Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar në orën 10:00. I Pranishëm dhe te jetë edhe Rama.
Fokus i socialistëve, përveçse sjelljes në Parlament ndaj opozitës, është ndryshimi i rregullores së Parlamentit për Komisionet parlamentare.
Gjithashtu, pjese e diskutimeve, pritet te jenë edhe seancat plenare gjatë kësaj jave.
Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.
Tag: grupin
-

Pas Kryesisë, PD mbledh nesër grupin parlamentar
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e nesërme në 13:00 Grupin Parlamentar. Kjo është mbledhja e parë e grupit pas farsës elektorale të 11 majit.
“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 zhvillojmë mbledhjen e parë të grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike. Ju lutem merrni masa për pjesëmarrje”, thuhet në mesazhi e dërguar nga PD.
Ndërkohë Partia Demokratike ditën e sotme mblodhi Kryesinë në selinë blu ku u morën tre vendime kryesore. Kryesia ka vendosur të mos njohë zgjedhjet e 11 majit, ndërkohë që të premten do të marrë pjesë në seancën plenare në Kuvend. Gjithashtu PD ka kërkuar ngritjen e dy komisioneve hetimore parlamentare, një për zgjedhjet dhe një për çështjen McGonigal. -

Pas dështimit të 11 majit, PD mbledh nesër urgjent grupin parlamentar, ja çfarë pritet të ndodhë
Partia Demokratike do të mbledhë nesër në 13:00 Grupin Parlamentar. Kjo është mbledhja e parë e grupit pas disfatës së thellë më 11 maj dhe vjen një ditë pas mbledhjes së kryesisë.
“Përshëndetje miq. Nesër ne ora 13:00 zhvillojmë mbledhjen e parë të grupit parlamentar në selinë e Partisë Demokratike. Ju lutem merrni masa për pjesëmarrje”, thuhet në mesazhi e dërguar nga PD.
Po nesër, PS do të mbledhë Asamblenë Kombëtare ku kryeministri Rama pritet të shpallë emrat e qeverisë së re. -

Kualifikueset Botërori 2026/ Spektakël me 9 gola në Izrael-Itali, “Axurrët” fitojnë ndeshjen direkte për vendin e dytë, Zvicra dominon sërish
Sfidat e sotme kualifikuese të Botërorit 2026 sollën spektakël dhe shumë gola.
Ndeshja kryesore ishte ajo mes Izraelit dhe Italisë, e luajtur në Debrecen të Hungarisë. Në një duel ku u shënuan 9 gola, në fund ishte Italia ajo që triumfoi mes vuajtjeve, duke u ngjitur në vendin e dytë të Grupit I.
Spektakël dhuroi dhe Zvicra e Xhakës, e cila mundi 3-0 Slloveninë, duke qëndruar kështu në vendin e parë të Grupit B, ku ndodhet dhe Kosova. Elvedi, Embolo dhe Ndoye ishin ata që siguruan tre pikët për helvetët.
Kroacia vijon të dominojë Grupin L, duke marrë një tjetër fitore bindëse, 4-0 përballë Malit të Zi.
Greqia mori një disfatë të hidhur në Grupin C, pasi humbi 0-3 me Danimarkën, ndërsa trio pikë në këtë grup mori dhe Skocia me Bjellorusinë.Top Channel
-

Anglia perfekte, “mbretëron” në krye, tani Serbia e sfidon në Beograd
Me Shqipërinë në kërkim të identitetit të humbur dhe mbi të gjithë në kërkim të pikëve, Anglia dhe Serbia, dy rivalët e tjerë në Grupin K vijojnë me hapa të sigurt ecurinë e tyre në kualifikueset e Botërorit.
“Tre Luanët” e Tuchel janë perfekt, të paktën në shifra. Pavarësisht se nuk janë brilant në lojë, nuk janë dominues, Anglia e tij di të fitojë. 4 ndeshje 4 fitore, 12 pikë të plota dhe kreu i Grupit K. Në këto 4 ndeshje, ishullorët kanë shënuar 8 gola dhe nuk kanë pësuar asnjë.Grupi Kkk
Me 7 pikë në 3 ndeshje, edhe Serbia ndodhet në kushte komode në Grupin K. Edhe pse me një ndeshje më pak se Shqipëria, Serbia renditet në vendin e dytë, plus 2 pikë në raport me kuqezinjtë. Në 3 ndeshje, Serbia ka shënuar 4 gola dhe nuk ka pësuar asnjë. Më 9 shtator, ditë në të cilën Shqipëria do të pres në “Air Albania” ekipin e Letonisë, Serbia pret Anglinë, një ndeshje e rëndësishme që pritet të thotë shumë mbi fatet e këtij grupi.
Sigurisht, me Anglinë e cila po zhvillon një grup më vetë, objektivi i ekipeve të tjera është të sigurojnë vendin e dytë për të qëndruar në lojë në kualifikueset e Botërorit.
(BalkanWeb) -

