose veprimtarisë kriminale./Monitor

  • Detaje nga tritoli në Kamëz/ Mes të arrestuarve edhe shoku i Ervis Martinajt, zbardhen prapaskenat

    Detaje nga tritoli në Kamëz/ Mes të arrestuarve edhe shoku i Ervis Martinajt, zbardhen prapaskenat

    Jeton Lami, Florin Domi dhe Flogert Mezhika, janë personat e arrestuar si autorë të tritolit të vendosur ditën e djeshme në një restorant në Kamëz.
    Ish-oficeri i forcave Operacionale, Jeton Lami u lirua nga qelia më 24 nëntor të vitit 2023 pasi u dënua me 2 vite e 10 muaj burgim i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Pjesën më të madhe të dënimin e kaloi në paraburgim. Lami është personi i fundit, i cili ka takuar Ervis Martinajn teksa e ka shoqëruar me makinë në Durrës, para se ‘mbreti i lojërave të fatit’ të zhdukej pa lënë asnjë gjurmë.
    Jeton Lami i ka mohuar kategorikisht akuzat për lidhje të tij me zhdukjen e Ervis Martinajt në gusht të vitit 2022, para hetuesve. Sipas tij, me ish bosin e lojërave të fatit është njohur 10 vite më parë, por e mohon miqësinë e ngushtë. Sa i përket rastit kur ai është kapur teksa shoqëronte Ervis Martinajn, Lami dëshmoi se është takuar me Ervis Martinajn rastësisht në zonën e ‘Zogut të Zi’ në Tiranë tre ditë para se ta shoqëronte për në Durrës. Vetë Martinaj i ka kërkuar ta shoqëronte dhe Lami e ka dërguar në Durrës ku e ka lënë në një hotel me një mikeshën e tij. Ndërkohë që një ditë më vonë ka shkuar në Durrës, e ka marrë Ervis Martinajn dhe mikeshën e tij dhe i ka lënë në një ambient pranë një karburanti në zonën e Vorës dhe që nga ky moment nuk ka pasur më kontakte me të.
    Lami u kap nga kamerat e sigurisë së një hoteli në Durrës, ku ka qenë i shoqëruar me Ervis Martinajn. Për herë të parë hetuesit kanë mundur të zbulojnë se më 5 Gusht 2022 Lami e merr Martinajn në zonën e veriut në një automjet luksoz ‘Audi “A8” dhe e transporton atë drejt Durrësit në një hotel në praninë edhe të një vajze ende të paidentifikuar. Më 7 Gusht policia ka imazhin e fundit nga Ervis Martinaj në qytetin e Durrësit dhe të Tiranës tek një hotel ndërsa më 10 Gusht xhaxhai i tij Faik Martinaj ka bërë denoncimin në polici për humbjen e kontakteve me nipin.
    Ndërkohë në kërkim për ngjarjen në Kamëz është shpallur Ervis Lami. 31-vjeçari Lami është person me rekorde të theksuara kriminale. Ai shpall në kërkim në janar të këtij viti, pasi iu gjet automatiku me selenciator në banesë gjatë kontrolleve për kapjen e autorëve të vrasjes së Lulzim Vishës. Ky i fundit punonte si postier dhe u qëllua për vdekje më 24 janar të këtij viti në Kamëz teksa ndodhej brenda në automjetin e kompanisë ku ishte i punësuar.

  • Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Makina ku udhëtonte Dani në pronësi të Elvis Kosovës, në gusht iu vu tritoli

    Ekzekutimi i mikut të Shullazit! Makina ku udhëtonte Dani në pronësi të Elvis Kosovës, në gusht iu vu tritoli

    Elvis Kosova dhe Gilmando Dani

    TIRANË-Detaje të reja janë zbardhur nga ekzekutimi i Gilmando Danit, i njohur si mik dhe bashkëpunëtor i Emiljano Shullazit. Dani ndodhej në një automjet tip ‘Benz’ të bardhë bashkë me një tjetër person me mbiemrin Muça, që ka mbetur i plagosur pranë Rinasit, ku ra pre e breshërisë së plumbave.
    Automjet tip ‘Benz’ rezulton në pronësi të Elvis Kosovës i njohur si ‘Visi i garave’. Ky i fundit një person jo pak i njohur për autoritetet. Në gusht të 2025 Elvis Kosovës i vendosën tritol në biznesin e makinave, ku si pasojë u dëmtuan 4 makina të parkuara. 

    Aakohe ‘Visi i Garave’ deklaronte se nuk kishte asnjë problem me njeri dhe nuk dyshonte te asnjë person. Burime bëjnë me dije për ZËRI-n se Elvis Kosova është pronari i ‘Mel Construction’, që ka për objekt të aktivitetit të tij, shitjen dhe blerjen e pjesëve të ndryshme për makina. 39-vjeçari është emër i njohur për Policinë.
    I njohur ndryshe si “Visi i garave”, apo “Visi i makinave të shpejta”, ai u vendos në pranga në gusht të vitit 2024 së bashku me një shtetas turk, pasi kishin ngritur një skemë mashtrimi, për përvetësimin e një mjeti audi luksoz, me vlerë rreth 200 mijë euro, të cilin e kishin marrë me qera në Gjermani./ZËRI

