Tag: grupin

  • Tetë duele kualifikuese për Botërorin 2026, Europa nis me pjesën e ‘dytë’

    Tetë duele kualifikuese për Botërorin 2026, Europa nis me pjesën e ‘dytë’

    Disa grupe ende pa asnjë takim të luajtur, Shqipëria ka luajtur 4-ër…

    Pas një periudhe të gjatë ndërprerje, nisin sot sfidat kualifikuese për Botërorin 2026 për zonën e UEFA-s.

    Në Grupin A kryesfida është ajo mes Sllovakisë dhe Gjermanisë ndërsa në këtë grup po sot takimi tjetër Luksemburg- Irlandë e Veriut.

    Grupi E sheh në fushë duelet Gjeorgji- Turqi dhe Bullgari Spanjë. Në Grupin G, Holandë- Poloni dhe Lituani- Maltë. Në Grupin J dy takimet e sotme i përkasin; Kazakistan- Uells dhe Lietenshtejn- Belgjikë.

    Programi i 8 takimeve të ditës së sotme të fushatës kualifikuese të zonës së UEFA-s për Botërorin 2026:

    Kazakistan- Uells 16:00

    Gjeorgji- Turqi 18:00

    Lituani- Maltë 18:00

    20:45

    Bullgari- Spanjë

    Litenshtejn- Belgjikë

    Luksemburg- Irlandë e Veriut

    Holandë- Poloni

    Sllovaki- Gjermani/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia shpërthen ndaj Racing, 3 gola në gjashtë minuta…

    Vllaznia shpërthen ndaj Racing, 3 gola në gjashtë minuta…

    Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia për vajza po luan këto çaste takimin e dytë në Grupin 4-ër të vlefshëm për vendin e tretë ndaj luksemburgasëve të Racing Union.

    Rezultati i pjesës së parë është 3-0 për skuadrën shkodarne të trajnerit Nikolin Leka e cila në minutat 27′, 28′ dhe 33′ ka shënuar me “breshëri” respektivisht me Arbiona Bajraktarin, Megi Doçin dhe Teresa Dedën.

    Vllaznia humbi tre ditë më parë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Dinamo Minsk 1-2, sfidë e vlefshme për grupin 4 të raundit të dytë kualifikues të Champions League për vajza duke humbur mundësinë e play off në këtë kompeticion ndërsa sot suksesi i tyre vlen play off-in e Europa League…vijon./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • A ishte pjesë e hartimit të Kodit të Ri? Prokuroria e Përgjithshme: Pas tetorit 2023, s’kemi patur asnjë komunikim…

    A ishte pjesë e hartimit të Kodit të Ri? Prokuroria e Përgjithshme: Pas tetorit 2023, s’kemi patur asnjë komunikim…

    Zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka reaguar me një deklarata zyrtare lidhur me debatin nëse ka pasur apo jo përfaqësues të këtij institucioni në grupin e punës për draftin e Kodit Penal.
    Sipas kësaj prokurorie, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar një përfaqësues në janar 2023 dhe sipas shkresës së siguruar nga TCH, rezulton se është zgjedhur Kujtim Luli. Ky i fundit, thotë Prokuroria e Përgjithshme ka marrë pjesë në një fazë diskutimesh mbi pjesën e përgjithshme të draftit të hartuar më parë nga grupi i ekspertëve. Por, përfaqësuesi ka qenë në detyrë si prokuror deri në muajin tetor të vitit 2023 dhe më pas nuk ka pasur asnjë përfaqësues apo komunikim të Prokurorisë së Përgjithshme me grupin e punës, thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit.
    “Në vijim të interesimit tuaj në lidhje me pjesëmarrjen në grupin e punës për draftin e Kodit Penal, ashtu si dhe i është konfirmuar një medie të interesuar ditët e kaluara dhe që është bërë publike, sqarojmë sërish, në mënyrë më të detajuar, se Prokurorisë së Përgjithshme i është kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë në janar 2023 një përfaqësues,  i cili ka marrë pjesë në një fazë diskutimesh mbi pjesën e përgjithshme të draftit të hartuar më parë nga grupi i ekspertëve.
    Më pas, në muajin maj të vitit 2023, Sekretariati Teknik i MD ka nisur për konsultim pjesën e përgjithshme të draftit, por ky proces nuk pati vijim konkret me dhënie mendimesh në formë zyrtare nga ana jonë për kohën e shkurtër të lënë në dispozicion si dhe pasi u analizua, për arsyet që edhe u bënë publike këto ditë. Përfaqësuesi që ka marrë pjesë në fazën e konsultimeve me grupin e punës që nga muaji shkurt 2023, ka qenë në detyrë si prokuror deri në muajin tetor të vitit 2023. Që nga kjo periudhë nuk ka pasur asnjë përfaqësues apo komunikim të Prokurorisë së Përgjithshme me grupin e punës si dhe asnjë kontribut apo dakordësi zyrtare për versionin përfundimtar të draftit”.
     

