Tag: grupin

  • Zhegrova në stol, Kosova e nis me plot befasi ndaj Suedisë. Formacionet zyrtare

    Zhegrova në stol, Kosova e nis me plot befasi ndaj Suedisë. Formacionet zyrtare

    13 Tetor 2025

    19:35

    Telesport

    Kosova sot luan në transfertën delikate në Goteborg ndaj Suedisë. Aktualisht Dardanët janë të dytët në grupin B me 4 pikë, pas Zvicrës së vendit të parë me 9 pikë të plota në 3 ndeshje. Sllovenia e treta me dy pikë dhe mbyll grupin Suedia me një pikë.
    Ndeshja e sotme është shumë e rëndësishme për fatin e Kosovës në këto kualifikuese. Franco Foda ka bërë tre ndryshime nga formacioni titullar në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ndërsa Edon Zhegrova gjendet sërish në stol.
    Aliti, Rexhbecaj dhe Albion Rrahmani gjende në stol sonte, ndërsa në vend të tyre luajnë si titullar Kreshnik Hajdari, Veldin Hoxha dhe Fisnik Asllani.

  • Llogaritë e kualifikimit, si qëndrojnë pozitat e Shqipërisë në grupin K dhe Botërori në horizont

    Llogaritë e kualifikimit, si qëndrojnë pozitat e Shqipërisë në grupin K dhe Botërori në horizont

    Adriatik BALLA
    Shqipëria mundi 1-0 Serbinë dhe me tri pikët e kësaj ndeshjeje forcoi pozitat e saj në grupin K, duke pasur shanse reale jo vetëm ta mbyllë e dyta në grup por edhe të shpresojë për kualifikim në Botërorin e vitit 2026 në SHBA, Meksikë e Kanada. Duhet thënë se rruga drejt Botërorit është ende e largët dhe shumë e vështirë. Kjo pasi koha ka treguar se edhe vendi i dytë nuk mjafton ndonjëherë sepse në “play-off” dalin skuadra shumë cilësore, me siguri më cilësore sesa përfaqësuesja serbe. Në “play-off” mund të bjerë në short një ekip si Holanda apo Belgjika, Polonia apo Çekia, pse jo Italia apo ndonjë përfaqësuese tjetër cilësore. Por për momentin morali i skuadrës është i lartë sepse është mposhtur një rival direkt në grup dhe kjo tregon shumë.
    Rëndësia e fitores me Serbinë
    Me fitoren e së shtunës mbrëma ndaj Serbisë në Leskovac, Shqipëria ka bërë një hap gjigant drejt vendit të dytë në Grupin K të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026. Vendi i dytë në grup në kualifikimet evropiane nuk ofron biletën për Botëror, por ofron vend në “play-off”. Për Shqipërinë do të ishte sukses shumë i madh. Deri më tani kuqezinjtë asnjëherë nuk janë paraqitur në plejof për kualifikim në Botëror. Deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria i ka edhe dy ndeshje. Më 13 nëntor luan në udhëtim ndaj Andorrës dhe do të ishte befasi shumë e madhe nëse nuk i fiton tri pikët. Ndërkohë më 16 nëntor e pret Anglinë në “Air Albania” në Tiranë. Aktualisht Shqipëria është e dyta në Grupin K me 11 pikë nga gjashtë ndeshje. Anglia udhëheq me 15 pikë nga pesë ndeshje dhe thuajse e ka siguruar vendin e parë që dërgon në Botëror. Ndërkohë, Serbia është e treta me shtatë pikë nga pesë ndeshje. Pra ka katër pikë më pak se Shqipëria. Serbia të martën mbrëma luan në udhëtim ndaj Andorrës dhe vlerësohet favorite e madhe. Por edhe me fitore, mbetet një pikë prapa Shqipërisë. Kështu, vendimtare do të jenë ndeshjet e 13 nëntorit. Ka pak gjasa që Anglia të lëshoi pikët ndaj Serbisë në “Wembley”. Dhe në të njëjtën kohë që Shqipëria të lëshojë pikët në udhëtim ndaj Andorrës. Me fitore të Shqipërisë dhe të Anglisë, vendi i dytë do të ishte i kuqezinjve. Me këtë skenar, Shqipëria sërish do t’i kishte katër pikë më shumë se Serbia, një xhiro para fundit. Kjo do të bënte që ndeshja e 16 nëntorit, Shqipëri – Angli, të ishte festive. Dhe ndeshja tjetër, Serbi – Letoni, të ishte pa vlerë.
    “Play-off” një shans, por jo i sigurt
    Arritja në “play-off”, megjithatë është gjysma e rrugës drejt Botërorit. Në këtë fazë paraqiten 12 përfaqësueset që përfundojnë në vendet e dyta në grupet kualifikuese dhe katër përfaqësueset më të mira të Ligës së Kombeve që përfundojnë më poshtë se dy pozitat e para në grupet kualifikuese. Gjithsej në “play-off” paraqiten 16 përfaqësuese. Në “play-off” formohen katër mini-grupe, ku gara zhvillohet në formë eliminimi. Janë dy gjysmëfinale dhe finalja e secilit grup. Dhe fituesit e katër finaleve sigurojnë biletën e Botërorit. Rruga deri në Botëror është e gjatë, por vetë paraqitja në “play-off” do të ishte sukses shumë i madh për kuqezinjtë.

