15 Nëntor 2025
21:32
Telesport
Janë mbyllur pjesët e para në takimet e mbrëmjes të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Në grupin B, Kosova është duke fituar 0-1 në transfertë ndaj Sllovenisë në Ljubljanë, falë golit të Fisnik Asllanit në minutën e 6-të.
Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Zvicra po barazon në shtëpi 1-1 ndaj Suedisë. Helvetët kaluan të parët në avantazh me Embolo 12′, suedezët barazuan shifrat me Nygren 33′. Aktualisht renditja në këtë grup është e tillë:
1. Zvicra 11 pikë2. Kosova 10 pikë3. Sllovenia 3 pikë4. Suedia 2 pikë
Në grupin C, Danimarka është duke fituar 1-0 ndaj Biellorusisë, në sfidën që po luhet në Copenhagen. Mikkel Damsgaard shënoi supergol për vendasit në minutën e 10-të. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Greqia po fiton 1-0 ndaj Skocisë.
Në grupin H, Bosnja po mundet në shtëpi 0-1 nga Rumania.
SHIKOGOLAT









