Tag: grupin

  • Gjermania ndalon grupin e djathtë ekstremist ‘Mbretëria e Gjermanisë’

    Qeveria gjermane ndaloi të martën grupin e djathtë ekstremist “Mbretëria e Gjermanisë” dhe arrestoi katër nga drejtuesit e tij gjatë bastisjeve në mbarë vendin.

    Ministri i Brendshëm gjerman, Alexander Dobrindt, njoftoi ndalimin, duke e quajtur grupin një kërcënim për rendin demokratik, anëtarët e të cilit refuzojnë të njohin legjitimitetin e qeverisë gjermane, të ndjekin ligjet e saj apo të paguajnë taksa dhe gjoba.

    “Anëtarët e këtij asociacioni kanë krijuar një ‘shtet paralel’ në vendin tonë dhe kanë ngritur struktura kriminale ekonomike,” tha Dobrindt.

    “Ne do të veprojmë me vendosmëri kundër atyre që sulmojnë rendin tonë themelor demokratik dhe të lirë,” shtoi ai.

    Ky grup është pjesë e lëvizjes së ashtuquajtur “qytetarët e Reich-ut”, e cila pretendon se Reich-u historik gjerman ende ekziston. Dobrindt theksoi se pretendimi i këtij grupi për pushtet mbështetet në teori konspirative antisemite, të cilat, sipas tij, nuk mund të tolerohen.

    “Këtu nuk bëhet fjalë për ndonjë nostalgji të padëmshme, siç mund të sugjerojë emri i asociacionit, por për struktura kriminale, rrjete kriminale,” tha Dobrindt më vonë për gazetarët.

    “Prandaj po ndalohet sot,” shtoi ai.

    Rreth 800 oficerë policie morën pjesë në bastisjet e së martës. Forcat e rendit gjermane arrestuan katër anëtarë të lartë të grupit, përfshirë edhe udhëheqësin e tij, Peter Fitzek. / The Hill – Syri.net

     

  • Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin, ulet dënimi për grupin e Lazaratit

    Gjykata e Posaçme e Apelit prish vendimin, ulet dënimi për grupin e Lazaratit

    Arbjon Aliko

    TIRANE- Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e ish-Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda duke ulur dënimet për grupin e Lazaratit. Gjykata ka dënuar përfundimisht me 10 vite burg Arbjon Alikon ndërsa Gurgaz dhe Enrik Skënderin me nga 8 vite burg.
    Dënimet e Apelit të GJKKO: 
    10 vite burg Arbjon Aliko dënohet (ishte dënuar me 13 vite burg)
    8 vite burg Gurgaz Skënderi (ishte dënuar me 11 vite burg)
    8 vite Enrik Skënderi (ishte dënuar me 10 vite burg)
    4. 9 vite Alfred Proko ( ishte dënuar me 10 vite burg në mungesë)
    Ndërkohë që për Beqo Brahimin është pushuar çështja ndaj tij. Ai ishte dënuar me 8 vite burg nga Krimet e Rënda dhe Apeli i GJKKO vendosi ta pushojë çështjen, pasi ky person është dënuar me vendim të formës së prerë për të njëjtat vepra penale. Ky është procesi i dytë penal për grupin e Lazaratit në lidhje me kundërshtimin e Policisë, shkatërrimin dhe dhunën në ngjarjet e vitit 2014 kur Policia vendosi të ndërhyjë për të ndaluar kultivimin e kanabisit në këtë zonë. Paralelisht njëri nga të dënuarit Arbjon Aliko është dënuar edhe për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha./ZËRI

  • Mazniku me grupin ndërinstitucional të punës për kapitullin 22 të negociatave: Drejt BE falë punës së palodhur

    Mazniku me grupin ndërinstitucional të punës për kapitullin 22 të negociatave: Drejt BE falë punës së palodhur

    Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, këtë të hënë ishte pjesë e tryezës me grupin ndërinstitucional të punës për kapitullin 22 të negociatave me Bashkimin Europian.
    Teksa ka ndarë fotot nga ty takim, Mazniku shkruan se falë transformimeve të jashtëzakonshme të vendit këto vite dhe falë punës së palodhur të institucioneve po ecet me ritmin e duhur.