  • A ishte pjesë e hartimit të Kodit të Ri? Prokuroria e Përgjithshme: Pas tetorit 2023, s’kemi pasur asnjë komunikim me grupin e punës

    A ishte pjesë e hartimit të Kodit të Ri? Prokuroria e Përgjithshme: Pas tetorit 2023, s’kemi pasur asnjë komunikim me grupin e punës

    Zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme ka reaguar me një deklarata zyrtare lidhur me debatin nëse ka pasur apo jo përfaqësues të këtij institucioni në grupin e punës për draftin e Kodit Penal.

    Sipas kësaj prokurorie, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar një përfaqësues në janar 2023 dhe sipas shkresës së siguruar nga Top Channel, rezulton se është zgjedhur Kujtim Luli. Ky i fundit, thotë Prokuroria e Përgjithshme ka marrë pjesë në një fazë diskutimesh mbi pjesën e përgjithshme të draftit të hartuar më parë nga grupi i ekspertëve. Por, përfaqësuesi ka qenë në detyrë si prokuror deri në muajin tetor të vitit 2023 dhe më pas nuk ka pasur asnjë përfaqësues apo komunikim të Prokurorisë së Përgjithshme me grupin e punës, thuhet në deklaratën e zyrës së shtypit.
    “Në vijim të interesimit tuaj në lidhje me pjesëmarrjen në grupin e punës për draftin e Kodit Penal, ashtu si dhe i është konfirmuar një medie të interesuar ditët e kaluara dhe që është bërë publike, sqarojmë sërish, në mënyrë më të detajuar, se Prokurorisë së Përgjithshme i është kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë në janar 2023 një përfaqësues,  i cili ka marrë pjesë në një fazë diskutimesh mbi pjesën e përgjithshme të draftit të hartuar më parë nga grupi i ekspertëve. Më pas, në muajin maj të vitit 2023, Sekretariati Teknik i MD ka nisur për konsultim pjesën e përgjithshme të draftit, por ky proces nuk pati vijim konkret me dhënie mendimesh në formë zyrtare nga ana jonë për kohën e shkurtër të lënë në dispozicion si dhe pasi u analizua, për arsyet që edhe u bënë publike këto ditë. Përfaqësuesi që ka marrë pjesë në fazën e konsultimeve me grupin e punës që nga muaji shkurt 2023, ka qenë në detyrë si prokuror deri në muajin tetor të vitit 2023. Që nga kjo periudhë nuk ka pasur asnjë përfaqësues apo komunikim të Prokurorisë së Përgjithshme me grupin e punës si dhe asnjë kontribut apo dakordësi zyrtare për versionin përfundimtar të draftit”.

    Top Channel

  • Ish-lojtari i tij sulmon Xabi Alonso: Ka zero komunikim, nuk di ta menaxhojë grupin

    Ish-lojtari i tij sulmon Xabi Alonso: Ka zero komunikim, nuk di ta menaxhojë grupin

    26 Korrik 2025

    8:41

    Alfred Lleshi

    Pas largimit nga Bayer Leverkusen drejt Real Madridit, trajneri Xabi Alonso përballet me kritika të ashpra nga një ish-lojtar i tij. Në intervistë për “Kölner Stadt-Anzeiger”, Jonas Hofmann foli për marrëdhënien me trajnerin spanjoll:
    “Unë pres nga një trajner që të më thotë qartë nëse ka diçka që nuk shkon. Dua një komunikim të hapur dhe të drejtpërdrejtë. Nuk duhet të kalojnë më shumë se dy javë pa shkëmbyer asnjë fjalë me lojtarët e tij.
    Kjo është e nevojshme për t’i mbajtur të motivuar dhe për ta rritur nivelin në stërvitje. Nëse doni mendimin tim për Xabi Alonso, jua them me bindje: Ka zero komunikim, nuk di ta menaxhojë grupin”.
     
     

  • Evropë apo Europë, si duhet të shkruhet?

