Tag: grupin

  • Opozita krijon grupin e tretë parlamentare, Mediu merr deputet “hua” nga PD

    Opozita krijon grupin e tretë parlamentare, Mediu merr deputet “hua” nga PD

    Strategjia per te perfituar sa me shume fonde nga Kuvendi ka bere qe te krijohen disa grupe parlamentare me deputet te marre hua.  PD kesaj here i ka “huazuar” deputet Fatmir Mediut, i cili asnjehere nuk arriti te marre vota vete mjaftueshem sa per te krijuar nje grup te tijin parlamentare.
    Prej vitesh merr deputet borxh nga PD dhe krijon grupe duke perfituar keshtu fonde nga Kuvendi. Te njejten skeme ka bere edhe ne ne kete legjislature. Mediu ka marre 4 deputet nga PD, bashke me Vangjel Dulen dhe nje nga agraret po nga lista e PD dhe ka krijuar grupin e tij tashme parlamentare. Vetem ketu mund  te ndodhe me 50 deputet te krijosh tre grupe parlamentare.
    Këta do të bëjnë grupin e ri parlamentar me kryetar Fatmir Mediun.
    Grupi i tretë kuvendor opozitar:Fatmir Mediu, PRVangjel Dule, PBDNJGreta Bardeli PDDenisa Vata PDZija Ismaili PDArtan Luku, AgraretFidel Kreka PD
    Mesila Doda do të jetë e pavarur pasi nuk ka pranuar të deklarohet deputete e PD-së.

  • EMRAT/ PL formon grupin parlamentar, kush janë deputetët e “huazuar” nga PD

    EMRAT/ PL formon grupin parlamentar, kush janë deputetët e “huazuar” nga PD

    Përveç Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht në Kuvend do të operojnë tre grupe parlamentare bashkë me atë të mazhorancës.
    Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë do të jetë i përbërë nga 7 deputetë, ku tre prej tyre vijnë si huazim nga Partia Demokratike, si Ina Zhupa, Ledina Aliolli dhe Klodiana Capja.
    Ndërkohë që katër deputetët e Partisë së Lirisë do të kenë edhe pozicionet drejtuese në grupin parlamentar, ku kreu i saj do të jetë Tedi Blushi, nënkryetar Edmond Haxhinasto, Sekretare Bruna Haxhiu dhe zëdhënëse Erisa Xhixho.

  • Berisha i bën ‘qokën’ e radhës Metës, ja tre deputetet që kalojnë te PL për të formuar grupin parlamentar

    Berisha i bën ‘qokën’ e radhës Metës, ja tre deputetet që kalojnë te PL për të formuar grupin parlamentar

    Partia e Lirisë ka krijuar grupin e saj parlamentar, teksa shihet që tre deputetë të PD-së kanë kaluar te PL, në mënyrë që ky grup të formohet.

    Kryetar i këtij grupi është zgjedhur Tedi Blushi, ndërsa nënkryetar Edmond Haxhinasto. Sekretare është zgjedhur Bruna Haxhiu, ndërsa zëdhënëse e grupit Erisa Xhixho.
    Anëtarët e tjerë janë Ledina Alolli, Ina Zhupa dhe Klodiana Çapja.

    Top Channel

  • Qokë politike/ Berisha i jep Metës tre deputetë për të krijuar grupin e Partisë së Lirisë (Emrat)

    Qokë politike/ Berisha i jep Metës tre deputetë për të krijuar grupin e Partisë së Lirisë (Emrat)

    Përveç Partisë Demokratike, edhe Partia e Lirisë do të ketë grupin e saj parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë. Aktualisht në Kuvend do të operojnë tre grupe parlamentare bashkë me atë të mazhorancës.
    Grupi parlamentar i Partisë së Lirisë do të jetë i përbërë nga 7 deputetë, ku tre prej tyre vijnë si huazim nga Partia Demokratike, si Ina Zhupa, Ledina Aliolli dhe Klodiana Capja.
    Ndërkohë që katër deputetët e Partisë së Lirisë do të kenë edhe pozicionet drejtuese në grupin parlamentar, ku kreu i saj do të jetë Tedi Blushi, nënkryetar Edmond Haxhinasto, Sekretare Bruna Haxhiu dhe zëdhënëse Erisa Xhixho.

  • Partia e Lirisë formon grupin parlamentar me deputetë hua nga PD. Ja përbërja …

    Partia e Lirisë formon grupin parlamentar me deputetë hua nga PD. Ja përbërja …

    Partia e Lirise ka bere publik emrat qe do te perbejne grupin e saj parlamentare. Sipas Partise se Lirise  grupi parlamentar eshte zyrtarizuar me perberjen si me poshte:
    Tedi Blushi – KryetarEdmond Haxhinasto – Zv/KryetarErisa Xhixho – ZedheneseBrunilda Haxhiu – SekretareIna ZhupaLedina AlolliKlodiana Çapja

  • Tre demokrate kalojnë tek PL, ja deputetet që Berisha i dha Metës për të formuar Grupin

    Tre demokrate kalojnë tek PL, ja deputetet që Berisha i dha Metës për të formuar Grupin

    Partia e Lirisë ka zyrtarizuar grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re. Katër deputetëve që ishin në listat e sigurta më 11 maj nga radhët e PL-së i shtohen dhe 3 deputetë të PD-së për të formuar grupin e dytë parlamentar brenda radhëve të opozitës në parlament.
    Ina Zhupa dhe Ledina Alilolli, së bashku me deputeten më të re të Elbasanit Klodiana Çapja, i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Partisë së Lirë, i cili gjithashtu përbehet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edomnd Haxhinasto edhe Brunilda Haxhiu.
    Një vendim i tillë është marrë, pasi për të krijuar një grup parlamentar duhet së paku 7 deputetë.
    Duket se Berisha edhe Meta janë dakordësuar për krijimin e së paku dy grupe parlamentare, për të vijuar aksionin në Parlament dhe komisionet parlamentare.

