Tag: gurëve

  • Rreziku nga rënia e gurëve, bllokohet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana

    Rreziku nga rënia e gurëve, bllokohet segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana

    Segmenti hyrës i Unazës së Pogradecit kur vjen nga Qafë Thana drejt qytetit, do të jetë përkohësisht i mbyllur për qarkullim

    Autoritetet njoftojnë se mbyllja vjen për shkak të rrezikut të rënies së gurëve, si pasojë e dëmtimit të një pjese të skarpatës nga reshjet e fundit.
    “Punonjësit në terren do të vijojnë edhe nesër punën për stabilizimin dhe përmirësimin e skarpatës së kodrës. Hapja e këtij segmenti do të njoftohet në një moment të dytë, sapo të përfundojnë punimet dhe të garantohet siguria.”-thuhet në njoftim.

    Top Channel

  • Defekt pas rrëshqitjes së gurëve në Bovillë, UKT paralajmëron kufizime të ujit në disa zona të Tiranës

    Defekt pas rrëshqitjes së gurëve në Bovillë, UKT paralajmëron kufizime të ujit në disa zona të Tiranës

    Shkëputja e masivit të gurëve pak ditë më parë në afërsi të digës së Bovillës ka bërë që disa zona në Tiranë të mbeten pa ujë.
    Sipas Ujësjellës Kanalizime Tiranë rrëshqitja e masivit shkëmbor ka shkaktuar një defekt në tubin DN 900, i cili do të sjellë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.
    Sipas UKT, zonat që do të kenë kufizime janë zona e Qendrës, zona e Laprakës, zona e 21 Dhjetorit, zona e Ish-Parkut, zona e Tiranës së Re, zona e Bllokut dhe zona e Yzberishtit.

  • Masivi i gurëve në Qukës-Qafë Plloçë/ U shpenzuan 260 mln euro me firmën e Ballukut ,vijon kaosi te aksi i “florinjtë”

    Masivi i gurëve në Qukës-Qafë Plloçë/ U shpenzuan 260 mln euro me firmën e Ballukut ,vijon kaosi te aksi i “florinjtë”

    Pasojat e motit të keq vijojnë të jenë ende aktive në Qarkun e Korçës, ku disa akse rrugore vijojnë të ketë inerte të rrugë ndërsa në disa zona ka ndërprerje të energjisë elektrike.
    Ndërkohë në aksin Qafë Plloçë – Qukës, pas shembjes masivi i gurëve ndodhet ende në shtratin e rrugës. Qarkullimi në këtë segment është devijuar përmes një bypassi.
    Rruga Qukës–Qafë Plloçë, një nga projektet më të kushtueshme infrastrukturore të dekadës së fundit, vazhdon të përballet me probleme serioze pavarësisht investimit prej rreth 260 milionë euro me firmën e Belinda Ballukut. Shirat e ditëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje, ndërsa masivet e gurëve dhe dherave mbeten kërcënim i përhershëm përgjatë këtij aksi.

  • Kukës/ Të gjitha akset nacionale të qarkullueshme, problem rënia e gurëve

    Kukës/ Të gjitha akset nacionale të qarkullueshme, problem rënia e gurëve

    Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit, duke krijuar vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të pjesshme të energjisë elektrike në disa zona rurale. Prefektura e Kukësit njofton se megjithë rënien e gurëve dhe inerteve në disa segmente, rrugët nacionale janë mbajtur funksionale falë ndërhyrjes së vazhdueshme të subjekteve kontraktore. Ndërkohë, pavarësisht motit të keq, bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk raportojnë për emergjenca, ndërsa furnizimi me ujë të pijshëm vijon sipas orareve të përcaktuara nga DRUK Kukës.
    Situata në Qarkun Kukës deri në orën 08:30 datë 18.11.2025 është si më poshtë:
    I gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë.
    Si rezultat i reshjeve rrugët nacionale kanë qenë nën trysninë e rënies së gurëve dhe inerteve.
    Nga subjektet kontaktore është punuar gjatë gjithë kohës për pastrimin dhe mbajtjen e tyre funksionale.
    Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.
    Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
    I gjithë Qarku i Kukësit furnizohet me energji elektrike përveç, fshatit Kolosjan Nj.Adm Bicaj, Nj.Adm Grykë Çajë, Shishtavec, fshati Mamëz Nj.Adm Kolsh, fshati Turaj Nj.Adm Topojan dhe fshatrat Pistë, Gëdheshtë e Shëmri Nj.Adm Malzi bashkia Kukës,  fshati Zarisht Nj.Adm Fajza, fshatrat Kishaj,  Pogaj dhe Gjinaj  Nj.Adm Gjinaj  bashkia Has dhe fshati Berishë Nj.Adm Bytyç, Nj.  Adm Lekbibaj e Fierz bashkia Tropojë.
    Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet sipas orareve të përcaktuara nga D.R.U.K. Kukës.

