Tag: grupin

  • Austria e Holanda me fitore të thella në Kualifikueset e Botërorit, Mali i Zi surprizohet nga Ishujt Faroe

    Austria e Holanda me fitore të thella në Kualifikueset e Botërorit, Mali i Zi surprizohet nga Ishujt Faroe

    Rikthehen kualifikueset e botërorit, teksa këtë të enjte u luajtën disa ndeshje që prodhuan rezultate interesante. Asnjë problem për Austrinë, me të besuarit e Ragnick që mundën pastër 10-0 modestët e San Marinos, duke bërë kështu që të jenë në krye të klasifikimit në grupin H.  Në këtë grup, barazim 2-2 mes Bosnje-Hercegovinës dhe Qipros.
    Në grupin L, spikat humbja 4-0 e Malit të Zi ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Çeki-Kroaci u mbyll pa gola në Pragë.

    Në grupin G, Holanda argëtohet në Maltë dhe merr një sukses 0-4. Ia del edhe Finlanda, në Helsinki triumfon me përmbysje 2-1 ndaj Lituanisë.
    Img 7648
    © BalkanWeb

  • KUALIFIKUESET: Austria e “pamëshirshme”, Danimarka luan tenis. Holanda bën detyrën. Greqia “bie” në Glasgow

    KUALIFIKUESET: Austria e “pamëshirshme”, Danimarka luan tenis. Holanda bën detyrën. Greqia “bie” në Glasgow

    Kanë përfunduar ndeshjet e sotme kualifikuese për Kupën e Botës 2026 për zonën e Europës. Në Vienë, Austria fitoi 10-0 ndaj San Marinos, 4 gola nga Marko Arnautovic. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Bosnja shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe në fund nuk shkoi më shumë se barazimi në transfertë 2-2 ndaj Qipros. Austria kryeson grupin me 15 pikë, Bosnja ndjek me 13 pikë.

    Në grupin C, Danimarka fitoi 0-6 në transfertë ndaj Biellorusisë, në ndeshjen e luajtur në fushë asnjanëse në Hungari në Zalaegerszeg. Për danezët shënuan Froholdt 19′, Hojlund 19′, 45′, Dorgu 45+6, Dreyer 66′, 78′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Skocia fitoi në Glasgow 3-1 ndaj Greqisë. Helenët kaluan të parët në avantazh me Tsimikas 62′, vendasit përmbysën rezultatin me golat e Ryan Christe 64′, Lewis Ferguson 80′ dhe Lyndon Dukes 90+3. Situata në grupin C është si më poshtë:

    Në grupin L, Rep.Çeke barazoi pa gola në Pragë ndaj Kroacisë. Të dyja kryesojnë grupin me nga 13 pikë. Surpriza e këtij grupi janë Ishujt Faroe, që mundën 4-0 Malin e Zi dhe renditen në vendin e tretë me 9 pikë.

    Në grupin G, Holanda fitoi në transfertë 0-4 ndaj Maltës. Cody Gapko shënoi dy herë nga penalltia 12′, 48′, Tijjani Reijnders 57′ dhe Depay në minutat shtesë. “Tulipanët” kryesojnë grupin me 13 pikë.

  • KUALIFIKUESET, 45′ e para: Austria, Danimarka dhe Holanda “ok”, Ishujt Faroe surpriza e bukur e këtij edicioni

    KUALIFIKUESET, 45′ e para: Austria, Danimarka dhe Holanda “ok”, Ishujt Faroe surpriza e bukur e këtij edicioni

