Tag: grusht

  • Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

    Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

    “Çështja Bankers Petroleum” ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    I ftuar në studio, avokati Kujtim Ibraj tha se ajo që ndodh sot në Shqipëri është e qartë: djersa e 60 viteve punë të papaguar të prindërve tanë është marrë nga një grusht njerëzish.
    Ndërsa eksperti i ekonomisë Ergis Sefa, me batutë, theksoi se në Shqipëri modeli merret dhe përshtatet me korrupsionin.
    Pjesë nga biseda:
    Sefa: Ne jemi mjeshtra që korrupsionin ta përshtasim me çdo model.
    Muçi: Korrupsion e përshtasim në legjislacion. Na duhej që në fillim Albpetrol të merrte kompetenca më shumë të mëdha.
    Ibraj: Në Shqipëri ka ndodhur kjo që puna e papaguar e prindërve tanë për 60 vite është marrë nga një grusht njerëzish. Kjo është e gjithë fabula po ta përmbledhësh.
    Borakaj: Sot me Bankers-in çfarë ndodh?
    Sefa: E para, Bankers-i të na paguajë gjobën.

  • Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

    Çështja “Bankers”, Ibraj: Djersën e 60 viteve të papaguara të prindërve tanë e kanë marrë një grusht njerëzish

    “Çështja Bankers Petroleum” ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në studion e Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus.
    I ftuar në studio, avokati Kujtim Ibraj tha se ajo që ndodh sot në Shqipëri është e qartë: djersa e 60 viteve punë të papaguar të prindërve tanë është marrë nga një grusht njerëzish.
    Ndërsa eksperti i ekonomisë Ergis Sefa, me batutë, theksoi se në Shqipëri modeli merret dhe përshtatet me korrupsionin.

    Pjesë nga biseda:
    Sefa: Ne jemi mjeshtra që korrupsionin ta përshtasim me çdo model.
    Muçi: Korrupsion e përshtasim në legjislacion. Na duhej që në fillim Albpetrol të merrte kompetenca më shumë të mëdha.
    Ibraj: Në Shqipëri ka ndodhur kjo që puna e papaguar e prindërve tanë për 60 vite është marrë nga një grusht njerëzish. Kjo është e gjithë fabula po ta përmbledhësh.
    Borakaj: Sot me Bankers-in çfarë ndodh?
    Sefa: E para, Bankers-i të na paguajë gjobën.

  • Goditi me grusht në fytyrë tifozin, arrestohet ish-sulmuesi i kombëtares angleze që luan në Arabi

    Goditi me grusht në fytyrë tifozin, arrestohet ish-sulmuesi i kombëtares angleze që luan në Arabi

    Ivan Toney, ish-sulmuesi i kombëtares angleze, me shtatë ndeshje dhe një gol me fanellën e “3 luanëve”, u arrestua në Londër natën midis të premtes dhe të shtunës, pasi goditi me grusht në fytyrë një tifoz që e konsideroi shumë të bezdisshëm. Ngjarja ndodhi në një bar në kryeqytetin britanik.
    Lojtari, i cili u transferua tek Al-Ahli, në Arabinë Saudite, verën e kaluar për 40 milionë euro, u prangos në vendngjarje dhe u shoqërua nga policia Metropolitane, siç tregohet edhe në një video të postuar në mediat sociale.
    Sipas dëshmitarëve, Toney u afrua nga disa të rinj që u përpoqën të bënin një selfie. Lojtari me sa duket e mbrojti veten, duke pasur frikë nga një sulm dhe vjedhja e mundshme e bizhuterive të tij.
    Viktima pësoi fraktura në hundë dhe gishtin e vogël, por lëndimet e tij nuk janë serioze. Policia konfirmoi arrestimin për dy akuza për sulm dhe një akuzë për grindje, me lojtarin që më pas u lirua me kusht në pritje të hetimeve.
    Ky nuk është episodi i parë i këtij lloji në karrierën e sulmuesit. Në vitin 2023, atij iu dha një pezullim 8-mujor nga FA për mbi 230 shkelje të rregullave të basteve, duke përfshirë bastet në ndeshjet e klubit të tij, disa madje edhe në humbjen e ekipit të tij.

