Një masiv i madh me gurë ka rënë paraditen e kësaj të diele në aksin rrugor Qukës-Qafë Plloç, pranë tuneleve duke bllokuar tërësisht aksin.
Sic mund të shihet dhe në foton e mësipërme masivi i gurëve është i përmasave të konsiderueshme dhe mund të shkaktonte ndonjë fatkeqësi nëse do të ishin duke qarkulluar mjete në momentin e rënies.
Ky është incidenti i dytë i shkaktuar në vetëm pak ditë në këtë zonë. Edhe pak ditë më parë nje sasi inertesh bllokoi aksin e inaguruar me bujë vetëm dy muaj më parë nga Edi Rama dhe Belinda Balluku.
Por përsëritja e rrëshqitjeve në një segment që duhej të ishte i ri dhe i sigurt, tregon edhe njëherë problemet serioze në projektim, mbikëqyrje dhe cilësi ndërtimi.
Tag: gurësh
-

Masiv gurësh bllokon Qukës–Qafë Plloçën! Segmenti i ri përsëri në kolaps
-

MOTI I KEQ/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh, ARRSH njofton shoferët për akset e rrezikshme!
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa akse, kryesisht në jug të vendit.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
ARRSH thotë se për pasojë ka patur rënie gurësh dhe rëshqitje dherash në disa akse, duke i bërë apel shoferëve për kujdes. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Disa prej akseve rrugore ku janë raportuar problematika janë në Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
NJOFTIMI I ARRSH:Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Apel për drejtuesit e mjeteve
Në qarkun e Gjirokastrës kanë filluar reshje shiu me intensitet të lartë, ku është raportuar edhe rënie gurësh, në disa akse rrugore si: Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë.
Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për të garantuar që qarkullimi të vijojë normalisht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:
Ulni shpejtësinë
Mbani distancën e sigurisë
Shmangni frenimet e papritura
Udhëtoni me kujdes!
-

Moti i keq, rënie gurësh dhe rrëshqitje dherash në disa Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa akse, kryesisht në jug të vendit.
ARRSH thotë se për pasojë ka patur rënie gurësh dhe rëshqitje dherash në disa akse, duke i bërë apel shoferëve për kujdes.
Disa prej akseve rrugore ku janë raportuar problematika janë në Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë.
NJOFTIMI I ARRSH:
Apel për drejtuesit e mjeteve
Në qarkun e Gjirokastrës kanë filluar reshje shiu me intensitet të lartë, ku është raportuar edhe rënie gurësh, në disa akse rrugore si: Skërficë, Tepelenë dhe Nivicë.
Kompanitë e mirëmbajtjes janë në terren dhe po punojnë për të garantuar që qarkullimi të vijojë normalisht.
Autoriteti Rrugor Shqiptar u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve:
Ulni shpejtësinë
Mbani distancën e sigurisë
Shmangni frenimet e papritura
Udhëtoni me kujdes! -

‘Paralizohen’ akset rrugore/ Reshjet e shiut, shkaktojnë rënie gurësh dhe problematika në qarkullim
Disa qarqe në vend janë përfshirë nga kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe reshje shiu.
Si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë Sarandën gjatë orëve të fundit, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, ka pasur rënie gurësh dhe inerte në rrugë.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të qarkullojnë me kujdes të shtuar, pasi terreni mbetet i lagësht dhe ekziston rreziku i rrëshqitjeve. -

Shembje masive gurësh dhe dherash, bllokohet segmenti rrugor Pukë-Fushë Arrëz
Një shembje masive gurësh dhe dherash ka ndodhur gjatë orëve të mesnatës në aksin rrugor Pukë – Fushë Arrëz, në afërsi të kroit të Zojës.
Si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe gurëve, segmenti rrugor është bllokuar plotësisht, duke penguar qarkullimin e automjeteve në të dyja drejtimet.
Në vendngjarje ndodhen ekipet e punës, të cilat po punojnë për pastrimin e rrugës dhe për rikthimin e qarkullimit normal sa më shpejt të jetë e mundur.
Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të përdorin rrugë alternative deri në hapjen e plotë të segmentit dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjes në këtë zonë, për shkak të rrezikut të mundshëm të rrëshqitjeve të tjera.
-