  • Zbulohet diamanti 340 karatësh në Rusi, një nga pesë më të mëdhenjtë në historinë moderne

    Zbulohet diamanti 340 karatësh në Rusi, një nga pesë më të mëdhenjtë në historinë moderne

    Një diamant gjigant prej 340 karatësh është zbuluar në rajonin e Arkhangelsk të Rusisë, duke hyrë menjëherë në listën e pesë gurëve më të mëdhenj të çmuar të gjetur ndonjëherë në vend. Lajmin e ka bërë publik guvernatori rajonal Alexander Cibulsky, i cili e cilësoi gjetjen si “një zbulim unik” për industrinë ruse të diamanteve.

    Sipas Cibulskyt, diamanti është zbuluar në vendin minerar “Vladimir Grib”, ku operon kompania AGD Diamonds. Ai theksoi se kristali nuk është vetëm mbresëlënës për nga madhësia, por edhe me një cilësi të jashtëzakonshme, duke e bërë atë jashtëzakonisht të vlefshëm në tregun ndërkombëtar të gurëve të çmuar.

    Sipas të dhënave të agjencisë ruse Sputnik, kristale të tilla përbëjnë më pak se 2% të të gjitha diamanteve natyrore, duke e bërë këtë zbulim një ngjarje të rrallë dhe me rëndësi të veçantë për industrinë minerare ruse.

  • Sa kohë duhet për të nxjerrë rërën nga veshkat dhe si ta përshpejtoni procesin?

    Sa kohë duhet për të nxjerrë rërën nga veshkat dhe si ta përshpejtoni procesin?

    Gurët në veshka janë një dukuri e zakonshme që shkakton shqetësim dhe dhimbje të konsiderueshme. Ndryshe nga gurët më të mëdhenj, të cilët mund të kërkojnë ndërhyrje kirurgjikale, gurët e vegjël zakonisht mund të eliminohen natyrshëm, por shumë pacientë pyesin veten: sa kohë duhet për t’i nxjerrë?

    Çfarë janë gurët në veshka?

    Gurët në veshka janë grimca të vogla kristali që formohen në traktin urinar. Shumica përbëhen nga oksalat kalciumi, por mund të përbëhen edhe nga minerale të tjera. Këto kristale mund të bashkohen dhe të formojnë gurë më të mëdhenj. Ndryshe nga gurët e mëdhenj, rëra zakonisht kalon natyrshëm nëpër sistemin urinar, megjithëse gjatë këtij procesi mund të shkaktojë dhimbje shpine, urinim të dhimbshëm dhe gjak në urinë.
    Faktorët që ndikojnë në kohëzgjatjen e nxjerrjes së gurëve

    1. Madhësia dhe sasia e gurëve

    Sa më të vegjël dhe më pak kristale, aq më shpejt nxirren nga trupi. Rëra më e imët (deri në 3 mm) zakonisht eliminohet brenda 3-7 ditësh, ndërsa grumbujt më të mëdhenj mund të kërkojnë disa javë.

    2. Hidratimi i trupit

    Pirja e mjaftueshme e ujit hollon përqendrimin e mineraleve dhe substancave të tjera në urinë, duke ndihmuar në nxjerrjen e gurëve dhe parandalimin e formimit të tyre. Njerëzit që pinë mjaftueshëm lëngje kanë më shumë gjasa të largojnë gurët më shpejt.

    3. Aktiviteti fizik

    Lëvizja dhe aktiviteti fizik ndihmojnë gurët të udhëtojnë më lehtë në traktin urinar, duke përshpejtuar nxjerrjen e tyre.

    4. Karakteristikat individuale të sistemit urinar

    Gjerësia e ureterëve dhe anatomia e traktit urinar ndryshojnë nga personi në person, gjë që mund të ndikojë në shpejtësinë e nxjerrjes së gurëve.

    5. Metodat e trajtimit të aplikuara

    Trajtimet natyrale ose mjekësore mund ta përshpejtojnë procesin, duke përfshirë qetësuesit e dhimbjes, medikamentet që relaksojnë muskujt e ureterëve, si dhe terapitë për parandalimin e gurëve të rinj.

    Koha mesatare për nxjerrjen e gurëve

    • Rërë e imët (deri në 3 mm): 3-7 ditë

    • Rërë mesatare (3-5 mm): 7-14 ditë

    • Grumbuj më të mëdhenj (mbi 5 mm): 2-4 javë ose më gjatë

    Vlerësimet mund të ndryshojnë nga personi në person; disa mund ta nxjerrin rërën brenda pak orësh, ndërsa të tjerët mund të përjetojnë simptoma për javë të tëra.

