Tag: grupin

  • Liga “Gjergj Kastrioti” për femra: Tirana e Pogradeci dominojnë në Grupin A, zhgënjejnë Dinamo e Skënderbeu në Grupin B

    Liga “Gjergj Kastrioti” për femra: Tirana e Pogradeci dominojnë në Grupin A, zhgënjejnë Dinamo e Skënderbeu në Grupin B

    Në ndeshjet e raundit të dytë të Ligës “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, një pamje me dy fytyra për ekipet e Superligës shqiptare.
    Në Grupin A, skuadrat e Tiranës dhe Pogradecit janë të pamposhtura deri më tani. Bardheblutë fituan 3-0 ndaj Fushë Kosovës (25-16, 26-24, 25-23), ndërsa pogradecaret mundën 3-2 Dritën (25-15, 22-25, 23-25, 25-11, 15-8).
    Në Grupin B humbje për Skënderbeun dhe Dinamon. Korcaret u mundën 3-2 nga Ferizaj (19-25, 13-25, 25-20, 25-18, 15-13), ndërsa Dinamo ndodhet e fundit pa asnjë pikë pas humbjes 3-0 ndaj Fer Volej (25-11, 25-21, 25-19).
    Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi A (java 2)
    Fushë Kosova – Tirana, 0-3
    Pogradeci – Drita, 3-2
    Renditja: Tirana 6 pikë, Pogradeci 4 pikë, Fushë Kosova 1 pikë, Drita 1 pikë.
    Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi B (java 2)
    Skënderbeu – Ferizaj, 2-3
    Fer Volej – Dinamo, 3-0
    Renditja: Fer Volej 6 pikë, Ferizaj 5 pikë, Skënderbeu 1 pikë, Dinamo 0 pikë.

  • Liga Gjergj Kastrioti/ Tirana e Pogradeci fitojnë në Grupin A, zhgënjejnë Skënderbeu dhe Dinamo në Grupin B

    Liga Gjergj Kastrioti/ Tirana e Pogradeci fitojnë në Grupin A, zhgënjejnë Skënderbeu dhe Dinamo në Grupin B

    Ka nisur Liga “Gjergj Kastrioti” në volejboll për femra, turneu mbarëkombëtar i sportit të rrjetës mes ekipeve nga Shqipëria e Kosova. Tetë skuadrat, katër nga Shqipëria e katër nga Kosova, janë ndarë në dy grupe dhe takimet zhvillohen me sistem grumbullimi.
    Në Grupin A, ekipet e Superligës shqiptare kanë dalë fituese. Tirana mposhti 3-1 Dritën (26-28, 25-21, 25-21, 25-11), ndërsa Pogradeci mundi 3-2 Fushë Kosovën (24-26, 25-21, 23-25, 25-22, 15-8). Ndeshjet e para u luajtën në Pogradec.
    Në Grupin B, ku ndeshjet e para u luajtën në Skënderaj të Kosovës, fituse dolën skuadrat vendase. Fer Volej mundi 3-0 Skënderbeun (25-17, 25-23, 25-15), ndërsa ekipi i Ferizaj mundi 3-0 Dinamon (25-12, 25-17, 265-24). Të dielën luhen ndeshjet e dyta.
    Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi A (java 1)
    Pogradeci – Fushë Kosova, 3-2
    Drita – Tirana, 1-3
    Renditja: Tirana 3 pikë, Pogradeci 2 pikë, Fushë Kosova 1 pikë, Drita 1 pikë.
    Liga “Gjergj Kastrioti”-Femra Grupi B (java 1)
    Fer Volej – Skënderbeu, 3-0
    Dinamo – Ferizaj, 0-3
    Renditja: Derizaj 3 pikë, Fer Volej 3 pikë, Skënderbeu 0 pikë, Dinamo 0 pikë.