  • Goditi me grusht përgjegjësin e OSHEE-së në Cërrik në zyrë, arrestohet 57-vjeçari

    Goditi me grusht përgjegjësin e OSHEE-së në Cërrik në zyrë, arrestohet 57-vjeçari

    Një incident është shënuar këtë të premte në Cërrik.

    Një 57-vjeçar është arrestuar pasi ka goditur me grusht përgjegjësin e OSHEE-së, në ambientin e tij të punës pas një konflikti të çastit.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 57 vjeç, pasi gjatë një konflikti të çastit, ka goditur me grushte përgjegjësin e OSHEE Cërrik, shtetasin A. Sh., në ambientin e tij të punës“, thuhet në njoftimin e policsë.

    Top Channel

  • Rama në Kushtetuese, CIA në SPAK

    Rama në Kushtetuese, CIA në SPAK

    Nga Basir Çollaku 

    Edi Rama është KM me mandat skadence, përpara datës së pretenduar 4-vjeçare. Ai po përpiqet të ndalë përmbytjen e tij. Prokuroria i ka hyrë në zyrë. KM ka nisur kacafytjen e fundit me drejtësinë. Gjakprishur, është turrur në orët e fundit në Gjykatën Kushtetuese, të fitojë kohë e qetësojë disi furtunën e zëvëndëses së tij. Grusht shteti, Republikë Prokurorësh, Republikë Gjykatash, sokëllin kryerilindasi majtist, deri në terrorizëm. Harron të thotë një të hidhur të vërtetë. Ai kryeson një grusht hajdutësh. Një grusht të pandehurish. Një grusht vartësish të burgosur. Të dënuar. Të pandehur. Një grusht soroistësh. Një grusht plaçkitësish. Një grusht të lidhur me mafian e trafikantët e drogës. Një grusht servilësh. Të kapurish. Të inkriminuarish. Nuk lanë gjë pa vjedhur. Pasuri nëntokësore e mbitokësore. Tendera. Koncensione. Rrugë. Shërbime. Investime. Prona publike e private. Ka firmosur me Ballukun miliarda euro. Kanë lënë mundësi e ortakëri për trafikantët e drogës të pastrojnë miliardat e kokainës. Ka hapur dyert Mafias Ndërkombëtare, duke takuar, pritur e punësuar të sanksionuarit nga USA. Tani nga halli kërkon të mbajë dhunshëm në zyrë një të pandehur me shumë akuza vjedhjeje, sepse ajo e kanos, e shantazhon. E ka në dorë. Sms të zbardhura e qindra të tjerë nëpër fashikuj, ku lexohet hapur vjedhja, janë mina me sahat për dyshen KM-zëvëndës. Ka nisur hetimi pasuror për nr.2, por me shumë gjasë thasët e fshehur janë të përbashkët, ende të pandarë me nr.1.

    Dhe në Gjykatë Kushtetuese, në vend ta shkarkojë “zonjën tender”,  kërkon të ngrejë kaos ligjor të panevojshëm. Thjesht për të larguar radhën nga vetja. Ka mbetur rrugëve duke ofruar edhe 1 miliard euro tendera, si Smart city, Porto Romano etj,  duke lobuar me pasurinë e shqiptarëve një shpëtim të fundshpinës së tij. Dhe ankohet ndaj drejtësisë, të cilën mburret se e bëri vetë.

    Ndër të tjera në ankesë-qarjen e tij në Kushtetuese Rama thotë se:

    “..pezullimi sjell pasoja të rënda të interesit shtetëror e shoqëror duke krijuar vakum institucional pasi pamundëson propozimin e projekteve me rëndësi kombëtare për integrimin në Bashkimin Evropian, rreth 800 projekte për tu miratuar deri në fund të 2027 nga ministria që udhëhiqet nga ministri, i cili është pezulluar nëpërmjet vendimit të GJKKO-së…”

