Real Madrid-Manchester City është sfida kryesore për mbrëmjen e sotme në Champions League. Të dyja ekipet nuk kaanë pasur një sezon edhe aq të mirë deri tani. Real Madrid vjen nga humbja 0-2 në fundjavën e kaluar në shtëpi ndaj Celta Vigo,e cila ka trazuar jo pak situatën. Man. City po ashtu ka pasur luhatje të mëdha deri tani.
Madrilenët vijnë me disa mungesa të rëndësishme në këtë takim për shkak dëmtimesh, ndërkohë që Kylian Mbappe do ta nisë nga stoli, bashkë me Arda Guler.
REAL MADRID XI: Courtois; Valverde, Asencio, Rüdiger, Carreras; Tchouaméni, Ceballos, Bellincham; Vinicius, Gonzalo, Rodrygo. MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Nunes, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Nico, Bernardo, Foden; Cherki, Doku, Haaland
Jo më pak të rëndësishme janë edhe ndeshjet e tjera. Më në fund Edon Zhegrova do ta nisë si titullar sot për Juventusin, që pret Pafos.
JUVENTUS XI: Di Gregorio; Kalulu, Kelly, Koopmeiners; Cambiaso, Locatelli, Miretti, McKennie; Zhegrova, Yildiz; DaviD PAFOS XI: Michael; Bruno, Luckassen, David Luiz, Goldar; Sunjic, Pêpê; Correia, Dragomir, Orsic; Anderson Silva
ATHLETIC BILBAO XI: Unai Simón; Areso, Berchiche, Vivian, Adama Boiro; Jauregizar, Galarreta; Berenguer, Sancet, Nico Williams; Guruzeta. MANCHESTER CITY XI: Donnarumma; Nunes, Dias, Gvardiol, O’Reilly; Nico, Bernardo, Foden; Cherki, Doku, Haaland.
CLUB BRUGGE XI: Mignolet; Siquet, Ordóñez, Mechele, Seys; Stankovic, Vanaken, Onyedika; Carlos Forbs, Tresoldi, Tzolis. ARSENAL XI: David Raya; White, Norgaard, Lewis-Skelly; Odegaard, Zubimendi, Rice, Madueke; Martinelli, Mikel Merino, Gyökeres.
BENFICA XI: Trubin; Dedic, Otamendi, Tomás Araújo, Dahl; Barrenechea, Richard Ríos; Sudakov, Barreiro, Aursnes; Ivanovic. NAPOLI XI: Milinkovic-Savic; Beukema, Rrahmani, Buongiorno; Di Lorenzo, McTominay, Elmas, Olivera; Neres, Hojlund, Lang.
Tag: guler
-

Mbappe & Guler në stol, Alonso në “fije të perit”. Real Madrid-Man. City, formacionet zyrtare
-

“Kam një lidhje të shkëlqyer me Mbappé në fushën e lojës, kjo do na çojë te trofetë”
30 Tetor 2025
10:06
Telesport
Mesfushori-sulmues i Real Madrid, Arda Guler, është kthyer në një factor kyç te skuadra madrilène. Ai tashmë është gjithnjë titullar dhe po kontribuon rregullisht në skuadrën e trajnerit Xabi Alonso.
Guler po formon repartin e sulmit të “los blancos” bashkë me Kylian Mbappe dhe Vinicius Jr. Duke folur për këtë moment, ai tha: “Po përpiqem të jap më të mirën time. Jam i lumtur sepse ndiej se trajneri im beson tek unë dhe kjo më jep besim në fushë”.
I pyetur për marrëdhënien me Mbappe në fushë, lojtari turk flet me superlativa: “Shkojmë shumë mirë. Ne e kuptojmë njëri-tjetrin mrekullisht në fushë dhe shpresoj të vazhdoj të kem këtë lidhje me të gjatë gjithë sezonit. Kjo do ta çojë te trofetë”. -

Transformimi i pabesueshëm i Arda Güler, që vetëm Toni Kroos dinte ta shihte në kohë
3 Tetor 2025
10:20
Alfred Lleshi
Arda Güler foli për herë të parë publikisht që prej prezantimit te Real Madridi: “Tani, nuk e di, unë vetëm dua të luaj. Xabi më kërkon të marr pjesë më shumë në lojë, të drejtoj dhe të përmirësoj ekipin. Ende ka shumë Arda për t’u parë te Real Madridi. Tani jam më i lumtur”. Pas dy vitesh pritjeje dhe pengesash gjuhësore, ai u shfaq me buzëqeshje dhe një rol të ri.
Ndryshimi erdhi me Xabi Alonson, i cili besoi tek talenti i turkut dhe i dha kohë e hapësirë, diçka që nuk ndodhi me Ancelottin. Edhe pse trajneri italian fliste për një sezon të rëndësishëm pas “Euro 2024” dhe përgatitjes së fortë fizike, Güler mbeti në stol mes dëmtimeve dhe një sistemi loje që nuk përshtatej me stilin e tij.
Toni Kroos e kishte parashikuar: “Është një nga ato talente që duan të mësojnë, kërkon këshilla, nuk kënaqet kurrë”. Sot, 20-vjeçari ka shënuar 4 gola, ka dhënë 6 asistime, ka krijuar 31 raste (8 raste të mëdha) në 15 ndeshje (13 titullar). Xabi e ka transformuar nga “artist i lirë” në organizator me përgjegjësi mbrojtëse. “Ka shumë cilësi, është i veçantë, ne luajmë më mirë me të, por duhet të vazhdojë ta zhvillojë lojën e tij”, – tha trajneri. -

