Tag: grupin

  • Euro U21/ Fitojnë Spanja e Italia në Grupin A, Gjeorgjia mund Poloninë në Grupin B

    Sot në ditën e parë të Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki u zhvilluan katër duele në Grupet A dhe C. Në duelin e Grupit A ai hapës (18:00) mes Sllovakisë dhe Spanjës përfundoi 2-3.

    Ndërkohë në orën 21:00 u luajt takimi tjetër i këtij grupi. Në fushë dueli Itali-Rumani me italianët që fituan minimalisht 1-0.

    Sakaq dy ndeshje u zhvilluan në Grupin C. Portugali- Francë u mbyll 0-0 ndërsa Poloni- Gjeorgji rezultati i shkoi gjerorgjianëve me shifrat 1-2.

    Vazhdo leximin

  • EURO U-21: Italia bën detyrën ndaj Rumanisë, Portugalia dhe Franca bëjnë “paqe”

    EURO U-21: Italia bën detyrën ndaj Rumanisë, Portugalia dhe Franca bëjnë “paqe”

    11 Qershor 2025

    22:56

    Telesport

    Pas ndeshjes hapëse për Euro U-21 mes Sllovakisë dhe Spanjës që përfundoi 2-3, janë luajtur sot në mbrëmje edhe 3 ndeshje të tjera. Në grupin A, Italia fitoi 1-0 ndaj Rumanisë. Tommaso Baldanzi kaloi në avantazh “Axurrët” me një gol të bukur me një goditje të fuqishme Brenda zonës në minutën e 25-të. Pas ndeshjeve të para, kryesojnë grupin Spanja dhe Italia me nga 3 pikë, Rumania dhe Sllovakia kanë nga zero.
    Në grupin B, vëmendja ishte padyshim te sfida Portugali-Francë, duke ditur kualitetet që kanë këto dy ekipe. Pavërsisht e ishte një ndeshje shumë e luftuar nga të ekipet, rezultati përfundimtar shënoi 0-0. Në ndeshjen tjetër të grupit B, Gjeorgjia fitoi 2-1 ndaj Polonisë.
    Gjeorgjianët kaluan të parët në avantazh me Lominadze, pas një goditjeje këndi, ndërsa polakët barazuan shifrat nga pika e bardhë e penalltisë. Gjeorgjia shënoi golin e fitores në minutën 93-të dhe merr kryesimin e grupit B me 3 pikë, Franca dhe Portugalia me nga 1 pikë, ndërsa Polonia 0 pikë.

  • Gjashtë ndeshje, kualifikueset e Botërorit ‘ngelin’ Shqipërinë

    U luajtën sot 6 takime të fushatës kualiifkiuese për Kupën e Botës 2026 për zonën europiane. Në Grupin k Shqipëria baraoi 1-1 në Riga me letoninë ndërsa Serbia mposhti 3-0 Andorrën.

    Në Grupin H, Rumania mbylli llogaritë me Qipron që në pjesën e parë me shifrat 2-0. Të njëtën gjë bëri në këtë grup edhe Austria teksa shënoi 4 herë ndaj San marinos.

    Ndërkohë në GrupinG Ssupersfida i takoi asaj të luajtur në Finlandë me vendasit të cilët mundën Poloninë 2-1. Po në këtë grup Holanda mposhti thellë Maltën 8-0.

    Vazhdo leximin

  • Kualifikueset për Kupën e Botës 2026: Holanda dhe Austria bëjnë detyrën, ndërpritet Finlandë-Poloni

    Kualifikueset për Kupën e Botës 2026: Holanda dhe Austria bëjnë detyrën, ndërpritet Finlandë-Poloni