    ”Me grupin ndërinstitucional të punës për kapitullin 22 të negociatave me Bashkimin Europian, të cilat falë transformimeve të jashtëzakonshme të vendit tonë këto vite, e falë punës së palodhur të institucioneve tona po ecin me ritmin e duhur. Krenar për Shqipërinë”,-shkruan Mazniku.

  • “PSD me grupin parlamentar”, Tom Doshi: PS e PD në Lezhë nuk marrin 4 mandate. Do t’i marrim ne!

    “PSD me grupin parlamentar”, Tom Doshi: PS e PD në Lezhë nuk marrin 4 mandate. Do t’i marrim ne!

    Nga Lezha, ku prezantoi kandidatet e tij për deputet, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi, tha se qeveria e ardhshme duhet të ketë prioritet shëndetësinë dhe rritjen e ndihmës sociale për shtresat në nevojë.

    Për këtë, dha shembullin e mungesës së një pajisje në spitalet e vendit që kushton sa 300 metër rrugë, por që shpëton jetë njerëzish.
    Doshi u shpreh se PSD në Lezhë do të marrë një mandat në zgjedhjet e 11 majit.
    Socialdemokratët synojnë që pas zgjedhjeve te 11 Majit, të krijojnë grupin e tyre parlamentar.

    Top Channel

  • SYRI TV/ Operacioni në Elbasan, BKH kontrolle në zyrat e Ujësjellësit të Luan Tabakut e biznesmenit përfitues i tenderave me flamur të kuq

    SYRI TV/ Operacioni në Elbasan, BKH kontrolle në zyrat e Ujësjellësit të Luan Tabakut e biznesmenit përfitues i tenderave me flamur të kuq

    Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar disa kontrolle në qytetin e Elbasanit, përfshirë zyra e banesa të disa zyrtarëve socialist. Pjesë e kontrollit konfirmuan burime policore, kanë qenë edhe banesa e Luan Tabakut, drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan, njëherësh personazh i përmendur në ngjarjen e 2021 ku u vra Pjerin Xhuvani, si dhe të një biznesmeni. Të njëjtat burime konfirmuan se kontrollet janë urdhëruar në kuadër të hetimeve për grupin e  Suel Çelës, ku janë evidentuar edhe tendera të dyshimtë.

    SYRI TV 

    Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forca të shumta policie, prej orëve të para të mëngjesit të 10 prillit 2025, kanë kryer kontrolle në banesa dhe biznese në qytetin e Elbasanit. Burime për Syri Televizion, konfirmojnë se pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe banesat e eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste në qytet. Një grup agjentësh, prej orës 9 të mëngjesit, është parë pranë banesës së Luan Tabakut, që prej tre vjetësh mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellësit Rajonal të Elbasanit.

     Ai është një emër i njohur jo vetëm për funksionet publike, por edhe si i përfshirë në ngjarjen e 21 prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

    Luan Tabaku dyshohet se së bashku me anëtarë të tjerë të grupit të Suel Çelës, ishin prezent në ngjarjen ku humbi jetën ish-eksponenti i PS, Pjerin Xhuvani.

    BKH ka ushtruar kontrolle në zyrat e Ujësjellësit si dhe të biznesit të Bajramit në kuadër të hetimeve për grupin e Suel Çelës. Firma “Bajrami N” ka qenë shpesh e denoncuar si përfituese e favorizuar të tenderave publik, për të cilat ka patur flamuj të kuq edhe nga auditet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

    SPAK ka krijuar dyshime të arsyeshme gjatë hetimeve për grupin e Suel Çelës, ku janë konstatuar biseda që përmenden edhe subjektet e mësipërme, por nuk zbulohet ende roli i tyre nëse ka patur në grupin e strukturuar kriminal.

    Syri Tv iu drejtua burimeve zyrtare në SPAK për më tepër të dhëna, por nuk mori një përgjigje konkrete mbi këtë operacion.

  • SYRI TV/ BKH kontrolle eksponentëve të PS në Elbasan, prej disa orësh, BKH në banesën e Luan Tabakut

    SYRI TV/ BKH kontrolle eksponentëve të PS në Elbasan, prej disa orësh, BKH në banesën e Luan Tabakut

    Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar disa kontrolle në qytetin e Elbasanit, përfshirë zyra e banesa të disa zyrtarëve socialist.

