Tag: guehi

  • Probleme për Liverpool-in, Real Madrid ka gati ofertën

    Probleme për Liverpool-in, Real Madrid ka gati ofertën

    18 Shtator 2025

    14:46

    Telesport

    Real Madrid është gati të “peshkojë” në Premier League vitin e ardhshëm për një qendërmbrojtës të ri.
    Ndërsa drejtuesit e klubit madrilen janë të përqendruar te Ibrahima Konate i Liverpool-it, ndërsa kontrata e tij skadon në fund të këtij sezoni, ata po shqyrtojnë gjithashtu një alternativë tjetër në Premier League.
    The Mirror thotë se Real Madridi po synon gjithashtu kapitenin e Crystal Palace, Marc Guehi.
    Ashtu si Konate, kontrata e Guehi-t skadon në fund të sezonit dhe ironikisht, ai është në radarin e Liverpool-it.
    Megjithatë, Real Madrid do të ketë një avantazh pasi Guehi do të jetë i lirë të nënshkruajë një parakontratë me çdo klub të huaj që nga 1 janari.

  • Flick nuk duron dot më, kërkon transferimin e yllit të Premier League

    Flick nuk duron dot më, kërkon transferimin e yllit të Premier League

    14 Shtator 2025

    18:49

    Telesport

    Largimi i Ingo Martinez dhe forma jo e mirë e Ronald Araujo, e kanë bërë me “dhimbje koke” Hansi Flick. Mbrojtja e Barcelonës këtë sezon, të paktën deri tani, ka shfaqur jo pak probleme.
    Në këtë situatë, Flick ka kërkuar përforcime në mbrojtje dhe emri i parë i zgjedhur nga Flick është Marc Guehi. Qendërmbrojtësi anglez do të largohet si lojtar i lirë nga Crystal Palace në verën e ardhshme, pasi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën.
    Zgjedhja e Marc Guehi nuk është rastësi. Flick po kërkon një mbrojtës me personalitet, i “pakalueshëm” në duelet një me një dhe që ka aftësi lideri për mbrojtjen. “El Nacional” raporton se Barcelona do tentojë transferimin e Guehi që në merkaton e janarit, gjë që mund t’i interesojë edhe Crystal Palace, e vetmja mënyrë për të përfituar nga kartoni i tij, pasi largimi në qershor si lojtar i lirë është 100% i sigurt.
    Megjithatë, Barcelona s’do e ketë aspak të lehtë, pasi për Marc Guehi ka interes thuajse nga të gjitha klubet e mëdha. Mbetet për t’u parë, cili prej tyre do bindë më parë anglezin.

  • Liverpool s’do të shpenzojë 45 milionë euro për mbrojtësin në janar, vjen me koston zero verën tjetër

    Liverpool s’do të shpenzojë 45 milionë euro për mbrojtësin në janar, vjen me koston zero verën tjetër

    9 Shtator 2025

    10:23

    Telesport

    Liverpool nuk do të përpiqet të nënshkruajë mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi, gjatë merkatos së janarit. Iderja dhe objektivi i kampionëve të Anglisë është i qartë.
    Skuadra e drejtuar nga trajneri Arne Slot do të luftojë që të nënshkruajë falas me 25-vjecarin e kombëtares angleze verën e ardhshme, kur dhe i skadon kontrata aktuale (30 qershor 2026).
    Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja “The Times”. Transferimi prej 45 milionë erusoh i Guehi në “Anfield” këtë verë dështoi në ditën e fundit të afatit për shkak se Palace nuk arriti të nënshkruante një zëvendësues.
    Këmbëngulja e trajnerit të Palace, Oliver Glasner, për të mos dashur të humbiste kapitenin e tij, luajti një rol kyç në vendimin e klubit për të refuzuar ofertën e Liverpool.
    “Reds” nuk janë tërhequr nga ideja për të sjellë Marc Guehi në “Anfield”, por nuk duan të shpenzojnë në janar, pasi harxhuar shumë këtë verë. Ai pritet të vijë si transferim i lirë verën e ardhshme.

