Shqipëria do të presë për herë të parë Kampionatin Europian U17. Mbrëmjen e sotme është hedhur edhe shorti nga UEFA, ku 8 Kombëtaret e kualifikuara kanë mësuar kundërshtarët e tyre. Një short aspak i lehtë për kuqezinjtë e vegjël.
Shqipëria është shortuar në Grupin A, ku do të ndeshet me Francën, Gjermaninë dhe Portugalinë. Ndërkohë në grupin tjetër gjenden si Italia, Anglia, Belgjika dhe Republika Çeke. Turneu do të nisë më 19 maj në orën 18:00 në “Arenën Kombëtare”./Sport Ekspres/
Tag: grupin
-

Kuqezinjtë tërheqin Kombëtaret e mëdha në short, mësohen grupet për Euro U17 që do të zhvillohet në Shqipëri
-

Kampionati Europian U-17 “Shqipëri 2025”/ Skuadrat mësojnë sot rrugëtimin, zbuloni si do të funksionojë shorti
Sot në “Shtëpinë e Futbollit”, në orën 19:00, do të hidhet shorti i Kampionatit Europian U-17 “Shqipëri 2025”. Tetë ekipet pjesëmarrëse (Shqipëri, Gjermani, Francë, Portugali, Çeki, Belgjikë, Angli dhe Itali) do të mësojnë rrugëtimin e tyre në këtë kompeticion.
Por si do të funksionojë shorti?
Do të hidhet short i lirë mes ekipeve pjesëmarrëse dhe skuadrat do të ndahen në dy grupe, A dhe B. Shqipëria, si vend organizator, është pozicionuar në Grupin A, pozicioni 1. Gogla e dytë përcakton ekipin e parë në Grupin B, ndërsa gogla pasardhëse ekipin e dytë në Grupin A.
Në këtë mënyrë do të vazhdojë shorti deri në ndarjen e grupeve me nga katër skuadra secila.
Ndeshja hapëse e Kampionatit Europian U-17 do të luhet më 19 maj në stadiumin “Arena Kombëtare”, në orën 18:00. Shqipëria do të përballet me skuadrën e pozicionuar në vendin A4.