  • Numërimi mbrapsht për Lukakun ka nisur, ja etapat deri te rikthimi në fushë

    Numërimi mbrapsht për Lukakun ka nisur, ja etapat deri te rikthimi në fushë

    30 Tetor 2025

    11:41

    Alfred Lleshi

    Ka nisur “countdown” për rikthimin e Romelu Lukakut në fushë. Edhe pse rruga është ende e gjatë, duket pak më e lehtë. Të shtunën pritet të jetë në tribunat e “Maradona” për ndeshjen Napoli-Como, ndërsa nga e hëna do të kthehet në palestër, me stërvitje të lehta për një javë.
    Vetëm më pas do të fillojë puna për rikuperim të plotë, që do të zgjasë të paktën një muaj, për t’u rikthyer në parametrat e një sportisti të nivelit të tij dhe vënë në dispozicion të Conte. Synimi është të jetë ndër të thirrurit për ndeshjet e mesit të dhjetorit (ndaj Udinese në transfertë), pak para Superkupës Italiane në Arabinë Saudite.
    Pra, 100 ditët e parashikuara në gusht (pas dëmtimit më 14 gusht, në miqësore) do të zgjasin ndoshta edhe disa javë, pasi kujdesi është i domosdoshëm për një futbollist me trupin e Lukakut.

  • Debat mes Ballës dhe Tabakut/ “Berisha ka më shumë kohë televizive se Rama”, demokratja-socialistit: Raporti i muajt gusht, qeveria ka qenë me pushime

    Debat mes Ballës dhe Tabakut/ “Berisha ka më shumë kohë televizive se Rama”, demokratja-socialistit: Raporti i muajt gusht, qeveria ka qenë me pushime

    Kreu i Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe deputetja e PD-së, Jorida Tabaku u përfshinë në një debat, pasi socialisti tregoi një raport të AMA për kohën televizive të Sali Berisdhës dhe Edi Ramës në katër televizione kombëtare.

    Balla u shpreh se kreu i PD ka pasur më shumë kohë televizive se kreu i PS, por kjo deklaratë u kundërshtua nga Tabaku, e cila tha se raporti i përket muajit gusht dhe se përkon me pushimet e qeverisë.
    Më tej ajo shtoi se opozita ka përdorur hapësirën televizive për të qenë sa më afër mediatikisht me mbështetësit e saj.
    Pjesë nga debati:
    Balla:  Kam një përmbledhje të kohës televizive të politikanëve kryesorë në Shqipëri në 4 televizione kombëtare.
    Politikani që ka më shumë kohë televizive në katër televizion është kryetari PD, më shumë se kryetari i PS. Kjo është diçka që vlen, vlen shumë dhe kjo është në televizionin kombëtar, ndërsa në katër TV publike koha e kryetarit të PD është dy herë më shumë se ajo e kreu të PS. Kjo është në katër televizione. Kjo është gjë e mirë, janë mediat vetë që vendosin. Në vlerësimin tim vlen ajo që e kam thënë, duhet të punojmë bashkë në funksion të çështjeve që kemi diskutuar, ka raste që opozita e ka natyrshëm votën kundër, por ka raste që mund të gjejmë gjuhën e përbashkët.
    Tabaku: Më duhet të sqaroj dy gjëra, së pari regresi i Shqipërisë në fushën e medias është përmendur në raportin e OSBE/ ODIHR. Tabela që tregoi zoti Balla është e muajit gusht. Në muajin gusht qeveria ka qenë me pushime katër javë, ndërkohë që opozita ka shfrytëzuar kohën dhe hapësirën për të qenë mediatikisht në kontakt me qytetarët. E vërteta është ndryshe, nuk dua të ketë dezinformim.

    Top Channel

  • Rritja e fortë e turistëve nga vendet jashtë BE-së nxit sektorin e udhëtimeve në Greqi

    Rritja e fortë e turistëve nga vendet jashtë BE-së nxit sektorin e udhëtimeve në Greqi

