Tag: grupin

  • Euro Women’s/ Kosola vendimtare, Finlanda nis me tri pikë

    Euro Women’s/ Kosola vendimtare, Finlanda nis me tri pikë

    UEFA Women’s Euro 2025 nisi sot në Zvicër me turneun final ku marrin pjesë 16 kombëtare të ndara në katër grupe. Në orën 18:00 Islandë- Finlandë e vlefshme për Grupin A prodhoi vetëm një gol dhe ai i takoi Finladës e cila në minutën e 70′-të shënoi një gol të bukur me më të mirën në fushë futbollisten e Malmo, Sara Kosola.

    Në fakt, në pjesën e dytë të takimit hapës, luajtur në Tun (Thun) ishulloret nga Islanda u penalizuan nga largimi i lojtares Antonsdotir (dy të verdhë) duke i dhënë mundësi rivaleve finlandeze të kishin më shumë kontoll të topit e raste për shënim.

    Në fund të ndeshjes Islanda i’u afrua golit të barazimit por pa mundur dot të shënojë. Pas pak në orën 21:00 po në Grupin A, radha e Zvicrës vendase përballë Norvegjisë. Takimi zhvillohet në Bazel./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Euro Women’s/ Kosola vendimtare,Finlanda e nis me tri pikë

    Euro Women’s/ Kosola vendimtare,Finlanda e nis me tri pikë

    UEFA Women’s Euro 2025 nisi sot në Zvicër me turneun final ku marrin pjesë 16 kombëtare të nadar në katër grupe. Në orën 18:00 Islandë- Finlandë e vlefshme për Grupin A prodhoi vetëm një gol dhe ai i takoi Finladës e cila në minutën e 70′-të shënoi një gol të bukur me më të mirën në fushë futbollisten e Malmo, Sara Kosola.

    Në fakt, në pjesën e dytë të takimit hapës, luajtur në Tun (Thun) ishulloret nga Islanda u penalizuan nga largimi i lojtares Antonsdotir (dy të verdhë) duke i dhënë mundësi rivaleve finlandeze të kishin më shumë kontoll të topit e raste për shënim.

    Në fund të ndeshjes Islanda i’u afrua golit të barazimit por pa mundur dot të shënojë. Pas pak në orën 21:00 po në Grupin A, radha e Zvicrës vendase përballë Norvegjisë. Takimi zhvillohet në Bazel./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Kupa e Botës për Klube/ Man. City i jep leksion futbolli Juventusit, “Qytetarët” shmangin rrugën e ‘vështirë’ për në finale

    Kupa e Botës për Klube/ Man. City i jep leksion futbolli Juventusit, “Qytetarët” shmangin rrugën e ‘vështirë’ për në finale

    Manchester City ka dhënë një tjetër sinjal të fortë në FIFA Club World Cup, duke mundur bindshëm Juventusin me rezultatin 2-5 dhe duke siguruar vendin e parë në Grupin G.

    Djemtë e Guardiolës dominuan takimin nga minuta e parë deri në të fundit, në një përballje ku klasi i tyre doli në pah pa asnjë mëdyshje.
    Jeremy Doku hapi serinë e golave që në minutën e 9-të pas një asisti nga Aït-Nouri, por reagimi i Juventusit ishte i menjëhershëm: vetëm dy minuta më pas, Koopmeiners barazoi shifrat në 1-1. Megjithatë, një autogol i Pierre Kalulu në minutën e 26-të i dha sërish epërsinë Cityt.
    Pjesa e dytë foli vetëm për anglezët. Erling Haaland, i asistuar nga Matheus Nunes, realizoi golin e tretë në minutën e 52-të. Më pas, Phil Foden dhe Savinho vulosën fitoren me dy gola të tjerë, duke mbyllur çdo diskutim për kreun e grupit. Në minutën e 85-të, Vlahovic realizoi një gol që vlente sa për statistikë.
    Me këtë triumf, City siguron matematikisht vendin e parë në grup, duke kaluar nga ai që cilësohet si krahu i lehtë i Botërorit, ndërsa Juventus kalon grupin si vendi i dytë, ku mund të ndeshet kundër Realit të Madridit në fazën e 1/16-ave.
    Të gjitha sfidat do të keni mundësinë t’i ndiqni live dhe ekskluzivisht në DigitAlb.