    9 Tetor 2025

    21:35

    Telesport

    Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026, zona e Europës.
    Në grupin H, Austria po udhëheq 6-0 ndaj San Marinos, Bosnja po fiton 1-2 në transfertë në Larnaca ndaj Qipros. Austria dhe Bosnja kryesojnë grupin me nga 15 pikë.
    Në grupin C, Danimarka po fiton 0-4 në transfertë ndaj Biellorusisë me dy gola nga Rasmus Hojlund, një nga Froholdt dhe një nga Dorgu, ndërsa Skoci-Greqi, sfidë e cila po luhet në Glsagow, është mbyllur në barazim pa gola.
    Në grupin L, Rep.Çeke po barazon pa gola në Pragë ndaj Kroacisë. Të dyja kryesojnë grupin me nga 13 pikë. Surpriza e këtij grupi janë Ishujt Faroe, që janë drejt fitores së tretë në grup, pasi po udhëheqin 2-0 ndaj Malit të Zi.
    Në grupin G, Holanda po udhëheq 0-1 në transfertë ndaj Maltës, falë penalltisë së saktë të Cody Gapko. Më herët në këtë grup,Finlanda fitoi 2-1 ndaj Lituanisë.
     

  • Kosova kthen dy yje, shqetësojnë mungesat e tjera

    Kosova kthen dy yje, shqetësojnë mungesat e tjera

    Dardanët do të zhvillojnë dy ndeshjet e radhës në Grupin B për kualifikimet e Kupës së Botës 2026 kundër Sllovenisë në “Fadil Vokrri” dhe tri ditë më vonë me Suedisë në transfertë.

    Ekipit në këtë grumbullim i janë rikthyer lojtarë cilësorë si Edon Zhegrova e Milot Rashica, të cilët munguan në shtator, por me grupin figuron edhe prurja më e re, Albian Hajdari.

    Ndërkaq, trajneri Franko Foda do të përballet me shtatë mungesa, prej tyre pesë të lënduar: Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj, Leart Paqarada, Vesel Demaku dhe Baton Zabërxha, dhe dy të tjerë me probleme: Lumbardh Dellova dhe Florian Haxha.

    Këto dy takime shihen si vendimtare për rritur shanset e Dardanëve pasi vendi i dytë aktual me dy rivalë që janë aktualisht praparrit mundësitë e ekipit kosovar. Aq më tepër që sfida me suedezët e fituar së fundi 2-0 shton presionin te rivalët.

    Vazhdo leximin

  • Kategoria e Tretë/ Hidhet shorti për sezonin 2025-26, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

    Kategoria e Tretë/ Hidhet shorti për sezonin 2025-26, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

    Federata Shqiptare e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.
    Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.
    Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.
    Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.
    Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.
    Java e parë ka rezervuar këto përballje:
    Grupi A
    KF Shkodra – T-Kamza
    Kamza Sport – Dinamo City B
    Rinia EL – Shënkolli
    Bulqiza – Young Boys Tirana
    Klosi – Vllaznia B
    Grupi B
    Albpetrol – Skrapari
    Osumi – Memaliaj
    Tepelena – Turbina
    Teuta B – Gramozi
    Përmeti – Apolonia B
    Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B

  • Kategoria e Tretë 2025-2026/ Hidhet shorti, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

    Kategoria e Tretë 2025-2026/ Hidhet shorti, njihuni me kalendarin e plotë të ndeshjeve

    Federata e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.
    Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.
    Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.
    Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.
    Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.
    Java e parë ka rezervuar këto përballje:
    Grupi A
    KF Shkodra – T-Kamza
    Kamza Sport – Dinamo City B
    Rinia EL – Shënkolli
    Bulqiza – Young Boys Tirana
    Klosi – Vllaznia B
    Grupi B
    Albpetrol – Skrapari
    Osumi – Memaliaj
    Tepelena – Turbina
    Teuta B – Gramozi
    Përmeti – Apolonia B
    Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B