    Të ardhurat dhe numri i vizitorëve në Greqi u rritën gjatë tetëmujorit janar–gusht 2025.Turistët në Greqi në vitin 2025 kanë shënuar një rritje të re gjatë periudhës janar–gusht. Në të njëjtën kohë, edhe shpenzimet e turistëve janë rritur si në muajin gusht ashtu edhe në totalin e tetë muajve.Sipas raportit të Bankës së Greqisë, shpenzimet e udhëtimit u rritën me 10,5% në gusht 2025 dhe me 12,0% gjatë periudhës janar–gusht 2025. Udhëtimet hyrëse u rritën me 8,1% në gusht 2025 dhe me 4,1% gjatë tetëmujorit janar–gusht 2025.Bilanci i udhëtimeve në GreqiSipas të dhënave paraprake të Bankës së Greqisë, bilanci i udhëtimeve në gusht 2025 tregoi një suficit prej 4,15 miliardë euro, krahasuar me një suficit prej 3,8 miliardë eurosh në të njëjtin muaj të vitit 2024. Në veçanti, u regjistrua një rritje prej 10,5% e shpenzimeve nga udhëtarët në gusht 2025, që arritën në 4,5 miliardë euro, krahasuar me 4,09 miliardë euro në gusht 2024. Një rritje prej 41,4% u vu re edhe në shumën e parave që grekët shpenzuan jashtë vendit: 375 milionë euro në gusht 2025, kundrejt 265,3 milionë eurove në gusht 2024.Rritja e shpenzimeve të turistëve në Greqi u ndikua si nga një rritje prej 8,1% e udhëtimeve hyrëse, ashtu edhe nga një rritje prej 1,7% e shpenzimit mesatar për udhëtim.Nga janari deri në gusht 2025, Greqia regjistroi një suficit udhëtimesh prej 14,3 miliardë euro, krahasuar me 13,0 miliardë euro gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2024. Ky përmirësim erdhi kryesisht si rezultat i rritjes së shumës së shpenzuar në Greqi nga vizitorët e huaj, që arriti në 16,7 miliardë euro, me një rritje prej 1,8 miliardë ose 12,0% më shumë se një vit më parë.Rritja e shpenzimeve u shty nga një rritje prej 4,1% e numrit të udhëtarëve që erdhën në Greqi, si dhe nga një rritje prej 7,2% e shumës që çdo person shpenzoi mesatarisht gjatë qëndrimit.Shpenzimet nga banorët grekë jashtë vendit u rritën gjithashtu gjatë kësaj periudhe, duke arritur në 2,4 miliardë euro, një rritje prej 500 milionë eurosh ose 26% krahasuar me janar–gusht 2024.Shpenzimet për udhëtime: Cilat vende po shpenzojnë më shumë në Greqi?Në gusht 2025, shuma e shpenzuar nga vizitorët e huaj në Greqi u rrit me 10,5% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të mëparshëm. Shpenzimet nga udhëtarët e vendeve jashtë BE-së u rritën me 30,5% dhe arritën në 1,86 miliardë euro. Në kontrast, shpenzimet e vizitorëve nga vendet e BE-së ranë lehtë, me 2,0%, duke zbritur në 2,44 miliardë euro nga 2,49 miliardë në gusht 2024.Brenda BE-së, rënia erdhi si pasojë e një uljeje prej 5,4% të shpenzimeve nga vizitorët e vendeve të Eurozonës, që arritën në 1,85 miliardë euro. Megjithatë, shpenzimet nga vizitorët e vendeve të BE-së jashtë Eurozonës u rritën me 10,9%, duke arritur në 587,8 milionë euro.Ndër vendet kryesore të Eurozonës, shpenzimet e vizitorëve nga Gjermania ranë me 16,5%, në 612,3 milionë euro. Shpenzimet nga Franca ranë me 13,7%, në 262,7 milionë euro, dhe ato nga Italia ranë me 8,0%, në 337,5 milionë euro. Nga ana tjetër, vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar shpenzuan 848,7 milionë euro, me një rritje të fortë prej 40,0%. Shpenzimet e vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara ranë me 3,1%, në 205,3 milionë euro, ndërsa ato nga Rusia u rritën në 4,9 milionë euro.Gjatë periudhës janar–gusht 2025, shuma totale e parave të shpenzuara në Greqi nga udhëtarët e huaj u rrit me 12,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, duke arritur në 16,7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 9,18 miliardë euro erdhën nga vizitorët e vendeve të BE-së, me një rritje prej 9,4%. Vizitorët nga vendet jashtë BE-së shpenzuan 6,71 miliardë euro, me një rritje prej 14,9%.Brenda totalit të BE-së, shpenzimet e udhëtarëve nga vendet e eurozonës arritën në 7,11 miliardë euro, me një rritje prej 7,2%, ndërsa udhëtarët nga vendet e BE-së jashtë Eurozonës shpenzuan 2,07 miliardë euro, me një rritje prej 17,4%.Ndër tregjet kryesore, vizitorët nga Gjermania shpenzuan 2,64 miliardë euro, me rritje 6,6%. Shpenzimet nga Franca u rritën me 5,5%, në 1,02 miliardë euro, dhe ato nga Italia me 1,4%, në 984,3 milionë euro.Vizitorët nga Mbretëria e Bashkuar shpenzuan 2,49 miliardë euro, me një rritje prej 8,7%, ndërsa ata nga Shtetet e Bashkuara shpenzuan 1,17 miliardë euro, me një rritje të fortë prej 20,6%. Shpenzimet nga vizitorët rusë u rritën në 22,6 milionë euro.Nga vijnë turistët që vizitojnë Greqinë?Sa i përket numrit të vizitorëve, gushti 2025 pati 7.47 milionë mbërritje në Greqi, duke shënuar një rritje 8.1% krahasuar me të njëjtin muaj në vitin 2024.Udhëtimet ajrore u rritën me 2.7%, ndërsa mbërritjet përmes kalimeve kufitare rrugore u rritën me 22.7%. Rritja totale u mbështet nga një rritje prej 4.5% e vizitorëve nga vendet e BE-së-27 dhe një rritje 14.6% e mbërritjeve nga vendet e tjera.Në mënyrë specifike, numri i udhëtarëve nga vendet e Eurozonës u rrit me 3.1% në 2.93 milionë, ndërsa ata nga vendet e BE-së jashtë Eurozonës u rritën me 6.8% në 1.71 milionë. Udhëtimet nga Gjermania u rritën me 7.2% në 1.08 milionë njerëz. Numri i vizitorëve nga Franca ra pak me 0.7% në 450,700, ndërsa ata nga Italia u rritën me 0.4% në 555,300.Mbërritjet nga Mbretëria e Bashkuar u rritën ndjeshëm me 12.4% në 978.4 mijë, ndërsa numri i vizitorëve nga Shtetet e Bashkuara ra me 23.5% në 174.2 mijë. Udhëtimet nga Rusia u rritën pak në 4.1 mijë vizitorë.Gjatë periudhës së plotë janar-gusht, Greqia priti 25.92 milionë udhëtarë hyrës, një rritje prej 4.1% krahasuar me 24.89 milionë gjatë së njëjtës kohë në vitin 2024. Mbërritjet me avion u rritën me 4.2%, ndërsa mbërritjet me rrugë tokësore u rritën me 4.8%.Një total prej 15.29 milionë udhëtarësh erdhën nga vendet e BE-së-27, që ishte pothuajse i pandryshuar nga viti i kaluar, me një rritje të lehtë prej 0.2%. Brenda këtij grupi, vizitorët nga zona e euros u rritën me 3.8%, ndërsa ata nga vendet e BE-së jashtë euros ranë me 6.9%. Mbërritjet nga vendet jashtë BE-së u rritën më ndjeshëm, me 10.4 %, duke arritur në 10.64 milion njerëz.Ndër vendet individuale, Gjermania dërgoi më shumë vizitorë, me 3.89 milion mbërritje, një rritje prej 7.8 %. Franca pa një rënie prej 6.3 % në 1.42 milion vizitorë, ndërsa udhëtimet nga Italia u rritën me 2.1 % në 1.58 milion. Numri i vizitorëve nga Mbretëria e Bashkuar u rrit me 4.5 % në 3.28 milion, dhe udhëtimet nga Shtetet e Bashkuara u rritën me 6.1 % në 1.08 milion. Mbërritjet e vizitorëve nga Rusia u rritën në 20.1 mijë./ EuronewsKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • “Më duheshin paratë për dasmën e motrës”, vrau kambistin në Delvinë dhe armën e hodhi në det, Durim Leka…