  • Prishet marrëveshja, Guehi nuk lëviz nga Crystal Palace

    Prishet marrëveshja, Guehi nuk lëviz nga Crystal Palace

    1 Shtator 2025

    21:16

    Telesport

    Megjithëse ishte raportuar se do të transferohej te Liverpool, Marc Guehi pritet të qëndrojë te Crystal Palace.
    Mbrojtësi i kombëtares angleze kishte përfunduar pjesën më të madhe të vizitave mjekësore dhe pritej transferimi prej 41 milionë eurosh, me kontratë pesëvjeçare deri në vitin 2030.
    Fabrizio Romano konfirmon që marrëveshja ka kolapsuar dhe Guehi do të vijojë te Palace.

  • 100% e kryer! Liverpool finalizon blerjen e radhës!

    100% e kryer! Liverpool finalizon blerjen e radhës!

    31 Gusht 2025

    13:07

    Telesport

    Gazetari Nicolo Schira raporton se Liverpool është afër finalizimit me mbrojtësin e Crystal Palace, Marc Guehi.
    25-vjeçari ka rreth 15 muaj që kërkohet nga klubi i kuq. Më në fund, ai pritet të transferohet në Anfield për 42 mln euro.
    Crystal Palace do të mbajë 10% të kartonit në rast rishitjeje. Brenda pak orësh pritet zyrtarizimi. Guehi do të firmosë kontratë deri në vitin 2030.

  • Efekti domino: blerja e fundit e Liverpool sjell një mbrojtës në Milano

    Efekti domino: blerja e fundit e Liverpool sjell një mbrojtës në Milano

    31 Gusht 2025

    11:40

    Telesport

    Joe Gomez është mbrojtësi i përzgjedhur nga Milani për të mbyllur merkaton. Akanji ka refuzuar mundësinë për të luajtur në Milano, kështu që Igli Tare po lëviz shpejt për mbrojtësin e Liverpool.
    Fabrizio Romano raporton se “Djalli” ka bërë një ofertë zyrtare për shtatlartin e lindur në 1997. Liverpool është gati për ta shitur mbrojtësin, por fillimisht duhet të sigurojë blerjen përfundimtare të Marc Guehi.
    Klubi i kuq ka disa javë që përpiqet të blejë Guehi, i kërkuar edhe merkaton e verës së shkuar.

  • Liverpool gati të shpenzojë 334 milionë euro këtë verë, ja mbrojtësi që po tenton të afrojë

    Liverpool gati të shpenzojë 334 milionë euro këtë verë, ja mbrojtësi që po tenton të afrojë

    Liverpool duket se do të vazhdojë merkaton e jashtëzakonshme të kësaj vere me afrimin e mbrojtësit qendror të Crystal Palace, Marc Guéhi.

    Sipas “The Times”, klubi nga Anfield është gati të bëjë një ofertë që mund të arrijë në total 35 milionë paund (rreth 40.5 milionë euro) për 25-vjeçarin.
    Nëse marrëveshja finalizohet, Guéhi do të bëhej mbrojtësi qendror më i shtrenjtë i Liverpool-it që nga transferimi i Virgil Van Dijk nga Southampton për 84.6 milionë euro në janar 2018.
    Guéhi ka qenë objekt interesimi edhe më parë. Verën e kaluar, Newcastle thuhet se bëri një ofertë që u refuzua nga Palace, ndërsa Tottenham tentoi ta transferonte në janar. Megjithatë, me kontratën e tij që skadon verën e ardhshme, Crystal Palace është nën presion për ta shitur këtë afat kalimtar dhe Liverpool duket se ka fituar garën.
    Pas transferimit nga Chelsea te Palace në verën e vitit 2021 për 23.3 milionë euro, Guéhi është shndërruar në një nga mbrojtësit më të vlerësuar në Premier League.
    Vlera e tij në treg është rritur nga 10 milionë euro në 45 milionë euro në katër vite, duke u bërë lojtari i dytë më i vlefshëm në klubin londinez dhe i 18-ti më i vlefshëm mes anglezëve.
    Vetëm shtatë mbrojtës qendrorë në Premier League kanë shënuar rritje më të madhe në këtë periudhë.
    Nëse ky transferim realizohet, shpenzimet e Liverpool-it në këtë merkato verore do të arrijnë në 334.2 milionë euro – shifra më e lartë e klubit në një dritare të vetme transferimesh dhe e katërta më e madhe në historinë e futbollit. Më shumë para në një merkato kanë shpenzuar vetëm Paris Saint-Germain (350 milionë euro në verën e 2023), Al-Hilal (353 milionë euro në verën e 2023) dhe Chelsea (464 milionë euro në verën e 2023).