  • Hidhet shorti për Kategorinë e Tretë, ja kalendari i plotë

    Hidhet shorti për Kategorinë e Tretë, ja kalendari i plotë

    Federata e Futbollit organizoi mesditën e sotme në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” hedhjen e shortit të kampionatit të Kategorisë së Tretë, që do të nisë më 18 tetor.
    Të gjitha skuadrat pjesëmarrëse, të ndara në Grupin A dhe Grupin B, u njohën me kalendarin e sezonit 2025–2026.
    Në Grupin A bëjnë pjesë skuadrat: Bulqiza, Vllaznia B, Young Boys Tirana, Klosi, Tirana B, Dinamo City B, Rinia EL, Kamza Sport, Shënkolli, KF Shkodra dhe T-Kamza.
    Ekipet e Grupit B janë: Gramozi, Albpetrol, Skrapari, Tepelena, Osumi, Memaliaj, Përmeti, Turbina, Teuta B dhe Apolonia B.
    Në fund të kampionatit, fituesi i Grupit A dhe fituesi i Grupit B do të ngjiten automatikisht në Kategorinë e Dytë.
    Java e parë ka rezervuar këto përballje:
    Grupi A
    KF Shkodra – T-Kamza
    Kamza Sport – Dinamo City B
    Rinia EL – Shënkolli
    Bulqiza – Young Boys Tirana
    Klosi – Vllaznia B
    Grupi B
    Albpetrol – Skrapari
    Osumi – Memaliaj
    Tepelena – Turbina
    Teuta B – Gramozi
    Përmeti – Apolonia B
    Njihuni më poshtë me kalendarin e plotë për të dyja grupet:
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI A
    KALENDARI KATEGORIA E TRETE GRUPI B

  • “Të mos lëmë asnjë hapësirë boshe”/ Diskutimet në Grupin e PD, Zhupa: Përballje me Ramën, kemi marrë vendim…

    “Të mos lëmë asnjë hapësirë boshe”/ Diskutimet në Grupin e PD, Zhupa: Përballje me Ramën, kemi marrë vendim…

    Mendimet gjatë diskutimeve të djeshme në Grupin parlamentar të Partisë Demokratike, pas seancës së tensionuar në Kuvend ku mazhoranca e mbylli me votimin rekord në 25 minuta të programit të qeverisë “Rama 4” dhe kabinetit qeveritar, kanë qenë nga më të ndryshmet.
    Deputetja Ina Zhupa theksoi se opozita nuk duhet të lërë asnjë hapësirë bosh në Parlament, sikurse ishte vendimi i mëhershëm që ata kishin marrë, por të vijohej edhe me dy kërkesa në Kushtetuese. Ligjvënësja theksoi se grupi i PD mbrojti dinjitetin e Kuvendit me reagimet që u bënë në sallë.
    “Para një jave kryesia e partisë dhe grupi kemi marrë vendim për të mos lënë asnjë hapësirë institucionale të pashfrytëzuar në përballjen me Ramën. Do duhet edhe në këtë rast t’i qëndrojmë vendimit të marrë dhe të shfrytëzojmë hapësirat institucionale. Ne nuk kishim asnjë skenar për ta prishur seancën, ne ishim aty për të folur për interesin publik, të gjithë ishin përgatitur, por u reagua në mbrojtje të dinjitetit të Parlamentit.
    Por nëse i mëshojmë idesë që po dëgjoj këtu se meqënëse Rama na pamundësoi seancën me të rëndësishme, ne tani të vazhdojmë me skenarin që pamundësojmë seancat, apo të përshkallëzojmë situatën, do të duket sikur nisim të njëjtën rrugë që kemi bërë më parë, edhe njerëzit mund të mendojnë që edhe kjo sot ishte pjesë e skenarit tonë për atë rrugë, dhe jo arroganca e pushtetit”, tha ajo mes të tjerash.
    Në mbledhje ka folur edhe deputeti Ramadan Lika, që vuri theksin te aksioni opozitar dhe farsa elektorale e 11 majit. Ai tha se opozita edhe nuk i njeh zgjedhjet, edhe hyn në Parlament, teksa sugjeroi dorëzimin e mandateve njëherësh dhe ndjekjen e një rruge pa kthim, deri në ikjen e Ramës.
    “Doktor, Rama na ka bërë favor ditën e sotme. Ju doktor keni 3 muaj që flisni për farsën elektorale, megjithatë Kryesia u mblodh dhe vendosi që ne të hyjmë në Kuvend. Është non sens, edhe nuk i njohim zgjedhjet, edhe shkojmë në parlament. Media dhe elektorati na u vërsulën për këtë gjë.
    Por sot Rama na ka bërë një favor të madh. Tani ne duhet t’i drejtohemi elektoratit, ose të dorëzojmë mandatet, ose të gjithë bashkë, ne dhe mbështetësit tanë, t’i hyjmë një rruge të pa kthim, deri në ikjen e Edi Ramës. Unë këtu nuk jam për rrogën e deputetit. Unë jam i mendimit që për ne të vendosë elektoratit”.

