Tag: grupin

  • Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu e nis me fitore, Tirana e Vllaznia kryesojnë në Grupin B

    Kupa e Shqipërisë: Skënderbeu e nis me fitore, Tirana e Vllaznia kryesojnë në Grupin B

    Ka startuar Kupa e Shqipërisë në volejboll për meshkuj, teksa janë luajtur ndeshjet e para të fazës së grupeve.
    Në Grupin A, skuadra e Skënderbeut fitoi 3-1 (25-22, 25-17, 20-25, 25-23) ndaj Studentit. Një ndeshje e hapur dhe e ekuilibruar shumicën e kohës, me korcarët që arritën të bëjnë diferencën në parket në momentet e fundit.
    Në Grupin B, Tirana fitoi pa shumë mund ndaj Elbasanit me shifrat 3-0 (25-19, 25-15, 25-14). Sfidë e kontrilluar nga bardheblutë, që marrin edhe tri pikët e para. Vuan disi por në fund Vllaznia arrin të mposhtë 3-1 Erzenin në Shkodër (29-19, 19-25, 25-20, 25-18), duke marrë pikët e para.
    Meshkuj – Grupi A
    Skënderbeu – Studenti, 3-1
    Partizani (pushim)
    Renditja: Skënderbeu 3 pikë, Studenti 0 pikë, Partizani 0 pikë.
    Meshkuj – Grupi B
    Vllaznia – Erzeni, 3-1
    Tirana – Elbasani, 3-0
    Renditja: Tirana 3 pikë, Vllaznia 3 pikë, Erzeni 0 pikë, Elbasani 0 pikë.

  • Llogaritë e kuqezinjve në grupin K, forma sportive e Manajt dhe dueli Angli-Serbi

    Llogaritë e kuqezinjve në grupin K, forma sportive e Manajt dhe dueli Angli-Serbi

    Adriatik BALLA
    Shqipëria do të luajë më 13 dhe 16 nëntor dy ndeshjet e fundit në grupin K eliminator për finalet e Kupës së Botës në SHBA, Kanada e Meksikë vitin e ardhshëm, por rivalja kryesore në grup, Serbia, ka një ndeshje më shumë në dispozicion, atë me Letoninë. Në këto rrethana, Shqipëria, edhe se ka 11 pikë, katër më shumë se Serbia, nuk e ka siguruar plotësisht vendin e dytë, pra pozicionin që të çon në “play-off”, pasi ka ende pikë në lojë, por fitorja me modestët e Andorrës, mund ta vulosë këtë objektiv.
    Pozitat në grup
    Trajneri Silvinjo ka qenë në delir pas ndeshjes në Leskovc, pasi ai e beson fort se Serbia do të mundet nga Anglia. Edhe nëse i fiton të dy duelet e tjera do të shkojë 13 pikë, ndaj përfaqësueses së Shqipërisë, i duhet një fitore me Andorrën të shkojë në “play-off”. Po sa e sigurt është kjo? Kuqezinjtë janë aktualisht 1 pikë para serbëve, teksa të dyja skuadrat kanë për të luajtur edhe dy ndeshje, ku kuqezinjtë përballen fillimisht me Andorrën e më pas me Anglinë, ndërsa Serbia ka Anglinë në ndeshjen e më parë, e më pas do të presë Letoninë. Veç fitores ndaj Andorrës që është detyrim për skuadrën tonë, shpresohet edhe që Anglia të fitojë në Londër ndaj Serbisë, në mënyrë që të jemi zyrtarisht të kualifikuar si vendi i dytë në grupin K, për të mbajtur gjallë shpresën për Botëror. Si në Europian, ashtu edhe në këto kualifikuese, Silvinjo ka pasur një futbollist, i cili ka dhënë zgjidhje sa herë që kuqezinjve i është dashur. Nëse në Europian, ishte Jasir Asani ai që me golat e tij na kualifikoi, këtë herë është Rei Manaj lojtari protagonist, që ka marrë Shqipërinë “për dore” drejt Botërorit.
    Manaj në formë, tani lider i sulmit
    Referuar analizës që bën “Panorama Sport”, nëse në Europian ishte Jasir Asani ai që po e mbante Shqipërinë me shpresë, në kualifikueset e Botërorit gjërat kanë ndryshuar, pasi 30-vjeçari nuk është preferuar në lojë nga Silvinjo. Vendin e tij me gola, e ka zënë sulmuesi Rei Manaj i cili së fundmi u kthye në hero në Leskovc, ku shënoi golin e fitores në ndeshjen ndoshta më të rëndësishme të kualifikueseve të Botërorit. Sulmuesi lushnjar gjeti golin e tij të parë në kualifikuese, duke i shënuar Andorrës një dygolësh në fitoren 3-0, teksa një gol të rëndësishëm, po realizonte edhe ndaj Letonisë në transfertë, por topi u devijua në vijë fatale duke u konsideruar më pas autogol nga vendësit. Sulmuesi ishte protagonist në ndeshjen ndaj Serbisë në Tiranë, po aty humbi penalltinë që mund t’i jepte 3 pikët, gabim të cilin e ka shlyer në Leskovc me një gol shumë të rëndësishëm. Kështu, në 6 golat që Shqipëria ka shënuar në këto kualifikuese, 3 prej tyre i ka shënuar Rei Manaj dhe njëri është autogol, të cilin “e detyroi” sulmuesi ynë. Shqipërisë i kanë mbetur edhe dy ndeshje, në të cilat të dy sulmuesit duhet që të jenë në formën e tyre më të mirë, për të gjetur golin që mund të shënojë arritjen më të madhe në historinë e futbollit shqiptar, për ta dërguar skuadrën në “play-off” të Kupës së Botës. Gjithçka duket e hapur, por realisht për Shqipërinë gjërat bëhen të lehta me një fitore ndaj modestëve të Andorrës. Aty fitorja është detyrim.