    “Më duheshin paratë për dasmën e motrës”, vrau kambistin në Delvinë dhe armën e hodhi në det, Durim Leka…

    Një 42-vjeçar, i cili prej 20 vitesh ndodhet i burgosur për një vrasje të kryer në fshatin Shijan të Delvinës, për të cilën është dënuar me burgim të përjetshëm, po vijon betejat ligjore për të fituar lirinë. Pasi mori edhe refuzimin e Gjykatës së Strasburgut në mars 2024, nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, Durim Leka po kërkon lirinë me kusht. Në 16 tetor 2025, në Gjykatën e Korçës, është regjistruar kërkesa e Durim Lekës për “lirim me kusht”. Seanca është planifikuar të mbahet më 17 nëntor, kur gjyqtari Estjon Venxha pritet të shqyrtojë kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Sarandës. Leka më herët ka kërkuar edhe ulje dënimi nga e njëjta Gjykatë, vendimi për të cilën nuk dihet se si ka qenë. 42-vjeçari, lindur në Pogradec e banues në fshatin Blerimas të Delvinës, është dënuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, çështja, e cila është shqyrtuar edhe në Gjykatën e Strasburgut një vit më parë.
    Ngjarja
    Ngjarja për të cilën akuzohet Leka, ka ndodhur kur ai ishte 22 vjeç dhe punonte si murator. Më 23 gusht 2005, kambisti Agim Sulo u qëllua për vdekje në Shijan të Delvinës. Vëllai i tij Pëllumb Sulo, i cili ishte prezent dhe ndaj të cilit u qëllua gjithashtu, por nuk u godit, shkoi menjëherë në polici dhe denoncoi krimin. Po atë ditë policia bëri këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe gjeti dy gëzhoja në tokë. Gjatë kontrollit që u krye të nesërmen, policia gjeti një tjetër gëzhojë. Më 23 dhe 24 gusht 2005, policia mori në pyetje Lekën për të vendosur marrëdhënien e tij me Agim Sulon, sepse te ky i fundit ishte gjetur një shënim me numrin e telefonit të Lekës. Në kohën kur u bë marrja në pyetje Leka nuk ishte ende i dyshuar dhe ai nuk bëri asnjë deklarim që e inkriminonte gjatë pyetjes. Ai u pyet vetëm nëse e njihte Agim dhe Pëllumb Sulon dhe u përgjigj se nuk i njihte. Më 24 gusht 2005, prokuroria, si masë urgjente përgjimi të fshehtë, vendosi një aparat dëgjimi në dhomën e pritjes të policisë së Sarandës dhe siguroi një regjistrim të bisedës mes kërkuesit dhe vëllait të tij N. Leka, që zbuloi se i dyshuari i kishte thënë se ai e kishte vrarë Agim Sulon dhe më pas kishte shkuar në Sarandë, ku kishte dalë në det me një varkë dhe e kishte hedhur armën në drejtim të “Grand Hotel” në Sarandë. Prokuroria më pas i kërkoi Gjykatës së Rrethit Sarandë vleftësimin e masës së përgjimit të fshehtë dhe kjo u miratua më 28 gusht 2005. Policia e arrestoi Durim Lekën më 27 gusht 2005 dhe ai u mor në pyetje nga prokurorët po atë ditë. Leka tha se do të bënte deklarimin pa avokat dhe do të vendoste më vonë nëse do të kishte avokat. Ai pranoi që kishte vrarë Agim Sulon dhe kishte qëlluar ndaj Pëllumb Sulos. Ai tha se i duheshin para për dasmën e motrës së tij, të cilat nuk i kishte. Më 23 gusht 2003, rreth mesditës, ai kishte takuar Sulon, një tregtar i këmbimit valuator në Sarandë dhe i kishte kërkuar të këmbente 8000 euro për lekë shqiptare, edhe pse ai nuk i kishte ato para dhe në fakt synimi i tij ishte t’i merrte lekët nga kambisti pa i dhënë asnjë euro në këmbim. Ishte rënë dakord që Agim Sulo të çonte lekët në fshatin Shijan, ku banonte Leka. Rreth orës 17.30 Leka kishte telefonuar Agim Sulon dhe i kishte thënë ta takonte në Shijan në anë të një rruge. 22-vjevari Leka kishte marrë me vete një armë që kishte në shtëpi me qëllim që të trembte Agim Sulon dhe t’i merrte paratë. Sulo kishte mbërritur me motorr me vëllanë e tij Pëllumbin. Vrasësi u kishte thënë se nuk i kishte paratë me vete, por ata duhej të shkonin në shtëpinë e tij. Ai i kishte çuar në një shtëpi të braktisur dhe, kur kishin mbërritur atje, Leka kishte nxjerrë armën dhe i kishte kërkuar paratë Sulos. Kambisti po shkonte drejt vrasësit kur ai nxori armën dhe qëlloi. Vëllai tij filloi të vraponte dhe leka qëlloi dy herë në drejtim të tij, por nuk e kapi. Menjëherë vëllai i autorit, i cili kishte dëgjuar të shtënat, mbërriti në vendngjarje ku gjeti Agim Sulon të shtrirë në tokë, të gjakosur dhe që kërkonte ndihmë. Ambulanca mbërriti shpejt, por kambisti Sulo vdiq rrugës për në spital. Po atë ditë, në orën 18.00, u zhvillua një paraqitje për njohje ku, përveç Durim Lekës, ishin paraqitur edhe dy persona të tjerë. Leka kishte veshur një këmishë të errët me mëngë të gjata, ndërsa dy personat e tjerë të paraqitur për njohje mbanin veshur këmisha të bardha me mëngë të shkurtra. Pëllumb Sulo, si dëshmitar, u ftua fillimisht të përshkruante personin që kishte qëlluar vëllanë e tij. Në fillim ai bëri një përshkrim të hollësishëm të personit, 1,70 m i gjatë, i hollë, me fytyrë të gjatë, kuqalash me quka në faqe, vetulla kafe në të verdhë, flokë bionde të errët, zë të hollë, të folur të pastër, pa asnjë dialekt. Gjatë paraqitjes për njohje, pjesëmarrësve iu kërkua të ndërronin vendet tri herë. Çdo herë, Pëllumb Sulo identifikoi Durim Lekën si autorin e krimit. Akt ekspertimi i datës 30 gusht 2005 i hartuar nga Laboratori Qendror i Hetimeve Penale konkludoi se dy gëzhojat kishin dalë nga një armë zjarri, përkatësisht një pistoletë T. T model 54. Arma nuk u gjet asnjëherë. Leka u pyet përsëri nga prokurori më 14 dhe 22 shtator 2005. Në procesverbalin e marrjes në pyetje thuhet se Leka u informua për të drejtën e tij për t’u ndihmuar nga një avokat Ai deklaroi se ishte vënë në dijeni të akuzave dhe se do të bënte deklarimin pa avokat dhe se do të vendoste më vonë nëse do të kishte avokat. Ai nënshkroi procesverbalin pa asnjë koment. Më 14 shtator 2005 kërkuesi shpjegoi se kishte marrë një varkë me pedale nga Saranda në det dhe kishte hedhur armën në det në drejtim të “Grand Hotel” në Sarandë. Në një vendim të datës 9 dhjetor 2005, Gjykata e Rrethit Sarandë e shpalli Durim Lekën fajtor për vrasjen e dy ose më shumë personave në rrethana të tjera cilësuese dhe tentativën për vrasje të një personi dhe për armëmbajtje pa leje dhe e dënoi me burgim të përjetshëm. Më 5 prill 2006, Gjykata e Apelit Gjirokastër ndryshoi akuzën dhe shpalli Lekën fajtor për vjedhje e mbetur në tentativë me pasojë vdekjen, ku Agim Sulo ishte viktima, si edhe për vrasje të mbetur në tentativë të Pëllumb Sulos me synimin për të kryer një krim tjetër si edhe për armëmbajtje pa leje dhe e la në fuqi dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Ankimi vijues i Lekës në Gjykatën e Lartë u rrëzua përfundimisht. Më pas, ai paraqiti një ankim kushtetues, i cili u rrëzua më 19 maj 2009. Leka shkoi deri në Gjykatën e Strasburgut, e cila vendosi në 5 mars 2024 të shpallë kërkesën të pranueshme, por pa ndryshuar vendim pasi sipas saj nuk ka shkelje të nenit 6 dhe 1 dhe 3 (a), (b) dhe (c) të Konventës. Në 11 janar 2014, pas një kontrolli në burgun e Drenovës, në qelinë e Durim Lekës u gjet një telefon celular, raporton “BW”.