    Në çdo tender e leje në këto 12 vite, shihet si ka bashkë-vendosur Balluku në mungesë e me porosi të Ramës. Kanë ndarë me dedikim personal miliarda euro. Hetohen si hajdutë. Hetohen si favorizues e lejues të pastrimit të parave nga Krimi i Organizuar vendas dhe i huaj. Na paska edhe 800 projekte Rama në duart e Ballukut. Në Shqipëri e Diasporë, në 10 milionë shqiptarë, askush nuk e shpëtoka kombin veç Ballukut e Palloshit. Prite Zot rrezikun!! Në fakt ai po thotë se askush nuk më shpëton mua, veç heshtjes së saj. Por është më shumë se vonë. Qenkan edhe nja 800 punë të mëdha për të vjedhur e shpërndarë Bordit të Keqbërësve. Dyshja i trembet premtimeve të zonës së errët për premtimet. Ata kanë dhënë garanci. Kanë marrë dëftesën paguese të saj, me mandate pushteti dhe ekonomi. Prishja e këtyre kontratave është vrasje-vetvrasje, kthim borxhesh. Ndaj janë gati ta kthejnë gjithçka në tokë e djegur. Duke bërë edhe aleanca nate. Por janë në hall të madh me dy zjarrfikëse. Një te godina e xhamit te Treni e një te rruga e Elbasanit. Dy ditë më pare Ambasada amerikane në Tiranë tha se shërbimi ynë sekret po trajnon me metoda të avancuara  mbrojtjen dhe sigurinë e SPAK. Kjo, pas përballjeve të fundit me të pandehurit e rinj. Meqë CIA ka zënë vend në SPAK, pasi DEA ka tre vjet në Tiranë, Rama mendon se mund të bëjë ndonjë ujdi në Kushtetuese. Grusht shtetin mund ta bëjë vetëm narkoshteti. Dhe tashmë botërisht dihet kush është themeluesi narcos në Shqipëri. KM me qeverinë e tij.  Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe sigurisht, Amerikën…!

  • Kush është pro “grushtit të shtetit”?

    Kush është pro “grushtit të shtetit”?

