Tag: guirassy

  • Nuk shkon mirë me trajnerin, ylli i Bundesligës i “shkel” syrin Barcelonës

    Nuk shkon mirë me trajnerin, ylli i Bundesligës i “shkel” syrin Barcelonës

    3 Dhjetor 2025

    18:03

    Telesport

    Aventurës se Serhou Guirassy te Borussia Dortmund duket se po i vjen fundi shumë më shpejt nga sa pritej. Sulmuesi nga Guinea reagoi keq kur u zëvendësua kundër Bayer Leverkusen në kampionat, madje duke refuzuar t’i shtrëngonte duart Kovac.
    Edhe më parë gjatë këtij sezoni, 29-vjeçari është grindur me Kovac, përsa i përket ekzekutimit të penalltive. Për më tepër, mungesa e tij e golave, tre gola në dhjetë ndeshje, dhe mbi të gjitha mungesa e lidhjes me shokët e skuadrës kanë shqetësuar drejtuesit e klubit verdhezi.
    Ky distancim ishte i dukshëm në përballjen evropiane kundër Villarreal, ku sulmuesi iu shmang festës me pjesën tjetër të skuadrës pas fitores ndaj Villarreal në Champions. Siç raportohet nga Sport, kjo situatë që po ndodh me Guirassy ka lidhje me interesimin e Barcelonës, pasi sulmuesi 29-vjeçar dëshiron të transferohet te katalanasit me patjetër.
    Guirassy pëlqehet shumë nga Flick, i cili e sheh si përforcim ideal për sulmin, por problem është klauzola e largimit të lojtarit që është 50 milionë euro. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që marrëveshja mes klubeve të arrihet për një shifër më të ulët se 50 milionë euro, duke parë situatën e acaruar mes sulmuesit dhe klubit verdhezi.

  • Kovac dhe Guirassy bëjnë paqe pas incidentit: Më kërkoi ndjesë mua dhe skuadrës për gjestin

    Kovac dhe Guirassy bëjnë paqe pas incidentit: Më kërkoi ndjesë mua dhe skuadrës për gjestin

    Një shprehje e pakënaqësisë, hedhja e dorashkave në tokë dhe refuzim për të përshëndetur trajnerin e tij. Shpërthimi i Serhou Guirassy gjatë zëvendësimit që trajneri Niko Kovac i bëri në ndeshjen kundër Bayer Leverkusen në fundjavë, tronditi tifozët e Borussia Dortmund.
    Jo aq shumë për shkak të frustrimit, por për shkak të shtrëngimit të dorës me trajnerin kroat, i cili u transmetua në të gjithë botën. Kovac, për këtë ngjarje tha: “Ishte hera e parë që Serhou ka reaguar kështu. Por situata është ndryshe tani. Ne folëm për këtë si të rritur menjëherë pas ndeshjes”.
    “Ai erdhi tek unë me iniciativën e tij dhe kërkoi falje, mua dhe ekipit. Është shumë e qartë. Ai e di që nuk reagoi siç duhet në atë situatë dhe kjo është ajo që ka rëndësi për mua. Të gjithë bëjmë gabime, të jemi të sinqertë. Jemi vetëm njerëz dhe në mes të emocioneve, agjitacionit dhe adrenalinës, disa gjëra mund të ndodhin”, tha Kovac.
    “Ato nuk duhet të ndodhin, por brenda ekipit ekziston vetëdija ose besimi se ky lloj sjelljeje nuk është pozitiv  dhe kjo më bën të lumtur. Meqenëse jemi një ekip, luajmë një sport të nivelit të lartë dhe veçanërisht në sportet ekipore, është shumë e rëndësishme që të gjithë ta respektojnë këtë rregull. Po punojmë për këtë”, shtoi kroati.
    Në fund, Kovac tha: “Ne duhet ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt, por është gjithashtu pjesë e faktit që të gjithë mund të bëjnë gabime. Unë jam pak më i vjetër tani dhe jam më i aftë të vlerësoj dhe klasifikoj situata të caktuara. Si rezultat, ndoshta do të reagoja ndryshe sot sesa disa vite më parë.”