  • Sunday League/ Alpha CrossFit kryeson Grupin A, Dajti në krye të Grupit B

    Sunday League/ Alpha CrossFit kryeson Grupin A, Dajti në krye të Grupit B

    Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 8-të të kampionatit amator FSHF Sunday League.
    Në Grupin A, Alpha CrossFit 9X9 regjistroi fitoren e 8-të radhazi, pasi mundi FC Confucius 2-0 dhe kryeson me pikë të plota, 24. Fitore në këtë grup regjistruan edhe Barrikada, Tigres, Luminesen, Immi, Happy Dent Center, FC Mallakastra dhe Friends Team.
    Barrikada dhe Tigres ndjekin me nga 21 pikë, tre më pak se kryesuesit Alpha Cross Fit.
    Në Grupin B, Dajti mposhti thellë Jata Market 7-1 dhe kryeson renditjen me 22 pikë.
    FC Domja, M&D, Legjendat TT, Ju Ar Plast, Coca Cola Tepelena dhe Albamer fituan gjithashtu ndeshjet e tyre.
    I vetmi takim që u mbyll në barazim ishte Primo MFC – Vila-L, me rezultatin 2-2. Në këtë grup, Domja renditet e dyta me 19 pikë, ndërsa ATS dhe M&D kanë nga 17 pikë.

  • ‘E ka ndarë në dysh grupin parlamentar’/ Dedaj: Bardhi po tërheq zvarrë PD-në drejt agjendës së tij

    ‘E ka ndarë në dysh grupin parlamentar’/ Dedaj: Bardhi po tërheq zvarrë PD-në drejt agjendës së tij

    Gazetari Reldar Dedaj komentoi sot qëndrimet e fundit të kreut të grupit parlametar të Partisë Demokratike.
    I ftuar në një studio televizive, Dedaj tha se Bardhi është një individ që e ka ndarë në dy pjesë grupin parlaementar dhe se nuk vjen si politkan i votës, por i konjukturave.
    Dedaj u shpreh se veç të tjerash, Bardhi imponon dhe po tërheq zvarrë partinë drejt agjendës së tij personale.
    “Kush është ky individ që e ndan në dysh grupin parlamentar të Partisë Demokratike, për çfarë interesash? Gaz Bardhi ka një rol që vjen si pasojë e konjukturave politike dhe asaj çfarë i ka dhënë në një kohë të vështirë Sali Berishës për të marrë PD-në, por nuk vjen si politikan i votës. Sjellje të tilla i atribuohen politikanëve të votës. Mbi të gjitha, politikanëve që shkojnë e kandidojnë në qytetin e tyre. Është i vetmi politikan që nuk ka kandiduar asnjëherë në qytetin e tij, ka kandiduar në Fier dhe Elbasan, vetëm në Kavajë jo. Nuk vjen si produkt i votës dhe imponon e tërheq zvarrë PD-në drejt agjendës së tij personale”,-tha Dedaj.

  • Çfarë i ndodh trupit nëse merrni grupin e gabuar të gjakut

    Çfarë i ndodh trupit nëse merrni grupin e gabuar të gjakut

    Kur merrni grupin e gabuar të gjakut, nëse ju duhet të bëni një transfuzion gjaku, në trup nisin një seri reagimesh, të cilat mund të jenë kërcënuese për jetën e njeriut.
    Simptomat si temperaturë, probleme me frymëmarrjen, ethe, presion i ulët i gjakut dhe dhimbje në pjesë të ndryshme të trupit janë disa nga pasojat kryesore të marrjes së një grupi të gabuar të gjakut. Kjo ngatërresë është tepër e rrallë dhe ndodh vetëm një herë në 14 mijë raste të transfuzionit të gjakut.
    Gjaku që do të përdoret për transfuzion si dhe gjaku i personit që do të marrë gjakun duhet të jenë i të njëjtit lloji dhe u nënshtrohen analizave të përshtatshmërisë, përpara se të kryhet transfuzioni.