    Kush është pro “grushtit të shtetit”?
    Nga Andi Bushati
    Grusht shteti nuk është ai ndaj të cilit gëzon të drejtën të ankohesh, të apelosh apo ke mundësinë të gjesh zgjidhje. Grusht shteti është të qëndrosh në detyrë edhe pasi je kapur duke grabitur duke vazhduar ta bësh këtë pa dhënë llogari
    Pezullimi nga detyra i zv/kryeministets Belinda Balluku, menjëherë pasi ajo u mor e pandehur nga SPAK për tenderat e tunelit të Llogarasë dhe atij të unazës së Tiranës, po përcillet me tone alarmiste nga mbështetësit e qeverisë, që po nxitojnë ta përshkruajnë atë si një “grusht shteti”. Në themel të argumenteve të tyre qëndron prishja e balancës mes pushteteve dhe frika e precedentit se një prokuror apo një gjykatës, mund të vendosin për të shkarkuar apo emëruar ministra. Si mundet drejtësia të ndërhyjë në mandatet e atyre që gjenden aty falë votës popullore? Çfarë gjëme mund të ndodhë, nëse papritmas, shefi i qeverisë sëmuret dhe ai nuk ka ku ta delegojë detyrën, pasi zëvendësen ia kanë “ngrirë”? Kush mund ta përfaqësojë kryeministrin jashtë shtetit në udhëtimet që ai nuk mund të shkojë-, bëjnë sikur shqetësohen ata.
    Pra, ky paralizim i supozuar i punës së ekzekutivit, nga bashkëpunimi mes SPAK dhe GJKKO-së, barabitet në këndvështrimin e tyre me një puç.
    Në fakt, situata është larg së qeni kaq rrënqethëse dhe e rrezikshme. Një grusht shteti, konsiderohet i tillë, kur “viktimat” e tij, nuk kanë mundësinë për apelim. Në këtë rast, edhe Rama, që qahet se i kanë hyrë në kompetenca edhe Balluku që prtetendon se askush nuk ka të drejtë ta pezullojë, i kanë të hapura mundësitë për të shkuar në Gjykatën Kushtetuese, ashtu sikurse kanë bërë. Pra, puç ndaj të cilit mund të ankohesh nuk ka se si të ketë.
    Po le të shkojmë më tej. Koncepti i rrëmbimit me dhunë të kompetencave të një pushteti tjetër, mer kuptim llogjik kur ky i fundit vihet me shpatulla për muri dhe mbetet pa zgjidhje. Situata imagjinare që kryeministrit i bie, largqoftë një atak, dhe kompetencat e tij mbeten pa zot, mund të përbënte teorikisht një kazus ilustrues. Por edhe në këtë rast, Edi Rama, nuk është pa zgjidhje, madje ka disa të tilla. Së pari, në një vend normal, që porsa u mor e pandehur, pa pritur që ta ç’mobilizonin, Balluku me dinjitet mund të kish dhënë dorëheqje. Ajo zëvendësohej dhe askush nuk kishte pse shqetësohej për krizë. Së dyti, vetë kryeministri, që në 12 vjet ka treguar se vetëm ai është i pazëvendësueshëm, mund ta shkarkonte dhe të caktonte një pasardhëse. Së treti, Edi Rama dhe PS i kanë votat e mjaftueshme për të ndryshuar organigamën e Këshillit të Ministrave dhe nëse duan ta mbajnë me çdo kusht Belën, qoftë dhe të ngrirë, mund të caktonin edhe një, dy, apo tre zv/kryeministra përkrah asaj.
    Për të gjitha këto arsye, një ngërç për të cilin gjenden pafundësisht zgjidhje, nuk mund të shitet si një puç institucional. Duke pezulluar ministren e infrastrukturës dhe zvendësen e kryeministrit, drejtësia as e ka imagjinuar e aq më pak ta ketë realizuar, paralizimin e pushtetit ekzekutiv.