  • VIDEO/ Danimarka mund Greqinë në kualifikueset e botërorit, fitojnë Kroacia e Polonia

    VIDEO/ Danimarka mund Greqinë në kualifikueset e botërorit, fitojnë Kroacia e Polonia

    Këtë të dielë u luajtën sfidat e radhës në kualifikueset e botërorit. Danimarka ia doli të triumfojë 3-1 ndaj Greqisë, në takimin e vlefshëm për grupin C.
    Ky sukses bën që danezët të jenë në vendin e parë me 10 pikë, po aq sa edhe Skocia e vendit të dytë.

    Në grupin L, asnjë problem për Kroacinë, me këta të fundit që mundën pastër 3-0 Gjibraltarin. Në grupin G, Polonia fiton 0-2 ndaj Lituanisë. Në grupin H, Austria bie 1-0 në Rumani.
    © BalkanWeb

  • KUALIFIKUESET: Holanda e sigurt drejt Botërorit, Ishujt Faroe befasojnë Rep. Çeke

    KUALIFIKUESET: Holanda e sigurt drejt Botërorit, Ishujt Faroe befasojnë Rep. Çeke

    12 Tetor 2025

    19:50

    Telesport

    Holanda vazhdon e sigurt rrugën drejt Botërorit. “Tulipanët” mundën 4-0 Finlandën në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam. Protagonisti kryesor i ndeshjes Memphis Depay, me dy asiste dhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë.
    Golat e tjerë për Holandën u shënuan nga Malen, Van Dijk dhe Cody Gapko. Pas kësaj fitoreje, Holanda kryeson grupin G me 16 pikë me 6 ndeshje, Polonia dhe Finlanda renditet në vendin e dytë dhe të tretë me nga 10 pikë.
    Në “Torshavn”, pas Malit të Zi, Ishujt Faroe kanë mundur 2-1 edhe Rep. Çeke. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Në grupin L, kryeson Kroacia me 13 pikë, e dyta Rep. Çeke me 13 pikë dhe Ishujt Faroe të tretët me 11 pikë. Kroatët kanë dy ndeshje më pak.
    Në grupin C, Skocia ka bërë detyrën në Glasgoë duke mundur 2-0 Biellorusinë. Golat për vendasit u shënuan nga Che Adams dhe Scot McTominay. Skocia mban momentalisht vendin e parë në grupin C me 10 pikë, Danimarka e dyta me 7 pikë, e cila përballet në mbrëmje me Greqinë.

  • Curaçao e Advokat pranë historisë për të shkuar në Botëror

    Curaçao e Advokat pranë historisë për të shkuar në Botëror

    Pjesë e Mbretërisë së Holandës, Curaçao po kryeson grupin e saj përpara Xhamajkës. Trajneri i saj? “Dhelpra” e vjetër Dik Advokat.

    Në vitin 2026, një nga kombet më pak të njohura të planetit mund të bëhet i famshëm në botë për qindra miliona njerëz nëse kualifikohet për Kupën e Botës në SHBA, Meksikë, Kanada.

    Duke udhëhequr Grupin G kualifikues përpara Xhamajkës dhe Trinidad &Tobagos, si dhe ekipit të Bermudës, Kuraçao po përpiqet të punojë ndeshje pas ndeshjeje pa u dorëzuar para entuziazmit të lehtë që do të shkatërronte punën e atij dhelpre të vjetër Dik Advokat.

    Holandezi i njohur është trajneri i ekipit kombëtar i cili është jashtëzakonisht në garë për një vend në Kupën e Botës 2026 dhe përfaqëson një vend me 150,000 banorë, gjë që do ta tejkalonte shumë rekordin e Islandës si vendi më pak i populluar në fazën finale (rreth 400,000).

