Tag: grumbulluar

  • Dy lojtarët që Sylvinho duhet t’i ketë në mendje për t’i thirrur te Kombëtarja

    Dy lojtarët që Sylvinho duhet t’i ketë në mendje për t’i thirrur te Kombëtarja

    Pasi siguroi biletën për në play-off për rrugën drejt Botërorit, Shqipëria do të rikthehet në fushë në fund të muajit mars, ku “finalja” e parë do të jetë ajo në transfertë ndaj Polonisë dhe në rast fitoreje këtu, më pas do të luiajë në finalen e madhe ndaj fituesit Ukrainë-Suedi.
    Gjatë kësaj kohe, Sylvinho do të ketë mundësinë të studiojë element të rinj apo edhe të tjerë që kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares, për t’i grumbulluar për play-offin e muajit mars. Dy emrat që aktualisht e meritojnë një ftesë nga Sylvinho janë: Anis Mehmeti dhe Ernest Muçi.
    Mehmeti po shkëlqen në Championship me Bristol City-n, ku në 16 ndeshje, ka shënuar 5 gola dhe ka dhënë 6 asiste. 24-vjeçari që nuk është grumbulluar nga Sylvinho pavarësisht formës së mirë që po tregon në mënyrë të qendrueshme. Ai mund të mbulojë disa pozicione në fushë ku kryesori është si mesfushor me tipare sulmuese, por mund të luajë edhe si mesfushor qendror, anësor dhe sulmues i mirëfilltë.
    Ernest Muci po ashtu është një tjetër emër që duhet marrë në konsideratë dhe mund të jetë vendimtar në momente të caktuara. Pas transferimit te Trabzonspor, Muçi ka fituar besimin që i mungonte te Besiktas dhe ka treguar një formë shumë të mirë në kohët e fundit. Në ndeshjen e fundit, shënoi dy gola vendimtarë në fitoren 3-4 të Trabzonspor në transfertën ndaj Basakhesir.

  • Silvinjo zbulon listën e Kombëtares, ndaj Andorrës dhe Anglisë premton maksimumin

    Silvinjo zbulon listën e Kombëtares, ndaj Andorrës dhe Anglisë premton maksimumin