Spanja luan tenis ndaj Turqisë, Wirtz hesht kritikët me supergolin e tij. Belgjika dhe Polonia bëjnë detyrën në shtëpi
Janë luajtur këtë mbrëmje sfidat e radhës kualifikuese për Kupën e Botës 2026 për zonën e Europës. Në Konya, Spanja fitoi pa probleme dhe me rezultatin e thellë 0-6 ndaj Turqisë. Një paraqitje fantastike e spanjollëve, Mikel Merino shënoi tre gola, dy gola Pedri dhe një Ferran Torres. Pas dy ndeshjeve të para në grupin E, Spanja kryeson me 6 pikë, Gjeorgjia dhe Turqia ndjekin me nga 3 pikë dhe mbyll grupin Bullgaria me 0 pikë.
Gjermania ka harruar disfatën në Sllovaki dhe sot fitoi në Koln 3-1 ndaj Irlandës së Veriut. Serge Gnabry kaloi vendasit në avantazh pas 6 minutash lojë, pas një kundërsulmi të shpejtë. Miqtë do të barazonin shifrat me Isaac Price në minutën e 34-të, i harruar nga mbrojtja gjermane, gjatë ekzekutimit një goditjeje këndi. Në pjesën e dytë, Gjermania siguroi fitoren me golat e Amiri 69′ dhe supergolin e Florian Wirtz në minutën e 72′ nga goditja e dënimit. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Sllovakia fitoi 0-1 në frymën e fundit në transfertë ndaj Luksemburgu,t me golin e Rigo në minutën e 90-të. Pas dy ndeshjeve të para në grupin A, Sllovakia kryeson me 6 pikë, ndjekin Irlanda e Veriut dhe Gjermania me nga 3 pikë dhe në vend të katërt Luksemburg me 0 pikë.
Në grupin J, Belgjika fitoi në shtëpi 6-0 ndaj Kazakhstan. Dy gola nga De Bruyne, dy gola nga Doku, nga një gol Raskin dhe Meunier. Më herët në këtë grup, Maqedonia e Veriut fitoi 5-0 ndaj Liechtenstein. Maqedonia e Veriut kryeson grupin me 11 pikë, ndjek Belgjika me 10 pikë, por me një ndeshje më pak. Në vend të tretë Uellsi me 10 pikë, Kazakhstan me 4 pikë dhe mbyll Liechtenstein me 0 pikë.
Në grupin G, Polonia fitoi në shtëpi 3-1 ndaj Finlandës. Holanda dhe Polonia kryesojnë grupin me nga 10 pikë, por “Tulipanët” kanë një ndeshje më pak. Finlanda e treta me 7 pikë, Lituania e katërta me 3 pikë dhe mbyll grupin Malta me dy pikë. -

Holanda vuan, por del me 3 pikë ngë transferta në Lituani. Maqedonia e Veriut bën detyrën në shtëpi
Kanë përfunduar dy ndeshjet e radhës eliminatore të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në Kaunas, Holanda mori një fitore shumë të vështirë 2-3 ndaj Lituanisë. “Tulipanët” kaluan fillimisht në avantazh të dyfishtë me golat e Depay 11′ dhe Timber 33′. Vendasit nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat brenda pjesës së parë me dy gola të shpejtë, Gineitis 36′ dhe Girdvainis 43′. Pjesa e parë mbyllet në barazim 2-2.
Pjesa e dytë nisi më mirë për lituanezë tqë iu afruan shumë golit të avantazhit, por po nuk shënove do të pësosh… Me një aksion të shpejtë, Dumfries kroson nga krahu dhe Depay shënon me kokë, golin e tretë për Holandën dhe të dytin personal në minutën e 64-të. Me dy golat e shënuar sot, Memphis Depay bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Holandës, 52 gola në total. Rezultati përfundimtar 2-3 për Holandën, e cila kryeson grupin G me 10 pikë pas 4 ndeshjeve. Polonia dhe Finlanda ndjekin me nga 7 pikë, Lituania e katërta me 4 pikë dhe Malta mbyll grupin me 3 pikë.
Në sfidën tjetër, Maqedonia e Veriut bëri detyrën në Shkup duke fituar 5-0 ndaj Liechtenstein. Golat për vendasit u shënuan nga Eljif Elmas 15′, Enis Bardhi 52′, Churlinov 56′, Qamili 83′ dhe Stankovski 90′.
Pas kësaj fitoreje, Maqedonia e Veriut rimerr vendin e parë në grupin J me 11 pikë, Uellsi në vend të dytë me 10 pikë, Belgjika në vend të tretë me 7 pikë, Kazakhstan në vend të katërt me 3 pikë dhe mbyll grupin me 0 pikë Liechtenstein. Belgjika pret në mbrëmje Kazakhstanin. -