    Pjesë e kontrollit konfirmuan burime policore, kanë qenë edhe banesa e Luan Tabakut, drejtorit të Ujësjellësit në Elbasan, njëherësh personazh i përmendur në ngjarjen e 2021 ku u vra Pjerin Xhuvani, si dhe të një biznesmeni. Të njëjtat burime konfirmuan se kontrollet janë urdhëruar në kuadër të hetimeve për grupin e  Suel Çelës, ku janë evidentuar edhe tendera të dyshimtë.

    Agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe forca të shumta policie, prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të enjte, kanë kryer kontrolle në banesa dhe biznese në qytetin e Elbasanit. Burime për Syri Televizion, konfirmojnë se pjesë e kontrolleve kanë qenë edhe banesat e eksponentëve të rëndësishëm të Partisë Socialiste në qytet. Një grup agjentësh, prej orës 9 të mëngjesit, është parë pranë banesës së Luan Tabakut, që prej tre vjetësh mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Ujësjellësit Rajonal të Elbasanit.

     Ai është një emër i njohur jo vetëm për funksionet publike, por edhe si i përfshirë në ngjarjen e 21 prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Luan Tabaku dyshohet se së bashku me anëtarë të tjerë të grupit të Suel Çelës, ishin prezent në ngjarjen ku humbi jetën ish-eksponenti i PS, Pjerin Xhuvani.

    BKH ka ushtruar kontrolle në zyrat e Ujësjellësit si dhe të biznesit të Bajramit në kuadër të hetimeve për grupin e Suel Çelës. Firma “Bajrami N” ka qenë shpesh e denoncuar si përfituese e favorizuar të tenderave publik, për të cilat ka patur flamuj të kuq edhe nga auditet e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

    SPAK ka krijuar dyshime të arsyeshme gjatë hetimeve për grupin e Suel Çelës, ku janë konstatuar biseda që përmenden edhe subjektet e mësipërme, por nuk zbulohet ende roli i tyre nëse ka patur në grupin e strukturuar kriminal.

    Syri Tv iu drejtua burimeve zyrtare në SPAK për më tepër të dhëna, por nuk mori një përgjigje konkrete mbi këtë operacion.

  • Berisha me grupin konservator në KE: Rama po përdor paratë e dr@gës dhe krimit në zgjedhje

    Berisha me grupin konservator në KE: Rama po përdor paratë e dr@gës dhe krimit në zgjedhje

    Berisha me grupin konservator në KE: Rama po përdor paratë e dr@gës dhe krimit në zgjedhje

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe delegacioni që po e shoqëron në vizitën e tij në Strasburg, ka zhvilluar një takim me grupin konservator në Asamblenë Parlamentare të Këshillit te Europës.

    Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim, Berisha ka informuar anëtarët e këtij grupi për gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhet Shqipëri dhe se si, vendi është kthyer në një narkodiktaturë e drejtuar nga Edi Rama dhe paratë e drogës dhe krimi po përdoren në zgjedhje

    Fjala e kryetarit të PD, Berisha

    Zonja dhe zotërinj, anëtarë të nderuar të Parlamentit Europian.

    Dua të ju falënderoj nga zemra ime për të nder të madh që më keni bërë, të ju prezantoj në këtë seancë, situatën aktuale në Shqipëri.

    Kam qenë këtu më shumë se në çdo institucion tjetër.

    Kam ardhur si presidenti i vendit.

    Kam ardhur si lideri i opozitës, për 8 vite me radhë.

    Kam ardhur si kryeministër.

    Por sot pothuajse në 30 vite pas anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës, fatkeqësisht vendi im është i pari dhe i vetmi shtet narkodikatur në Shqipëri.

    Shqipëria në këtë 30 vjetor është një vend i cili para zgjedhjeve, kryeministri synon mandatin e 4-të, duke arrestuar tre liderët kryesorë të opozitës shqiptare.

    Më arrestoi mua për 330 ditë pa asnjë fakt penale. Ata më akuzuan për korrupsion pasiv dhe për një faturë për një javë pushime për arsye shëndetësore.

    Dhëndëri im për 440 ditë ndodhet në ‘arrest shtëpie’ për një pronë prej 110 metrash që i është lënë trashëgim nga gjyshërit e tij, çdo gjë e dokumentuar me dokumente zyrtare që i përket familjarëve të tij.

    Lideri tjetër i partisë së dytë opozita, ish-presidenti, ish-kryeministri i vendit, Ilir Meta, ndërsa po hynte në Tiranë u arrestua në mënyrë brutale, duke u tërhequr zvarrë nga makina dhe pa ju treguar dokumentet identifikuese.