    Adriatik BALLA
    Trajneri i Kombëtares, braziliani Silvinjo, nga zyrat e FSHF-së doli dje në konferencë shtypi, ku prezantoi edhe listën me 25 lojtarët e grumbulluar për dy sfidat e rëndësishme, ku Shqipëria ka mundësinë më të mirë për të siguruar një biletë historike për në “play-off”-in e këtij kompeticioni. Tekniku brazilian foli dhe sqaroi zgjedhjet e tij për këto dy sfida dhe objektivat e Kombëtares. Më poshtë, konferenca e plotë e trajnerit. “Për pak kohë bëhen tre vite që kam marrë drejtimin e kombëtares dhe jemi në një moment shumë të bukur që në mbylljen e këtij viti për kualifikueset e Botërorit jemi ende në lojë për “play-off”-et e Botërorit. Kemi dy ndeshje shumë të rëndësishme përpara. Nuk është momenti ynë dhe nuk ka qenë më përpara që të marrim lojtarë që luajnë 100% me klubet e tyre. Nuk kemi mundësi të zgjedhim nga 70-80 lojtarë. Kemi diku te 40-45 lojtarë që i monitorojmë vazhdimisht. Nedim Bajrami ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me ne. Dhe dua t’ju bëj një pyetje se cili është golashënuesi ynë më i mirë në vitet e fundit? Është Bajrami me 7 gola, më pas vjen Asani me 6 gola, Manaj me 4 gola. Bajrami është një lojtar që më jep besim kur del në fushë. Edhe ai vetë nuk është i lumtur që nuk po merr minuta me klubin e tij, por ne kemi pasur edhe më parë lojtarë që i kemi grumbulluar edhe pse kanë qenë përtej listave të klubeve ku luajnë. Tani është momenti për të vlerësuar lojtarët që kam grumbulluar dhe për të punuar me ta”, theksoi Silvinjo.
    Ndeshjet
    Më tej trajneri kuqezi foli për duelin ne radhës, atë ndaj Andorrës. “Do të jetë një ndeshje e vështirë. Unë e respektoj shumë Andorrën si kundërshtar. Në ndeshjet e fundit kanë barazuar në miqësore dje kanë humbur në shtëpi me Serbinë por që i mbajtën në barazim për një pjesë. E pashë ndeshjen, ishte e vështirë dhe Andorra kishte mundësi të qarta për të barazuar me një kundërsulm apo kros majtas. Do të jetë një ndeshje e vështirë, sepse janë një ekip që luajnë me zemër dhe shpirt. Mbrojnë shumë në 100% e tyre, por nuk dua të bëj llogari në këto momente. Kemi bërë një rrugëtim të mirë, kemi një humbje me Anglinë dhe pres që të bëjmë një lojë të mirë. Po mendoj vetëm për Andorrën e për Anglinë, dy ndeshje shumë të vështira”, nënvizoi ai.
    Rikthimi i Ismajlit dhe Tucit
    Silvinjo komentoi edhe kthimin e mbrojtësit, Ardijan Ismajli në Kombëtare. “Ismajli është kthyer nga dëmtimi. Jam shumë i lumtur për rikthimin e tij dhe po luan. Është një lojtar te i cili kemi besim, po bën një rrugëtim me ne prej tre vitesh së bashku. Sa i përket Tucit, ka bërë dy ndeshje me ne në Nations League, me Gjeorgjinë jashtë dhe në shtëpi ndaj Çekisë, luajti edhe ndaj Ukrainës 10-15 minutat e fundit. Ndërroi skuadër dhe humbi pak kohë nga një dëmtim që kaloi. Më pëlqen si futbollist. Është në rolin e trekuartistit, por mund të bëjë edhe sulmuesin e qendrës. Shënon, është inteligjent, e mendoj si një opsion më shumë në fushë dhe na jep mundësi për të shënuar gol. Ai më pëlqen edhe në aspektin strategjik për dy ndeshjet e radhës”, përfundoi Silvinjo.

  • “Duhet të jemi gjallë për Botërorin pas Serbisë”, Silvinjo tregon pse la jashtë Anis Mehmetin: Nuk është momenti i një 21-vjeçari

    “Duhet të jemi gjallë për Botërorin pas Serbisë”, Silvinjo tregon pse la jashtë Anis Mehmetin: Nuk është momenti i një 21-vjeçari