  • Guirassy? Jo, jo! Barcelona kërkon yllin tjetër të Dortmundit, i cili po shkëlqen këtë sezon

    Guirassy? Jo, jo! Barcelona kërkon yllin tjetër të Dortmundit, i cili po shkëlqen këtë sezon

    28 Shtator 2025

    17:29

    Telesport

    Karim Adeyemi e ka nisur në mënyrë fantastike sezonin e ri, ku deri tani ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë dy asiste në 6 ndeshjet e para.
    Forma e mirë e 23-vjeçarit ka ngjallur interesin e disa klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Barcelonës. Drejtori sportiv i katalanasve e vlerëson shumë sulmuesin anësor dhe e sheh atë si një përforcim ideal për sistemin e përdorur nga Hansi Flick.
    Mediat gjermane raportojnë se Dortmund kërkon të paktën 80 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin gjerman, shifër momentalisht e vështirë për t’u përballuar nga Barcelona për shkak të situatës jo të mirë financiare. Megjithatë, deri në merkaton e verës gjërat mund të kenë ndryshuar…

  • As Haaland dhe as Alvarez, Barcelona gjen një tjetër top sulmues për të zëvëndësuar Lewandowski-n

    As Haaland dhe as Alvarez, Barcelona gjen një tjetër top sulmues për të zëvëndësuar Lewandowski-n

    25 Shtator 2025

    19:20

    Telesport

    Drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë disa alternativa për të gjetur mes tyre zëvendësuesin ideal të Robert Lewandowski-t, pasi polaku do të largohet në fund të këtij sezoni nga katalanasit.
    “BILD” raporton se drejtuesit e Barcelonës i kanë vënë syrin sulmuesit të Dortmundit, Serhou Guirassy, i cili në 6 ndeshje këtë sezon ka shënuar 5 gola, ndërsa sezonin e kaluar 38 gola në 50 ndeshje.
    Ky transferim do t’i kushtonte Barcelonës jo më pak se 100 milionë euro, shifër e kërkuar nga Borussia Dortmund për sulmuesin nga Guinea. Megjithatë, përveç interesit të Barcelonës dhe insistimit të vazhdueshëm të Hansi Flick, për Guirassy ka sirena edhe nga klubet e Premier League.

  • Dortmundi nuk e llogarit Union Berlin, dopietë e të zakonshmit Guirassy dhe goli i bukur i Nmecha (video)

    Dortmundi nuk e llogarit Union Berlin, dopietë e të zakonshmit Guirassy dhe goli i bukur i Nmecha (video)

    31 Gusht 2025

    19:33

    Telesport

    Pasi i shpëtoi fitorja nga duart në ndeshjen e parë në transfertë ndaj St.Pauli, pavarësisht avantazhit të dyfishtë, Dortmund ka fituar ndeshjen e parë në shtëpi, e dyta për këtë sezon.
    Verdhezinjtë kanë mposhtur 2-0 Union Berlin, falë dy golave të Serhou Guirassy në fund të pjesës së parë dhe në minutën e 58-të në pjesën e dytë. Nmecha vulosi fitoren me një goditje të fuqishme dhe topi përfundoi në rrjetë në minutën e 81-të.
    Dortmund është me fat, pasi momentalisht ka në ekip padyshim një nga top sulmuesit më të mirë të momentit në botë. Në sezonin e kaluar, Guriassy shënoi 38 gola dhe dha 9 asiste në 50 ndeshje në të gjitha kompeticionet. 29-vjeçari e ka nisur shumë mirë edhe këtë sezon të ri, duke shënuar 3 gola pas dy javëve të para në Bundesligë.
    SHIKOGOLAT