    Po, atëherë, kur nuk ka patericë që ta mbajë në këmbë, pse u ngrit kjo tymnaja e grushtit të shtetit? Arsyeja është e thjeshtë, shumë më pak juridike sesa politike, shumë më pak institucionale sesa propagandistike.
    Ajo lidhet hapur me interesat e Edi Ramës. Rasti Balluku është shumë më i veçantë se paraardhësit, kur drejtësia ka shënjestruar brenda vathës së kryeministrit. Një forcë e padukshme duket sikur e ka trimëruar SPAK-un, të godasë në zëmër të pushtetit, pa marrë paraprakisht lejen e shefit. Të njëjtët faktorë po gërmojnë në thelbin e vendimarrjes së tij, në ca tendera ku ai nuk mund të përdorë më alibinë se janë bërë pas shpinës së vet. Prokurorët sepecialë, për herë të parë, po godasin një anëtar qeverie në detyrë, madje numrin dy të saj.
    Të gjitha këto “risi”, e kanë detyruar kryeministrin që të përgënjeshtrojë ato që ka deklamuar përgjatë një dekade. Ai dikur përbetohej se Partia Socialiste dhe qeveria nuk do bëhen mburojë e njerëzve në hetim, tani po sillet ndryshe. Ai dikur predikonte se ata s’duhet të kërkojnë mbështetje politike, por avokat, tani e ka veshur vetë këtë togë. Ai dikur thoshte se gjithmonë do të ketë të babzitur që do hanë kumblla dhe dardha pa djeninë e tij, tani se përdor dot më këtë alibi.
    Nuk dihet nëse – ashtu siç pëshpëritet pa fakte, Rama mund të ketë ndryshuar qëndrim prej shantazheve të Ballukut. Po aq e pa sigurtë është edhe pandehma se ai ka vendosur ta mbrojë atë, pasi frikësohet se loja mund ti dalë nga kontrolli dhe se laku po mblidhet rreth tij.
    Këto hipoteza, sado që ngjajnë logjike, mund të jenë edhe shumë larg të vërtetës. Por ato sëbashku përmblidhen në një emërues. Rasti Balluku është i ndryshëm nga të gjithë ato të shokëve të shitur rrugës dhe këtë e vërteton fakti se, këtë radhë, Edi Rama, po sillet 100% ndryshe nga të gjithë herët e tjera.
    Për të fshehur sadopak një legenosje ulëritëse në sy të publikut atij i duhej tymnaja që ngritën borizanët e alarmit të grushtit të shtetit. Ajo përbënte zhurmuesin e vetëm të mundshëm për të mos folur për një të vërtetë bazike: mbajtjen në detyrë të një të dyshuare si hajdute recidiviste që, duke ndejtur në karrige, mund të përsërisë të njëjtat skenare që u zbuluan nga celulari i Elvis Berberit.
    E pra, kaq i thjeshtë është roli i atyre që vunë kujën për rrezikun e një puçi. Paradoksalisht, ata që dukej sikur po përpiqeshin të na mbronin, janë promovuesit kryesorë që ai të ndodhë. Sepse grusht shteti nuk është ai ndaj të cilit gëzon të drejtën të ankohesh, të apelosh apo ke mundësinë të gjesh zgjidhje. Grusht shteti është të qëndrosh në detyrë edhe pasi je kapur me dorën në thes, duke pretenduar ta vijosh këtë ves pa pyetur për normat e shtetit ligjor.
    Akoma dhe më e vërtetë bëhet kjo në mjedisin shqiptar, ku sistemi nuk vuan nga paralizimi qeverisë prej pushteteve të tjera, por nga hiperfuqia e saj për të bërë ç’të dojë, pa dhënë llogari askund. Prandaj alarmi i propogandistëve të rilondas, përveçse fallc, është edhe pervers, pasi ai mëton të ruajë të pacënuara pozitat dhe liritë e atyre që janë vërtetuar se kanë dorë.
    ©Lapsi.al