    Shqipëria do të luajë kundër Serbisë më 11 tetor në ora 20:45, në stadiumin e Leskovacit sfidën më të rëndësishme të këtij rrugëtimi në kualifikueset e Botërorit 2026. Pasi shpalli listën me 25 lojtarët e grumbulluar, trajneri Silvinjo doli sot në konferencën zyrtare për media në ”Shtëpinë e Futbollit”.
    Tekniku brazilian shpjegoi për gazetarët zgjedhjet e tij në këtë grumbullim, ndërsa theksoi se përballja e 11 tetorit ndaj Serbisë është sfida më e vështirë dhe më e rëndësishme e grupit dhe skuadra duhet të jetë e përqëndruar 100%. Drejt Leskovcit, skuadra do të udhëtojë vetëm për të marrë një rezultat pozitiv. Ndër të tjera, ai shpjegoi edhe pse nuk ka ftuar lojtarë si Seferi, Gripshi, Mehmeti, Muçi dhe Berisha.
    “Kemi grumbulluar 25 lojtarë. Kemi një situatë pak më ndryshe këtë herë. Katër ditë më parë, Ismajli ka pasur një dëmtim dhe nuk ka luajtur. Për ndeshjen e fundjavës nuk do të udhëtojë me ekipin drejt Romës për ndeshjen me Lazion. Mjekët e ekipit të tij do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me doktorin tonë, për të parë dhe për të vlerësuar gjendjen e tij. Do të presim fundjavën për të marrë një vendim”.
    A besoni te skuadra? – Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne i njohim shumë mirë lojtarët. Për shkak edhe të dëmtimeve, kemi grumbulluar këtë herë Klisman Caken, i cili hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, nuk është momenti i një djali 21-22 vjeçar, duke qenë se është një ndeshje e rëndëishme. Besoj dhe jam i kënaqur me listën e të grumbulluarve.
    Si do ta fitojë Kombëtarja këtë ndeshje? – Do të jetë një ndeshje e fortë dhe e vështirë, për të dyja skuadrat sepse jemi të dyja në moment për t’u kualifikuar. Skuadra e tyre është shumë e fortë dhe me eksperiencë, por në futboll luhet për 90 minuta. Nuk vendoset një ndeshje nga 15 apo 20 minuta. Sigurisht që do të jemi të fokusuar për 90 minuta për të bërë më të mirën. Jemi koshientë për atë që duhet të bëjmë. E thashë edhe më përpara, besoj shumë tek ekipi im, te lojtarët që kur u jep besim, krijohet edhe një atmosferë shumë e mirë te dhomat e zhveshjes. Besoj që do të bëjmë një ndeshje të mirë. Kemi bërë edhe më parë performanca të mira, si në Pragë, në Varshavë dhe do jemi 100% të përqëndruar për të bërë 90 minuta të mira.
    A është kjo ndeshja që na lë jashtë Botërorit nëse nuk marrim rezultat? – Është një ndeshje e rëndësishme për të qëndruar ”gjallë” dhe të jemi drejt objektivit për të shkuar në Botëror. Nuk është ndeshje definitive, sepse janë edhe dy ndeshje të tjera, përveç ndeshjes me Serbinë për të përfunduar këtë rrugëtim. Duhet të jemi shumë të përqëndruar për të marrë fitoren. Duhet të paraqitemi shumë mirë që të kemi rezultat shumë të mirë. Nëse çdo gjë shkon mirë është edhe “play-off”. Objektivi në këtë moment është të përfundojmë në vendin e dytë, duke qenë se Anglia është një ekip shumë i fortë. Tani duhet të përqëndrohemi 100% te Serbia.  Është pengesë e vështirë, por që do të japim maksimumin.
    Çfarë duhet të bëjnë më shumë Seferi, Gripshi dhe Mehmeti për të qenë pjesë e skuadrës? – Fillimisht kemi ndeshje të dytë dhe mund të kemi ndryshime në vazhdim. Nuk kisha dëshirë që në Serbi të shkoja me 26-27-28 lojtarë, preferoj të përqëndrohem në 24 ose 25 lojtarë. Sepse edhe nga eksperienca ime si ish-lojtar, të dërgosh lojtarë në tribunë është e shëmtuar dhe të mërzit. Preferoj të flas për lojtarët që kam grumbulluar, por gjithsesi mund të them që Gripshi është një lojtar të cilin e ndjek prej 6 muajsh dhe më pëlqen shumë. Mehmetin e kam vizituar dhe në Bristol, por siç e kam thënë dhe më parë, kemi shumë ‘trafik’ në krahun e majtë si Hoxha, Bajrami, Uzuni. Mehmeti me ne ka luajtur në të djathtë, por me ekipin e tij luan në krahun e majtë. Ai ka luajtur ndeshjet e para me ne, e kemi pozicionuar në të djathtë. Është një lojtar shumë i mirë, nuk kam gjë kundër tij, por preferoj mos të shkoj me 26-27 lojtarë. Jam shumë i kënaqur me lojtarët të cilët kemi grumbulluar. Sa i përket Seferit, ai ka bërë një rrugëtim shumë të mirë me Kombëtaren tonë. Por jam i kënaqur me lojtarët që kemi grumbulluar. Dua të përmen edhe Çokën, i cili më ka pëlqyer shumë në ndeshjen e fundit. I ekuilibruar dhe taktik, por në thelb kjo është lista dhe lojtarët që kemi grumbulluar.
    Si është gjendja emocionale dhe psikologjike e lojtarëve për këtë ndeshje? – E kam parë ndeshjen e 11 viteve më parë. Ne jemi të përgatitur për të bërë një ndeshje futbolli, për të pasur një ndeshje të bukur nga të dyja palët. Duhet të përgatitemi mirë për të dhënë 100% tonë. E theksova dhe më parë që kemi grumbulluar 25 lojtarë në mënyrë që të jemi të përqëndruar në atë që duam të japim. Pjesë e punës me ekipin është edhe aspekti psikologjik, por nuk do ta quaja aspekt psikologjik. Më tepër preferoj të japim mesazhe tek ekipi, që duhet të punojmë fort dhe të jemi të përqëndruar në këtë pjesë. Kemi disa ditë punë radhazi me ekipin, që do të ketë hapësirë për të punuar në aspektin individual.
    Etrit Berisha? – Tre portierët që kemi grumbulluar për këtë ndeshje kanë dhënë performanca shumë të mira, si në ndeshje, po ashtu në stërvitje. Ia kam thënë Ilir Bozhiqit, përgatitësit tonë, më ka pëlqyer stërvitja e tyre. Dajsinani po bën shumë mirë. Simoni është lojtar për të ardhmen. Kur e mora në Europian, e bëra sepse te Simoni kam besim shumë që në të ardhmen mund të marrë një vend në këtë Kombëtare dhe të ecë shumë para. Kemi lojtarë të rinj, nëse shikojmë ka gjithmonë lojtarë të rinj që ftohen. Në futboll ndodh kështu, ka ndryshim brezash. Jemi shumë të lumtur me këta lojtarë dhe do të përgatisim ndeshjet me këto portierë.
    Presidenti Duka ka thënë se kjo ndeshje vendos fatin. A mendon se ka rëndësi të dyfishtë, si për Kombëtaren dhe për ju? – Ne duhet të përqendrohemi 100 % te ndeshja me Serbinë. Për të ardhmen duhet të mendoj unë, por nuk është momenti. Nuk më shqetëson aspak, duhet të përqendrohemi te Serbia. Vetëm aty jemi të fokusuar. Nuk duhet të harxhojmë energji me gjëra të tjera. Për të ardhmen mendoj unë, nuk është momenti sipas meje. Ndeshja me Serbinë nuk është e rëndësishme, por shumë e rëndësishme.
    Pse mungon Muçi dhe nëse Ismajli do jetë i dëmtuar, do të ketë zëvendësues? – Muçi ka një rrugëtim të ri me një klub të ri, por siç e thashë ka shumë lojtarë në krahun e majtë. Duhet të zgjedh lojtarët. E zgjedh unë të shkoj me 25 lojtarë, jo me 28 në Serbi. Kjo ka qenë zgjedhja ime përsa i përket kësaj ndeshje. Nëse Ismajli nuk ia del, duhet ta mendojmë. Kemi fundjavën përpara dhe duhet të presim. Do të shohim gjendjen e tij dhe të lojtarëve të tjerë, sepse të gjithë lojtarët luajnë këtë fundjavë. Mund të flasim të dielën në mbrëmje për këtë, por tani duhet të presim. Ka një mundësi për të shkuar me 24, do shikojmë.
    Ndryshimi i stadiumit për ndeshjen me Serbinë, është më mirë për ne, apo jo? – Nuk ndryshon asgjë ndryshimi i stadiumit. Është një stadium i ri, më i vogël. Ata janë mësuar duke luajtur në atë stadium. Kanë luajtur ndaj Andorrës, ndaj Danimarkës, etj. Në rastin tonë nuk ndryshon asgjë.
    Ashtu siç është bërë e ditur, sipas marrëveshjes së arritur para nisjes së edicionit kualifikues, nuk do të ketë tifozë shqiptarë në Leskovac, ashtu siç nuk kishte tifozë serbë në Tiranë.

