Tag: guerreiro

  • Inter-Napoli, nis gara për mbrojtësin portugez me parametra zero

    Inter-Napoli, nis gara për mbrojtësin portugez me parametra zero

    2 Nëntor 2025

    10:35

    Telesport

    Interi dhe Napoli po ndjekin lojtarin e Bayern, Raphael Guerreiro. Mbrojtësi portugez do të jetë i lirë në fund të sezonit, pasi kontrata e tij skadon në verë.
    Kjo situatë ka zgjuar interesin e italianëve, të cilët po kërkojnë përvoja ndërkombëtare dhe cilësi në fazën mbrojtëse dhe atë ofensive.
    Guerreiro, 31 vjeç, njihet për aftësinë e tij për të luajtur si mbrojtës i majtë, por edhe si mesfushor, falë teknikës dhe inteligjencës taktike. Pas disa sezoneve të suksesshme te Borussia Dortmund dhe një aventure solide me Bayern-in, ai mund të përfaqësojë një përforcim strategjik.
    Interi dhe Napoli janë gati t’i ofrojnë portugezit një kontratë dyvjeçare me mundësi zgjatjeje, ndërsa pritet të nisë së shpejti kontakti i parë mes palëve. Tani mbetet për t’u parë nëse vetë lojtari do të jetë i gatshëm të pranojë një kalim në Serie A.

  • Vincent Kompany merr vendimin drastik, Bayern i tregon derën lojtarit të njohur

    Vincent Kompany merr vendimin drastik, Bayern i tregon derën lojtarit të njohur

    6 Tetor 2025

    18:35

    Telesport

    Bayern Munich e ka nisur këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme, duke pasur vetëm fitore deri tani. Edhe pse duken në super formë dhe pretendojnë të fitojnë të gjithë trofetë e mundshëm këtë sezon, drejtuesit e Bayern po mendojnë që tani për ekipin e sezonit të ardhshëm.
    “Bild” raporton se gjatë verës do largohet Raphaël Guerreiro nga Bayern. Mbrojtësi i majtë nuk bën pjesë në projektin e Vincent Kompany dhe do të largohet si lojtar i lirë. Ka qenë pikërisht trajneri belg i bavarezëve që ka kërkuar nga drejtuesit e klubit një përforcim gjatë merkatos që vjen në rolin e Raphaël Guerreiro, pasi portugezi nuk e bind.
    Përveç Raphaël Guerreiro, një tjetër emër që pritet të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme është edhe Dayot Upamecano. Francezi nuk ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin për rinovimin e kontratës dhe ndaj do të largohet.

  • Lojtari që erdhi me shumë bujë në radhët e Bajernit të Mynihut, mund të largohet Brenda verës 2026

    Lojtari që erdhi me shumë bujë në radhët e Bajernit të Mynihut, mund të largohet Brenda verës 2026

    Adriatik BALLA
    Sipas mediave gjermane, Rafael Guerreiro, i cili kishte ardhur me premtime ofensive dhe shumëllojshmëri, mund t’i thotë lamtumirë Bajern Munihut kur kontrata e tij të përfundojë në qershor 2026. Problemet fizike kanë pasur ndikim të madh për klubin, i cili nuk planifikon t’i ofrojë atij rinovim. Që nga ardhja e Vincent Kompani në krye të Bajernit, prania e Guerreiros ka qenë më shumë simbolike. Në këtë sezon, ai ka nisur rrallë ndeshje, madje edhe kur skuadra ka pasur mungesa në krahun e majtë. Historia e tij nuk ndihmon: lojtari portugez ka vuajtur nga disa dëmtime fizike. Së fundmi, ai pësoi një dëmtim në muskujt abdominalë gjatë ndeshjes kundër Hamburger SV, duke u larguar nga fusha dhjetë minuta pas hyrjes në lojë; ekzaminimet mjekësore konfirmuan dëmtimin.
    Për më tepër, gazeta “Bild” raportoi se drejtuesit e Bajernit besojnë se performanca dhe pozicionimi i tij mbrojtës janë dobësuar nën presion, çka ka çuar në një humbje të arsyes sportive për ta mbajtur përtej vitit 2026. Klubi bavarez, që e nënshkroi atë si transferim të lirë në vitin 2023, duket i gatshëm ta lërë të largohet pa luftuar për një marrëveshje të re. Për ndërkombëtarin portugez, situata është kritike. Pas suksesit me kombëtaren e Portugalisë në turne si Kampionati Europian, Guerreiro ka nevojë për minuta loje për të qëndruar në vëmendjen e përzgjedhësit. Mungesa e minutave te Bajerni mund ta zvogëlojë rolin e tij në grumbullimet e ardhshme. Në një ekip të mbushur me talente si ai i Portugalisë, çdo mungesë e rëndësisë kushton shtrenjtë.
    Vëzhgimi i trajnerit të kombëtares mbetet gjithmonë aktiv. Me afatin e kontratës që po afrohet, Bajern mund të shqyrtojë oferta për Rafael Guerreiro gjatë verës, duke kërkuar të sigurojë ndonjë vlerë përpara se ai të bëhet lojtar i lirë. Ai sjell përvojë, ekspertizë në skena të mëdha dhe aftësi teknike. Megjithatë, këto pika të forta përplasen me historikun e fundit të dëmtimeve dhe mungesën e formës konkurruese. Në moshën 31-vjeçare, një lëvizje drejt një ambienti të ri mund të ketë kuptim. Skuadra me më pak presion mediatik ose klube që kërkojnë të forcojnë krahun e majtë mund ta marrin në konsideratë. Megjithatë, çmimi i tij mund të ndikohet nga situata kontraktuale. Emri i Rafael Guerreiros tashmë gjendet më shumë në listën e largimeve sesa në atë të rinovimeve. Në fund, përfundimi i kësaj historie nuk është i papritur: ka ardhur koha për të mbyllur një kapitull.
     

  • “Digjet” Stambolli, Osimhen ndëshkon Liverpool-in. Gjithçka e lehtë për Bayern ndaj surprizës qipriote (video)

    “Digjet” Stambolli, Osimhen ndëshkon Liverpool-in. Gjithçka e lehtë për Bayern ndaj surprizës qipriote (video)

    30 Shtator 2025

    21:26

    Telesport

    Kanë ardhur golat e parë në sfida e mbrëmjes në Champions League. Një nga ndeshjet më interesante është ajo që po luhet në Stamboll, aty ku Galatasaray po fiton 1-0 ndaj Liverpool.
    Në minutën e 15-të, Yilmaz pengohet në zonë nga Dominik Szoboszlai, arbitri jep penallti. Victor Osimhen me një qetësi të frikshme nuk gabon përballë Alisson dhe dërgon topin në rrjetë. Nis festa në Stamboll, super atmosferë në “Rams Park”. SHIKOGOLIN
    Ndërkohë, Bayern është duke fituar në Limassol 0-2 ndaj debutuesve të këtij sezoni, Pafos. Për bavarezët shënuan Kane 15′ dhe Guerreiro 21′. Anglezi shënoi pas një asisti të marrë nga Olise. Guerreiro shënoi pas një aksioni model dhe asistit të Nicolas Jackson.
    SHIKOGOLAT