Tag: gundogan

  • Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…

    Ka punuar me të dy, Gündogan zgjedh midis Guardiolës dhe Klopp: Duhet të tregohem i sinqertë…

    18 Tetor 2025

    8:39

    Alfred Lleshi

    Ilkay Gündogan (34 vjeç) është ndër të paktët futbollistë që mund të thotë se e kanë stërvitur dy prej trajnerëve më të mirë në histori; Pep Guardiola dhe Jürgen Klopp. Me Guardiolën punoi te Manchester City, ndërsa me Klopp te Borussia Dortmund.
    Aktualisht lojtar i Galatasaray, teksa ka fituar tituj kampioni nën drejtimin e të dyve, ai dha një intervistë për “The Athletic”, ku zgjodhi njërin prej tyre: “Duhet të jem i sinqertë dhe të them Pep Guardiola. Kjo zgjedhje është për gjithçka që arritëm bashkë, për dominimin tonë”.
    Megjithatë, ai nuk e harron periudhën me Klopp: “Patëm suksese të mëdha në Dortmund, më pëlqente shumë stili i lojës. E vlerësoj Jürgen si trajner dhe si njeri. Sa herë takoheshim, përqafoheshim fort, si baba e bir”. Ish-lojtari i Barcelonës shtoi se i pëlqen më shumë stili taktik dhe loja me zotërim topi e Guardiolës, që për të është “më e qartë se futbolli i tranzicionit”.
    Këtë sezon me Galatasaray, mesfushori ka luajtur 6 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 1 gol, duke kërkuar të mbetet vendimtar edhe larg vëmendjes së madhe të Manchesterit, Guardiolës e Klopp-it.
     

  • Pas Gundogan, Galatasaray do të bëjë edhe 3 goditje të tjera në merkato

    Pas Gundogan, Galatasaray do të bëjë edhe 3 goditje të tjera në merkato

    2 Shtator 2025

    19:22

    Telesport

    Në ligat kryesore, afati i fundit i merkatos verore ishte dita e djeshme, në Turqi merkato mbyllet më 12 shtator. Kampioni i Turqisë, Galatasaray, ende nuk e ka mbyllur merkaton dhe po planifikon të bëjë edhe 3 goditje të tjera.
    Ditën e sotme klubi turk prezantoi Ilkay Gundogan, i cili iu bashkohet emrave të tjerë të njohur që janë transferuar në Stamboll këtë verë si Victor Osimhen dhe Leroy Sane.
    “Les Violets” raporton se Galatasaray ka rënë dakord me Toulouse për transferimin e portierit të ri Guillaume Restes, i cili shihet si një element i mirë për të ardhmen. Megjithatë, objektivi kryesor për portën është Diogo Costa i Portës. Oferta e parë 20 milionë euro u refuzua nga klubi portugez, këto ditë pritet një ofertë e përmirësuar nga Galatasaray.
    Ndërsa goditja e tretë e klubit nga Stambolli do jetë Ademola Lookman, një nga personazhet kryesore të merkatos që sapo u mbyllë. Ende nuk dihet formula e transferimit, nëse do jetë shitje direkte apo huazim me të drejtë apo detyrim blerje, por Galatasaray është ekipi i vetëm ku mund të transferohet tani sulmuesi nigerian, pasi me Atalantën nuk ka pajtim dhe e ka mbyllur përfundimisht.

  • Gyndogan lë Sitin për Gallatasarajin

    Gyndogan lë Sitin për Gallatasarajin

    Ilkay Gundogan është gati të shkruajë një kapitull të ri në karrierën e tij. Mesfushori gjerman me origjinë turke, në dalje nga Mançester Siti, ka vendosur t’i bashkohet Gallatasarajt. Pas disa javësh negociatash dhe diskutimesh, lojtari ka refuzuar ofertën e Fenerbahçes, duke zgjedhur të veshë fanellën e kampionëve turq.