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur në orët e para të së dielës veçanërisht në zonat e ulëta dhe luginat. Për shkak të intensitetit të lartë të reshjeve, janë raportuar problematika në disa rrugë rurale dhe nacionale.
Sipas informacioneve paraprake, në segmentet nacionale Kukës–Qafë Mali, Kukës–Bushtricë, Kukës–Shishtavec, Kukës–Kam–Tropojë dhe Kukës–Bushtricë–Peshkopi ka prezencë uji në sipërfaqe, ndërsa në disa pjesë të rrugës janë regjistruar rënie gurësh dhe inerteve. Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
Edhe Rruga e Kombit ka patur pasoja e motit të keq. Segmenti Kolsh–Tuneli i Kalimashit u përfshi nga mjegull e dendur, duke e vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Në dy pika të tjera, respektivisht në hyrje të qytetit të Kukësit dhe pranë Urës së vjetër mbi Drinin e Zi, janë shënuar rënie gurësh dhe dherash. Ekipet e Bashkisë Kukës kanë ndërhyrë për pastrimin e rrugës dhe largimin e materialeve, ndërsa segmenti hyrës në qytet u përmbyt përkohësisht nga uji.Për shkak të rrëshqitjeve dhe prezencës së ujit, drejtuesit e automjeteve kanë ulur shpejtësinë për të shmangur aksidentet e mundshme. Nga ana tjetër, reshjet e fundit janë të mirëpritura për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare pasi pritet të ndihmojnë në rritjen e nivelit të ujit në liqenin e Fierzës, ujëmbledhësin më të madh të kaskadës së Drinit, i cili ndodhej prej javësh në nivel kritik për shkak të mungesës së reshjeve.
Kjo situatë ka nxjerrë në sipërfaqe rrënojat e Kukësit të vjetër, që zakonisht mbeten nën ujërat e liqenit. Sipas parashikimeve meteorologjike, reshjet e shiut pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim. -

Rrëshqitje gurësh në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, problem me qarkullimin e mjeteve
Reshjet e shiut që kanë vazhduar gjatë natës kanë shkaktuar probleme në rrugën Burrel–Skuraj. Në disa segmente të kësaj rruge, veçanërisht në afërsi të sektorit “C”, janë shënuar rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve.
Ky problem paraqet rrezik për drejtuesit e automjeteve që udhëtojnë nga qarku i Dibrës drejt Lezhës, Shkodrës, Kurbinit dhe më gjerë. Fenomeni i rrëshqitjeve përsëritet sa herë ka reshje shiu në këtë zonë me terren të vështirë malor.
Mësohet se disa automjete janë detyruar të kthehen mbrapsht për shkak të bllokimit të përkohshëm të qarkullimit. Ndërkohë, firma mirëmbajtëse ka nisur punën që në orët e para të mëngjesit për pastrimin dhe hapjen e rrugës.
Ky segment mbetet mjaft problematik, sidomos gjatë natës apo në kushte me shi e mjegull, pasi mungon sinjalistika rrugore dhe në shumë pjesë nuk ka mbrojtëse metalike, çka e shton rrezikun për aksidente, sidomos pranë liqenit të Shkopetit. -

Rrëshqitje gurësh në Burrel-Milot, trafik i rënduar
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrugën nacionale Burrel-Milot, duke bllokuar trafikun dhe krijuar rrezik për përdoruesit e saj.
Në segmentin nga sektori C deri te tuneli i vogël i Shkopetit, ka pasur rrëshqitjesh gurësh, pavarësisht përpjekjeve të punëtorëve të firmës që po punonin për pastrimin e rrugës.
Situata ka bërë që rruga të mbetet e bllokuar për rreth një orë, duke shkaktuar vonesa dhe shqetësime për drejtuesit e mjeteve.
Autoritetet e trafikut njoftojnë se njëra krah rrugës ka mbetur e bllokuar, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve, si ato që levizin drejt Milotit, ashtu edhe ato që udhëtojnë drejt Burrelit. -

Rënie gurësh në Shkopet, këshillohen drejtuesit e automjeteve
Reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve në aksin nacional Burrel–Skuraj. Si pasojë e shiut, ka patu rënie masive gurësh në të gjithë segmentin e Shkopetit.
Ndonëse situata po monitorohet nga ana e punëtorëve të firmës mirëmbajtëse, autoritetet këshillojnë të gjithë drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor të tregojnë kujdes.
Këshillohet kufizimi i shpejtësisë pasi në shumë kthesa mund të përballesh me prani të gurëve në asfalt gjë e cila mund të bëhet shkak për aksidente. Në akset e tjera të qarkut Dibër nuk raportohet të ketë probleme aktualisht, ndërsa situata pritet të vështirësohet në orët në vijim. -

Përmbytje dhe rrëshqitje gurësh/ Dëmet nga shirat e dendura në Burrel-Milot
Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të mëdha në rrugën nacionale Burrel-Milot, duke bllokuar trafikun dhe krijuar rrezik për përdoruesit e saj. Sipas informacionit të fundit, në segmentin nga sektori C deri te tuneli i vogël i Shkopetit, ka pasur rrëshqitjesh gurësh, pavarësisht përpjekjeve të punëtorëve të firmës që po punonin për pastrimin e rrugës.
Situata ka bërë që rruga të mbetet e bllokuar për rreth një orë, duke shkaktuar vonesa dhe shqetësime për drejtuesit e mjeteve. Autoritetet e trafikut njoftojnë se njëra krah rrugës ka mbetur e bllokuar, duke e vështirësuar kalimin e mjeteve, si ato që levizin drejt Milotit, ashtu edhe ato që udhëtojnë drejt Burrelit.Ky fenomen nuk është i ri për këtë aks, pasi çdo herë që shira të dendura bien, rruga përballet me të njëjtën situatë. Drejtuesit e mjeteve janë duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë udhëtimit në këtë segment të rrugës, për të shmangur rrezikun dhe për të siguruar kalimin pa probleme.