  • FSHF Sunday League/ Zhvillohet java e dytë e kampionatit amator

    FSHF Sunday League/ Zhvillohet java e dytë e kampionatit amator

    Janë zhvilluar të gjitha ndeshjet e javës së dytë të kampionatit amator FSHF Sunday League, me duele interesante dhe shumë gola në të dy grupet.
    Në Grupin A, skuadrat Luminesen, Alpha Cross Fit 9×9, Three Lions 9×9 dhe FC Confucius morën fitoret e dyta radhazi, duke u shkëputur në krye të renditjes pas paraqitjeve të mira në këtë fillim sezoni. Fitore arritën gjithashtu FC Tigres, Immi dhe FC Implant Swiss, ndërsa vetëm një ndeshje u mbyll në barazim, Barrikada – Antigonean 0-0.
    Në Grupin B, ekipet M&D, Legjendat TT, VILA-L dhe FC Domja siguruan fitoret e radhës në kampionat. Edhe Jata Market, FC Storm dhe Coca-Cola Tepelena triumfuan në sfidat e tyre, ndërsa ndeshja FC Dajti – ATS përfundoi në barazim 1-1.
     
     

  • (FOTO-VIDEO)“Urdhëroi deputetët të…”/ Zbulohet mesazhi i Ballës në grupin e gabuar. PD akuzoi PS për ndërprerjen e Kuvendit me skenar

    (FOTO-VIDEO)“Urdhëroi deputetët të…”/ Zbulohet mesazhi i Ballës në grupin e gabuar. PD akuzoi PS për ndërprerjen e Kuvendit me skenar

    Një mesazh i dërguar aksidentalisht nga kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, sipas PD, ka hedhur dritë mbi planin e mazhorancës për të shmangur zhvillimin e debatit parlamentar dhe për të kaluar menjëherë në votim gjatë seancës së sotme. 
    Balla, i cili kishte thirrur më herët deputetët socialistë për t’i orientuar mbi mënyrën e menaxhimit të seancës, ka shpërndarë një mesazh udhëzues për kolegët e tij, por në vend që ta dërgonte në kanalin e brendshëm të komunikimit të grupit parlamentar të PS-së, ai e ka dërguar gabimisht në grupin zyrtar të Konferencës së Kryetarëve, një grup që përfshin drejtues nga të gjitha forcat politike në Kuvend. 
    Në mesazh, Balla shkruan: “Lutem secili komisionin e tij ta ketë në sallë.” 
    Sipas demokratëve ky ishte një sinjal për deputetët socialistë që të jenë të gjithë të pranishëm në sallë për të kaluar direkt në votim, pa lejuar diskutime të zgjatura apo ndërhyrje nga opozita. 

  • U turpërua në Faroe, Çekia përcjell stafin teknik

    U turpërua në Faroe, Çekia përcjell stafin teknik

    Federata e Futbollit e Republikës Çeke mori vendimin për shkarkimin e menjëhershëm të trajnerit Ivan Hashek, ashtu si edhe të ndihmësit të tij, Jaroslav Veseli.

    Bordi drejtues pas humbjes turpëruese me Ishujt Faroe 2-1 ka vendosur se kjo ishte më e pakta për të bërë pas një humbje të pamenduar ndaj modestëve në rritje të Ishujve Faroe.