  • Kam bërë dhe unë ‘grusht shteti’ për Bel(l)a Mafien…

    Kam bërë dhe unë ‘grusht shteti’ për Bel(l)a Mafien…

    Ejjjjjjjj, njerëz.
    Kam bërë dhe unë “grusht shteti” për Bel(l)a Mafian….
    Ju që më keni ndjekur dhe më keni mbështetur në gjithë këto vite, e dini se unë që në korrik të vitit 2022, e kam etiketuar si Bel(l)a Mafia.
    Dhe koha, si për shumë gjëra të tjera, më dha të drejtë.
    Sot media të ndryshme, bënë publike përgjigjen e ardhur nga SPAK, për dy kallëzimet e fundit (janë 11 vetëm kundra ish Zv. Kryeministres) bërë kundra Grupit të Strukturuar Kriminal, drejtuar nga Bel(l)a Mafia.
    Sipas përgjigjes së SPAK (foto 1), me Nr. 4049 Prot, datë 18.11.2025, sqarohet se mbi bazën e kallëzimit penal bërë nga Adriana Kalaja, kundra shtetaseve Belinda Balluku, Ceno Klosi etj., është regjistruar procedimi penal nr. 95, viti 2025.
    Po në këtë shkresë, sqarohet se kallëzimi penal shtesë datë 16.09.2025, është administruar në kuadër të procedimit penal Nr. 95 e vitit 2025.
    Nëse shihni me kujdes (fotot 2-3) dokumentat e paraqitura më poshtë, vihet re se në objektin e kallëzimit bazë, ndër të tjera, është kërkuar:
    OBJEKTI: ……………
    3. Paraqitjen e kërkesës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në zbatim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, të masës ndaluese të pezullimit nga detyra të shtetasve të kallëzuar më sipër.
    Edhe në dokumentet e tjera të paraqitura më tej (fotot 4-6), vihet re se në objektin e kallëzimit penal shtesë, po kështu, është kërkuar:
    OBJEKTI: ………….
    3. Paraqitjen e kërkesës pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në zbatim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, të masës ndaluese të pezullimit nga detyra të zyrtarëve të kallëzuar më sipër.
    Siç lehtësisht evidentohet në të dy kallëzimet e mia, është kërkuar që nga ana e SPAK, në zbatim të nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale të kërkohet pranë GJKKO marrjen:
    – Të masës ndaluese të pezullimit nga detyra të zyrtarëve të kallëzuar më sipër.
    Ndërkohë, që kjo kërkesë e imja, është kryer me veprime konkrete si nga SPAK ashtu dhe nga GJKKO, për sa kohë, që nga 31 tetori kur shtetasja Balluku, ndryshe Bel(l)a Mafia është marrë e pandehur:
    1. Nuk dha dorëheqjen;
    2. Nuk u shkarkua nga Kryeministri.
    Nëse ky veprim i sanksionuar me ligj dhe Kushtetutë, për sa kohë që nuk lidhet me mandatin e deputetit (pra të zgjedhur me votë), por të emëruar (detyrë shtetërore), quhet “grusht shteti”,
    Po o njerëz të mirë.
    E pranoj.
    Unë jam krenare që kam kryer një “GRUSHT SHTETI”, por kundra Grupit të Strukturuar Kriminal, drejtuar nga Bel(l)a Mafia.
    Po kështu, Ju e dini se unë kam depozituar 86 kallëzime penale, dhe këto nuk lidhen me emra të përveçëm, por me fenomenin e korrupsionit, padrejtësisë dhe krimit, që ka kapur çdo qelizë të shtetit.
    Në këtë kuptim, unë do i shkoj deri në fund luftës me padrejtësinë, se këto janë parimet e mia, por nuk mund të lë pa përmendur një pjesë të fjalimit të të pandehurës Balluku (të lamtumirës sipas meje), që më bëri përshtypje kur tha se:
    – Unë kam gjunjëzuar të gjithë “burrat”, që kam patur përballë.
    Veprimet e Kryeministrit Rama, pas takimit 7 orësh, në fakt e legjitimojnë këtë frazë nga ky fjalim (i gjithi fjalimi ishte i bukur dhe korrekt në formë, por nuk lidhej me figurën dhe përmbajtjen), por unë i kujtoj Bel(l)a Mafias se ajo gjithmonë ka patur: përballë
    A. O të paburra;
    B. O pazarexhinj.
    Për këtë arsye, unë e sfidoj të pandehurën Balluku, ndryshe Bel(l)a Mafian, pavarësisht se nuk kam si ajo me vete:
    1. Pjesën më të madhe të medias;
    2. Lidhjen me krimin;
    3. Para të pista korrupsioni dhe krimi;
    se shumë shpejt do e “gjunjëzoj” para ligjit dhe të drejtës, këtë mafioze të rrezikshme për vendin dhe shoqërinë shqiptare.
    Edhe bashkëpunëtorët e saj (neni 25 i Kodit Penal si bazë ligjore në të dy kallëzimet).
    Ju e dini që unë e mbaj fjalën.
    Së shpejti………

  • Tentativa për grusht shteti – Arrestohet pak ditë para se të shkonte në burg ish-presidenti i Brazilit

    Tentativa për grusht shteti – Arrestohet pak ditë para se të shkonte në burg ish-presidenti i Brazilit

    Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, u arrestua të shtunën në banesën e tij në Brasília, vetëm disa ditë para se të nisë një dënim me burg për rolin e tij në një tentativë për grusht shteti, njoftoi CNN Brazil. 
    Policia Federale e Brazilit konfirmoi se ka ekzekutuar një urdhër arresti parandalues, i cili ishte kërkuar nga vetë policia dhe autorizuar nga Gjykata Supreme e vendit. Arrestimi u krye në rezidencën e Bolsonaro në kryeqytet. 
    Sipas burimeve të CNN Brazil, një vigjil organizuar nga djali i tij i madh, senatori Flávio Bolsonaro, përpara kompleksit ku jeton ish-presidenti, shkaktoi kërkesën për këtë arrest parandalues. 
    Bolsonaro është dënuar më herët këtë vit me 27 vjet burg për përpjekje për të qëndruar në pushtet pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të vitit 2022 ndaj Luiz Inacio Lula da Silva. Deri më tani, ai ishte nën arrest shtëpiak. 
    Ky zhvillim pritet të ketë pasoja të mëdha politike dhe sociale në Brazil, duke zgjuar debate mbi stabilitetin dhe sundimin e ligjit në vend. 