Xabi Alonso i kërkon falje yllit të ekipit pas humbjes në derbin e Madridit
28 Shtator 2025
15:52
Telesport
Real Madrid pësoi dje humbjen e parë të sezonit dhe që ishte një humbje shumë e hidhur, 5-2 në derbin e qytetit ndaj Atletico Madridit. Lojtari më i mirë në fushë për “Los Blancos” ishte Arda Guler, i cili dha asist në golin e parë për ekipin e tij dhe shënoi vetë golin e dytë që i dha avantazhin e përkohshëm Real Madridit.
Në mënyrë të habitshme, në minutën e 60-të, Xabi Alonso vendosi të largojë nga fusha Arda Guler për Franco Mastantuono. Mediat spanjolle raportojnë se trajneri bask i ka kërkuar falje Arda Guler pas ndeshjes dhe ka pranuar që gaboi me largimin e tij nga fusha.
“Ndoshta bëra një gabim dhe nuk duhej të të kisha hequr”, mësohet t’i këtë thënë Alonso yllit të ri turk. Pavarësisht se luajti 60 minuta, Arda Guler u vlerësua me notën 7.6, më i miri te Real Madrid.
Ndryshe nga sezoni i kaluar ku nuk bënte pjesë në formacionin titullar të Carlo Ancelotti-t, me ardhjen e Xabi Alonso-s, Arda Guler ka fituar vendin e titullarit dhe mbi të gjitha ka bërë super paraqitje deri tani. -

Gjermanisë nuk i falen më hapat fals. Guler, Yildiz & Co. duan të befasojnë Spanjën
Kanë dalë formacionet zyrtare të sfidave kualifikuese që luhen sonte në mbrëmje. Në Koln, Gjermania pret Irlandën e Veriut dhe sot për të besuarit e Julian Nagelsmann vlen vetëm fitorja.
Pas humbjes në sfidën e parë në grup ndaj Sllovakisë 2-0, sot gjermanët duhet të reagojnë dhe të marrin tre pikët, nëse nuk duan ta vështirësojnë akoma dhe më shumë situatën e tyre në grup.
Gjermania e nis me këtë formacion titullar: Baumann-Anton, Koch, Rüdiger- Leweling, Kimmich ©, Groß, Raum -Gnabry, Wirtz -Woltemade
Në Konya, Turqia pret Spanjën. Të dy ekipet vijnë nga fitoret në ndeshjet e para në grup dhe sot është testi i vërtetës për të dyja. Spanjollët duan të sigurojnë kualifikimin sa më parë, Arda Guler me shokë po ashtu kanë pretendime të mëdha dhe nuk duan të mjaftohen me vendin e dytë në grup.
Turqia e nis me këtë formacion titullar: Uğurcan, Mert, Merih, Abdülkerim, Eren, İsmail, Hakan, Yunus, Arda, Kenan, Kerem.
Spanja e nis me këtë formacion titullar: Simon, Pedro Porro, Huijsen, Le Normand, Cucurella, Zubimendi, Merino, Pedri, Lamine Yamal, Nico ëilliams, Oyarzabal. -

Arda Guler fenomenal, Mbappe nuk fal. Real Madrid e mbyll në avantazh pjesën e parë (video)
24 Gusht 2025
22:18
Telesport
Real Madrid po përballet në transfertë ndaj Real Oviedo, ekip i ardhur nga Segunda Divizion, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në La Liga. Pjesa e parë është mbyllur 0-1 për madrilenët.
Xabi Alonso surprizoi jo pak me formacionin titullar, duke lënë në stol Vinicius Junior dhe Alexander Arnold. Në vend të tyre nga minuta e parë luajnë Rodrigo dhe Dani Carvajal.
Po ashtu nga minuta e parë luan edhe talenti argjentinas, Franco Mastantuono, i cili bëhet protagonist në minutën e 14-të, ku pengohet dukshëm brenda zonës, por arbitri vazhdon lojën dhe nuk jep 11-metërsh. SHIKORASTIN
Madrilenët do të zhbllokonin shifrat në minutën e 38-të, ku Aurelien Tchouameni rikuperon një top në mesfushë, Arda Guler tregohet i jashtëzakonshëm duke dhënë një asist spektakolar për Mbappe, francezi dërgon topin në rrjetë.
Vendasit pretendojnë për një faull të Aurelien Tchouameni, por arbitri nuk e mori parasysh. Real Madrid e mbyll në avantazh 0-1 pjesën e parë. SHIKOGOLIN -