  • Vrau kambistin në Delvinë, pas Strasburgut, Durim Leka vijon betejat për liri

    Vrau kambistin në Delvinë, pas Strasburgut, Durim Leka vijon betejat për liri

    Një 42-vjeçar, i cili prej 20 vitesh ndodhet i burgosur për një vrasje të kryer në fshatin Shijan të Delvinës, për të cilën është dënuar me burgim të përjetshëm, po vijon betejat ligjore për të fituar lirinë. Pasi mori edhe refuzimin e Gjykatës së Strasburgut në mars 2024, nga burgu i sigurisë së lartë në Drenovë, Durim Leka po kërkon lirinë me kusht.
    Në 16 tetor 2025, në Gjykatën e Korçës, është rregjistruar kërkesa e Durim Lekës për “lirim me kusht”. Seanca është planifikuar të mbahet në 17 nëntor, kur gjyqtari Estjon Venxha pritet të shqyrtojë kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Sarandës. Leka më herët ka kërkuar edhe ulje dënimi nga e njëjta Gjykatë, vendimi për të cilën nuk dihet se si ka qenë.42-vjeçari, lindur në Pogradec e banues në fshatin Blerimas të Delvinës, është dënuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit me burgim të përjetshëm, çështje, e cila është shqyrtuar edhe në Gjykatën e Strasburgut një vit më parë.
    Ngjarja për të cilën akuzohet Leka, ka ndodhur kur ai ishte 22 vjeç dhe punonte si murator. Më 23 gusht 2005, kambisti Agim Sulo u qëllua për vdekje në Shijan të Delvinës. Vëllai i tij Pëllumb Sulo, i cili ishte prezent dhe ndaj të cilit u qëllua gjithashtu, por nuk u godit, shkoi menjëherë në polici dhe denoncoi krimin. Po atë ditë policia bëri kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe gjeti dy gëzhoja në tokë.
    Gjatë kontrollit që u krye të nesërmen, policia gjeti një tjetër gëzhojë. Më 23 dhe 24 gusht 2005, policia mori në pyetje Lekën për të vendosur marrëdhënien e tij me Agim Sulon, sepse te ky i fundit ishte gjetur një shënim me numrin e telefonit të Lekës.
    Në kohën kur u bë marrja në pyetje Leka nuk ishte ende i dyshuar dhe ai nuk bëri asnjë deklarim që e inkriminonte gjatë pyetjes. Ai u pyet vetëm nëse e njihte Agim dhe Pëllumb Sulon dhe u përgjigj se nuk i njihte. Më 24 gusht 2005, prokuroria, si masë urgjente përgjimi të fshehtë, vendosi një aparat dëgjimi në dhomën e pritjes të policisë së Sarandës dhe siguroi një regjistrim të bisedës mes kërkuesit dhe vëllait të tij N. Leka, që zbuloi se i dyshuari i kishte thënë se ai e kishte vrarë Agim Sulon dhe më pas kishte shkuar në Sarandë, ku kishte dalë në det me një varkë dhe e kishte hedhur armën në drejtim të “Grand Hotel” në Sarandë.
    Prokuroria më pas i kërkoi Gjykatës së Rrethit Sarandë vleftësimin e masës së përgjimit të fshehtë dhe kjo u miratua më 28 gusht 2005. Policia e arrestoi Durim Lekën më 27 gusht 2005 dhe ai u mor në pyetje nga prokurorët po atë ditë. Leka tha se do të bënte deklarimin pa avokat dhe do të vendoste më vonë nëse do të kishte avokat. Ai pranoi që kishte vrarë Agim Sulon dhe kishte qëlluar edhe ndaj Pëllumb Sulos.
    Ai tha se i duheshin para për dasmën e motrës së tij, të cilat nuk i kishte. Më 23 gusht 2005, rreth mesditës, ai kishte takuar Sulon, një tregtar i këmbimit valuator në Sarandë dhe i kishte kërkuar të këmbente 8000 euro për lekë shqiptare, edhe pse ai nuk i kishte ato para dhe në fakt synimi i tij ishte t’i merrte lekët nga kambisti pa i dhënë asnjë euro në këmbim. Ishte rënë dakord që Agim Sulo të çonte lekët në fshatin Shijan, ku banonte Leka. Rreth orës 17.30 Leka kishte telefonuar Agim Sulon dhe i kishte thënë ta takonte në Shijan në anë të një rruge. 22-vjeçari Leka kishte marrë me vete një armë që kishte në shtëpi me qëllim që të trembte Agim Sulon dhe t’i merrte paratë. Sulo kishte mbërritur me motorr me vëllanë e tij, Pëllumbin.