  • VIDEO-Revoltohet Manjani, çohet në këmbë: SPAK grusht shteti me Ballukun! Debat me gazetarin…

    VIDEO-Revoltohet Manjani, çohet në këmbë: SPAK grusht shteti me Ballukun! Debat me gazetarin…

    Juristi Ylli Manjani, i ftuar në Euroneës Albania në emisionin Now me Erla Mëhillin, ka komentuar vendimin e GJKKO-s për të pezulluar nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku. Manjani e ka cilësuar këtë veprim si një ndërhyrje në punën e qeverisë dhe, sipas tij, një lloj “grushti shteti”. 
    “Shteti nuk mund të funksionojë pa Kryeministër dhe pa ministra. Problemi këtu është pushteti përballë pushtetit. Unë e kuptoj një prokuror dallkauk dhe egoist, sepse janë palë dhe kërkojnë të krijojnë statistika. Ky vendim i gjykatës sot e ka lënë vendin pa qeveri. Kjo është pyetja që shtrohet: a mund ta pezullojë gjykata një zv.kryeministër? 
    Në çdo grusht shteti veprohet me ligj, jo pa ligj. Edhe grushtet e shtetit bëhen brenda ligjit. Çështja është kjo: me ndërhyrjen që ka bërë GJKKO, vendi ka mbetur pa qeveri, dhe kjo përbën një grusht shteti.”-tha Manjani 
     
     
     
     

  • Balluku 7 orë në Kryeministri, Bardhi: Rama po përgatit grusht shteti

    Balluku 7 orë në Kryeministri, Bardhi: Rama po përgatit grusht shteti

    Balluku 7 orë në Kryeministri, Bardhi: Rama po përgatit grusht shteti
    Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas takimit disaorësh që zhvilloi në Kryeministri zv/kryeministrja Belinda Balluku me kryeministrin Edi Rama, ndër të tjera ai shkruan se Rama është duke përgatitur grusht shteti
    Në një postim në Facebook, Bardhi theksoi se Balluku nuk është pezulluar nga funksioni si deputete, duke nënvizuar se një masë e tillë është e ndaluar me ligj.
    Sipas tij, Gjykata dhe SPAK kanë respektuar këtë ndalim, ndërsa pezullimi nga funksionet ekzekutive është parashikuar pikërisht për raste kur vendimmarrja për shkarkim i takon një personi që, sipas Bardhit, “është i papërgjegjshëm” ose “bashkëfajtor në korrupsion”.
    Reagimi i Bardhit:
    Edi Rama është duke përgatitur grusht shteti! Për pushtetin e tij, ka kohë që ka shkallmuar çdo rregull dhe standard të funksionimit demokratik të shtetit, duke nisur nga themeli kushtetues i Republikës “qeverisja bazohet në zgjedhje të lira dhe të ndershme”!
    Teoria se Gjykata dhe SPAK po përcaktojnë qeverisjen, bëhet ekzaktësisht nga ata që nuk janë shqetësuar asnjë ditë për faktin që qeverisjen e përcakton krimi i organizuar! Pra, Kushtetuta dhe ligji që i njeh këtë autoritet Gjykatës dhe SPAK, janë gabim, ndërsa sistemi i Edi Ramës që qeverisjen e dikton krimi i organizuar dhe korrupsioni, është i drejtë. Çfarë turpi dhe mjerimi!
    Belinda Balluku nuk është pezulluar nga funksioni si deputete. Këtë e ndalon ligji! Gjykata dhe SPAK e kanë respektuar këtë ndalim. Ndërkohë “pezullimi për të ushtruar funksionet publike” në pushtetin ekzekutiv është qëllimi për të cilën ekziston kjo masë ndaluese në ligj, në kushtet kur vendimmarrja për shkarkim i është besuar një njeriu të papërgjegjshëm (siç është Edi Rama) apo një bashkëfajtori në korrupsion me të pandehurin (siç është po Edi Rama)!
    Mjerimi në logjikë nuk e shpëton dot as të pandehurën e sotme Belinda Balluku dhe as të pandehurin e afërt në kohë Edi Rama! Fundi i tyre i shpejtë është shkruar nga sistemi korruptiv i qeverisjes që kanë ndërtuar vetë.