Dy gola për 2 minuta, Real Madrid “argëtohet” në Austri (video)
12 Gusht 2025
19:26
Telesport
Real Madrid e ka nisur në mënyrë të shkëlqyer miqësoren që po luan aktualisht në Austri ndaj Tirol, duke shënuar 2 gola për 2 minuta, brenda 12 minutave të para të lojës.
Madrilenët e drejtuar nga Xabi Alonso, e nisin me këtë formacion zyrtar: Courtois; Trent, Militao, Huijsen, Carreras; Tchouameni, Ceballos, Guler, Brahim Diaz; Mbappe, Vinicius.
Në minutën e 10-te ishte Eder Militao që zhbllokoi shifrat duke dërguar me kokë topin në rrjetë. Pas më pak se dy minuta, një kombinim fantastik mes Arda Guler dhe Kylian Mbappe, francezi dyfishon shifrat.
SHIKOGOLIMILIAT
SHIKOGOLIMBAPPE -

Transformimi mbresëlënës i Arda Guler: një sinjal për Real Madrid
Arda Guler po lufton për një vend te Real Madrid-in e ri të Xabi Alonso-s, dhe ky sezon mund të jetë një pikë kthese në karrierën e tij.
Gjatë verës, ai punoi shumë për të ngritur nivelin dhe për t’u bërë një lojtar kyç për trajnerin e tij të ri, duke përqendruar shumicën e përpjekjeve të tij në përmirësimin e fizikut.
Dy vjet më parë, ai mbërriti në Spanjë me pamjen e një të riu, por vetëm në një verë, ai është transformuar plotësisht, duke i mahnitur të gjithë.
Profili i tij në Instagram është bërë një vitrinë për këtë transformim mbresëlënës, i cili padyshim do të ketë një ndikim të madh edhe në fushë.
Sezoni i ardhshëm do të jetë vendimtar për turkun, i cili, sipas AS, synon të fitojë një vend titullar dhe të krijojë një rol të rëndësishëm për veten e tij te Real Madrid pas largimit të Ancelotti-t.
Guler e ka riformuar plotësisht trupin e tij falë punës së vazhdueshme në palestër: ai ka shtuar mes tetë dhe dhjetë kilogramë muskuj, duke peshuar mbi 70 kg, dhe gjithashtu ka transformuar stilin e tij të jetesës.Tani ai gjithmonë ka me vete një fizioterapist, një trajner personal dhe madje edhe një shef kuzhine personal, i cili e ka përshtatur dietën e tij me rutinën e tij të stërvitjes.
Njëzetvjeçari ka vendosur të marrë masa tipike të një profesionisti për të bërë një hap përpara në karrierën e tij dhe për t’u bërë një figurë kyçe te Real Madrid-i.
Në rrjetet sociale, ai tregoi me krenari fizikun e tij të ri, duke i dërguar një mesazh të rëndësishëm Xabi Alonso-s.
Ai dëshiron t’ia bëjë të vështirë marrjen e vendimeve duke u bërë një alternativë e besueshme, duke e ditur mirë se një tjetër sezon me ulje-ngritje mund t’i jepte fund aventurës së tij në Madrid. -

Guler bën kosh me këmbë, videoja bëhet virale
3 Gusht 2025
9:36
Telesport
Ylli i Real Madrid, Arda Guler, ka treguar aftësitë e tij teknike, teksa ka realizuar një kosh me një goditje mbresëlënëse.
Los Blancos ende nuk kanë filluar siç duhet stërvitjen parasezonale për sezonin e ardhshëm, dhe mesfushori ka shijuar pak kohë në Turqi me të dashurën e tij Duru Nayman, e cila është një lojtare profesioniste e basketbollit.
Guler i tregoi Nayman se nuk është e vetmja që e njeh mirë fushën e basketbollit, pasi lojtari turk e futi topin në rrjetë pa e goditur tabelën.
Ai njihet për pasimet e tij të sakta në fushën e futbollit, dhe tregoi se teknika e tij është mjaft e mirë për çdo lloj topi.Arda Güler, ayağıyla basket attı. pic.twitter.com/yaPF1XCd5D
— BPT (@bpthaber) August 2, 2025 -

Kroos vlerëson Guler: Tani është rritur, po përmirësohet
Ish-mesfushori i Real Madrid, Toni Kroos ka vlerësuar në maksimum talentin turk të Los Blancos, Arda Guler.
“Ai ishte teknikisht gati vitin e kaluar, tani është rritur edhe fizikisht. Ju duhet ndjesia e mbrojtjes së bashku. Në këtë mënyrë e fitoni topin përsëri me më shumë energji.Nëse ke një lojtar si ai, të aftë të luajë midis linjave, mendoj se mund të mbyllësh njërin sy nëse ai humbet disa duele.
Gjëja e rëndësishme është që ai ta kuptojë rolin e tij dhe të marrë pjesë në përpjekjen kolektive”- tha Kroos për Guler.