    Ky vendim ka sjellë entuziazëm të madh midis tifozëve të Gallatës, të cilët mezi presin të mirëpresin një lojtar të kalibrit ndërkombëtar, i cili për vite të tëra performancash në Premier League nën drejtimin e Pep Guardiolës dhe një periudhë te Barcelona zgjedh Stambollin e ekipit kampion në fuqi..

    Vazhdo leximin

  • Ilkay Gundogan drejt Serisë A, në garë Inter dhe Juventus

    Ilkay Gundogan drejt Serisë A, në garë Inter dhe Juventus

    24 Gusht 2025

    17:33

    Telesport

    Ilkay Gundogan do të largohet për herë të dytë nga Manchester City dhe këtë herë duket në mënyrë përfundimtare dhe nuk do të ketë më rikthim.
    “Tuttosport” raporton se agjenti i lojtarit ka nisur bisedimet me dy klubet e mëdha të Serisë A, Juventus dhe Inter. Kontrata e Gundogan me Manchester City skadon verën e ardhshme, por palët mund të bien dakord dhe ai të largohet si lojtar i lirë që këtë verë.
    Juventus duket më afër mesfushorit gjerman, pasi është i gatshëm të paguajë direkt koston e kartonit të tij. Në anën tjetër, Inter interesohet më shumë për huazimin e thjeshtë të lojtarit për një sezon dhe një pjesë të rrogës ta paguajë Man. City.
    Gundogan paguhet 8 milionë euro në sezon, shifër normale në Premier League, por jo në Serie A. Interit dhe Juventusit iu duket shuma rroga vjetore e gjermanit dhe ky është “ngërçi” ku kanë ngecur bisedimet. Megjithatë, Gundogan ka dhënë shenja se mund të pranojë dhe një ulje rroge, pasi kërkon një ekip ku të ketë mundësinë të luajë rregullisht.

  • Botërori për Klube / Manchester City fiton me 6 gola, bashkë me Juven në 1/8 finale

    Botërori për Klube / Manchester City fiton me 6 gola, bashkë me Juven në 1/8 finale

    Në ndeshjen e dytë të grupit G, Manchester City shkatërroi Al Ain duke fituar 6-0. Një rezultat i arritur falë dopietës së Gundogan, që siguron kalimin në 1/8 për skuadrën e Guardiolës dhe Juventusin, me bardhezinjtë që kryesojnë falë golavarazhit më të mirë (9-1 kundër 8-0), përpara përballjes direkte në ndeshjen e fundit. Skuadra e Tudor do të renditej e para si me fitore, ashtu edhe me barazim. Gjithçka vihet në dyshim për Al-Hilal, që nuk shkoi më shumë se 0-0 ndaj Salzburgut dhe tani rrezikon shumë.
    MANCHESTER CITY–AL AIN 6-0Manchester City arrin Juventusin dhe kalon në 1/8 finale, por do të renditet i pari vetëm me një rezultat; fitoren në përballjen direkte, pasi të dyja skuadrat kanë barazi në golavarazh (+8) pas këtij 6-0 ndaj Al Ain. Pep Guardiola ndryshoi gjithçka dhe la pushim shumë titullarë në prag të sfidës me Juventusin, duke hedhur në fushë një formacion të revolucionarizuar me skemën 3-4-2-1.
    Debutoi Ait-Nouri, me Nico-Gundogan si mesfushor qendre dhe Foden-Echeverri pas shpinës së Haaland. City shtyu menjëherë dhe kaloi në epërsi që në minutën e 8-të. Gundogan përfitoi nga një gabim në dalje i Al Ain, gjuajti me parabolë dhe mposhti portierin Eisa për 1-0.
    Al Ain u mbrojt thellë, me një qëllim të vetëm: të shmangte goleadën, duke tentuar të mbante larg Haaland dhe shokët e tij. Ia doli deri në minutën e 26-të, kur Echeverri dyfishoi me një goditje dënimi perfekte.
    Goli i parë me fanellën e City për ish-lojtarin e River Plate, i lindur në vitin 2007. Haaland krijoi një rast për vete dhe më pas realizoi golin e tretë me penallti. Faull ndaj Ait-Nouri, ndërhyrje e VAR dhe 3-0 në fundin e pjesës së parë.
    Në pjesën e dytë, City uli ritmin, provoi të shënonte të katërtin me Haaland dhe Ait-Nouri, ndërsa Guardiola filloi rotacionin. Gjysmë ore lojë për Bobb dhe Rodri, 20 minuta për Reijnders dhe Cherki. Goli i katërt erdhi nga Gundogan, i cili dribloi gjysmën e mbrojtjes kundërshtare me një kontroll të shkëlqyer dhe dërgoi topin në rrjetë (72’), i pesti me një goditje të ulët nga Bobb (84’).
    Guardiola dhe të tijtë provuan të shënonin 7 gola për të kaluar Juven, por u ndalën në 6 gola. Cherki realizoi të fundit (88’), ndërsa Eisa shmangu golin e Foden. U mbyll kështu kjo ndeshje dhe Juventusi buzëqeshi.
    Skuadra e Igor Tudor do të jetë e para në grup si me fitore, ashtu edhe me barazim në përballjen direkte ndaj Manchester City, pasi me golavarazh të barabartë do të vendosnin golat e shënuar: 9 për Tudor, 8 për Guardiolën, i cili ndaj Wydad nuk shkoi më shumë se një 2-0 të vështirë.

