Tag: grupkapitujve

  • Tortë më numrin 6 dhe…/ Rama surprizon zyrtarët e BE-së, ja dhurata e veçantë

    Tortë më numrin 6 dhe…/ Rama surprizon zyrtarët e BE-së, ja dhurata e veçantë

    Pas hapjes së grupkapitujve të fundit të negociatave me Bashkimin Evropian, kryeministri Edi Rama surprizoi komisioneren Marta Kos dhe ministren e Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, me një festë simbolike në Bruksel.
    Në fund të fjalimeve, ata festuan me një tortë me numrin 6, që përfaqëson hapjen e 6 grupkapitujve. Duke shprehur mirënjohje, Rama dhuroi dy zyrtareve të larta të BE-së nga një shishe verë autentike shqiptare, me skicat e realizuara prej tij. Kryeministri u shpreh se do të ishte e padrejtë të frynte qiririn pa i përfshirë në këtë festë të veçantë.
    Marta Kos u shpreh se: “Çelja e të gjashtë grupkapitujve është deklarata më e fortë e angazhimit tuaj personal i dashur Edi. Jemi të dy fëmijë të një rajoni ku shija e lirisë ka përcaktuar rrugëtimin tonë. Keni ecur shumë larg. Le të sigurohemi që liria të qëndrojë dhe populli juaj të jetë i lirë në një Evropë të lirë. Kjo është puna që ne presim të përfundoni. Duhet të festojmë. 6 grup kapituj të hapur, është diçka për tu kremtuar, urime Shqipëri”, tha ajo.
    “Kur vjen puna për grup kapitujt, mund të na habisni, por kur bëhet fjalë për dhurata dhe ëmbëlsira nuk e bëni dot”, tha kryeministri Edi Rama.

  • Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

    Kos: Hapja e grupkapitujve është sukses, por mbyllja është çmimi i vërtetë

    Komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, vlerësoi punën e bërë nga Shqipëria që solli hapjen e grupkapitullit të fundit.
    “Sot është një ditë e veçantë jo vetëm për Shqipërinë që hap të gjithë kapitujt, por edhe për Bashkimin Europian. Ky sukses nuk do ishte i mundur pa angazhimin e Shqipërisë dhe mbështetjen e gjithë shteteve anëtare për të mbështetur Shqipërinë. Jemi të përkushtuar ta sjellim Shqipërinë në BE, suksesi është i Shqipërisë, rezultat i punës së autoriteve për zbatimin e reformave të rëndësishme”, tha Kos në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Jashtme daneze, Marie Bjerre, shkruan A2.
    “Ky është rezultat i qytetarëve shqiptarë që kërkojnë ndryshim dhe i mbështesin këto ndryshime. Shqipëria është shembulli më i mirë i fuqisë transformuese të zgjerimit. Kur jepni rezultate, ecni përpara. Jeni frymëzim për Ballkanin Perëndimor. Çelja e të gjithë grupkapitujve është sukses, por mbyllja e tyre është çmimi real. Suksesi real është se sa shpejt miratoni dhe zbatoni legjislacionin”, shtoi Kos.

  • Ursula von der Leyen: Bëtë progres rekord. Rama: Brenda 2027-ës mbyllim të gjithë kapitujt

    Ursula von der Leyen: Bëtë progres rekord. Rama: Brenda 2027-ës mbyllim të gjithë kapitujt

    Rekordi i Shqipërisë për hapjen e grupkapitujve mund të pasqyrohet edhe për mbylljen e tyre nëse vendi ynë vijon të zbatojë reformat e kërkuara.
    Këtë qendrim mbajti Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila turin e saj vjetor në Ballkan e nisi me Tiranën, ku nuk munguan vlerësimet ndaj vendit tonë për punën e bërë.
    “Ky është avantazh i procesit që bazohet në meritë dhe Shqipëria ka bërë progres  në rrugën e reformave ndaj jam e bindur se kështu do të jetë edhe në pjesën e dytë të procesit sa i përket mbylljes së grupkapitujve të ndryshëm. Ne e duam këtë proces dhe ju po tregoni mirë sesa shpejt i hapët në një kohë rekord, sa ambiciozë mund të jeni jo vetëm në hapjen por edhe në mbylljen e grupkapitujve”, tha Presidentja.

    Krah Kryeministrit Edi Rama Von der Leyen pranoi se Shqipëria ka bërë progres të qartë.
    “Për mua është impresionuese të shoh progresin këto 2-3 vite. Populli shqiptar do integrimin në BE, dhe thotë që këto reforma janë për ne, që të forcojmë demokracinë dhe të bëhemi pjesë e BE”, tha von der Leyen.
    Në konferencën për mediat, kreu i qeverisë përsëriti dhe një herë se objektivi për mbylljen e negociatave brenda vitit 2027 eshte i dakordësuar edhe me Unionin.
    “Pritshmëria është që brenda 2027 të mbyllen kapitujt dhe ne duhet të bëjmë të gjithë detyrat këtu dhe janë të mirëpërcaktuara kapitull për kapitull dhe plus edhe në planin e rritjes. Kështu që nëse sot ne marrim një vlerësim kaq pozitiv, vjen si rezultat i detyrave të bëra deri tani”, tha Rama.
    Rama theksoi se përmbyllja e grupkapitujve është një shembull shtetformimi.
    “Ne i bëjmë detyrat për veten tonë. Çdo detyrë që bëhet këtu me sukses, e bën Shqipërinë më të fortë dhe më funksionale si shtet. Për ne procesi i negociatave, i hapjes dhe mbylljes së kapitujve është proces shtetbërje demokratike”, tha shefi i qeverisë.
    Presidentja e Komisionit Europian duke u ndalur te Plani i Rritjes, u shpreh se ekonomia shqiptare ka fituar akses në tregun e përbashkët. Më tej, ajo argumentoi se ekonomia e vendeve të Ballkanit Perëndimor do te dyfishohet brenda kësaj dekade. Von der Leyn renditi edhe arritjet e Shqipërisë sa i përket ekonomisë së përbashkët me tregun evropian.