    Edhe pse është person nën hetim, ai gjendet në burg, edhe pse nuk ka akuzë ndaj tij.

    Lideri i tretë i partisë tjetër opozitare është Fatmir Mediu, ish-ministri i Mbrojtjes gjatë kohës së anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, dhe po gjykohet për një çështje që është mbyllur 15 vite më parë pa asnjë fakt konkret.

    Gjithashtu edhe Fredi Beleri, deputet i parlamentit Europian u fut në burg pasi, Edi Rama kërkonte të merrte mijëra metra katrorë tokë pranë detit.

    Gjithashtu Ervin Salianji, një tjetër deputet u arrestua sepse denoncoi vëllain e ish-ministrit të Brendshëm, pasi ishte dënuar në Itali, për arsye se drejtonte trafikun e drogës nga Vlora.

    Tani nëse merreni në konsideratë popullsinë e Shqipërisë, vendi humbi edhe të drejtën e pafajësisë, kjo ka ndodhur me drejtësinë. Shqipëria është bërë një narkoshtet, i vetmi vend në Europë. Në 2015 Edi Rama e mbushi Shqipërinë me kanabis, dhe duke implikuar dhe policinë në mbjelljen e kanabisit.

    Rreth 12 miliardë euro u krijuan nga trafikantët e kanabisit dhe më pas këta u lidhën me trafikantët Amerikano-latin dhe tani janë shumë të fuqishëm me lidhjet e tyre në kartelet, si psh, ai i Sinaloas.

    Të nderuar anëtarë, vetë Edi Rama është i lodhur me këto organizata.

    Në zyrën e tij ka një këshilltar, i cili koordinon aktivitete e këtyre organizatave. Ai ka pritur në zyrën e tij, bosin shqiptar të Sinaloas dhe i ka dhënë leje për kazino dhe një hotel me 5 yje.

    Krimi i organizuar është shumë i famshëm dhe shumë i përfshirë në zgjedhje.

    Autoritet franceze, belge dhe holandeze kanë dorëzuar mijëra e mijëra faqe të mesazheve të krimit të organizuar, të marra nga telefonat e enkriptuar.

    Komunikimi arrin deri tek Edi Rama dhe ministrat e tij.

    U zbulua se gjysma e komunikimeve ishin të lidhura dhe me dhunimin e zgjedhjeve dhe ne tani jemi në zgjedhjet elektorale.

    Kryeministri është duke shpërndarë dhurata për pensionistët, duke u dhënë 100 euro për çdo person, për të siguruar votën e tyre.

    Janë mbi 700 shqiptar. Është një vendim i qeverisë për të siguruar bonus pensionesh për votë.

    Por janë edhe dhjetëra e qindra miliona euro të kanabisit që janë përdor për të blerë vota, e gjithashtu edhe kërcënimi i mafias ndaj njerëzve që të votojnë për ta.

    Shqipëria është në një situatë të dëshpëruar.

    Nga 2014-2023, 1 milionë e 99 mijë shqiptarë kanë lënë vendin duke ikur drejt zonës Shengen.

    Ekonomia dhe prodhimi industrial po bie.

    Eksportet si pasojë e eurove të narkotrafikut është zhvleftësuar me 35% dhe eksportet kanë rënë me 32% dhe mijëra shqiptarë po humbin vendet e tyre të punës.

    Një kryeministër që Europa nuk e ka parë kurrë, që drejton një shtet si diktator dhe një narkodiktator.

    Ju nuk e kuptoni dot se çfarë ndodh, prandaj dhe unë jam këtu që të ju tregoj të vërtetat e të ju siguroj se njerëzit nuk kanë zgjidhje tjetër, përveç se të luftojnë narkodiktarorin.

    Jam i bindur se ai nuk do të ketë të ardhme.

    Narkoshteti nuk është i rrezikshëm, por është i rrezikshëm për të gjithë kontinentin e Europës dhe ju falënderoj për vëmendjen tuaj.