    Ky proces minimizon refuzimin e transfuzionit, por edhe eliminon mundësinë që dhuruesi i gjakut mund të përmbajë antigjene që nuk përputhen me marrësin.
    Grupi i gjakut është i përcaktuar në gjenet tona. Ai trashëgohet nga prindërit me ndikim të barabartë të nënës dhe babait. Rruazat e kuqe të gjakut – eritrocitet nga jashtë janë të mbështjella me krijesa të ndryshme (proteine, hidrokarbure, glukoproteina) të cilat quhen antigjene.
    Ekzistojnë tri antigjene kryesore, A, B dhe O, mirëpo është i mundshëm edhe kombinimi i grupeve të gjakut varësisht nga ajo janë A, B, AB dhe O.
    Personat të cilët kanë grupin e gjakut “zero” janë “dhurues universalë”, sepse këtë grup të gjakut mund ta marrin të gjithë. Grupin A të gjakut mund ta marrin personat të cilët kanë grupin A dhe AB, grupin B personat të cilët kanë grupin B dhe AB të gjakut.
    Mirëpo, grupin AB të gjakut mund ta marrin vetëm personat të cilët e kanë këtë grup gjaku, kështu që grupi AB është “marrës universal.”/vizionplus.tv

  • (EMRAT) Akuza për trafik narkotikësh/ GJKKO dënon me 146 vite burg grupin e Gëzim Çelës

    (EMRAT) Akuza për trafik narkotikësh/ GJKKO dënon me 146 vite burg grupin e Gëzim Çelës

    Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO, ka shpallur vendimin këtë të premte për grupin kriminal të drejtuar nga i ashtuquajturi “baroni i drogës”, Gëzim Çela, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të narkotikëve dhe shkëmbimin e tyre në ujërat e hapura të Adriatikut.
    Në total, trupa gjykuese ka dhënë 146 vite burg, ndërsa shumicës së të pandehurve u është ulur 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

    Mes të dënuarve janë edhe dy shtetas ukrainas, të cilët sipas dosjes kishin rolin e transportuesve të ngarkesës së drogës në det të hapur.

    Vendimet e GJKKO-së:

    Arlind Ismajlukaj – 14 vite burg; me gjykim të shkurtuar dënohet përfundimisht me 9 vite e 4 muaj.
    Gëzim Çelaj – 15 vite burg; me uljen 1/3 përfundon me 10 vite.
    Nerim Çela – 12 vite e 6 muaj; me uljen 1/3 dënohet me 8 vite e 4 muaj.
    Armando Mema – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Dritan Metaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Ben Dalipaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Besnik Brokeri – 12 vite burg; me gjykim të shkurtuar përfundon me 8 vite.
    Alket Deda (alias Dritan Deda) – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Selami Lushkaj – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Ksenofon Bodo – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Kyrylo Ponomarenko – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Kostiantyn Biellon – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.
    Armando Papa – 12 vite burg; përfundimisht 8 vite.

    Sipas hetimeve, grupi u godit pas një operacioni të përbashkët mes autoriteteve shqiptare dhe atyre ndërkombëtare, ku u dokumentua tentativa për shkëmbimin e një sasie të konsiderueshme droge në det të hapur.
     

  • FSHF Sunday League/ Barrikada & Alpha CrossFit vijojnë dominimin në Grupin A, Dajti kryeson në Grupin B

    FSHF Sunday League/ Barrikada & Alpha CrossFit vijojnë dominimin në Grupin A, Dajti kryeson në Grupin B