  • Jo vetëm Calhanoglu, kampionët turq duan edhe Gundogan

    Jo vetëm Calhanoglu, kampionët turq duan edhe Gundogan

    Galatasaray nuk është vetëm në gjurmët e Hakan Calhanoglu. Sipas asaj që raporton ESPN, kampionët e Turqisë, të kualifikuar në Ligën e Kampionëve, po ndjekin me vëmendje edhe situatën e Ilkay Gundogan te Manchester City dhe do të ishin gati t’i bënin një ofertë atij, nëse do të bëhej i disponueshëm gjatë verës.
    Gundogan është nën kontratë me Manchester City deri në vitin 2026, pasi gjatë sezonit u aktivizua opsioni rinovues për një vit tjetër. I rikthyer me shpejtësi në krahët e Guardiolës, pas eksperiencës me Barcelonën, aktualisht ai është i angazhuar në Botërorin për Klube në SHBA, por konkurrenca në mesfushën e “qytetarëve” është rritur shumë pas ardhjes së Reijnders dhe rikthimit të Rodrit nga dëmtimi.
    Sipas televizionit britanik, drejtuesit e Galatasaray janë të bindur se Gundogan do të ishte i hapur për një transferim në Stamboll, në rast se vendos të largohet nga “Etihad Stadium”. Pse pikërisht 34-vjeçari me origjinë nga Gelsenkirchen? Sepse prindërit e tij janë me origjinë turke dhe ai do të dëshironte të luante për gjigantët e Stambollit para se ta mbyllë karrierën.
    Ndërkohë, për sezonin e ri, Gündogan nuk është përfshirë në grupin e liderëve të zgjedhur nga Guardiola, i cili ka preferuar Bernardo Silva, Rúben Dias, Rodri dhe Erling Haaland. Një tjetër sinjal për të ardhmen e tij…

  • “Realizova një ëndërr…”; Gündogan zbulon arsyen kryesore të largimit nga Barcelona

    “Realizova një ëndërr…”; Gündogan zbulon arsyen kryesore të largimit nga Barcelona

