Tag: grusht

  • Turqi/ Dhjetëra urdhër-arreste për personel ushtarak, të dyshuar për lidhje me grushtin e shtetit të vitit 2016

    Turqi/ Dhjetëra urdhër-arreste për personel ushtarak, të dyshuar për lidhje me grushtin e shtetit të vitit 2016

    Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit ka lëshuar urdhër-arreste për 63 ushtarakë aktivë të akuzuar për lidhje me lëvizjen Gylen, të cilën Ankaraja e fajëson për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit të korrikut 2016.

    Sipas një deklarate të lëshuar, operacione të njëkohshme u kryen në 36 provinca, duke rezultuar në ndalimin e 56 të dyshuarve.

    Midis të ndaluarve janë katër kolonelë, si dhe oficerë nga forcat tokësore, detare dhe ajrore turke dhe xhandarmëria.

    Zyra e prokurorit tha se të dyshuarit përfshijnë tetë personel nga forcat ajrore, 13 nga Komanda e Përgjithshme e Xhandarmërisë, 36 nga forcat tokësore dhe gjashtë nga marina.

    Të ndaluarit përbëhen nga katër kolonelë, tetë nënkolonelë, 12 majorë, 15 kapitenë dhe 24 nënoficerë.

    Deklarata pretendon se këta individë kanë lidhje me grupin e themeluar nga kleriku Fethullah Gylen, i cili jetoi në mërgim në Shtetet e Bashkuara nga viti 1999 deri në vdekjen e tij në tetor 2024.

    Grupi akuzohet nga autoritetet turke për orkestrimin e përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016, e cila mori jetën e rreth 290 personave.

    Zyra e prokurorit tha në një deklaratë: “Arrestimi dhe ndalimi i 63 të dyshuarve në Stamboll dhe 35 qytete të tjera, filloi njëkohësisht në orën 6 të mëngjesit të sotëm (5 të mëngjesit sipas kohës lokale), në përputhje me udhëzimet e dhëna Drejtorisë së Degës Antiterror të Policisë së Stambollit. Do t’ju mbajmë të informuar për zhvillimet e mëtejshme.”

    Në mbrëmjen e 15 korrikut 2016, njësitë ushtarake besnike ndaj komplotistëve nisën një përpjekje për grusht shteti dhe dolën në rrugët e Ankarasë dhe Stambollit, duke bombarduar ndërtesat qeveritare, përfshirë Parlamentin turk dhe pallatin presidencial.

    Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ishte me pushime në Marmaris në atë kohë.

    Disa zyrtarë të lartë, përfshirë Shefin e atëhershëm të Shtabit të Përgjithshëm Hulusi Akar dhe Gjeneralin Yaşar Güler (tani Ministër i Mbrojtjes), u morën peng.

    Mbijetesa e shtetit

    Në deklaratën e së premtes, zyra e prokurorit tha se të dyshuarit ishin identifikuar përmes të dhënave të komunikimeve telefonike.

    Deklarata e përshkroi lëvizjen Gylen, si “kërcënimin më të madh për rendin kushtetues dhe mbijetesën e shtetit” dhe pretendoi se numri i personelit ushtarak të pazbuluar të lidhur me organizatën, i tejkaloi ata që morën pjesë aktive në grusht shteti.

    Edhe pse akuzat specifike nuk u detajuan, zyra e prokurorit vuri në dukje se rreth 25,800 ushtarakë janë ndaluar, në lidhje me përpjekjen e dështuar për grusht shteti që nga viti 2016.

    Lëvizja Gylen — zyrtarisht e referuar nga qeveria si “Organizata Terroriste Fethullahiste/Struktura Paralele Shtetërore” (FETÖ/PDY) — është akuzuar prej kohësh për krijimin e një rrjeti klandestin brenda institucioneve shtetërore, duke përfshirë gjyqësorin, policinë dhe ushtrinë.

    Grupi është implikuar në aktivitete të ndryshme kriminale, duke përfshirë rrjedhjen e pyetjeve të provimit të pranimit në universitet dhe orkestrimin e vrasjes së akademikut Necip Hablemitoğlu.