    Evropë apo Europë, si duhet të shkruhet?

    Pse sot hasim dy trajta të kësaj fjale? Ku qëndron ngërçi, që kemi një dyzim të kësaj fjale? Në fakt, cilën duhet të marrim si trajtë të saktë?Merrni përgjigjen e duhur në këtë shkrim!

    Kjo është një ndër ato fjalë apo çështje gjuhësore, që, me të drejtë, ka ngritur shumë diskutim te dashamirët e gjuhës shqipe dhe jo vetëm. “Kushtetuta jonë gjuhësore”, pra “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe” i vitit 1972, ka miratuar trajtën me “ev”, pra “Evropë”. Kjo trajtë i përgjigjet shqiptimit të greqishtes (Evropi) e, deri diku, edhe të turqishtes (Avrupa), si dhe të gjuhëve të tjera fqinje ballkanike (bullgarishtja, serbishtja etj.). Prandaj kjo trajtë fonetike “Evropë” u përhap në mbarë shqiptimin popullor. Mbi këtë bazë u pranua edhe në gjuhën e shkruar dhe kjo u pasqyrua te “Drejtshkrimi i gjuhës shqipe”. Por, ndërkohë, në gjuhën shqipe kanë hyrë shumë fjalë të reja me këtë temë, që sidomos në shkrim po përdoren me grupin “eu” dhe jo me “ev”. Sot shqiptojmë dhe shkruajmë: euro, euroatlantik, europarlamentar, eurodeputet, Euratomi, Euroazia, Eurovizion etj.Pra, ngërçi për trajtimin e dyzuar të kësaj fjale lind, sepse:a) së pari, në “Drejtshkrimit” dhe “Fjalorin e gjuhës shqipe” të Akademisë së Shkencave (2006) kemi trajtat me “ev”: Evropë, evropian, evropianizoj, evropianizim, evropianolindor, evropianoperëndimor. Mirëpo në po të njëjtin fjalor kemi me “eu” fjalët: euro, euroatlantik; Euroazi, eurodeputet, eurolindor, europarlamentar, europerëndimor, Eurovizion, eurokomunizëm etj. Te ky fjalor gjendjen 6 fjalë me temë me grupin “ev” dhe 13 fjalë të tjera më të reja, me po këtë temë, por në këtë rast me grupin “eu”.b) së dyti, sot në shtyp, në dokumente zyrtare etj., janë mbizotëruese trajtat me “eu”, ashtu siç këto trajta janë mbizotëruese edhe në “Fjalorin” e Akademisë së Shkencave (pra kemi 13 fjalë me grupin “eu”). Praktika e shkrimit të fjalës Europë dhe e të gjitha fjalëve të tjera, ku ajo hyn si element përbërës, sot e ka zëvendësuar formën e vjetër greko-sllave me “ev” me formën e gjuhëve perëndimore me “eu”.Edhe pse nuk është gabim të përdoren trajtat me grupin “ev”, derisa Drejtshkrimi i Gjuhës Shqipe të rishikohet, vetë zhvillimi dhe praktika e gjuhës shqipe sot për përdorimin e kësaj fjale kanë dhënë përgjigjen e vet, që duhet të jetë forma me “eu”. Pra, Europë, europian, europianizoj, europianizim, europianolindorët.

    Përgatitën: E. Lafe; S. Agolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    REPORTAZHI I “GEO MAGAZINE”: SHQIPËRIA E VITIT 1988, VENDI MË I ÇUDITSHËM I EVROPËS

  • Europiani i vajzave, Suedia dhe Gjermania për vendin e parë në Grupin C

    Europiani i vajzave, Suedia dhe Gjermania për vendin e parë në Grupin C

    Euro Wome’s i Zvicrës do të ecë sot me dy ndeshje të tjera të Grupit C teksa në raundin e tretë përballen Suedi- Gjermani dhe Poloni- Danimarkë. Takimet nisin në orën 21:00 por që tani luhet vetëm për të vendosur fatin se cila mes Gjermanisë dhe Suedisë do të jetë e para në këtë grup.

    Të dyja kombëtaret e vajzave të vendeve respektive e kanë siguruar daljen nga grupi. Ndërkaq edhe ndeshja tjetër mes Polonisë dhe Danimarkës zhvillohet vetëm për statistikë

    Sakaq, Spanja mposhti dje Italinë në Europianin e femrave në Grupin B 3-1 për të mbyllur në vend të parë. Kaloi edhe Italia në fakt pasi dueli tjetër i këtij grupi mes Portugalisë dhe Belgjikës u fitua nga belget 1-2.