KUALIFIKUESET: Për një arsye të pazakontë, ndërpritet për disa çaste ndeshja Austri-Qipro
Janë luajtur këtë mbrëmje 3 ndeshjet e radhës të vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës 2026. Në grupin H, Bosnja ka fituar 0-6 në transfertë ndaj San Marino. Boshnjakët kryesojnë grupin me 12 pikë në 4 ndeshje, por ende nuk janë përballur me rivalin kryesor, Austrinë.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Austria ka fituar 1-0 ndaj Qipros, në sfidën e luajtur në Linz. Golin vendimtar për austriakët e shënoi Marcel Sabitzer nga pika e bardhë e penalltisë, në minutën e 54-të. Një episod i veçantë ka ndodhur në pjesën e fundit të ndeshjes, e cila u ndërpre për disa çaste për shkak të një grope të madhe të hapur në fushë. Gjithsesi situata u zgjidh direkt, me një kovë dhe, dhe gropa u mbulua. Ndeshja vazhdoi normalisht deri në fund, Austria fitoi 1-0. Bosnja kryeson me 12 pikë, Austria ndjek me 9 pikë, më pas vijnë Rumania me 6 pikë, Qipro me 3 dhe San Marino me 0 pikë.
Në grupin F, Hungaria shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe në fund u barazua 2-2 nga Republika e Irlandës. Në sfidën e luajtur në Dublin, hungarezët shënuan dy gola të shpejtë me Varga dhe Sallai brenda 15 minutave të para.
Në pjesën e dytë, fillimisht vendasit ngushtuan shifrat me Ferguson dhe në kohën shtesë erdhi barazimi me golin e Idah në 90+3. Hungarezët luajtën thuajse gjithë pjesën e dytë me një lojtar më pak, pasi autori i golit të dytë, Sallai, u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrje të ashpër.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Portugalia fitoi në transfertë 0-5 ndaj Armenisë. -

Gjermania i nis me humbje kualifikueset e Botërorit, argëtohet Spanja
Këtë të enjte u luajtën disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Në grupin A, Gjermania u mund 2-0 nga Sllovakia, në një ndeshje për t’u harruar për Panzerat.
Golat e Hancko dhe Strelec i dhuruan 3 pikë sllovakëve, në takimin e parë të grupit.Spanja nuk fal ndaj Bullgarisë në grupin E, duke triumfuar 0-3. Sfida u zgjidh që në pjesën e parë, me golat e Oyarzabal, Cucurella dhe Merino.
Në takimet e tjera, barazim 1-1 mes Holandës dhe Polonisë, ndërsa Belgjika kaloi 0-6 Liechtensteinin. -

KUALIFIKUESET: Spanja bën detyrën, Gjermania del me kokën ulur nga Bratislava. Holanda e pëson në fund
Janë luajtur sot disa prej ndeshjeve kualiflikuese në zonën e Europës për Kupën e Botës 2026. Në Grupin E, u luajtën sot ndeshjet e para. Turqia fitoi në transfertë 2-3 ndaj Gjeorgjisë, Spanja fitoi në transfertë 0-3 ndaj Bullgarisë.
Spanjollët gjetën golin pas 5 minutash lojë. Pas një aksioni të gjatë, Zubimendi asiston bukur për Oyarzabal, i cili shmang mbrojtësit dhe dërgon topin në rrjetë. Në minutën e 29-të, Spanja gjeti golin e dytë me Marc Cucurrella, pas krosimit të Yamal në krah dhe kthimit të topit mbapsht nga mbrojtësi bullgar, anësori që luan për Chelsea-n e dërgoi atë në rrjetë. Në minutën e 38-të, Mikel Merino shënoi me kokë golin e tretë, pas krosimit Lamine Yamal nga goditja e këndit. Pjesa e parë mbyllet 0-3 për Spanjën. Në pjesën e dytë nuk pati ndryshim të rezultatit. Spanja fiton 0-3.
Surpriza e mbrëmjes ka ardhur nga Bratislava, aty ku Sllovakia mundi 2-0 Gjermaninë, në ndeshjen e parë kualifikuese për grupin A. Vendasit e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0, falë golit të David Hancko në minutën e 42-të, pas një kundërsulmi të shpejtë të finalizuar me sukses. Në fillim të pjesës së dytë, Sllovakia dyfishoi shifrat me golin shumë të bukur nga David Strelec. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda e Veriut fitoi 1-3 në transfertë ndaj Luksemburg dhe mban aktualisht vendin e parë.
Belgjika fitoi në transfertë ndaj Liechtenstein me shifrat 0-6 me golat e Maxim De Cuyper 29′, Tielemans 46′, 70′ (p), Theate 60′, De Bruyne 62′ dhe Foana 90+1. Belgët renditen të tretët në grupin J pas Uellsit dhe Maqedonisë së Veriut.
Në Rotterdam, Holanda nuk shkoi dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Polonisë. “Tulipanët” gjetën golin në minutën e 28-të me Denzel Dumfries, i cili shënoi me kokë pas krosimit nga këndi nga Memphis Depay. Polonia barazoi me Matty Cash 10 minuta para fundit, me një goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë, pas një aksioni të gjatë. Rezultati final 1-1. Holanda, Polonia dhe Finlanda kryesojnë grupin me nga 7 pikë, por holandezët kanë një ndeshje më pak se dy rivalët.