    Gjithashtu akuzohet për përfshirje në vrasjen e gazetarit Hrant Dink dhe krime të tjera të rënda.

    Padia e parë ligjore kundër organizatës u ngrit në vitin 1999. Aktakuza akuzonte Gylenin dhe pasuesit e tij se po përpiqeshin të krijonin “një organizatë të paligjshme, me qëllim krijimin e një shteti të bazuar në parimet islamike duke ndryshuar sistemin kushtetues”.

    Edhe pse fillimisht Gyleni konsiderohej mik dhe mbështetës i Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, tensionet midis lëvizjes Gylen dhe Partisë në pushtet AK, u përshkallëzuan ndjeshëm në vitin 2013 gjatë një hetimi për korrupsion, të quajtur nga kritikët si një përpjekje për grusht shteti, të udhëhequr nga prokurorë që dyshohet se ishin të lidhur me grupin.

    Pas përpjekjes për grusht shteti të vitit 2016, u zhvilluan masa të mëtejshme shtypjeje gjatë gjendjes së jashtëzakonshme dhe shumë individë u pushuan nga puna nëpërmjet dekreteve të jashtëzakonshme.

    Kritikët kanë ngritur shqetësime në lidhje me mospërputhjet në zbatimin e drejtësisë. Ndërsa disa biznesmenë të profilit të lartë me lidhje të dyshuara me lëvizjen i kanë shpëtuar burgut, shumë bashkëpunëtorë të nivelit të ulët u burgosën ose humbën vendet e tyre të punës.

    Ish-deputeti i Partisë AK, Şamil Tayyar, pretendoi se gjatë spastrimeve vepronte një “bursë e FETÖ-s”, ku biznesmenët dyshohet se mund të shmangnin ndjekjen penale duke paguar ryshfete.

    “Bëhet fjalë për miliona dollarë të përfshirë”, tha Tayyar.

    “Po lirojnë biznesmenë nën maskën e informatorëve. Kjo po ndodh në të gjithë Turqinë.”/ Euronews.

  • Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

    Goditi me grusht anëtarin e KZAZ në Kashar/Arrestohet vëzhguesi,një tjetër në kërkim

    Policia ka arrestuar vëzhguesin, i cili ditën e djeshme dhunoi sekretarin e KZAZ me grusht brenda ambienteve të qendrës së numërimit të votave në Kashar.
    Mësohet se në pranga ka rënë 26-vjeçari me iniciale R. N., ndërsa është shpallur në kërkim 40 vjeçari me iniciale O. D., i dyshuar i përfshirë në konflikt.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:
    -arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ. Gjithashtu, në lidhje me rastin është shpallur në kërkim shtetasi O. D., 40 vjeç, i dyshuar i përfshirë në konflikt.
    Punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të rastit”, njofton policia.

  • Goditi me grusht sekretarin e KZAZ, Policia: Arrestohet vëzhguesi

    Goditi me grusht sekretarin e KZAZ, Policia: Arrestohet vëzhguesi

    Një incident i paprecedentë është shënuar ditën e djeshme pranë Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ) në Kashar.
    Policia bën me dije se R. Nozlli është arrestuar pas konfrontimit fizik me një nga numëruesit në KZAZ numër 30.

    Nozlli ka goditur me grusht sekretarin e KZAZ-së, çka ka sjellë ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.
    Dyshohet se sherri ka ndodhur, për vota të kandidatëve preferencialë të PS-së.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6:-arrestuan shtetasin R. N., 26 vjeç, pasi dje, në KZAZ Nr. 30, ka goditur me grushte dhe shkelma shtetasin R. M., me detyrë sekretar i KZAZ”, njofton policia.
     