    Është mbyllur java e 6-të e kampionatit amator “Sunday League 9×9”.
    Në grupin A, Barrikada dhe Alpha CrossFit vazhdojnë të jenë të pandalshme, duke regjistruar fitoren e gjashtë radhazi. Barrikada mundi Friends Team 4-0, ndërsa Alpha CrossFit 9×9 triumfoi ndaj FC Luminesen 2-1. Në ndeshjet e tjera të grupit A, Dymbëdhjeta mundi Immi 2-1, Three Lions 9×9 fitoi ndaj FC Confucius 3-0, FC Mallakastra mundi Happy Dent Center 2-1, Antigonean mposhti FC Messer 4-1, FC Tigres fitoi minimalisht 1-0 ndaj Tirana e Re dhe Futura Dent mundi FC Implant Swiss 3-2.
    Në grupin B, Dajti regjistroi fitoren e radhës, duke mundur Legjendat tt 4-1 dhe kryeson i vetëm me 16 pikë. Pas Dajtit, vendin e dytë e mban ATS, që këtë javë barazoi 1-1 me VILA-L MFC. Edhe M&D barazoi 2-2 me FC Storm dhe ndodhet në të njëjtën kuotë pikësh me ATS, me 14 pikë.
    Në ndeshjet e tjera të grupit B, Primo MFC mundi Elso 1-0, Albamer fitoi me të njëjtin rezultat ndaj FB Passion, Coca Cola Tepelena fitoi 2-1 ndaj Raiffeisen Bank, Domja mundi Jata Market 3-2, ndërsa Ju Ar Plast fitoi 3-0 ndaj FC Vibes.

  • Kupa e Botës 2026/ Fituan 12 grupet e UEFA-s, ja statistikat e tyre në Botërore

    Kupa e Botës 2026/ Fituan 12 grupet e UEFA-s, ja statistikat e tyre në Botërore

    UEFA ka në dispozicion dhe katër bileta. Shqipëria dhe Kosova me mundësi kualifikimi në fazën Play Off.

    12 fituesit e grupeve europiane janë kualifikuar për në finalet e Kupës së Botës FIFA 2026. Mësoni më shumë rreth pretendentëve evropianë që do të garojnë në turneun e verës së ardhshme.

    Gjashtëmbëdhjetë ekipe anëtare të UEFA-s janë kualifikuar për Kupën e Botës FIFA 2026, në të cilën do të marrin pjesë 48 ekipe nga e gjithë bota. 12 fituesit e grupeve kualifikuese do të avancojnë direkt në turneun final, ndërsa katër ekipet e fundit do të kualifikohen përmes ndeshjeve eliminatore.

    Austria, Belgjika, Kroacia, Anglia, Franca, Gjermania, Holanda, Norvegjia, Portugalia, Skocia, Spanja dhe Zvicra kanë rezervuar vendet e tyre në finalet e Kupës së Botës, të cilat do të mbahen nga 11 qershori deri më 19 korrik 2026, në Kanada, Meksikë dhe Shtetet e Bashkuara.

    AUSTRIA

    Kualifikimi: I pari në Grupin HPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Vendi i tretë (1954)Prezantimi i fundit: 1998 (faza e grupeve)

    Austria do të garojë në finalet e Kupës së Botës për herë të tetë (e para që nga viti 1998) falë një barazimi kundër Bosnjës dhe Hercegovinës që siguroi vendin e parë në Grupin H. Veterani Marko Arnautović udhëhoqi ekipin me tetë gola në kualifikuese; për më tepër, ekipi i Ralf Rangnick mund të mbështetet në përvojën e kapitenit dhe mbrojtësit qendror David Alaba, mesfushorit Marcel Sabitzer dhe të paparashikueshëmit dhe gjithmonë të rrezikshëm Michael Gregoritsch.

    BELGJIKA

    Si u kualifikuan: I pari në Grupin JPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Vendi i tretë (2018)Pjesëmarrja e fundit: 2022 (faza e grupeve)

    Djajtë e Kuq u kualifikuan për Kupën e Botës të katërt radhazi falë një fitoreje 7-0 ndaj Lihtenshtajnit në ditën e fundit. Pasi përfunduan të tretët në vitin 2018, Belgjika zhgënjeu në Katar, por tani ata po ëndërrojnë për shpengim. Me përvojën e Kevin De Bruyne dhe shpërthimin e talenteve të rinj Jeremy Doku dhe Charles De Ketelaere, skuadra shpreson të ndjekë një rrugë padyshim më pozitive.