    10 Qershor 2025

    22:57

    Telesport

    Përveç dy ndeshjeve të grupit K, ku bën pjesë Shqipëria, sot janë luajtur edhe ndeshje të tjera për grupet e tjera kualifikuese për zonën e Europës. Në grupin G, Holanda fitoi 8-0 ndaj Maltës, duke marrë 6 pikë të plota në dy ndeshjet e para eleminatore. Golat për “Tulipanët” u shënuan nga Depay 2, Van Dijk, Xavi Simons, Malen 2, Lang dhe Van de Ven.
    Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Finlanda po fiton në shtëpi 2-1 ndaj Polonisë, por ndeshja është ndërprerë për momentin për shkak të një urgjence mjekësore në stadium. Pas disa minutash ndeshja ka rifilluar.
    Në grupin H, Austria fitoi në transfertë 0-4 ndaj San Marinos, Rumania fitoi në shtëpi 2-0 ndaj Qipros, Vendi i parë në këtë gruop mbahet nga Bosnja me 9 pikë, ndjekin Austria dhe Rumania me nga 6 pikë.

  • Në një ndeshje shumë të mërzitshme, Anglia mposht Andorrën me rezultat minimal dhe kryeson grupin me pikë të plota

    Në një ndeshje shumë të mërzitshme, Anglia mposht Andorrën me rezultat minimal dhe kryeson grupin me pikë të plota

    7 Qershor 2025

    20:05

    Telesport

    Përveç Shqipëri-Serbi, në Grupin K, u luajt sot edhe sfida tjetër mes Andorrës dhe Anglisë, ku “Tre Luanët” fituan në transfertë 0-1, në një ndeshje tepër të mërzitshme për ta ndjekur.
    Pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Goli i vetëm për anglezët e Thomas Tuchel u shënua në fillim të pjesës së dytë nga Harry Kane, i cili gaboi në tentativën e parë përballë portierit vendas, por u tregua i saktë në herën e dytë pas asistit të Madueke. SHIHVIDEON
    Pas kësaj fitoreje, Anglia kryeson grupin me pikë të plota në 3 ndeshje, ndërsa më pas vijnë Shqipëria dhe Letonia me nga 2 ndeshje me 3 pikë, Serbia momentalisht është e katërta, por ende nuk ka luajtur asnjë ndeshje në grup. Andorra mban vendin e fundit me 0 pikë në 3 takime.

  • Shqipëria e gjitha në ‘këmbë’, sfida me Serbinë vendimtare për ecurinë në Grupin K

    Afron dita e madhe e futbollit shqiptar me duelin e 7 qershorit në Arena Kombëtare (20:45) ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë. Ndeshja vlen për kualifikueset e Botërorit 2026 (SHBA, Kanada Meksikë) Grupit K të zonës së UEFA-s.

    Në të dy kampet teksa janë përpiluar lista e dhënë deklarata, ka nisur puna që nga e hëna për të mbrritur të gatshëm të premten në mbrëmje në fushën e impiantit që gjëndët në Tiranë.

    Për kuqezinjtë e Silvinjos grumbullimi nisi më herët teksa pas akomodimit në kullën e stadiumit Kombëtar, u operua edhe në fushë me kontigjentin paraprak. Sot kanë ardhur të gjithë dhe stafi teknik po monitoron situatën (në fakt nga dje) për secilin futbollist.

    Sa i përket kontigjentit të gjithë po shfaqen në gjëndje optimale. Madje dhe Broja me sulmuesin që fillimisht pati një problem të vogël fizik. Shqipëria vjen në këtë takim historik me 3 pikë në dy ndeshje ndërsa serbët nisin aventurene tyre pikërisht nga Tirana. Po në 7 qershor zhvillohet dhe dueli Andorrë- Angli. “Tre Luanët” udhëheqin Grupin K me 6 pikë në dy ndeshje.

    Vazhdo leximin

  • Euro U17 në Shqipëri/ Sot mësohen dy emrat e finales së madhe 2025

    Europiani U17 që po zhvillohet në Shqipëri ka sot në program dy duele gjysmëfinale. Ndeshja e parë nis në orën 18:00 ndërmjet Francë U17 dhe Belgjikë U17. Ajo luhet në ‘Elbasan Arena’ me francezët që fituan Grupin A ndrësa belgët kaluan si e dytë, falë golaverzhit në Grupin B. Mikel Rider (Danimarkë) do të gjykojë këtë takim.