  • Video – Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, ndërpritet numërimi

    Video – Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, ndërpritet numërimi

    Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.
    Raportohet se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
    Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

  • VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

    VIDEO/ Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar

    Një incident është regjistruar mesditën e sotme në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku një vëzhgues ka goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
    Mësohet se personi që ka dhunuar kryetarin e KZAZ-së është një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit.
    Siç shihet edhe nga pamjet, ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe numëruesve të tjerë, teksa kanë nxituar të ulin tensionet.
    Ndërkohë sekretari i KZAZ bën me dije se ka shkruar në polici për të kryer një kallëzim.
    Si pasojë e incidentit është ndërprerë procesi i numërimit.
    “Remzi Memedi, sekretar i KZAZ në Kashar ka denoncuar një vëzhgues të Orlando Rakipit për situatë të tensionuar për shkak të një vote. Ka shkuar në polici për kallëzim”, njofton gazetari Enkel Xhangoli./Opinion.al

  • Incident në një qendër numërimi të votave në Tiranë, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

    Incident në një qendër numërimi të votave në Tiranë, vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ

    Një incident është regjistruar në ambientet e Qendrës së Numërimit të votave në Kashar, ku është goditur me grusht kryetari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
    Sipas News24, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

    Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension dhe ndërprerje të menjëhershme të numërimit të votave.

  • Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, ndërpritet numërimi

    Vëzhguesi godet me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, ndërpritet numërimi

    Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.
    Raportohet se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
    Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

  • INCIDENTI- Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ

    INCIDENTI- Vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ

    Foto ilustruese

    TIRANË- Përplasje fizike kanë shënjuar procesin e numërimit në Kashar. Një prej vëzhguesëve të kandidatit për deputet në listën e hapur të Partisë Socialiste, Orlando Rakipi ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).
    I gjithë incidenti ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke krijuar tension.
    MOMENTI I PËRPLASJES ME VIDEO: 

    Në këto kushte, numërimi është pezulluar përkohësisht./ZËRI

  • Përplasje në KZAZ nr. 30 në Kashar, vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ-së

    Përplasje në KZAZ nr. 30 në Kashar, vëzhguesi i Orlando Rakipit godet me grusht kryetarin e KZAZ-së

    Një incident është shënuar këtë të enjte në ambientet e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve nr. 30 në Yrshek, Tiranë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht kryetarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

    Situata ka agravuar brenda një kohe të shkurtër, duke shkaktuar kaos në ambientet ku po zhvillohej procesi përgatitor për zgjedhjet. 

    Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

  • Plas sherri mes socialistëve në Maqellarë, kandidati për deputet akuzohet se goditi me grusht punonjësin e Ujësjellësit

    Plas sherri mes socialistëve në Maqellarë, kandidati për deputet akuzohet se goditi me grusht punonjësin e Ujësjellësit

    Paraditen e sotme, në qendrën e votimit 1122 të vendosura në Njësinë Administrative Maqellarë, Dibër, është regjistruar një incident, ku një përplasje verbale mes përfaqësuesve të Partisë Socialiste, ka degjeneruar në dhunë fizike.
    Sipas burimeve nga vendngjarja, kandidati i Partisë Socialiste, z. Danjel Gjura, thuhet se ka goditur me grusht shtetasin Florian Lazri punonjës i Ujësjellësit, gjatë një debati që mendohet të jetë zhvilluar në lidhje me veprimtari të karakterit elektoral dhe ndikimin mbi votuesit.

    Lazri thuhet se ishte në mbështetje të kandidatit Agron Malaj.
    Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të qendrës së votimit, në prani të qytetarëve dhe anëtarëve të komisionit zgjedhor.
    Menjëherë pas incidentit, policia është thirrur në vendngjarje për të marrë deklaratat e palëve të përfshira dhe për të nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave.
    Deri në momentin e publikimit të këtij informacioni, Partia Socialiste, nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar në lidhje me rastin.
    Burime jozyrtare tregojnë se konflikti mund të ketë lindur nga mosmarrëveshje të brendshme brenda strukturave lokale të kësaj force politike, të cilat dyshohet se lidhen me menaxhimin e listave të mbështetësve dhe ndikimin mbi elektoratin.
    Ky incident ndodh në një klimë të tensionuar politike në qarkun e Dibrës, ku rivaliteti mes forcave politike është intensifikuar ndjeshëm në ditët e fundit dhe janë shtuar raportimet për presion mbi votuesit./A2CNN