    Vrasësi u kishte thënë se nuk i kishte paratë me vete, por ata duhej të shkonin në shtëpinë e tij. Ai i kishte çuar në një shtëpi të braktisur dhe, kur kishin mbërritur atje, Leka kishte nxjerrë armën dhe i kishte kërkuar paratë Sulos. Kambisti po shkonte drejt vrasësit kur ai nxorri armën dhe qëlloi. Vëllai tij filloi të vraponte dhe Leka qëlloi dy herë në drejtim të tij, por nuk e kapi. Menjëherë vëllai i autorit, i cili kishte dëgjuar të shtënat, mbërriti në vendngjarje ku gjeti Agim Sulon të shtrirë në tokë, të gjakosur dhe që kërkonte ndihmë. Ambulanca mbërriti shpejt, por kambisti Sulo vdiq rrugës për në spital. Po atë ditë, në orën 18.00, u zhvillua një paraqitje për njohje ku, përveç Durim Lekës, ishin paraqitur edhe dy persona të tjerë. Leka kishte veshur një këmishë të errët me mëngë të gjata, ndërsa dy personat e tjerë të paraqitur për njohje mbanin veshur këmisha të bardha me mëngë të shkurtra. Pëllumb Sulo, si dëshmitar, u ftua fillimisht të përshkruante personin që kishte qëlluar vëllanë e tij. Në fillim ai bëri një përshkrim të hollësishëm të personit, 1,70 m i gjatë, i hollë, me fytyrë të gjatë, kuqalash me quka në faqe, vetulla kafe në të verdhë, flokë bionde të errët, zë të hollë, të folur të pastër, pa asnjë dialekt. Gjatë paraqitjes për njohje, pjesëmarrësve iu kërkua të ndërronin vendet tri herë. Çdo herë, Pëllumb Sulo identifikoi Durim Lekën si autorin e krimit.
    Akt ekspertimi i datës 30 gusht 2005 i hartuar nga Laboratori Qendror i Hetimeve Penale konkludoi se dy gëzhojat kishin dalë nga një armë zjarri, përkatësisht një pistoletë T. T model 54. Arma nuk u gjet asnjëherë. Leka u pyet përsëri nga prokurori më 14 dhe 22 shtator 2005. Në procesverbalin e marrjes në pyetje thuhet se Leka u informua për të drejtën e tij për t’u ndihmuar nga një avokat Ai deklaroi se ishte vënë në dijeni të akuzave dhe se do të bënte deklarimin pa avokat dhe se do të vendoste më vonë nëse do të kishte avokat. Ai nënshkroi procesverbalin pa asnjë koment. Më 14 shtator 2005 kërkuesi shpjegoi se kishte marrë një varkë me pedale nga Saranda në det dhe kishte hedhur armën në det në drejtim të “Grand Hotel” në Sarandë.
    Në një vendim të datës 9 dhjetor 2005, Gjykata e Rrethit Sarandë e shpalli Durim Lekën fajtor për vrasjen e dy ose më shumë personave në rrethana të tjera cilësuese dhe tentativën për vrasje të një personi dhe për armëmbajtje pa leje dhe e dënoi atë me burgim të përjetshëm.Më 5 prill 2006, Gjykata e Apelit Gjirokastër ndryshoi akuzën dhe shpalli Lekën fajtor për vjedhje e mbetur në tentativë me pasojë vdekjen, ku Agim Sulo ishte viktima, si edhe për vrasje të mbetur në tentativë të Pëllumb Sulos me synimin për të kryer një krim tjetër si edhe për armëmbajtje pa leje dhe e la në fuqi dënimin e tij me burgim të përjetshëm.
    Ankimi vijues i Lekës në Gjykatën e Lartë u rrëzua përfundimisht. Më pas, ai paraqiti një ankim kushtetues, i cili u rrëzua më 19 maj 2009. Leka shkoi deri në Gjykatën e Strasburgut, e cila vendosi në 5 mars 2024 të shpallë kërkesën të pranueshme por pa ndryshuar vendim pasi sipas saj nuk ka shkelje të nenit 6 dhe 1 dhe 3 (a), (b) dhe (c) të Konventës.Në 11 janar 2014, pas një kontrolli në burgun e Delvinës, në qelinë e Durim Lekës u gjet një telefon celular.
    Foto arkiv: Durim Leka gjatë seancës në 2005
     