    Ndërkohë në ‘Arena Kombëtare’, me start orën 20:30 gjysmëfinalja tjetër mes Italisë U17 dhe Portugalisë U17. Axurrët e vegjël i fituan të tria takimet e Grupit B ndërsa Portugalia vjen si e dytë e Grupit A. Interesant fakti që këto dy kombëtare moshash luajtën edicionin e kaluar finalen e U17 në Qipro me Italinë e cila fitoi thellë 3-0. Në bazë të formulës njëra nga këto dy skuadra do të duhet t’i thonë lamtumirë turneut Shqipëri 2025. Holandezi Joey Kooij arbitëron duelin e kësaj gjysmëfinalje.

    Vazhdo leximin

  • Çfarë pritet të ndodh? Para seancës parlamentare, PS do të mbledhë grupin, zbulohen detaje

    Çfarë pritet të ndodh? Para seancës parlamentare, PS do të mbledhë grupin, zbulohen detaje

    Kuvendi do të mblidhet nesër për të vijuar veprimtarinë edhe për pesë javë të tjera dhe për të mbyllur punët e lëna pas, para se të shpërndahet në fillim të korrikut, duke ulur edhe siparin e kësaj legjislature. Një orë para seancës e cila do të zhvillohet në orën 12.00, PS do të mbledhë grupin parlamentar.
    A2 CNN mëson se në mesazhin dërguar deputetëve kërkohet pjesëmarrje e domosdoshme dhe  thuhet se në grup do të diskutohet mbarëvajtja e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seancat në vazhdim.
    “Përshëndetje kolege! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e Enjte, datë 29 Maj, ora 12.00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11.30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit‼” thuhet në mesazhin që kreu i grupit PS Niko Peleshi u dërgon deputetëve.

  • Një orë para seancës parlamentare, PS do të mbledhë grupin: Pjesëmarrja e domosdoshme

    Një orë para seancës parlamentare, PS do të mbledhë grupin: Pjesëmarrja e domosdoshme

    Kuvendi do të mblidhet nesër për të vijuar veprimtarinë edhe për pesë javë të tjera dhe për të mbyllur punët e lëna pas, para se të shpërndahet në fillim të korrikut, duke ulur edhe siparin e kësaj legjislature. Një orë para seancës e cila do të zhvillohet në orën 12.00, PS do të mbledhë grupin parlamentar.
    A2 CNN mëson se në mesazhin dërguar deputetëve kërkohet pjesëmarrje e domosdoshme dhe  thuhet se në grup do të diskutohet mbarëvajtja e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seancat në vazhdim.
    “Përshëndetje kolege! Siç jeni vënë në dijeni, nesër, e Enjte, datë 29 Maj, ora 12.00 zhvillohet seanca plenare e radhës. Paraprakisht, në 11.30 do të zhvillojmë mbledhjen e Grupit Parlamentar, po aty, në Sallën e Seancave Plenare. Diskutojmë mbarëvajtjen e veprimtarisë parlamentare në komisione dhe seanca përgjatë javëve në vazhdim. Pjesëmarrja është e domosdoshme. Faleminderit‼” thuhet në mesazhin që kreu i grupit PS Niko Peleshi u dërgon deputetëve.

  • Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini

    Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini

    Hije dyshimi për sjelljen e SPAK me grupin Troplini

    Ndërsa kreu i SPAK, Altin Duamni ka shpallur me të madhe në krah të kolegëve të tij të antimafias italiane shpartallimin e njërës prej bandave më të rëndësishme të narkortafikut në Shqipëri, përditë e më shumë po shtohen dyshimet se Prokuroria e Posaçme u tregua tolerante me grupin e Troplinëve. Akuza kryesore: se e shtyu goditjen pasi ata të kryenin punë me zgjedhjet në zonën e Durrësit. Që gjatë fushatës Sali Berisha e akuzoi me emër këtë bandë se po intimodonte kandidatët e tij duke shqrbyer si krah i armatosur i Partisë Socialiste. Në një dalje publike, në emisionin “Të Paekspozuarit” gazetarja Klodiana Lala foli së paku për dy deputetë të këtyre narkotrafikantëve në listën e partisë në pushtetit në qytetin bregdetar. Ndërsa kolegu i saj Flamur Vezaj e tregoi me gisht njërin përej tyre. Arkend Balla, deputeti që u bë surpriza e këtyre zgjedhjeve kur nga një personazh anonim u bë më i votuari i qytetarëve durrsakë me 18700 vota personale u aludua se pati përfituar nga zemërgjerësia e Troplinëve. “Fushatë, mitingje, e mbledhje votash për Arkand Ballën. SPAK? Me sy nga qielli”, shkroi Vezaj në faqen e tij në Facebook.