    Trajneri i ri pritet të zgjidhet shpejt pasi çekët janë të dytët në grupin e tyre dhe shumë pranë fazës play off të Kupës së Botës 2026.

    Në paravlerësimin e situatave të zonës UEFA, Çekia mbetet një rival i mundëshëm i Shqipërisë në atë fazë. Gjithnjë nëse kuqezinjtë do të ruajnë pozicionin e dytë në Grupin K./ Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Anglia “përqafon” Botërorin, Serbia “bezdis” sërish Shqipërinë

    VIDEO/ Anglia “përqafon” Botërorin, Serbia “bezdis” sërish Shqipërinë

    Në grupin K, të kualifikueseve të botërorit, Anglia është perfekte, pasi triumfoi 0-5 ndaj Letonisë. “3 luanët”, sigurojnë kështu matematikisht botërorin.
    Në sfidën tjetër të grupit ku është edhe Shqipëria, skuadra e Serbisë mbajti gjallë shpresat e vogla për Play Off, pasi mundi 1-3 Andorrën. Tani, Serbia ka një pikë më pak se Shqipëria.

    Në grupin I, Italia kaloi 3-0 pengesën e Izraelit. Në grupin F, Portugalia nuk arrin më shumë se barazimi 2-2 me Hungarinë. Në grupin E, goleadë 4-0 e Spanjës ndaj Bullgarisë.
    © BalkanWeb

  • KUALIFIKUESET: Italia bën detyrën ndaj Izraelit, Portuaglia “digjet” në fund, Spanja dhe Turqia “ok”

    KUALIFIKUESET: Italia bën detyrën ndaj Izraelit, Portuaglia “digjet” në fund, Spanja dhe Turqia “ok”

    Përveç ndeshjeve të grupit K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sot u luajtën edhe sfidat kualifikuese të grupeve të tjera. Në grupin I, Italia fitoi në Udine 3-0 ndaj Izraelit. Për “Axurrët” shënoi Mateo Retegui nga penalltia në minutat shtesë të pjesës së parë. Goli i dytë u shënua sërish nga Retegui në minutën e 75-të, këtë herë sulmuesi u tregua fantastik me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Gianluca Mancini vulosi fitoren 3-0 për Italinë me golin në minutat shtesë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Estonia dhe Moldavia u ndanë në barazim 1-1, Norvegjia pushim.
    Situata në grupin I është e tillë:
    1. Norvegjia 18 pikë në 6 ndeshje2. Italia 15 pikë në 6 ndeshje3. Izraeli 9 pikë në 7 ndeshje4. Estonia 4 pikë në 7 ndeshje5. Moldavia 1 pikë në 6 ndeshje
    Në grupin E, Turqia fitoi 4-1 ndaj Gjeorgjisë, me golat e shënuar nga Kenan Yildiz 14′, Demiral 22′, 52′ dhe Akgun 35′. Për miqtë shënoi golin e nderit mesfushori Giorgi Kochorashvili në minutën e 65-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, në Valladolid, Spanja bëri detyrën duke fituar 4-0 ndaj Bullgarisë, me golat e Mikel Merino 35′, 57′, autogoli i Chernev 79′ dhe goli nga penalltia e Mikel Oyarzabal në shtesë.
    Renditja në grupin E, pas 4 ndeshjesh:
    1. Spanja 12 pikë2. Turqia 9 pikë3. Gjeorgjia 3 pikë4. Bullgaria 0 pikë
    SHIKOGOLAT
    Në grupin F, Portugalia nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 ndaj Hungarisë në Lisbonë. Hunagrezët kaluan të parët në avantazh me Attila Szalai në minutën e 8-të. Luzitanët përmbysën shifrat me dy golat e Cristiano Ronaldo në minutat 22′ dhe 45+3′. Me dy golat e shënuar sot, Cristiano Ronaldo numëron 948 gola në karrierë. Dominik Szoboszlai barazoi shifrat për Hungarinë në minutën e 90+1′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda fitoi 2-0 në Dublin ndaj Armenisë, me golin e Evan Ferguson.
    Renditja në grupin F, pas 4 ndeshjesh:
    1. Portugalia 10 pikë2. Hungaria 5 pikë3. Irlanda 4 pikë4. Aremnia 3 pikë
    SHIKOGOLAT

  • KUALIFIKUESET, 45′ e para: Italia i falet penalltisë, C.Ronaldo nuk njeh kufij. Spanja dhe Turqia “ok” (video)

    KUALIFIKUESET, 45′ e para: Italia i falet penalltisë, C.Ronaldo nuk njeh kufij. Spanja dhe Turqia “ok” (video)