  • Berisha vizitë në Strasburg, zbardhet agjenda e kreut të PD

    Berisha vizitë në Strasburg, zbardhet agjenda e kreut të PD

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë gjatë ditës së hënë, 7 prill, një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
    I shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi, anëtare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës, deputeti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së dhe Enri Ceno, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, lideri i opozitës mësohet se do të zhvillojë takime të shumta.
    Gjatë këtyre takimeve, sipas burimeve nga PD, Berisha do të prezantojë para drejtuesve të Asamblesë Parlamente të Këshillit të Europës, situatën reale të Shqipërisë.
    Po ashtu, sipas PD, mësohet se kryedemokrati Sali Berisha do të prezantojë edhe programin e koalicionit opozitar, ‘Paketën e Dhembshurisë’, ‘Made in Albania’ dhe lehtësimin nga taksat.
    Bashkëlidhur agjenda e takimeve në Strasburg:
    10.00: Prezantimi në Grupin e EPP
    11.30: Takim me Dora Bakoyanis, Kredu i Delegacionit grek në PACE
    12.30 Drekë me Szolt Nemeth, Kreu i Grupit ECPA
    13.45: Takim me z. Theodoros Rousopulos, President i PACE
    15.00 Takim Bilateral me Grupin Italian
    16.00: Takim Bilateral me Grupin Suedez
    17.00: Takim me zvPresidentin e CPT, znj. Gunda Ëössner dhe z. Julien Attuil-Kayser, kryetari i CPTs Transversal Division
    18.00: Prezantim në Grupin e ECPA

  • Berisha vizitë zyrtare në Strasburg, zbardhet axhenda

    Berisha vizitë zyrtare në Strasburg, zbardhet axhenda

    Sali Berisha

    TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë gjatë ditës së hënë, 7 prill, një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.
    Në vizitët e tij Berisha, shoqërohet nga deputetja Albana Vokshi, anëtare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës, deputeti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së dhe Enri Ceno, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD. Kreu i PD do të prezantojë programin e koalicionit opozitar për zgjedhjet e 11 majit.
    Agjenda:
    10.00: Prezantimi në Grupin e EPP
    11.30: Takim me Dora Bakoyanis, Kredu i Delegacionit grek në PACE
    12.30 Drekë me Szolt Nemeth, Kreu i Grupit ECPA
    13.45: Takim me z. Theodoros Rousopulos, President i PACE
    15.00 Takim Bilateral me Grupin Italian
    16.00: Takim Bilateral me Grupin Suedez
    17.00: Takim me zvPresidentin e CPT, znj. Gunda Ëössner dhe z. Julien Attuil-Kayser, kryetari i CPTs Transversal Division
    18.00: Prezantim në Grupin e ECPA.
    Kujtojmë se për të zhvilluar vizitën e tij në Strasburg, Berisha mori leje nga Prokuroria e Posaçme për të mos u paraqitur më datë 7 prill në organin e akuzës. Aktualisht Berisha është në liri, por me masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në javë në lidhje me çështjen Partizani. Por SPAK ka kërkuar që kryedemokrati të kthehet në arrest shtëpie duke ankimuar vendimin e GJKKO-së. Ndërkohë SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka ngritur akuzë zyrtare për Berishën, atë të korrupsionit pasiv./ZËRI

  • Strasburgu, ndalesa e radhës për Berishën, zbardhet axhenda e plotë

    Strasburgu, ndalesa e radhës për Berishën, zbardhet axhenda e plotë

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të zhvillojë gjatë ditës së hënë, 7 prill, një vizitë zyrtare në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës në Strasburg.

    I shoqëruar nga deputetja Albana Vokshi, anëtare e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Europës, deputeti Vangjel Dule, kryetar i PBDNJ-së dhe Enri Ceno, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në PD, lideri i opozitës do të zhvillojë takime të shumta.
    Gjatë këtyre takimeve, Berisha do të prezantojë programin e koalicionit opozitar për zgjedhjet e 11 majit.
    Agjenda:
    10.00: Prezantimi në Grupin e EPP
    11.30: Takim me Dora Bakoyanis, Kredu i Delegacionit grek në PACE
    12.30 Drekë me Szolt Nemeth, Kreu i Grupit ECPA
    13.45: Takim me z. Theodoros Rousopulos, President i PACE
    15.00 Takim Bilateral me Grupin Italian
    16.00: Takim Bilateral me Grupin Suedez
    17.00: Takim me zvPresidentin e CPT, znj. Gunda Ëössner dhe z. Julien Attuil-Kayser, kryetari i CPTs Transversal Division
    18.00: Prezantim në Grupin e ECPA