    Nesër 13 korrik me dy ndeshjet e Grupit D, Angli- Uells dhe Holandë- Francë, mbyllet faza kualifikuese /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • SPAK godet grupin e strukturuar kriminal, 13 persona nën hetim, 7 të arrestuar, sekuestrime dhe kontrolle të shumta

    SPAK godet grupin e strukturuar kriminal, 13 persona nën hetim, 7 të arrestuar, sekuestrime dhe kontrolle të shumta

    Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion zhvilloi një operacion të gjerë në Shkodër, Elbasan, Vlorë dhe Tiranë për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal, duke lëshuar 13 urdhër-arreste, 7 prej të cilëve janë ekzekutuar, ndërsa 6 persona të tjerë janë në kërkim.

    Nga hetimet ka rezultuar se grupi kriminal trafikonte drogë nga vendet e Amerikës së Jugut drejt Bashkimit Evropian, dhe në mesin e të arrestuarve janë edhe zyrtarë policie.
    Hetimet kanë zbuluar se anëtarët e grupit kriminal kanë trafikuar drogë në të paktën 7 episode, përgjatë viteve 2020-2021, ku në total janë sekuestruar mbi 3500 kilogramë kokainë, 700 kilogramë kanabis dhe 4.2 kilogramë heroinë.
    Mes personave të arrestuar nga aksioni i SPAK është edhe zyrtari i policisë, Erjon Dani, i cili nga të dhënat e sistemit TIMS, rezulton se ka ndihmuar grupin e trafikut të drogës, gjatë kohës kur ushtronte funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht edhe zëvendësshef i Komisariat të Policisë numër 3 në Tiranë.
    Goditja ndaj grupit kriminal ka ardhur pas zbërthimit të komunikimeve në SKY ECC të anëtarëve të bandës së trafikut të drogës. Aksioni i SPAK në katër qarqet e vendit nisi prej orëve të para të mëngjesit të së premtes, ku janë sekuestruar pesë makina të markave të ndryshme, mijëra euro e dollarë, armë e fishekë, si dhe kokainë dhe dokumente të ndryshme.

    Top Channel

  • Gjermania e Suedia kualifikohen në Grupin C, Asllani sërish gjën golin

    Gjermania e Suedia kualifikohen në Grupin C, Asllani sërish gjën golin

    Euro 2025 në futbollin për femra luajti sot dy ndeshjet e Grupit C të raundit të dytë kualifikues.

    Në orën 18:00 në Bazel përballja Gjermani-Danimarkë prodhoi shifrat 2-1 për gjermanet të cilat përmbysën danezët në fillim të pjesës së dytë për 2-1 final.

    Ndërkohë në orën 21:00 në Lucernë çifti tjetër Poloni-Suedi ishte pa shumë histori. Suedezet fituan thellë 0-3 duke marrë zyrtarisht biletën e kualifikimit. Golin e dytë për nordiket e shënoi Kosovare Asllani.

    Kështu me vetëm dy raunde të luajtura, në Grupin C, janë dhënë verdiktet. Suedia dhe Gjermani me nga gjashtë pikë janë zyrtarisht të kualifikuara.

    Euro Women’s, Grupi C:

    Gjermani-Danimarkë 2-1

    Poloni-Suedi 0-3/Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Euro Women’s/ Sot derbi nordik dhe Gjermani- Poloni

    Euro Women’s/ Sot derbi nordik dhe Gjermani- Poloni

    Nënkampionet në fuqi të Gjermanisë, nisin aventurën e turneut në duelin me Poloninë.

    Sot në Gjenevë, me filim orës 18:00 do të startojë dueli për vajza ndërmjet Danimarkës dhe Suedisë. Ky takim i vlefshëm për Grupin C të Euro Women’s Zvicër 2025 përball dy kombëtaret fqinje me 36 vjeçaren me origjinë shqiptare Kosovare Asllanin që vijon të jetë pjesë e suedezeve.

    Ndërkohë në orën 21:00 po për Grupin C takimi Gjermani-Poloni. Dukshëm kjo ndeshje gjen favorite vajzat pancere, ndërsa polaket erdhën në fazë finale si një surprizë e bukur. Ndërkohë ndeshja gjermano polake zhvillohet në Kybunpark, Sankt Gallen./Sportiim.al/