  • Zbardhet biseda e Aurel Hoxhës në SkyEcc pas vrasjes së Klevis Lleshit: Deri sa t’i vras të gjithë burrat e tyre, nuk do të ndalem!

    Zbardhet biseda e Aurel Hoxhës në SkyEcc pas vrasjes së Klevis Lleshit: Deri sa t’i vras të gjithë burrat e tyre, nuk do të ndalem!

    Emisioni “Në Shënjestër” me autore Klodiana Lalën, ka publikuar për herë të parë ekskluzivisht përgjimet në SkyEcc të Aurel Hoxhës, i cili nga biseda është porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit në gusht të vitit 2020. Nga bisedat e zbardhura, shihet se ai ishte më aktivi në të gjitha bisedat në vazhdim që përkojnë edhe pas zhdukjes dhe gjetjes së trupit të Klevis Lleshit.
    Kolaveri është vëllai i Agim Hoxhës, i vrarë dhe i gjetur i djegur në një makinë në Britaninë e Madhe në vitin 2013 nga Arben Lleshi, djali i xhaxhait të Klevis Lleshit.
    Sipas emisionit “Në Shënjestër”, Aurel Hoxha më datë 25 korrik 2020 mban fillimisht kontakte në Sky Ecc me një personazh shumë të njohur të krimit, Hektor Xheçukaj i njohur si Tori Xheçukaj të cilit i kërkon një sasi të madhe parash, me qëllim që tja japë kushëririt të tij, Saimir Kolaveri, që ndërkohë ndodhet me qëndrim në Gjermani.
     