    Ilkay Gündogan ishte një nga lojtarët më të qëndrueshëm të Barcelonës gjatë sezonit 2023-2024. Ai ishte titullar i padiskutueshëm për Xavi Hernández dhe dukej se ishte përshtatur mrekullisht me ambientin blaugrana vetëm brenda një sezoni. Megjithatë, pas një vere të kaluar larg Manchester City, u kthye sërish aty, pa e përfunduar kontratën e tij blaugrana. Tani, në një intervistë për “Bild”, ai ka shpjeguar arsyet e këtij vendimi.
    Gjithçka nisi kur Barcelona, në merkaton verore para sezonit 2023-2024, e kishte vënë në shënjestër, pasi i kishte përfunduar kontrata me Manchester City: “Fillimisht më afruan si një lojtar që do të sillte përvojë për ekipin dhe klubin”.
    Gjithçka po shkonte mirë, deri sa diçka ndryshoi: “Në fund mendova se ishte më mirë të largohesha. Në klub ndjeva se, pavarësisht se kisha bërë një sezon shumë të mirë, sipas mendimit tim, ishin të prirur të më largonin, kryesisht për arsye ekonomike. Dhe unë jam nga ata që, për të mos i shkaktuar probleme askujt, preferoj të mos qëndroj thjesht për hir të kontratës”.
    Kontrata e Gündogan me Barcelonën ishte e vlefshme deri në fund të sezonit 2024-2025, por ai vendosi të largohej një vit më herët. Gjithsesi, nuk ka asnjë ndjenjë negative ndaj klubit katalanas: “Kam dëshiruar gjithmonë të luaja për Barçën dhe e realizova si ëndërr. Në prill 2024, fola me Xavin për të ardhmen time. Mendoj se është një trajner i mirë dhe me të kemi luajtur mirë, por thjesht Real Madridi ishte shumë i fortë”.
    Kur erdhi vera e vitit 2024 dhe mendonte për të ardhmen, ishte gruaja e tij Sara që i dha idenë: “Sara më tha, gjysmë me shaka, gjysmë seriozisht: Telefonoji Pepit. Dhe e bëra të nesërmen. Pep më tha menjëherë se do të ishte i lumtur që të rikthehesha”.
    Kështu, Gündogan u kthye te Manchester City. Largimi i Xavi Hernández dhe ardhja e Hansi Flick nuk kishin të bënte fare me lëvizjen e mesfushorit gjerman. Ai flet edhe për raportin me trajnerin Flick:
    “Me Hansi ia kam kaluar gjithmonë shumë mirë. Pas pushimeve isha i motivuar të luaja nën drejtimin e tij, por nuk ndodhi. Klubi, me sa duket, kishte plane të tjera. Nuk u konkretizua asgjë. Hansi, për shembull, më kontaktoi për ditëlindjen time. I uroj sinqerisht atij dhe klubit suksese për rezultatet e këtij sezoni”.

  • Duhej të deklaronte largimin për të shkëlqyer, pas Kevin De Bryune, Guardiola çudit me zgjatjen e kontratës së Gundogan

    Duhej të deklaronte largimin për të shkëlqyer, pas Kevin De Bryune, Guardiola çudit me zgjatjen e kontratës së Gundogan

    Ishte e premte, 4 prill, kur Kevin de Bruyne konfirmoi në rrjetet sociale se do të largohej nga Manchester City në fund të sezonit. Ekipet nga MLS dhe Arabia Saudite dolën menjëherë në plan të parë si destinacion i mundshëm për belgun. Pak ditë më pas, De Bruyne luajti një ndeshje fenomenale me fanellën e Manchester Cityt në Etihad kundër Crystal Palace, e cila përfundoi me fitoren 5-2 të vendasve.
    Kontrata e De Bruyne me Manchester City skadon në fund të sezonit dhe ai është një nga lojtarët që do të largohet nga Etihad. Manchester City ka sjellë disa lojtarë të rinj në janar dhe një skuadër shumë e rifreskuar pritet këtë verë. Megjithatë, Guardiola ka konfirmuar se Ilkay Gundogan ka vazhduar kontratën me kampionët aktual të Anglisë, pavarësisht dyshimeve që ishin për të. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • 35 vjeç, por Manchester City ia rinovon kontratën Gundogan-it. E konfirmon vetë Guardiola

    35 vjeç, por Manchester City ia rinovon kontratën Gundogan-it. E konfirmon vetë Guardiola