    KROACIA

    Si u kualifikuan: Të parët në Grupin LPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Nënkampion (2018)Pjesëmarrja e fundit: 2022 (vendi i tretë)

    Nënkampione e Kupës së Botës në vitin 2018, Kroacia vazhdon të ëndërrojë për gjëra të mëdha. Kroacia u kualifikua për në finale me lehtësi relative pasi fitoi gjashtë fitore dhe një barazim në shtatë ndeshje. Luka Modrić mbetet lojtari kyç i skuadrës në moshën 40 vjeç, ndërsa trajneri Zlatko Dalić, i cili tashmë e ka udhëhequr vendin e tij në finalen dhe gjysmëfinalen e Kupës së Botës (si dhe në finalen e Ligës së Kombeve UEFA), synon të shkruajë një kapitull tjetër në historinë e kombëtares kroate.

    ANGLIA

    Si u kualifikuan: Fituesi i Grupit KPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Kampionë (1966)Pjesëmarrja e fundit: 2022 (çerekfinale)

    Nënkampionët e UEFA EURO 2024 filluan një epokë të re me ardhjen e Thomas Tuchel në vend të Gareth Southgate pas humbjes ndaj Spanjës në Berlin, dhe trajneri gjerman me siguri la gjurmën e tij. Anglia u kualifikua pas vetëm gjashtë ndeshjesh, duke fituar gjashtë, dhe përfundoi Grupin K me një rekord të përsosur, duke shënuar 22 gola dhe duke mos pësuar asnjë. Harry Kane është lideri i padiskutueshëm i një ekipi që është rritur ndjeshëm gjatë muajve dhe tani mund të mbështetet në performancat e shkëlqyera të lojtarëve si Anthony Gordon dhe Elliot Anderson.

    FRANCA

    Si u kualifikuan: Të parët në Grupin DPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Kampion (1998, 2018)Pjesëmarrja e fundit: 2022 (e dyta)

    Les Bleus ëndërrojnë të arrijnë në finalen e tretë radhazi të Kupës së Botës, pasi përfunduan të parët në Grupin D dhe u kualifikuan për turneun e tyre të tetë radhazi. Me një skuadër jashtëzakonisht të talentuar të udhëhequr nga Kylian Mbappé, skuadra e Didier Deschamps padyshim do të jetë ndër favoritët për të shkuar deri në fund në Amerikën e Veriut.

    GJERMANIA

    Si u kualifikuan: Të parët në Grupin APërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Kampion (1954, 1974, 1990, 2014)Pjesëmarrja e fundit: 2022 (faza e grupeve)

    Skuadra e Julian Nagelsmann pati një nisje të ngadaltë me një humbje 2-0 kundër Sllovakisë, por një fitore 6-0 në ndeshjen e kundërt në ditën e fundit i çoi ata në finale me vendosmëri. Kampionët e vitit 2014 tani janë tërhequr nga skuadra kombëtare, por brezi i ri, i udhëhequr nga Florian Wirtz dhe Nick Woltemade, do të udhëheqë garën për një titull të pestë botëror.

    HOLANDA

    Si u kualifikuan: Fituesit e Grupit GPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Nënkampion (1974, 1978, 2010)Prezantimi i fundit: 2022 (çerekfinale)

    Pas një beteje të fortë për vendin e parë me Poloninë, Holanda e vulosi kualifikimin e saj me një fitore të thellë ndaj Lituanisë në ditën e fundit. Të ndihmuar nga tetë gola të Memphis Depay dhe të udhëhequr nga karizmatiku Virgil van Dijk në qendër të mbrojtjes, Portokallinjtë shpresojnë të lënë pas zhgënjimin e tre humbjeve të mëparshme në finale dhe të fitojnë Kupën e Botës për herë të parë.