    Top Channel

  • Bajerni mposht Bokën, sot radha e Dortmund dhe Inter

    Los Anxheles- Esperance Tunis 0-1 për turin e dytë klaufikues në Grupin D dhe supersfida e Grupit C Bajren Mynih-Boka Zhuniors 2-1 ishin ndeshjet e mengjesit të sotme në FIFA Botërori i Klubeve 2025.

    Ndërkohë sot me fillim orën 18:00 nis takimi Mamelodi- Dortmund (Grupi F) teksa në 21:00 në program për ndeshjet e dyta në Grupin E, Inter i Milanos- Urava.

    Vazhdo leximin

  • Euro U-21: Gjermania nuk fal as Anglinë, por “Tre Luanët” kanë fat dhe kalojnë në çerekfinale

    Euro U-21: Gjermania nuk fal as Anglinë, por “Tre Luanët” kanë fat dhe kalojnë në çerekfinale

    18 Qershor 2025

    22:57

    Telesport

    Janë luajtur sot ndeshjet e treta në dy grupet e fundit për Euro U-21, kompeticion i cili po zhvillohet në Sllovaki. Në grupin D, Danimarka e kualifikuar për në çerekfinale që më parë, barazoi 2-2 ndaj Finlandës. Në ndeshjen tjetër, Holanda fitoi 2-0 ndaj Ukrainës, duke u renditur e dyta në grup, pas danezëve.
    Në grupin A, Gjermania fiton 2-1 ndaj Anglisë, duke e mbyllur grupin me pikë të plota, 9. Anglezët kualifikohen në çerekfinale, falë “dhuratës” që morën nga Rep. Çeke, e cila fitoi 2-0 ndaj Sllovenisë. Renditja përfundimtare e grupit A: Gjermania 9, Anglia 4, Rep. Çeke 3, Sllovenia 1.
    Me përfundimin e ndeshjeve në grup, janë përcaktuar kështu edhe çiftet çerekfinaliste:
    21 Qershor
    Portugali-HolandëSpanjë-Angli
    22 Qershor
    Gjermani-ItaliDanimarkë-Francë

  • Euro U21/ Holanda e ka detyrim fitoren, danezët dhe gjermanët luajnë për…qejf

    Euro U21 Sllovaki 2025, sot me katër ndeshje të tjera të treta në grupe. Sikundër dje edhe sot luhet në dy fasho oraresh. Dy takime në orën18:00 dhe dy të tjera në orën 21:00.

    Fillimisht Danimarkë U21- Finlandë U21 dhe Holandë U21-Ukrainë U21. Më pas radha e takimëve; Angli U21-Gjermani U21 dhe Slloveni U21-Republika Çeke U21.

    Në Grupin D, Danimarka pas dy fitoreve është e kualifikuar ndërsa bileta e dytë do të synohet nga të tria ekipet e tjera. Ukraina ka 3 pikë, Holanda dhe Finlanda nga 1 pikë.

    Ndërkaq në Grupin B Gjermania ka kaluar me 6 pikë teksa për biletën e dytë Anglia me 4 pikë duket e sigurtë…

    Vazhdo leximin

  • Inter e nis me barazim, Serxhio Ramos e ndëshkon

    Monterrej, skuadra meksikane me të cilën aktivizohet ikona e Spanjës Serxhio Ramos i bëri një surprizë të embël Interit të Milanos në Grupin E. Luajtur në 03:00 ky takim u mbyll 1-1. Ishte pikërisht Ramos ai që shënoi në të 25′ ndërsa lautaro Martinez barazoi në të 42′. Deri në fund nuk pati ndryshime.

    Më herët u luajt Ulsan-Mamelodi për Grupin F. Ajo u fitua 0-1 nga afrikanojugorët, një ndeshje që filloi me një orë vonesë për shkak të alarmit të tornados në Orlando, përfundon 1-0.

    Me këtë rezultat, Mamelodi kalon në vendin e parë në grupin e tyre, në sajë të barazimit 0-0 midis Borusia Dortmund dhe Fluminense në ndeshjen hapëse të grupit. Angazhimet e ardhshme do të shohin afrikanojugorët kundër verdhëzinjve të Gjermanisë, ndërsa Ulsan do të përballet me brazilianët.