    Kontrata e Ilkay Gundogan është zgjatur. Këtë e ka bërë të ditur vetë Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, për shkak të një klauzole të aktivizuar në kontratën e tij.“Çfarë do të ndodhë nuk e di, por tani ka edhe një vit kontratë këtu”, – deklaroi tekniku spanjoll.
    I rikthyer në “Etihad” nga Barcelona, Gundogan kishte firmosur kontratë 1-vjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër, bazuar në përfshirjen e tij në ndeshje. Ai ka grumbulluar tashmë 43 paraqitje, nga të cilat 31 si titullar, me një total prej mbi 2700 minutash në fushë.
    Në një Manchester City të brishtë këtë sezon nga pikëpamja fizike, për shkak të shumë dëmtimeve që e kanë penguar ecurinë pozitive në Premier League dhe kompeticionet e tjera, Gundogan, në moshën 35-vjeçare, duket si një përjashtim.
    Ai ka qenë imun ndaj problemeve fizike dhe në dispozicion të plotë të Guardiolës, i cili e ka mirëpritur me krahë hapur. Një garanci e sigurt dhe tani është “lojtari më i vjetër” i fushës te Manchester City, që është “blinduar”.
    Rikthimi i Gundogan nuk ka qenë i lehtë, por Guardiola ka folur kështu për të: “Gundo që pamë këtu, dhe ai që pamë kundër Bournemouth e Leicester, është Gundo që mbaj mend. Ai që na ndihmoi të fitonim tripletën dhe më pas ‘pokerin’ sezonal.
    Pra, ka qenë një lojtar kaq i rëndësishëm. Inteligjenca e tij në mbrojtje, mënyra si futet në zonë, na ndihmon jashtëzakonisht. Si skuadër, të gjithë kemi qenë nën nivelin më të mirë. Kur skuadra luan mirë, edhe niveli individual rritet”.

  • Gundogan i vendos “diagnozën” sezonit zhgënjyes: I dhamë shumë rëndësi taktikës, harruam gjërat e tjera “normale”

    Gundogan i vendos “diagnozën” sezonit zhgënjyes: I dhamë shumë rëndësi taktikës, harruam gjërat e tjera “normale”

    Të eliminuar nga Liga e Kampionëve në çerekfinale, të eliminuar në raundin e katërt të “Carabao Cup” dhe rënie të menjëhershme në Premier League për shkak të një vargu dëmtimesh dhe krizës së rezultateve, sezoni i Manchester Cityt ka qenë më shumë se i trazuar.
    Megjithatë, Pep Guardiola nuk ka hequr dorë asnjëherë, ka marrë përgjegjësitë e plota për këtë vit katastrofik, siç e ka përshkruar vetë, si dhe ka qëndruar i fokusuar në dy objektivat e mbetur: kualifikimi në Ligën e Kampionëve (për sezonin e ardhshëm) dhe triumfin në “FA Cup”.
    Aktualisht në vendin e 6-të të Premier League, vetëm një pikë larg Newcastle dhe zonës Champions, Ilkay Gundogan, në një intervistë për ESPN, ka treguar evoluimin dramatik të sezonit: “Kam përshtypjen se këtë sezon, në shumë ndeshje i dhamë shumë rëndësi taktikës dhe më pak vëmendje sjelljes sonë. Dëshira, vendosmëria dhe agresiviteti janë thelbësore në futboll. Janë aspekte të thjeshta, që bëjnë diferencën në futboll”.
    Mesfushori gjerman, që la Barcelonën për t’u rikthyer te Manchester City verën e kaluar, vazhdoi më tej: “Ndoshta, nëse mendon shumë se si të pozicionohesh, harron atë që duhet të jetë ‘normale’ në futboll. Pas pushimit të marsit (ndeshjeve të kombëtareve) ne u përmirësuam shumë në këtë aspekt, madje arritëm të fitonim me përmbysje në fushën e Bournemouth”.
    Ai tregoi një të vërtetë të fundit dhe absolute: “Shumë njerëz tani e nënvlerësojnë rëndësinë e punës në grup dhe faktin se duhet të kesh mentalitetin e duhur, por ne duhet të mbetemi gjithmonë të bashkuar”.