  • “Shqipëria në diktaturë”/ Berisha mbledh grupin parlamentar: Rama me skenar të përgatitur, shpalli luftë të hapur

    “Shqipëria në diktaturë”/ Berisha mbledh grupin parlamentar: Rama me skenar të përgatitur, shpalli luftë të hapur

    Pas kaosit në kuvend, Sali Berisha mblodhi grupin e PD në seli, ku akuzoi kryeministrin Rama se kishte ardhur me skenar për të ndërprerë seancën.
    Kreu i PD Sali Berisha: Sot në Kuvend ishte një skenar i përgatitur. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që një program qeverie të kalojë për 5 minuta, siç ndodhi sot. Kjo është dhunë brutale ndaj popullit shqiptar. Ky është dhe akt brutal ndaj opozitës. Duhet të veprojmë.
     
    Kryeministri Edi Rama, me aktin e tij, asgjësoi votat e atyre që morën në votim, shpalli luftë të hapur me një skenar të përgatitur bashkë me kreun e parlmentit, që është një individ skllav i krimit dhe i korrupsionit të vet dhe tregoi që është i aftë të zbatojë çdo skenar që vjen nga Edi Rama dhe banda e tij.
     
     

  • Opozita me tre Grupe Parlamentare…’qoka’ e radhës i takon Mediut! Mesila Doda ‘tradhton’ Berishën

    Opozita me tre Grupe Parlamentare…’qoka’ e radhës i takon Mediut! Mesila Doda ‘tradhton’ Berishën

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË- Opozita shqiptare nuk do të përfaqësohet në Kuvend vetëm me dy, por me 3 grupe parlamentare. Përveç Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike (PD), do të ketë edhe Grupin Parlamentar të Partisë së Lirisë (PL), një tjetër grup është krijuar në radhët e opozitës. 
    Pasi i bëri ‘qokën’e radhës Ilir Metës, kryedemokrati Sali Berisha nuk ka harruar as aleatin historik Fatmir Mediu, duke i ‘huazuar’ këtij të fundit deputetë nga Partia Dëmokratike në mënyrë që të krijojë Grupin Parlamentar. 
    Grupi i tretë do të përbëhet: Fatmir Mediu nga PR, Vangjel Dule nga PBDNJ, Greta Bardeli PD, Denisa Vata PD, Zija Ismaili PD, Artan Luku PAA dhe Fidel Kreka PD.

    Një ditë më parë, Partia e Lirisë (PL) zyrtarizoi grupin e saj parlamentar në Kuvend për Legjislaturën e re. Kryetar i këtij grupi është zgjedhur Tedi Blushi, ndërsa nënkryetar Edmond Haxhinasto. Sekretare është zgjedhur Bruna Haxhiu, ndërsa zëdhënëse e grupit Erisa Xhixho. Ndërkohë, 3 deputetet e grupit demokrat Ledina Alolli, Ina Zhupa dhe Klodiana Çapja, i janë bashkuar grupit parlamentar të Partisë së Lirisë. 
    Ndërkohë, Mesila Doda ka vendosur që rrugëtimin e saj parlamentar të bëjë si e pavarur, pasi nuk është pjesë e asnjë grupi parlamentar, duke u distancuar nga Partia Demokratike. Doda nuk u bë pjesë as në grupin e PD dhe asaj të Fatmir Mediut që grupi aleatët te gjithë bashkë, përfshirë kreun e PBDNJ, Vangjel Dule. Nën siglën e PD-së, Mesila Doda garoi në listën e mbyllur të Tiranës, duke fituar automatikisht vendin si deputete.
    Kjo lëvizje vjen nga opozita për të vijuar aksionin parlamentar me dy grupe në Kuvend, teksa tashmë do përfitojnë dhe benefitet që i jep të pasurit e një grupi parlamentar, nga përfitimet financiare, tek minutazhi në foltore që gëzon partia me më shumë grupe parlamentare./ZËRI