    Vazhdo leximin

  • Formacionet e mundshme/ Sylvinho ndërron mendje, i beson Manajt në sulm! Serbia me skemën 3-4-1-2

    Formacionet e mundshme/ Sylvinho ndërron mendje, i beson Manajt në sulm! Serbia me skemën 3-4-1-2

    Sot në orën 20:45, kombëtarja shqiptare e futbollit luan kundër Serbisë në Leskovac, sfidë kjo e vlefshme për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.
    Nga fillimi i sfides, e gjithë vëmendja do jetë në stadiumin ‘Duboçica’ të Leskovacit, pasi Serbia dhe Shqipëria do përballen në fushë për Grupin K në Kupën e Botës 2026.
    Ky do jetë takimi i tetë mes tyre në histori, ndërsa pesë fitore janë të serbëve, dy barazime dhe asnjë fitore e Shqipërisë. UEFA nuk regjistron ndeshjet e fituara në tavolinë, pasi tanët kanë marrë një fitore 0-3 më 14 tetor 2014 për sfidën e Beogradit, kur huliganët serbë u futën në fushë dhe dhunuan futbollistët tanë.
    Ndeshja në Serbi është vlerësuar si e një rrezikshmërie të madhe nga FIFA, duke dërguar dy oficerë sigurie. Veç zhvendosjes së sfidës nga Beogradi në Leskovac për shkak të frikës nga huliganët serbë dhe klimës së tensionuar politike atje, Federata Serbe e Futbollit nuk nxorri në shitje asnjë biletë.
    6500 tifozët serbë në Leskovac do jenë me ftesa dhe të përzgjedhur, përfshi futbollistë nga akademitë e futbollit. Serbia është e dënuar që këtë duel ta zhvillojë me reduktim të 20 përqind të kapacitetit të stadiumit. Në bazë të një marrëveshjeje mes dy federatave, në ndeshjet Serbi – Shqipëri dhe anasjelltas nuk do ketë tifozë kundërshtarë.
    Pas pesë sfidave të luajtura në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026, Anglia me 15 pikë mban kreun duke lënë pas Shqipërinë me tetë pikë. Serbia me shtatë pikë ndodhet në pozitën e tretë, por ka një ndeshje më pak. Më pas vijnë Letonia (5 pikë) dhe Andorra me një pikë.
    SIGURIA – Pesë mijë policë janë të gatshëm për të ruajtur sigurinë në Leskovac. Në stadium do ketë edhe afro 100 shqiptarë, staf i Federatës Shqiptare të Futbollit, drejtues klubesh nga Shqipëria dhe gazetarë që ndodhen me detyra pune. Në bazë të një marrëveshje mes federatave respektive, në duelet mes Shqipërisë dhe Serbisë ose anasjelltas, nuk do ketë tifozë kundërshtarë.
    MUNGESAT – Adrion Pajaziti dhe Ardian Ismajli nuk janë të gatshëm për Sylvinhon për shkak lëndimesh. Te Serbia trajneri Stojkovic nuk do ketë të gatshëm Iliç, Lukiç, Nedeljkoviç, Vanja Milinkoviç-Saviç dhe Katai të lënduar, ndërsa Milenkoviç është i pezulluar, ashtu si edhe Lukiç.
    ARBITRI – Arbitri rumun Istvan Kovacs do të jetë gjyqtari kryesor në ndeshjen mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kovacs është arbitri më i mirë i UEFA-s, pasi atij iu besua finalja e edicionit të shkuar në Champions League, aty ku PSG mposhti Interin 5-0. Sipas njoftimit të UEFA-s, Istvan Kovacs do të ndihmohet nga bashkatdhetarët Mihai Marica dhe Ferencz Tunyogi, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Horatiu Feșnic, po nga Rumania. Në dhomën e VAR-it do të jenë gjyqtarët gjermanë Bastian Dankert dhe Pascal Muller.
    Formacionet e mundshme:
    Serbia (3-4-1-2): Petrovic; Erakovic, Veljkovic, Pavlovic; Maksimovic, Stankoviç, Zivkovic, Kostic; Samardzic; Vlahovic, Mitroviç Trajner: Dragan Stojkovic
    Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Shehu, Laçi; Broja, Bajrami, Manaj (Daku) Trajner: Sylvinho