    14 Tetor 2025

    21:43

    Telesport

    Përveç ndeshjeve të grupit K, ku bën pjesë edhe Shqipëria, sot luhen, edhe ndeshjet e grupeve të tjera. Në grupin I, Italia po fiton 1-0 ndaj Izraelit pas 45 minutave të para, në sfidën që po luhet në Udine. Për “Axurrët” shënoi mateo Retegui nga penalltia në minutat shtesë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Estonia dhe Moldavia u ndanë në barazim 1-1, Norvegjia është pushim.
    Në grupin E, Turqia po fiton 3-0 ndaj Gjeorgjisë, me golat e shënuar nga Kenan Yildiz 14′, Demiral 22′ dhe Akgun 35′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, në Valladolid, Spanja po fiton 1-0 ndaj Bullgarisë, falë golit të Mikel Merinos.
    SHIKOGOLAT
    Në grupin F, Portugalia po fiton 2-1 ndaj Hungarisë në Lisbonë. Hunagrezët kaluan të parët në avantazh me Attila Szalai në minutën e 8-të. Luzitanët përmbysën shifrat me dy golat e Cristiano Ronaldo në minutat 22′ dhe 45+3′. Me dy golat e shënuar sot, Cristiano Ronaldo numëron 948 gola në karrierë. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Irlanda po barazon pa gola ndaj Armenisë.
    SHIKOGOLAT

  • Franca ndalet në barazim në kualifikueset e botërorit, fitojnë Belgjika e Gjermania

    Franca ndalet në barazim në kualifikueset e botërorit, fitojnë Belgjika e Gjermania

    Këtë të hënë u luajtën ndeshjet e radhës kualifikuese të botërorit.  Në grupin D, zhgënjen Franca, me këta të fundit që nuk shkuan më shumë se barazimi 2-2 ndaj Islandës.
    Në grupin J, barazim 1-1 i Maqedonisë së Veriut me Kazakistanin, ndërsa Belgjika merr kreun e grupit pas suksesit 2-4 ndaj Uellsit.

    Në grupin A, ia del edhe Gjermania. Panzerat fituan 0-1 në Irlandën e Veriut, falë golit të Woltemade.
    © BalkanWeb

  • Kualifikueset Botërori 2026/ Gjermania vijon në rrugën e fitoreve, ndalen Franca dhe Zvicra, Belgjika përmbys Uellsin (Rezultatet)

    Kualifikueset Botërori 2026/ Gjermania vijon në rrugën e fitoreve, ndalen Franca dhe Zvicra, Belgjika përmbys Uellsin (Rezultatet)

    Përveç Kosovës, mbrëmjen e kësaj të hëne janë luajtur edhe 7 duele të tjera, me emra të mëdhenj botëror që zbritën në fushën e lojës.

    Gjermania duket se tashmë ka gjetur qetësi duke vijuar në rrugën e fitoreve. “Panzerat” kanë arritur një fitore të vuajtur kundër Irlandës së Veriut me një gol të shënuar nga Woltemade në minutën e 31’, duke e mbajtur ekipin e Nagelsmann në vendin e parë të Grupit A me 9 pikë. Po kaq pikë ka arritur dhe Sllovakia, që mundi 2-0 Luksemburgun.
    Në grupin B, ku ndodhet dhe Kosova, Zvicra u ndal për herë të parë, duke barazuar pa gola me Slloveninë në transfertë dhe duke qëndruar në vendin e parë me 10 pikë.
    Në Grupin D, Franca nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 me Islandën në transfertë. Ishin vendasit ata që shënuan të parët me Palsson në minutën e 39’. Nkunku barazoi në të 63’, ndërsa Mateta kaloi në avantazh të përkohshëm “Gjelat’ në të 68’, por pas dy minutash, Hlynsson barazoi sërish takimin. Ndërkohë po në këtë grup, Ukraina mundi 2-1 Azerbajxhanin. Kështu Franca kryeson me 10 pikë dhe është një fitore larg Botërorit.
    Në Grupin J, Belgjika mori vendin e parë pas një fitoreje me përmbysje ndaj Uellsit me rezultatin 2-4, ndërsa Maqedonia e Veriut hodhi një hap fals duke barazuar 1-1 me Kazakistanin.
    REZULTATET:
    GRUPI A
    Irlandë e Veriut 0-1 Gjermani
    Sllovaki 2-0 Luksemburg
    GRUPI B
    Suedi 0-1 Kosovë
    Slloveni 0-0 Zvicër
    GRUPI D
    Islandë 2-2 Francë
    Ukrainë 2-1 Azerbajxhan
    GRUPI J
    Uells 2-4 Belgjikë
    Maqedoni e Veriut 1-1 Kazakistan

    Top Channel