  • Sylvinho publikon listën për finalen me Serbinë, emri i vetëm i ri vjen nga Shkëndija

    Sylvinho publikon listën për finalen me Serbinë, emri i vetëm i ri vjen nga Shkëndija

    Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor, sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Serbisë dhe miqësoren ndaj Jordanisë.

    Tekniku kuqezi ka grumbulluar 25 lojtarë dhe risia e vetme është futbollisti i Shkëndijes së Tetovës, Klisman Cake. Qendërmbrojtësi ka qenë më parë pjesë e Kombëtares U-21 dhe pas paraqitjeve të mira me Shkëndijën, ku arritën edhe kualifikimin historik në Conference League, ka bindur trajnerin Silvinjo për ta ftuar në Kombëtare.
    Lista e plotë
    Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni
    Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake
    Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani
    Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

  • Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

    Zvicra me tre shqiptarë, Yakin grumbullon mbrojtësin që braktisi Shqipërinë

    Trajneri i kombëtares së Zvicrës ka publikuar listën e futbollistëve të grumbulluar për sfidat me Suedinë dhe Slloveninë në kualifikueset e Kupës së Botës.
    Murat Yakin do të ketë të gatshëm 24 futbollistë dhe pjesë e listës janë tre lojtarë me origjinë shqiptare.
    Përveç kapitenit Granit Xhaka dhe të përhershmit Andi Zeqiri, me helvetët është grumbulluar për herë të parë edhe Adrian Bajrami, i cili braktisi kombëtaren e Shqipërisë muajin e kaluar.
    Zvicra më 10 tetor do të luajë ndaj Suedisë në transfertë, ndërsa tre ditë më pas luan po në transfertë ndaj Sllovenisë. Helvetët kryesojnë grupin B kualifikues me 6 pikë pas dy ndeshjeve, me 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar.

  • Rriten pikët e Shqipërisë në renditjen e UEFA-s, tani ka marrë më shumë nga fitorja e 3 ekipeve sesa në gjithë sezonin e shkuar

    Rriten pikët e Shqipërisë në renditjen e UEFA-s, tani ka marrë më shumë nga fitorja e 3 ekipeve sesa në gjithë sezonin e shkuar

    Shqipëria rrezikonte shumë nëse dështonte këtë vit në Europë, për të rënë akoma më shumë në renditje dhe mund të humbiste një tjetër ekip nga Europa. Megjithatë me performancën e fundit, kjo nuk do të ndodh.
    Egnatia, Vllaznia dhe Dinamo fituan ndeshjet e tyre duke siguruar një nivel më të lartë të Shqipërisë në Europë dhe duke grumbulluar më shumë pikë. Në sezonin e shkuar, Shqipëria kishte grumbulluar 1250 pikë nga performanca e ekipeve tona në Europë, ndërsa tani kemi grumbulluar 1375 pikë dhe nuk ka mbaruar akoma asgjë pasi kemi tre ekipe në lojë që duhet të mbrojnë fitoret e tyre për të shkuar më tej.
    Kështu Shqipëria pritet të grumbullojë pikë të tjera të vlefshme për t’u ngjitur akoma më shumë në renditje. Aktualisht Shqipëria ndodhet në vendin e 45 mes 55 shteteve, por nëse ekipet tona do të mbyllin me sukses detyrën e tyre edhe në ndeshjet e kthimit, vendi i 40 është mëse i arritshëm dhe do të ishte një ngjitje e mirë për këtë sezon. /Sport Ekspres/
     

    ? Three nations have already won MORE POINTS in this season that in a complete previous season:
    ?? Albania – 1.375 pts (1.250 pts)
    ?? Andorra – 1.666 pts (1.000 pts)
    ?? N. Macedonia – 1.500 pts (0.666 pts) pic.twitter.com/NhTF2W6kZ4
    — Football Rankings (@FootRankings) July 26, 2025

     

  • Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë

    Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë

    Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive.

    Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.
    Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

    Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023.

    Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

    Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

    Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.

    Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.

    Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.
    Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë./Monitor/

  • Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

    Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

    Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive.Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023.Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Sylvinho: E di historinë me Serbinë…, kuqezinjtë e mi do të japin shpirtin në fushë

    Sylvinho: E di historinë me Serbinë…, kuqezinjtë e mi do të japin shpirtin në fushë

    Kombëtarja shqiptare është gati për një nga periudhat më vendimtare të fushatës kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Në qershor, kuqezinjtë e Sylvinhos do të zbresin në fushë për dy sfida me peshë të jashtëzakonshme.
    Më 7 qershor do të jetë përballja agonistike ndaj Serbisë në “Arena Kombëtare”, Tiranë, ndërsa më 10 qershor transferta ndaj Letonisë në Riga. Të dyja ndeshjet do të luhen prej orës 20:45 dhe do të jenë jetike për ecurinë e Shqipërisë në përkatës eliminator, ku aktualisht kuqezinjtë kanë grumbulluar 3 pikë pas fitores ndaj Andorrës dhe humbjes ndaj Anglisë në “Wembley”.
    Në konferencën për shtyp dhe me shpalljen e listës së 27 futbollistëve të ftuar, Sylvinho dha mesazhe të qarta: fokus maksimal, lojë me shpirt dhe besim te grupi. Braziliani theksoi se çdo lojtar është i rëndësishëm, duke mos përjashtuar as idenë e ndonjë surprize taktike për t’i befasuar kundërshtarët.
    Përballja ndaj Serbisë nuk është thjesht një ndeshje futbolli, por sfidë e zjarrtë, me sfond emocional e historik, që kërkon qetësi, pjekuri dhe përkushtim maksimal. Në fushë kërkohet maksimumi, jashtë saj qetësi dhe unitet. Sylvinho ka thirrur “luftëtarët” e tij dhe tani iu takon tyre të shkruajnë historinë në këto 180 minuta vendimtare.
    Keni thirrur 27 futbollistë për dy eliminatoret e qershorit, a është ky grupi më i mirë që ka Shqipëria?Përzgjedhja bazohet në momentin specifik të sezonit. Shumë futbollistë po përfundojnë sezonin e klubet e tyre. Disa mund të jenë të lodhur, pasi kanë luajtur shumë, disa më pak dhe disa vijnë prej pushimeve. Ne kemi 7 ditë në dispozicion për të zhvilluar përgatitjet. Ky është një moment shumë i rëndësishëm për ne.
    Përballja me Serbinë është krejt nrydhe nag të tjerat për ne. Çfarë mesazhi do t’iu jepni lojtarëve dhe tifozëve para kësaj ndeshje, që dihet se ka edhe histori nga pas?Janë ndeshje të vështira, me kundërstharë fizikisht të mirë. Na duhet të punojmë mirë për këto 2 sfida. Unë kam nevojë për 27 futbollistët, duhet të fokusohemi te loja jonë dhe futbolli që dimë të prodhojmë. Jemi ekip që luajmë me shpirt në fushë, kemi indentitet. Duhet të fokusohemi te fusha e lojës, aty ta bëjmë punën tonë sa më mirë.
    Efekti surprizë, a do të eksperimentoni me ndonjë sistem ndryshe për t’i befasuar kundërshtarët?Kemi 7 ditë në dispozicion, duhet të përgatitemi maksimalisht. Të 27 futbollistët e thirrur janë shumë të rëndësishëm. I njohim kundërshtarët dhe i kemi parë ndeshjet e fundit të tyre. Ndoshta mund të kemi disa ndryshime, por duhet t’i shikojmë gjërat edhe gjatë përgatitjeve.
    Nga ana cilësore, a është në gjendje kombëtarja jonë të marrë fitoren ndaj Serbisë?Këto janë ndeshje të forta, të vështira dhe shumë fizike. Kemi 1 vit që luajmë me ekipe të forta dhe kjo do të na ndihmojë. Edhe serbët luajnë fort, pasi kanë futbollistë me shtat të lartë. E rinisin lojën shumë mirë, kanë cilësi, por ne do ta përgatisim mirë këtë duel dhe do të hyjmë në fushë për rezultat pozitiv.
    A kemi një plan që futbollistët të jenë sa më të ftohtë dhe të luajnë futboll pa u përfshirë emocionalisht?Jam i sigurtë që duhet të punojmë për këtë element. Është ndeshje speciale, por rëndësi ka fusha e lojës. Duhet të mendojmë për 90 minutat e lojës, jo gjërat e tjera. Që ditën e parë të përgatitjeve do të fokusohemi në këtë element. Lojtarët që do të vijnë duhet të jenë të fokusuar dhe të japin shpirtin në fushë. Nuk ka kohë për të humbur, pasi çdo minutë në fushë vlen shumë. Unë iu kërkoj lojtarëve që të japin shpirtin në fushë dhe të bëjnë më të mirën.