  • Milani, negociatat për Guirassy vetëm pas Botërorit për Klube. Ja pengesa që duhet kaluar

    Milani, negociatat për Guirassy vetëm pas Botërorit për Klube. Ja pengesa që duhet kaluar

    Milani nuk humbet kohë dhe vazhdon të kërkojë profile të reja për sulmin e Massimiliano Allegrit. Sipas asaj që raporton “Corriere dello Sport”, për rolin e qendërsulmuesit mendohet Serhou Guirassy i Borussia Dortmund, për të cilin verdhezinjtë kërkojnë 70 milionë euro.
    Natyrisht, me ato shifra është pothuajse e pamundur që kuqezinjtë të vendosin të ndërmarrin mësymjen vendimtare, por negociatat e mirëfillta do të nisin vetëm pas Botërorit të Klube, kur të shihet nëse gjermanët do të jenë të gatshëm t’i zbutin ndjeshëm kërkesat e tyre apo jo.
    Ideja e Igli Tares dhe Massimiliano Allegrit është t’i japin besim Santiago Gimenezit, por gjithashtu të marrin një tjetër sulmues për ta vënë në konkurrencë me meksikanin. Është e vërtetë që do të kenë vetëm kampionatin për të luajtur, përveç Kupës së Italisë dhe Superkupës Italiane, por në rast dëmtimesh ose momentesh jo të mira, kuqezinjtë duan të kenë një alternativë të vlefshme.
    Guirassy do të ishte shumë, shumë më tepër se kaq. Investimi do të justifikohej nga cilësia e lojtarit, i cili kërkohet nga të gjitha klubet e mëdha europiane, pas disa sezoneve që e kanë konfirmuar si një nga më të mirët në rolin e tij, në nivel botëror. Megjithatë, është e vështirë që pretendimet e Borussia Dortmund të ulen ndjeshëm.

  • Allegri kërkon sulmues, Tare hedh sytë nga ylli i Bundesligës, por “trembet” nga shifra 70 milionë euro

    Allegri kërkon sulmues, Tare hedh sytë nga ylli i Bundesligës, por “trembet” nga shifra 70 milionë euro

    29 Qershor 2025

    18:03

    Telesport

    Max Allegri po kërkon një qendërsulmues të fortë si partnerin ideal për Santiago Gimenez. “Corriere dello Sport” raporton se dëshira e Allegrit, por edhe e drejtorit sportiv, Igli Tare, është sulmuesi i Dortmundit, Serhou Guirassy.
    29-vjeçari nga Guinea ka shënuar 35 gola në 48 ndeshje sezonin e fundit me Borussia Dortmund, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha. Guirassy është fiks profili i kërkuar nga Allegri, por negociatat me Dortmund pritet të jenë shumë të vështira.
    Verdhezinjtë e vlerësojnë 70 milionë euro sulmuesin e tyre dhe nuk pranojnë asnjë ofertë më pak se kjo shifër, gjë që duket e vështirë për gjendjen aktuale të Milanit.
    Gjithsesi, sipas raportimit në fjalë, Igli Tare do tentojë për një transferim të mundshëm të Serhou Guirassy, por gjasat që kjo lëvizje të finalizohet me sukses janë shumë të pakta.

  • Chelsea kërkon sulmuesin që shkëlqeu në Champions këtë sezon, gati 70 milionë euro

    Chelsea kërkon sulmuesin që shkëlqeu në Champions këtë sezon, gati 70 milionë euro