  • Tre demokrate kalojnë tek PL, ja deputetet që Berisha i dha ‘borxh’ Metës për të formuar Grupin

    Tre demokrate kalojnë tek PL, ja deputetet që Berisha i dha ‘borxh’ Metës për të formuar Grupin

    Partia e Lirisë ka zyrtarizuar grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re. Katër deputetëve që ishin në listat e sigurta më 11 maj nga radhët e PL-së i shtohen dhe 3 deputetë të PD-së për të formuar grupin e dytë parlamentar brenda radhëve të opozitës në parlament.
    Ina Zhupa dhe Ledina Alilolli, së bashku me deputeten më të re të Elbasanit Klodiana Çapja, i janë bashkuar Grupit Parlamentar të Partisë së Lirë, i cili gjithashtu përbehet nga Tedi Blushi, Erisa Xhixho, Edomnd Haxhinasto edhe Brunilda Haxhiu.
    Një vendim i tillë është marrë, pasi për të krijuar një grup parlamentar duhet së paku 7 deputetë.
    Duket se Berisha edhe Meta janë dakordësuar për krijimin e së paku dy grupe parlamentare, për të vijuar aksionin në Parlament dhe komisionet parlamentare.

  • PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe kryeministri Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

    PS mbledh grupin parlamentar, i pranishëm edhe kryeministri Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

    Partia Socialiste mblodhi sot grupin parlamentar, pak ditë pas betimit të deputetëve në Kuvend.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga mësoi se i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
    Fokusi i mbledhjes ishte ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.
    Pjesë e diskutimeve ishin edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.
    Porosia e Edi Ramës, e shprehur Asamble për të reformuar Kuvendin, pritet të vihet në zbatim këtë të hënë pasi kryeparlamentari Niko Peleshi pret në orën 11:00 kryesinë e Kuvendit krerët e grupeve parlamentare.
    Gjatë mbledhjes së fundit të Asamblesë, kryeministri Rama bëri të ditur se komisionet e përhershme parlamentare nuk do të jenë më 8 si në legjislaturën e fundit, por 11. Nga këto shtatë do të drejtohen nga maxhorabca dhe katër nga opozita.

    Top Channel

  • PS mbledh sot Grupin Parlamentar, Niko Peleshi takon përfaqësuesit e opozitës

    PS mbledh sot Grupin Parlamentar, Niko Peleshi takon përfaqësuesit e opozitës

    Ditën e sotme, në orën 11:00 Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, do të takojë drejtuesit e grupeve parlamentare, duke hedhur hapin e parë për ngritjen e strukturave të Kuvendit: komisionet e përhershme, këshillat dhe delegacionet parlamentare.
    Para takimit, kryetarët e grupeve të opozitës, Gazment Bardhi, Tedi Blushi dhe Fatmir Mediu, do të takohen së bashku për të pasur një qëndrim të unifikuar përballë mazhorancës.
    Ndërkohë që socialistët do të mbledhin grupin parlamentar në orën 10:00 për të diskutuar për nisjen e kësaj legjislature.

    PS synon që në këtë mandat të ndryshojë strukturën e Kuvendit, duke krijuar 11 komisione të përhershme, krahasuar me 8 që ka pasur Parlamenti deri më tani.
    Për këtë nevojitet ndryshimi i Rregullores së Kuvendit, dhe mësohet se mazhoranca socialiste synon që ndryshimin e Rregullores dhe ngritjen e komisioneve t’i miratojë para votëbesimit të qeverisë në Parlament.
    KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PS:
    Ekonominë, Punësimin dhe Financat
    Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike
    Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes
    Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm
    Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural
    Evropa dhe Punët e Jashtme
    Nismat qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen institucionale
    KOMISIONET NËN DREJTIMIN E PD:
    Edukimin, Shkencën dhe sportet
    Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale
    Drejtat e Njeriut dhe Mjetet e Informimit Publik
    Kulturën, Turizmin dhe Diasporën

  • PS mbledh sot grupin parlamentar, i pranishëm edhe Edi Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

    PS mbledh sot grupin parlamentar, i pranishëm edhe Edi Rama. Në fokus ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

    Partia Socialiste do të mbledhë grupin parlamentar sot në orën 10:00.

    Gazetarja e Top Channel Elda Menga mëson se i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.
    Fokusi i mbledhjes pritet të jetë ndryshimi i rregullores së Parlamentit për riorganizimin e komisionet parlamentare.
    Pjesë e diskutimeve pritet të jenë edhe seancat plenare të njëpasnjëshme që parashikohen ketë javë.