    A e kemi betejën në grup vetëm me Serbinë, pasi Anglinë s’e arrijmë dot?Tani, që të jemi të sinqertë, në letër Anglia është e fortë. Ka lojtarë të nivelit të lartë, por në futboll mund të ndodhë gjithçka. Ne duhet të marrim pikët tona. Në tetor dhe nëntor mund të shikojmë se sa shanse do të kemi për në Botëror”.
    A ka ndonjë futbollist që e keni kontaktuar dhe ka ngelur jashtë kësaj liste?Jam dakort me pyetjen. Julian Shehu është i ri, është hera e dytë në listë. Dajsinani është hera e parë. Aljii është kthyer, Pajaziti është hera e tretë mos gabohem. Një vit e gjysmë më parë, sepse edhe ne harrojmë ndonjëherë për punën që bëjmë, kam kërkuar të printonim listën e parë të të thirruve, e cila ka shumë ndryshime. Janë 10 persona që punojnë ditën, pasdite, natën, rendin pas lojtarëve që mund ta përmirësojmë ekipin. Këtë po bëjmë, fusha flet, duhet të zgjedh 11 prej tyre. Jemi të kënaqur me lojtarët që janë te ne, që po përmirësohen. Po përmirësojnë ekipin, sjellin gjëra të rëndësishme, është e vërtetë që ka limite, nuk mund të bësh shumë ndryshime në çdo grumbullim. Jemi të kënaqur nga këta 27 të thirrur, pres shumë nga të gjithë. Edhe nëse ka ndonjë tjetër, ne jemi në ndjekje për ta parë, por jam krenar për lojtarët e grumbulluar në këtë moment.
    Presidenti i Serbisë ka bërë thirrje vetëm për fitore ndaj nesh. Çfarë do t’i thonit atij? Është mendimi i tij dhe ka të drejtë të thotë çfarë të dojë. Ne do të duhet të futemi shumë fort në fushë. Futbolli do të flasë vetë, në do të punojmë fort për këtë ndeshje.
    Pse nuk thirret Christian Shpendi? Futbolli nuk bëhet vetëm brenda 24 orëve. Pra, nëse është duke performuar mirë momentalisht, duhet futur në lojë. Sa më shumë një lojtar grumbullohet dhe përgjigjet në fushë, aq më shumë shanse ka që të thirret prapë. Unë besoj tek një ekip që ka bazë dhe mund të rritet, të shtojë 3 ose 4 elementë. Nuk besoj në 10 ndryshime për çdo grumbullim, por te një grup që jep më të mirën.
    A i trembeni atmosferës dhe ngarkesës që mund të kenë futbollistët? E kam dëgjuar diçka të tillë, por e bukura e futbollit është se zgjat 90 minuta. Këtë e kam e mësuar shumë vite më përpara me eksperiencë. Janë dy ndeshje të vështira, ku duhet të futemi shumë fort në fushë, të bëjmë më të mirën e mundshme dhe futbolli do të flasë vetë. Unë jam i lumtur me lojtarët që kam përzgjedhur dhe do të punojmë fort. E kam parë atë që ka ndodhur vite më përpara dhe nuk shqetësohem, sepse do t’i përgatisim lojtarët për të luajtur futboll 90 minuta. E bukura e kësaj kombëtareje është se kemi lojtarë nga të gjitha anët e botës, kemi një lojtar shqiptar edhe në Argjentinë. Unë besoj që lojtarët më të mirë në qarkullim janë këta 27 që kemi përzgjedhur. Sigurisht që kemi parë edhe lojtarë të tjerë, kemi listë prej 15-20 lojtarësh që nuk janë grumbulluar, por i vëzhgojmë vazhdimisht, por jam i kënaqur me ata që kemi grumbulluar.
    Të shtunën, Asllani do të luajë në finalen e Champions League…Është një nga ndeshjet më të bukura në botë dhe shpresoj të jetë e tillë. Ne jemi krenar për të, që luan në nivele të tilla. Është ndeshja më e bukur në botë, e kam luajtur edhe unë një sfidë të tillë. Asllani është një futbollist shumë i mirë dhe bën gjithmonë mirë. Nuk humbet asnjë stërvitje dhe punon shumë. Është një lider.
    27 futbollistë të grumbulluar, nga cili repart pret më shumë të bëjë diferencën? Të gjitha repartet janë të rëndësishme. Nuk besoj se ka një repart të vetëm që mund ta fitojë ndeshjen. Janë 11 lojtarë që luftojnë për ta fituar sfidën. Duhet të gjesh një lloj ekuilibri për të bërë mirë. Ne do të punojmë shumë për këtë.
    Qershori vendimtar për ëndrrën kuqezi të Botërorit, ja 27 “luftëtarët” e Sylvinhos