    NORVEGJIA

    Si u kualifikuan: Të parët në Grupin IPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Raundi i 16-të (1938, 1998)Prezantimi i fundit: 1998 (raundi i 16-të)

    Norvegjia do të jetë në finalet e Kupës së Botës për herë të parë në 28 vjet falë dy fitoreve kundër Italisë dhe vendit të parë në Grupin I. I pamëshirshmi Erling Haaland shënoi një shifër mbresëlënëse prej 16 golash, ndërsa Martin Ødegaard dha shtatë asiste. Nëse të dy lojtarët janë në formë të mirë në Amerikën e Veriut, skuadra e tyre mund të jetë në surprizë.

    PORTUGALIA

    Si u kualifikuan: Grupi F i parëPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Vendi i tretë (1966)Pjesëmarrja e fundit: 2022 (çerekfinale)

    Pasi u kualifikua për ndeshjen e shtatë radhazi, Portugalia siguroi vendin e saj pasi mposhti lehtësisht Armeninë në javën e 10-të. Vitinha, João Neves dhe Bruno Fernandes ishin çelësi në ndërtimin e lojës, ndërsa Cristiano Ronaldo ishte vendimtar gjatë gjithë fushatës kualifikuese. Pavarësisht se nuk arriti kurrë në finale në tetë paraqitje, këtë herë Seleção duket se ka gjithçka që duhet për të shkuar deri në fund, në atë që mund të jetë turneu i fundit ndërkombëtar i Cristiano Ronaldos.

    SKOCIA

    Si u kualifikuan: Të parët në Grupin CPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Faza e grupeve (1954, 1958, 1974, 1978, 1982, 1986, 1990, 1998)Pjesëmarrja e fundit: 1998 (faza e grupeve)

    Një fitore mahnitëse në ditën e fundit kundër Danimarkës, përpara një stadiumi të mbushur plot me njerëz, e solli Skocinë përsëri në Kupën e Botës për herë të parë që nga viti 1998, nën drejtimin e trajnerit Steve Clarke, i cili tashmë e kishte udhëhequr ekipin drejt kualifikimit për EURO 2020 dhe 2024. Kapiteni Andy Robertson, së bashku me John McGinn, Scott McTominay dhe Billy Gilmour, sjellin përvojën e tyre në Ligën e Kampionëve në një ekip që kombinon qëndrueshmërinë mbrojtëse me efektivitetin sulmues.

    SPANJA

    Si u kualifikuan: Të parët në Grupin EPerformanca më e mirë në Kupën e Botës: Kampion (2010)Pjesëmarrja e fundit: 2022 (raundi i 16-të)

    Fituesit e UEFA EURO 2024, Spanja u kualifikua lehtësisht pavarësisht një barazimi në ditën e fundit kundër Turqisë. Lojtarë si Mikel Merino, i cili luajti si mesfushor dhe sulmues, dhe talenti i Real Sociedad Mikel Oyarzabal ishin çelësi në fitoret kundër Turqisë dhe Bullgarisë. Pas eliminimeve në raundin e 16-të të Kupave të Botës 2022 dhe 2018, Spanja do të jetë e etur të provojë vlerën e saj duke u përpjekur të ndërtojë mbi triumfin e saj evropian në Gjermani.

    ZVICRA

    Si u kualifikuan: Të parët në Grupin BPërfundimi më i mirë në Kupën e Botës: Çerekfinale (1934, 1938, 1954)Pjesëmarrja e fundit: 2022 (raundi i 16-të)

    Zvicra përfundoi e para në Grupin B dhe u kualifikua për Kupën e Botës të gjashtë radhazi. Pavarësisht humbjes së Xherdan Shaqirit, i cili u tërhoq nga futbolli ndërkombëtar pas EURO 2024, skuadra zvicerane krenohet me talente të shumta, përfshirë Manuel Akanji-n, Granit Xhaka-n, Dan Ndoye-n dhe Breel Embolo-n, të aftë t’i shkaktojnë probleme çdo kundërshtari në ditët e tyre më të mira./UEFA.com/

    Vazhdo leximin

  • Kualifikueset / Gjermania dhe Holanda në Botëror, Sllovakia dhe Polonia në “play off”