  • Andorra bën surprizë në grupin tonë, del me pikë nga transferta e Letonisë

    Andorra bën surprizë në grupin tonë, del me pikë nga transferta e Letonisë

    Vetëm pak minuta më parë është mbyllur një ndeshje në grupin tonë, por e parëndësishme për ecurinë e Shqipërisë dhe fatet tona për kalimin në Botëror. Letonia dhe Andorra janë përballur me njëra-tjetrën duke përfunduar në barazimin 2-2.
    Vendasit u befasuan nga San Nicolas në minutën e 33, përpara se letonezi Zelenkovs të lëshonte një predhë nga distanca pak minuta më vonë. Pjesa e parë u mbyll në 1-1 dhe me fillimin e së dytës, Gutkvskis shënoi nga penalltia. Letonia do të gjente edhe golin e tretë që u anulua me Var për pozicon jashtë loje, ndërsa Oliveira në të 78, barazoi te Andorra duke marrë pikën e parë në grup. /Sport Ekspres/

  • Ndodh surpriza e madhe në grupin e Shqipërisë, Andorra merr pikën e parë

    Ndodh surpriza e madhe në grupin e Shqipërisë, Andorra merr pikën e parë

    11 Tetor 2025

    17:02

    Telesport

    Andorra ka marrë pikën e parë në këto kualifikuese në grupin K për Kupën e Botës 2026, aty ku bën pjesë edhe Shqipëria. Në sfidën e luajtur në Riga, Letonia dhe Andorra u ndanë në barazim 2-2.
    Andorra gjeti e para avantazhin me Moises San Nicolas në minutën e 33-të, vendasit barazuan shifrat brenda pjesës së parë, me Zelenkovs në minutën e 41-të.
    Në minutën e 55-të, Gutkovskis kaloi vendasit në avantazh nga pika e bardhë e penalltisë. Andorra barazoi shifrat me Ian Oliviera në minutën e 78-të.
    Pas këtij barazimi, Andorra merr pikën e parë pas 6 ndeshjesh, ndërsa Letonia me dy pikët e humbura sot i ka dhënë fund çdo shprese të mundshme për vendin e dytë. Letonia renditet në vendin e katërt me 5 pikë, pas 6 ndeshjes.
    Në orën 20:45, luhet Serbi-Shqipëri në Leskovac, ndërsa Anglia e ka pushim.

  • Luhet java e parë e FSHF Sunday League, sezoni i ri nis me gola dhe spektakël

    Luhet java e parë e FSHF Sunday League, sezoni i ri nis me gola dhe spektakël

    Ka startuar edicioni i shtatë i kampionatit të futbollit amator “Sunday League Albania”, teksa java e parë nisi menjëherë me gola dhe spektakël.
    Në Grupin A, Luminesen mposhti Implant Swiss me rezultatin 4-1, ndërsa Tirana e Re fitoi 3-0 ndaj Dymbëdhjetës. Fitore regjistruan gjithashtu FC Confucius, Three Lions 9×9, Alpha Cross Fit 9×9, Barrikada dhe Antigonea në ndeshjet e tyre. Vetëm një sfidë u mbyll në barazim pa gola, Immi – Friends Team 0-0.
    Në Grupin B, Dajti triumfoi bindshëm 5-0 ndaj FC Vibes, ndërsa Domja fitoi 5-2 përballë Elso. Edhe ATS, VILA-L, Legjendat TT dhe M&D e nisën me fitore edicionin e ri. Dy ndeshje u mbyllën në barazim, PRIMO MFC – Raiffeisen Bank 0-0 dhe Jata Market – Coca Cola Tepelena 1-1.

  • VIDEO/ Gjermania dhe Franca nuk falin, Belgjika zhgënjen në kualifikueset e botërorit

    VIDEO/ Gjermania dhe Franca nuk falin, Belgjika zhgënjen në kualifikueset e botërorit

    Këtë të premte u luajtën ndeshjet e radhës në kualifikueset e botërorit. Në grupin A, Gjermania fitoi 4-0 ndaj Luksemburgut, në një sfidë pa shumë histori.
    Në grupin J, zhgënjen Belgjika, me këta të fundit që nuk shkuan më shumë se një barazim pa gola ndaj Maqedonisë së Veriut. Në grupin D, Franca mbetet perfekte, thyen 3-0 Azerbajxhanin.

    Në grupin B, Zvicra mundi 0-2 Suedinë, ndërsa Kosova barazoi pa gola ndaj Sllovenisë.

    Img 7656
    © BalkanWeb