    23 Prill 2025

    9:33

    Telesport

    Chelsea nuk ndalet në merkato dhe synon të forcojë repartin sulmues. Sipas “Fichajes.net”, klubi londinez ka nisur kontaktet për Serhou Guirassy, ​​sulmuesi i Borussia Dortmund.
    Një transferim që pritet të kapë shifrën 70 milionë euro. 29-vjeçari ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, veçanërisht në Ligën e Kampionëve, ku ka shënuar 13 gola dhe ka dhënë pesë asistime në 14 ndeshje.
    Në total, në të gjitha garat, ai ka grumbulluar 29 gola dhe 8 asistime. Numra që janë joshëse për shumë klube të mëdha në Europë. Chelsea është mbështetur kryesisht te Cole Palmer dhe Nicolas Jackson, por kanë nevojë për një sulmues të fortë goli.
    Ndaj, Guirassy do të sillte më shumë cilësi dhe përvojë, duke qenë gati për të bërë hapin e madh në Premier League. Ai është në kulmin e karrierës së tij dhe ky mund të jetë shansi i tij i fundit për t’u bashkuar me një klub të madh.

  • Shkëlqeu në Champions, gati oferta 70 milionë euro për Guirassy

    Shkëlqeu në Champions, gati oferta 70 milionë euro për Guirassy

    Chelsea thuhet se është favorit për të nënshkruar me yllin e Borussia Dortmund, Serhou Guirassy, ​​i cili pati paraqitje të shkëlqyera në Champions League këtë sezon.
    Sulmuesi ka një klauzolë lirimi prej 70 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale, e cila përfundon në qershor 2028.
    Borussia Dortmund nënshkroi Serhou Guirassy nga Stuttgart për 18 milionë euro në verën e vitit 2024.
    Lojtari i Guinesë ka qenë mbresëlënës për gjigantët gjermanë që nga ardhja e tij, duke regjistruar 28 gola dhe tetë asiste në 40 ndeshje.
    Guirassy ka qenë veçanërisht i mirë për skuadrën e Bundesliga-s në Champions League, ku ai kontribuoi me 13 gola dhe pesë asiste në 14 paraqitje.
    Kjo përfshin tregolëshin mbresëlënës të sulmuesit kundër Barcelona-s në fitoren e tyre 3-1 në ndeshjen e dytë çerekfinale. Megjithatë, Dortmundi u eliminua nga turneu pas humbjes së tyre totale 5-3 në çerekfinale nga katalanasit.
    Sipas gazetarit Maurizio Rosso, Chelsea po udhëheq garën për të nënshkruar me Serhou Guirassy këtë verë. Trajneri Enzo Maresca e sheh 29-vjeçarin si një zgjidhje për problemin e sulmuesit për të forcuar sulmin.
    Megjithatë, Blutë do të përballen me konkurrencën nga gjigantët e Serie A, Juventus dhe Milan për marrëveshjen.
    Raporti sugjeron që klauzola e lirimit prej 70 milionë eurosh të Guirassy nuk do të jetë problem për Chelsea-n.

  • Guirassy hat-trick, Dortmund shënon golin e tretë! Edhe 15 minuta për të tentuar përmbysjen e madhe

    Guirassy hat-trick, Dortmund shënon golin e tretë! Edhe 15 minuta për të tentuar përmbysjen e madhe

    15 Prill 2025

    22:40

    Telesport

    Sot qenka nata e Serhou Guirassy, i cili sapo ka shënuar edhe golin e tretë ndaj Barcelonës, duke përfituar nga një gabim fatal i mbrojtes së katalanasve. SHIKOGOLIN
    Dortmund e nisi shumë mirë takimin, duke gjetur golin e parë pas 10 minutash lojë, duke kaluar në avantazh me penalltinë e ekzektuar saktë nga Guirassy, e cila u fitua pas një ndërhyrje të gabuar të Gavi ndaj Couto. SHIKOPENALLTINE
    Ishte sërish, Serhou Guirassy, i cili shënoi me kokë në fillim të pjesës së dytë, pas krosimit nga goditja e këndit dhe pasimit  me kokë të Bensabaini. SHIKOGOLIN
    Katalanasit reaguan shpejt duke ngushtuar shifrat me autogolin e Bensabaini, i cili dërgoi në portën e tij topin e futur në zonë nga Fermin Lopez. SHIKOGOLIN