Tag: gurësh

  • Rrëshqitje gurësh në rrugë, stuhia e fuqishme godet veriun e vendit

    Rrëshqitje gurësh në rrugë, stuhia e fuqishme godet veriun e vendit

    Kukësi është përfshirë nga moti i keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, me erëra të forta, shtrëngata dhe reshje intensive shiu.
    Fillimisht, një spektakël i pazakontë ndodhi në qiellin e qytetit dhe zonave përreth, ku reshjet u paraprinë nga shkarkesa të forta elektrike. Rrufe të njëpasnjëshme ndriçuan horizontin, ku banorët u zgjuan nën zhurmën e vetëtimave dhe bubullimave të fuqishme.
    Shiu ka rënë për gati tre orë pandërprerë, duke përfshirë jo vetëm Kukësin, por të gjithë zonën veriore të vendit.
    Këto reshje intensive kanë ndihmuar në shuarjen e disa vatrave aktive të zjarrit, të cilat prej ditësh kishin qenë një shqetësim serioz për banorët dhe strukturat e emergjencës, sidomos në zonën e Fushë Arrëzit.
    Ndërkohë, për shkak të reshjeve të dendura, janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh në disa akse rrugore, si në rrugët rurale ashtu edhe në ato nacionale që lidhin Kukësin me zonat përreth. Megjithatë, deri në këto momente nuk është raportuar për bllokime të rrugëve apo dëme serioze.
    Autoritetet lokale janë në terren, duke monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë për largimin e gurëve e dherave nga rruga.

  • Bllokohet qarkullimi për një orë/ Rrëshqitje masive gurësh në hyrje të tunelit, shkaktohen probleme

    Bllokohet qarkullimi për një orë/ Rrëshqitje masive gurësh në hyrje të tunelit, shkaktohen probleme

    Menjëherë pas konstatimit te rastit, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës që operon në segmentin Skuraj–Peshkopi.
    Reshje e shiut kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit. Për pasojë, segmenti rrugor është bllokuar për rreth një orë.
    Këto struktura kanë bërë të mundur pastrimin e gurëve dhe normalizimin e qarkullimit.

  • Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

    Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, aksi është bllokuar për rreth një orë

    Pas një periudhe me temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm duke i lënë vendin reshjeve të dendura të shiut.
    Këto reshje kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit.
    Për pasojë, segmenti rrugor është bllokuar për rreth një orë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës që operon në segmentin Skuraj–Peshkopi. Këto struktura kanë bërë të mundur pastrimin e gurëve dhe normalizimin e qarkullimit.

    Sipas informacioneve paraprake, është dëmtuar edhe një pjesë e murit mbajtës të rrugës, në afërsi të hidrocentralit të Shkopetit.

  • Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, dëmtohet një pjesë e murit mbajtës të rrugës

    Rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit, dëmtohet një pjesë e murit mbajtës të rrugës

    Pas një periudhe me temperatura të larta, moti ka ndryshuar ndjeshëm duke i lënë vendin reshjeve të dendura të shiut.
    Këto reshje kanë shkaktuar probleme në rrugën nacionale Burrel–Milot, ku gjatë natës është raportuar një rrëshqitje gurësh në hyrje të tunelit të Shkopetit.
    Për pasojë, segmenti rrugor është bllokuar për rreth një orë. Menjëherë pas ngjarjes, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe firma e mirëmbajtjes së rrugës që operon në segmentin Skuraj–Peshkopi. Këto struktura kanë bërë të mundur pastrimin e gurëve dhe normalizimin e qarkullimit.

    Sipas informacioneve paraprake, është dëmtuar edhe një pjesë e murit mbajtës të rrugës, në afërsi të hidrocentralit të Shkopetit.

  • Shembet një masiv gurësh në minierë, humb jetën 48-vjeçari në Bulqizë

    Shembet një masiv gurësh në minierë, humb jetën 48-vjeçari në Bulqizë

    Një 48-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme brenda galerisë së një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës.Sipas uniformave blu, dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:30, në kohën kur është shembur një masiv gurësh.
    “Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës,  dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë”, njofton policia.Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • Shembet një masiv gurësh në një galeri në Bulqizë, humb jetën minatori nga Krasta

    Shembet një masiv gurësh në një galeri në Bulqizë, humb jetën minatori nga Krasta

    Një minator 48-vjeçar ka gjetur vdekjen ditën e sotme në minierën e Martaneshit.
    Mësohet se brenda galerisë ku po punonte minatori është shembur një masiv gurësh të cilët kanë zënë poshtë Agron Canin, banues në Krastë.
    Njoftimi i Policisë
    Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi Agron Cani, 48 vjeç, banues në Krastë.
    Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

  • E rëndë në Bulqizë/ Shembet një masiv gurësh në një minierë, humb jetën 48-vjeçari

    E rëndë në Bulqizë/ Shembet një masiv gurësh në një minierë, humb jetën 48-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Bulqizë.
    Raportohet se rreth orës 12:30 në një minierë në Martanesh është shembur një masiv gurësh. Policia bën me dije se masivi i gurëve ka aksidentuar dhe zënë një minator 48-vjeçar.
    Fatkeqësisht minatori nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve dhe ka humbur jetën. Viktima është identifikuar me inicialet A. C nga Krasta. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
    “Me datë 19.04.2025, rreth orës 12.30, brenda galerisë të një subjekti minerar në Martanesh të Bulqizës, dyshohet se është shembur një masiv gurësh ku për pasojë është aksidentuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.C., 48 vjeç, banues në Krastë. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje,” thuhet në njoftimin e policisë.