  • Radha për një mbrojtës, Liverpool mbyll merkaton me lëvizjen e fundit

    Radha për një mbrojtës, Liverpool mbyll merkaton me lëvizjen e fundit

    10 Gusht 2025

    11:04

    Telesport

    Liverpool po ndërton një skuadër të fortë këtë verë nën drejtimin e trajnerit Arne Slot. Pas disa përforcimeve në sulm dhe mesfushë, klubi synon të afrojë një mbrojtës cilësor.
    Emri kryesor është Marc Guehi i Crystal Palace, i cili është në vitin e fundit të kontratës. Liverpool është favorit për firmën e tij, përkundër konkurrencës nga Chelsea dhe Newcastle.
    Palace kërkon rreth 40 milionë euro për ta lejuar largimin. Guehi ka një marrëveshje personale me klubin dhe preferon kalimin te Reds.

  • Arne Slot do një qendërmbrojtës! Alternativat, një në Itali, një në Angli

    Arne Slot do një qendërmbrojtës! Alternativat, një në Itali, një në Angli

    5 Gusht 2025

    16:12

    Telesport

    Liverpool i ka befasuar të gjithë me blerjet në repartin ofensiv, por Arne Slot tani po mendon edhe për mbrojtjen.
    Klubi i kuq po kërkon një qendërmbrojtës dhe opsionet janë dy: Giovanni Leoni (Parma) dhe Marc Guehi (Crystal Palace).
    Qendërmbrojtësi 18-vjeçar italian shihet si një nga lojtarët më premtues në Europë në rolin e tij dhe nuk kushton shumë. Ndërkohë, Guehi është në vitin e fundit të kontratës me Crystal Palace.
    Pritet të shohim një ndërhyrje brenda javës së ardhshme, sepse Liverpool nxiton.

  • Liverpool nuk ka të ndalur, 58 milionë euro për transferimin e radhës. Hapet rruga për largimin e Konate

    Liverpool nuk ka të ndalur, 58 milionë euro për transferimin e radhës. Hapet rruga për largimin e Konate

    Pas transferimit të Florian Wirtz, Milos Kerkez, Giorgi Mamardashvili dhe Jeremie Frimpong, të cilët tashmë arrijnë në 230 milionë euro, shto dhe 95 milionë euro për transferimin e Hugo Ekitike, për të cilin mungon vetëm prezantimi zyrtar, pasi çdo gjë është mbyllur për lëvizjen e tij, Liverpoool ka gati goditjen e radhës.
    Kampioni në fuqi i Premier League po punon për të mbyllur nënshkrimin e Marc Guehi, qendërmbrojtësit të Crystal Palace me vlerë rreth 58 milionë euro. 25-vjeçari shkëlqeu në sezonin e kaluar me Crystal Palace, duke ngjallur interesin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre dhe të Livërpool-it. Crystal Palace, i vetëdijshëm se mbrojtësi ka vetëm një vit të mbetur në kontratën e tij dhe deri tani nuk ka pranuar për të rinovuar, është i hapur për largimin që këtë verë, nëse paguhet klauzola e tij që është 58 milionë euro.
    Në anën tjetër, Liverpool është i gatshëm të paguajë këtë klauzolë për Marc Guehi duke parë situatën me Ibrahima Konate, i cili nuk po pranon të rinovojë dhe është gjithnjë e më afër Real Madridit. Ardhja e Guehi te Liverpool, do bënte të mundur largimin e Konate drejt Madridit që në këtë merkato, pa pritur verën e ardhshme. Por, Liverpool është i vendosur për shifrën 50 milionë euro, për të lënë të lirë qendërmbrojtësin francez nëse do që t’i bashkohet Real Madridit.