     

  • Gara për Tiranën në listën e hapur, Olta Xhaçka vijon në avantazh ndaj Blerina Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë Kuvendit

    Gara për Tiranën në listën e hapur, Olta Xhaçka vijon në avantazh ndaj Blerina Gjylametit! Majko, Kodheli e Felaj mbeten jashtë Kuvendit

    Vijon ende numërimi i votave preferenciale për qarkun e Tiranës, teksa deri tani janë numëruar 27697 zarfe me votën e diasporës, nga 43157 në total.

    Gara brenda PS mbetet e fortë mes Olta Xhaçkës dhe Blerina Gjylametit, teksa kjo e fundit deri tani ka mbetur jashtë Parlamentit të ri, pasi kolegia e saj ka një avantazh prej 69 votash.
    Konkretisht Xhaçka ka grumbulluar deri në këto momente 6039 vota, duke siguruar mandatin, ndërsa Gjylameti ka marrë 5970.
    Jashtë Kuvendit kanë mbetur edhe figura të njohura të PS, si Pandeli Majko, i cili deri në këto momente rezulton me 5878 vota, i ndjekur pas nga Etilda Gjonaj me 5138 vota.
    Edhe Plarent Ndreca e ka humbur mandatin e deputetit, pasi ka siguruara deri tani 4745 vota. Më poshtë në renditje rezultojnë dhe Ermonela Felaj me 4389 vota, ndjekur menjëherë më pas nga Mimi Kodheli me 4121 vota.
     

    Nga ana tjetër në Partinë Demokratike, panorama e garës mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetin duket më e qartë.
    Tabaku ka siguruar  një kapërcim të ndjeshëm votash në krahasim me Alimehmetin, duke grumbulluar deri tani 20058 vota, ndërsa mjeku i njohur ka mbledhur deri tani 17736 vota.
    Pa mandat deputeti në Kuvendin e ri nga radhët e koalicionit të opozitës PD-ASHM, kanë mbetur presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta, që ka grumbulluar 7868 vota. Nga PL, si pjesë e listës së mbyllur futen në Kuvend Tedi Blushi dhe Erisa Xhixho.
    Rezultat edhe më të dobët në raport votash, ka arritur Dhurata Çupi, me 2762 vota, ndërsa kreu i PDIU Shpëtim Idrizi me vetëm 1961 vota deri tani. Nga Partia Drejtësi Unitet dhe Integrim, si pjesë e listës së mbyllur në Kuvend futet Mesila Doda.

     
     
     

    Top Channel