    Vazhdo leximin

  • EURO U-21: Gjermania dhe Danimarka shkojnë në çerekfinale, zhgënjen Holanda

    EURO U-21: Gjermania dhe Danimarka shkojnë në çerekfinale, zhgënjen Holanda

    15 Qershor 2025

    22:52

    Telesport

    Janë luajtur sot ndeshjet e dyta në grupet C dhe D në kampionatin europian U-21, i cili zhvillohet në Sllovaki. Në grupin C, Gjermania fitoi 4-2 ndaj Rep. Çeke, duke siguruar fitoren dytë në po kaq ndeshje dhe shkon në 6 pikë, që do të thotë se ka prerë biletën për në çerekfinale.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Anglia barazoi pa gola ndaj Sllovenisë dhe mban vendin e dytë me 4 pikë, ndërsa Sllovenia e treta me 1 pikë dhe mbyll grupin Rep. Çeke me 0 pikë.
    Në grupin D, Danimarka përmbysi Holandën dhe fitoi me shifrat 2-1, duke siguruar biletën për në çerekfinale, pasi ka 6 pikë në dy ndeshje. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Ukraina fitoi 2-0 ndaj Finalndës dhe mban vendin e dytë me 3 pikë, Holanda e treta me 1 pikë dhe mbyll grupin Finlanda po me 1 pikë.

  • Euro U21/ Fitojnë Spanja, Italia, Franca e Portugalia

    Dy skuadrat e para të eleminura nga Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki janë Sllovakia U21 dhe Polonia U21

    Ndeshjet e dyta e U21 në grupet A dhe C u luajtën sot në Sllovaki. Në orën 18:00 Spanja përmbysi në fundin e ndeshjes Rumaninë duke fituar 2-1 engjitur në vend të parë në Grupin A.

    Ndërkohë në mbrëmje po në Grupin A, Italia U21 kaloi me vështirësi Sllovakinë vendase 0-1 me një gol të shënuar në start të ndeshjes.

    Sakaq në Grupin C, Franca dhe Gjeorgjia dueluan deri në minutën e fundit për të marrë fitoren. Moashat e Francës morën kryesimin përmes një penalltie në pjesën e parë miro në të dytën kaukazët përmbysën 1-2 teksa në lojë ishin luajtur 84′ minuta. Në të 89′ Franca arrin të barazojë ndërsa në të 90+12′ gjeti dhe goline fitores 3-2.

    Ndeshja tjetër Portugali- Poloni nuk pati histori. Luzitanët me një protagonist absolut si Kuenda (shënoi dy gola dhe dha asistin e golit të tretë) fitoi thellë 5-0.

    Vazhdo leximin

  • EURO U-21: Portugalia fiton me “manita”, Italia mjaftohet me një gol. Franca fiton në frymën e fundit

    EURO U-21: Portugalia fiton me “manita”, Italia mjaftohet me një gol. Franca fiton në frymën e fundit

    Janë luajtur në mbrëmje 3 ndeshjet e radhës për Euro U-21, kompeticion i cili zhvillohet në Sllovaki. Në grupin A, Italia fitoi 0-1 ndaj Sllovakisë vendase me golin e Cesare Casadei. Me këtë fitore, “Axurrët” sigurojnë biletën për në çerekfinale, bashkë me Spanjën, e cila më parë fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Rumanisë. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Spanja dhe Italia kryesojnë me nga 6 pikë të plota, Sllovakia dhe Rumania me zero pikë.
    Në Grupin B, Portugalia ka fituar me “manita” ndaj Polonisë 5-0. Protagonisti kryesor i takimit ishte Geovany Quenda, sulmuesi i Sporting Lisbon me dy gola dhe një asist. Tre golat e tjerë për “luzitanët” u shënuan nga Araujo, Bernardo dhe Gomes.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Franca fitoi 3-2 ndaj Gjeorgjisë, në një ndeshje shumë dramatike. Francezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, falë penalltisë së realizuar me sukses nga Mathys Tel. Në pjesën e dytë, Gjeorgjia përmbysi fillimisht shifrat duke shënuar dy herë me Abuashvili 76′ dhe Sazanov 84′, por Franca nuk u dorëzua dhe barazoi shifrat me Lepenant në minutën e 89-të.
    Në minutat shtesë, francezët gjetën dhe golin e tretë, por që fillimisht u anullua për pozicion jashtë loje, por “Gjelat” nuk u dorëzuan dhe shënuan golin e fitores së madhe me Castello Lukeba në minutën e 112-të. Këtë herë goli ishte i rregullt. Pas dy ndeshjeve të para në grup, Portugalia dhe Franca kryesojnë grupin me nga 4 pikë, ndjek Gjeorgjia e treta me 3 pikë dhe mbyll Polonia me zero pikë.