Pak orë nga nisja e protestës në mbështetje të ish kombëmandatëve të UÇK, të cilët mbahen në UÇK, ka nisur grumbullimi i protestestuesve në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Qytetarë të shumtë të Shqipërisë e Kosovës, janë bërë bashkë në sheshin Skënderbej duke kërkuar liri për clirimtarët.
Me flamuj kombëtar, të UÇK ka nisur grumbullimi i tyre në shesh, për protestën e njoftuar në orën 17:00.
Gjithashtu edhe në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit”, makina me flamurin kombëtar e thirrjet UCK kanë nisur të dëgjohen.
Tag: grumbullimi
-

Protesta për UÇK/ “Hashim Thaçi”, qytetarët brohorasin emrin e ish-presidentit të Kosovës në Tiranë (Video)
-

Përfshihet nga flakët një pikë grumbullimi hekurash në Kavajë
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një pikë grumbullimi hekurash për skrap në Kavajë.
Ngjarja është shënuar në një zonë industriale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve.
Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësesh, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata tashmë thuhet se është nën kontroll.
Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit. -

Zjarr i madh në një pikë grumbullimi hekurash në Kavajë
Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një pikë grumbullimi hekurash për skrap në Kavajë. Ngjarja është shënuar në një zonë industriale, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të flakëve.
Në vendngjarje ndodhen disa ekipe zjarrfikësesh, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit. Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa situata tashmë thuhet se është nën kontroll.Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e zjarrit, ndërsa do të kryhen edhe vlerësime për dëmet materiale të shkaktuara.
-

Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet për miqësoret ndaj Hungarisë & Turqisë, Kote largohet nga grumbullimi për shkak dëmtimi
Kombëtarja shqiptare U-21 vijon përgatitjet intensive në kuadër të dy ndeshjeve miqësore në transfertë, ndaj Hungarisë dhe Turqisë.
Grumbullimi ka nisur që prej ditës së martë, ndërsa skuadra stërvitet rregullisht nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi.
Sa i përket gjendjes së lojtarëve, mesfushori i Partizanit, Gjergji Kote, është larguar nga grumbullimi për shkak të një dëmtimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për këto dy sfida. Pjesa tjetër e grupit paraqitet në gjendje të mirë fizike dhe pa probleme.
Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 5 qershor, në stadiumin “Széktó”, duke nisur nga ora 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 8 qershor, në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.