    Trajtimet mjekësore dhe kohëzgjatja e tyre

    • Qetësuesit e dhimbjes dhe anti-inflamatorët: Fillojnë të veprojnë brenda 30-60 minutash, ndërsa efektet e plota mund të kërkojnë disa orë ose 1-2 ditë.

    • Ilaçet për lehtësimin e nxjerrjes: Relaksojnë muskujt e ureterëve dhe zakonisht përshkruhen për 7-14 ditë.

    • Litotripsia me valë shoku ekstrakorporale (ESWL): Në rastet më serioze, gurët thyhen me ultratinguj dhe grimcat nxirren brenda disa ditësh deri në dy javë.

    Si të dini se rëra po nxirret me sukses

    • Grimca të vogla në urinë

    • Ngjyra më e errët ose e kuqërremtë e urinës

    • Ulje graduale e dhimbjes

    • Frekuencë e shtuar e urinimit

    Mjekët rekomandojnë të mbani urinën dhe të tregoni grimcat e nxjerra për një diagnozë dhe plan trajtimi më të mirë.

    Masat parandaluese

    • Hidratim i mjaftueshëm

    • Dietë e ekuilibruar, ulje e kripës dhe proteinave shtazore

    • Aktivitet fizik i rregullt

    • Kontroll mjekësor i rregullt

    Kur duhet të kërkoni ndihmë mjekësore

    • Dhimbje intensive që nuk kalon

    • Temperaturë mbi 38°C

    • Të përziera dhe të vjella

    • Gjak i dukshëm në urinë

    • Vështirësi në urinim

    Procesi i nxjerrjes së gurëve mund të zgjasë nga disa ditë deri në disa javë, duke u ndikuar nga madhësia e gurëve, hidratimi, aktiviteti fizik dhe karakteristikat individuale. Durimi, monitorimi i simptomave dhe këshillat mjekësore janë thelbësore, ndërsa masat parandaluese ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes.

  • Agim Vinca: Kështu fliste Zijadini

    Agim Vinca: Kështu fliste Zijadini

    Agim Vinca: Kështu fliste Zijadini – ObserverKult

    T’m’u bësh të fala edhe gurëve të Veleshtës;T’m’u bësh të fala e t’i përqafosh. S’u çmalla kurrë me ta.Njëherë burgu, pastaj mërgimi.Kështu fliste Zijadini.

    T’m’u bësh të fala edhe gurëve të Veleshtëse të m’i përqafosh si unë ty. Kështu. Kam një jetë pa i parë.Andej burgu, këndej mërgimi.Kështu flise Zijadini.

    Çdo natë i shoh në ëndërr RrapatVakufet, pleqtë, Varrete meranë te Drini.(I mjeri unë i mjeri!)Kështu fliste Zijadini.

    T’m’u bësh të fala edhe gurëve (për njerëzit as mos pyet!)Edhe gurëve… gurëve… gurëve…Kështu fliste Zijadininë aeroportin John Fitzgerald Kennedynë Nju-Jork. Atë ditë gushti.

    Druaja se avioni mund ta bartë gjithë atë mall;druaja se do të kallej PAN-AM-i mbi Atlantik.Kisha frikë… frikë kisha… frikë…Good-bye, Amerikë!

    ObserverKult

  • Bllokohet përkohësisht qarkullimi në tunelin e Shkopetit nga rrëshqitja e gurëve

    Bllokohet përkohësisht qarkullimi në tunelin e Shkopetit nga rrëshqitja e gurëve

    Rrëshqitje gurësh gjatë natës në segmentin rrugor Burrel–Milot, konkretisht në hyrje të tunelit të Shkopetit. Situata është shaktuar si pasojë e reshjeve të dendura të rëna orët e fundit.
    Për pasojë, qarkullimi u ndërpre për rreth një orë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks.
    Pas raportimit të situatës menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe punonjësit e firmës së mirëmbajtjes rrugore që mbulon segmentin Skuraj–Peshkopi.
    Ata ndërhynë për pastrimin e rrugës dhe largimin e gurëve, duke bërë të mundur normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në kushte të sigurta.
     

  • Rrëshqitja e gurëve bllokon qarkullimin në tunelin e Shkopetit, probleme në aksin Burrel–Milot

    Rrëshqitja e gurëve bllokon qarkullimin në tunelin e Shkopetit, probleme në aksin Burrel–Milot

    Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitje gurësh gjatë natës në segmentin rrugor Burrel–Milot, konkretisht në hyrje të tunelit të Shkopetit.
    Për pasojë, qarkullimi u ndërpre për rreth një orë, duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në këtë aks.
    Menjëherë pas raportimit të ngjarjes, në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe punonjësit e firmës së mirëmbajtjes rrugore që mbulon segmentin Skuraj–Peshkopi.
    Ata ndërhynë për pastrimin e rrugës dhe largimin e gurëve, duke bërë të mundur normalizimin e situatës dhe rikthimin e qarkullimit në kushte të sigurta.