     
    “Vëlla a s’të dha gjë ai dibrani? Më duhet të plotësoj 50 mijë euro për atë të Sajmirit. 25 po ia marr njërit në Angli dhe 25 të na i kishte dhënë ky. Nuk na bie më ky rast. Jam gati të shes dhe gjakun dhe të mos e lej këtë punë për para”, mësohet të ketë thënë Aurel Hoxha.
    Nga sa kuptohet edhe nga bisedat Hoxha ka marrë garanci për të mbyllur një punë dhe po kërkon të nxitojë. Fillimisht në komunikimet e tij ai nuk flet se për çfarë pune bëhet fjalë. Por ajo që vihet re është se Saimiri, që rezulton se është kushëriri i Aurelit, jo vetëm i kërkon 50 mijë euro për mbarimin e punës, por gjithashhtu i kërkon nga ana e tij që t’i mbarojë edhe një punë jashtë Shqipërisë.
    Punë e cila mesa duket konkretizohet më datë 5 Gusht. Ndërkohë që Aurel Hoxha, merr masat që të largohet më herët nga Shqipëria, për të shmangur çdo implikim të tij me zhdukjen e Klevis Lleshit. Ku siç shikohet edhe nga bisedat në Sky Ecc më datë 2 Gusht ai informon Tori Xheçukën se është larguar në Turqi.  Gjë që konfirmohet edhe nga sistemi TIMS.
    Ndërkohë që lajmi që ai priste prej shumë kohësh dhe ku kishte hedhur shumë para, mbërriti më datë 5 Gusht.   Ku i paduruar në orën 15.30 të kësaj date ai i dërgon një personi të paidentifikuar nëpërmjet aplikacionit Sky Ecc, foton e një personi në dukje të shtrirë në tokë.  Me siguri i vrarë, trupi i të cilit ishte fshehur në bimësinë e zonës.
    Bisedat Sky Ecc
    5 Gusht 2020
    Ora 15.40
    Aurel Hoxha i dërgon një personi të paidentifikuar foton e një personi të shtrirë, pjesërisht të futur në një ambient me bimësi. Ku në vazhdim i thotë se janë vrarë 4 persona nga e njëjta familje dhe derisa t’i vrasë të gjithë burrat e kësaj familje, nuk do të ndalet.
    “Një gënjeshtar më pak vëlla. Janë tashmë katër nga e njëjta familje, dhe deri sa t’i vras të gjithë burrat e tyre, nuk do të ndalem.’ Vetëm një orë më pas të njëjtën foto në dukje të një personit të vrarë Aurel Hoxha, ia kalon edhe një personi tjetër të paidentifikuar. Duke i shprehur të gjithë ekzaltimin e tij lidhur mbi vrasjen.
    Ndërkohë që ajo lihet të kuptohet nga biseda është se bashkëbiseduesi ka dijeni për personin në foto. Kjo pasi duhet ta ketë njohur nga pranë. Dhe se Aurel Hoxha nuk ka nevojë t’i tregojë atij emrin e personit që qëndron i shtrirë në tokë. Çka lë të kuptohet që bashkëbiseduesi ka dijeni për planin e Aurel Hoxhës për të vrarë Klevis Lleshin.
    Bisedat Sky Ecc
    5 gusht 2020
    Ora 17.10
    ‘Ça bëre ti vëlla. Si kalove?
    E di që të bëhet qejfi, prandaj po ta çoj këtë foto. Deri tani shyqyr, mashallah. Unë të drejtën time po kërkoj. Zoti para dhe ne mbrapa…’ Po në të njëjtën ditë pasi ka biseduar fillimisht më dy personat e paidentifikuar, Aurel Hoxha bisedon po kështu me Tori Xheçukën.
    Ku këtu për herë të parë identifikon edhe personin e vrarë në foto. Aurel Hoxha që i thotë Tori Xheçukaj, se personi në foto është djali i Xhavitit. Duke iu referuar kësisoj Klevis Lleshit. Ndërkohë që të gjitha këto biseda zhvillohen gjatë kohës kur familja e Klevisit nuk e dinte ende që djali i tyre është zhdukur.
    Kjo pasi këto komunikime ndodhin vetëm një orë nga koha e vrasjes së tij. Dhe fotoja mesa kuptohet është dërguar nga vrasësi i tij si një dëshmi e punës së kryer me sukses.
    Bisedat Sky Ecc
    5 Gusht 2020
    Ora 17.08
    Aurel Hoxha bisedon me Tori Xheçukën. Ai i dërgon atij foton e një personi të shtrirë në tokë, duke i thënë se është djali i Xhavitit.
    Hoxha e informon Xheçukën se ai vetë ka ikur në Stamboll dhe se vrasjen nuk e ka bërë ai, por e ka bërë kushëriri i Saimirit. Vrasës të cilit ai i drejrohet me emrin Sabi.
    ‘Iku dhe një vëlla. Hahaha. Djali i Xhavitit. Ti marr pushimet njëherë vëlla. Edhe vetë ika në Stamboll.
    Ky është pikërisht edhe momenti kur Aurel Hoxha jep dhe detajet e para se si ishte kryer vrasja e Klevis Lleshit. Ku fillimisht ai thotë se kishin menduar ta vrisnin te pallati i tij, por më pas ishin tërhequr nga ky mendim.
    Pasi kishin frikë se plani do të dekonspirohej. Për këtë arsye po sipas tij vrasësi e kishte marrë Klevisin në makinë, dhe po aty e kishte qëlluar. Vrasës që deri në këtë moment njihej me emrin e shkurtuar Sabi dhe që është kushëri me Saimirin. Personi që i kërkonte 50 mijë euro për të mbaruar punën. Saimiri që po kështu është kushëri nga ana e babait me Aurel Hoxhën.
    Bisedat Sky Ecc
    5 Gusht 2020
    Aurel Hoxha vazhdon bisedën me Tori Xheçukën.
    ‘Nuk e bëra vetë. E bëri ai kushoja i Sajmirit. Se e patën lënë ta bëjmë te pallati, po u merrte vesh. Po ky e paska marrë në makinë dhe e paska mbaruar atë punë. Ai i vogli. Po ai Sabi.’
    Sipas të dhënave të siguruara nga sistemi TIMS, Aurel Hoxha del se u kthye në Shqipëri nga Stambolli nëpërmjet pikës së Rinasit, më datë 7 Gusht, vetëm 2 ditë pasi Klevis Lleshi ishte raportuar i zhdukur nga familja e tij.
    Teksa ai vazhdon të jetë i papërmbajtur në gëzimin e tij. Gjë që ai e shpreh edhe në bisedat me të tjerë persona të paidentifkuar, por që mesa duket janë pjesë e rrethit të tij të ngushtë shoqëror. Ashtu si në këtë bisedë.
    Biseda Sky Ecc
    ‘Festë e gëzim paç gjithë jetën shok’. ‘Po e di se ty të bëhet qejfi, prandaj ta çova edhe atë kurvën. Ja u q.. rracën, ça kanë kërkuar kanë gjetur.’