    Ndonëse ky grup hetohej prej më shumë se pesë vitesh, ndonëse opozita e denoncoi pjesmarrjen e tij në zgjedhje, ndonëse edhe për gazetarët kjo qe një e “fshehtë publike”, ndonëse SPAK kishte një taskforcë që duhej të ndiqte krimin elektoral në këtë qytet, gjithçka mbeti e pazbuluar.

    Megjithëatë deri këtu jemi në rafshin e pandehmave dhe dyshimeve. Ajo që e bën më kompromentuese situatën është manipulimi i kalendarit të veprimeve nga ana e SPAK. Ashtu siç duket nga dosjet e bëra publike, hetimi, gjetja e provave për të bërë arrestimet është mbyllur në 21 shkurt të këtij viti. Pikërisht në këtë kohë gjykata italiane e Puglias ka marrë vendimet e arrestit për këtë grup duke dëshmuar ke tashmë krimi ishte vërtetuar. Po çfarë ka ndodhur? Prokurorëve shqiptarë të SPAK u është dashur gati një muaj që të merrnin veprime në territorrin e tyre. Vetëm në 19 Mars 2025, ata çuan në gjykatë kërkesën për caktimin e masave të sigurisë ndaj 29 të dyshuare të bandës së Troplinëve. A mbaron këtu? Natyrisht që jo. Gjyqtarja Irena Gjoka, tashmë e njohur për anësinë e saj, pikërisht ajo gjyqtare që ka firmosur masa arresti të kërkuara nga SPAK edhe brenda 24 orësh e mban dosjen të arkivuar për më shumë se një muaj. Ajo i firmos urdhër arrestet në 30 prill, vetëm pak ditë para zgjedhjeve.

    SPAK-ut i bie sërish barra të vonohet dhe i kryen ato në 21 maj vetëm pasi PS kishte fituar në Durrës dhe vetëm pasi Arkend Balla kishte arritur shifrën marramendëse të votave vetjake. Ndonëse Altin Dumani u përbetua se se këto veprime nuk kishin lidhje me zgjedhjet, përkimet kalendarikë flasin për krejt të kundërtën.

    Por ka edhe më. Nga ky operacion arrestimesh të bujshme shpëtoi preja kryesore e tij, Elvis Doçi alias “Visi i Pojës”, njeriu të cilit Edi Rama i ka firmosur një leje hoteli 10 katësh në Durrës, për kush e di se çfarë shpërblimesh. Për të njëjtat shpërblime dyshimet janë se ai u njoftua “të arratisej”. Drejtori i përgjithshëm i policisë, Ilir Proda mohoi që ai të jetë njoftuar pasi policia nuk mund ta dekonspironte operacionin se u njoftua vetëm 24 orë përpara kryerjes së tij” tha ai. Por pavarësisht kësaj kalendari bën të ngrihen dyshime. Fakti që saga e vendimarrjes për arrestimet zgjati gati 3 muaj, duke u vërsjellë gjatë në korridoret e SPAK dhe GJKKO-së, a nuk e shton mundësinë që një njeri i pasuruar me paratë e narkotrafikut dhe i mveshur me lidhje politike, të njoftohet për arrestimin që po përgatitet ndaj tij?

    Fakti është se “Visi i Pojës” avulloi pa lënë gjurmë duke i shtuar dyshimet se operacioni u la qëllimisht të kryhej pas zgjedhjeve edhe faktin se protagonisti kryesor që i përdori eurot e drogës për të përcaktuar votën doli pa lagur nga kjo histori.

    ©Lapsi.al