    Kualifikueset / Gjermania dhe Holanda në Botëror, Sllovakia dhe Polonia në “play off”

    Gjermania dhe Holanda sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, pasi konfirmohet matematikisht kualifikimi i tyre. Gjermania fitoi 6-0 ndaj Sllovakisë në Leipzig dhe e mbylli grupin A në krye me 15 pikë, falë golave të Woltemade (18’), Gnabry (29’), Sané (36’, 41’), Baku (67’) dhe Ouedraogo (79’). Sllovakia (12 pikë) shkon në “play off”, ashtu si Irlanda e Veriut, që fitoi 1-0 ndaj Luksemburgut me penalltinë e Donley (44’).
    Në grupin G, Holanda triumfoi 4-0 ndaj Lituanisë dhe arriti kuotën 20 pikë. Reijnders (16’), Gakpo (58’ pen.), Xavi Simons (60’) dhe Malen (62’) firmosën suksesin. Polonia, megjithë fitoren 3-2 ndaj Maltës, me golat e Lewandowski (32’), Wszolek (59’) dhe Zielinski (85’), ndalet në vendin e dytë me 17 pikë dhe shkon në “play off”.
    Në grupin L, Kroacia, tashmë e kualifikuar, përmbysi 3-2 Malin e Zi falë Perisic (37’ pen.), Jakic (73’) dhe Vlasic (87’). Çekia fitoi 6-0 ndaj Gjibraltarit, ndërsa Ishujt Faroe e mbyllin në vendin e tretë.
     
     

  • KUALIFIKUESET: Danimarka prish çdo gjë me duart e veta, Bosnja fiton me përmbysje dhe shkon drejt “finales” së grupit

    KUALIFIKUESET: Danimarka prish çdo gjë me duart e veta, Bosnja fiton me përmbysje dhe shkon drejt “finales” së grupit

    Përveç ndeshjeve në grupin B, ku Kosova fitoi në transfertë 0-2 ndaj Sllovenisë dhe Zicra 3-1 ndaj Suedisë, janë luajtur edhe 3 sfida të tjera për grupet e tjera.
    Në grupin C, Danimarka barazoi në Copenhagen 2-2 ndaj Biellorusisë. Danezët e mbyllën pjesën e parë në avantazh 1-0 falë golit të bukur të Mikkel Damsgaard në minutën e 10-të.
    Miqtë shënuan dy gola të shpejtë në pjesën e dytë ëpr 3 minuta, me Gromyko 62′ dhe Demenchko 65′. Danezët barazuan shifrat me Gustav Isaksen në minutën e 78-të. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Greqia fitoi 3-2 ndaj Skocisë, në sfidën e luajtur në Pire. Vendi i parë dhe i dytë në grup do të përcaktohen në sfidën direkte mes Skocisë dhe Danimarkës.
    1. Danimarka 11 pikë2. Skocia 10 pikë3. Greqia 6 pikë4. Biellorusia 1 pikë
    Në grupin H, Bosnje Hercegovina fitoi me përmbsyje 3-1 ndaj Rumanisë. Daniel Birligea kaloi në avantazh rumunët, të cilët e mbyllën pjesën e parë në favorin e tyre 0-1.
    Në pjesën e dytë, Edin Dzeko barazoi fillimisht shifrat në minutën e 48-të. Në 20 minutat e fundit, rumunët mbetën me 10 lojtarë, pasi Denis Dragus la fushën e lojës pas dy minutash që kishte në fushë, për faull të rrezikshëm ndaj kundërshtarit.
    Në 10 minutat e fundit, erdhi përmbysja e madhe e vendasve. Esmir Bajraktarevic shënon golin e avantazhit 2-1 në minutën r 80-të, Haris Tabakovic vulos fitoren 3-1 në kohën shtesë.
    Situata në grupin H:
    1. Austria 18 pikë2. Bosnja 16 pikë3. Rumania 10 pikë4. Qipro 8 pikë5. San Marino 0 pikë
    SHIKOGOLAT