Tag: gruaje

  • Tronditet Roma! Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe, nisin menjëherë hetimet

    Tronditet Roma! Gjenden në një park trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnje 6-muajshe, nisin menjëherë hetimet

    Një pasdite vere në parkun Villa Doria Pamphili u kthye në skenë makthi pas zbulimit të dy trupave të pajetë, një foshnje dhe një gruaje.

    Ngjarja ka tronditur banorët e zonës dhe ka vënë në lëvizje hetuesit italianë në kërkim të së vërtetës pas këtij misteri të errët.
    Rreth orës 16:30 të së shtunës, në një zonë të parkut të kthyer në vendgrumbullim mbeturinash, u gjet trupi i një vajze të vogël, rreth gjashtë muajshe.
    Dy kalimtare fillimisht menduan se bëhej fjalë për një kukull, por pas afrohen një burri, e kuptuan të vërtetën tronditëse. Foshnja ishte lakuriq, me shenja traume në krahun dhe këmbën e djathtë.
    Vetëm katër orë më vonë dhe rreth 100 metra larg, një tjetër zbulim makabër: trupi i një gruaje, i fshehur në një thes të zi nën një rresht me oleandra. Gruaja ishte e veshur, por pa dokumente identifikimi.
    Një lidhje e mundshme: nënë dhe bijë?
    Hetuesit dyshojnë se të dy viktimat mund të jenë të lidhura – ndoshta nënë e bijë – dhe se të dy trupat janë braktisur nga i njëjti person. “Është një histori absurde,” deklaroi prokurori Antonio Verdi, që mbërriti në vendin e ngjarjes mbrëmjen vonë. Ai shtoi se do të bëhen analiza ADN-je për të përcaktuar lidhjen mes viktimave dhe për të ndriçuar shkaqet e vdekjes.
    Sipas vlerësimeve të para mjeko-ligjore, gruaja ka ndërruar jetë më parë se foshnja, por nxehtësia brenda çantës ku u gjet mund të ketë përshpejtuar dekompozimin e trupit të saj.
    Dëshmi, dyshime dhe kamera sigurie
    Një familje që po luante volejboll në park zbuloi trupin e gruas kur topi përfundoi në shkurre. Njëri prej tyre, Giacinto Tito, tha se ndjenin një erë të keqe dhe menjëherë lajmëruan policinë. Disa metra më tutje ndodhet një gardh i dëmtuar që shikon nga një rrugë e jashtme – një pikë e mundshme hyrjeje për personin që braktisi trupat.
    Ndërkohë, hetuesit kanë sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë përreth parkut për të identifikuar lëvizjet e dyshimta në ditët e fundit. Po ashtu, po kontrollohen spitalet për të parë nëse ndonjëra prej viktimave është paraqitur më herët për trajtim mjekësor.
    Gruaja e panjohur në urë – një pistë e re?
    Rreth orës 18:40, dy gra që po shëtisnin në park panë një grua të re në gjendje të hutuar mbi një urë në qendër të parkut. “Ajo mbante duart në tëmtha dhe tundte kokën. Ishte me një fustan të errët dhe flokë ngjyrë kafe të çelët”, tha njëra prej dëshmitareve për gazetën La Repubblica.
    Ky dëshmitar mund të jetë çelësi për të kuptuar më shumë rreth identitetit të viktimave apo personit përgjegjës.
    Përfundimi i një dite makthi
    Në orën 21:30, parkut iu shtuan dritat e forta të zjarrfikësve për të ndihmuar hetuesit dhe mjekun ligjor gjatë inspektimeve. Disa kalimtarë, të hutuar nga prania e shiritave të policisë, pyetën nëse po xhirohej ndonjë film. Por të vërtetën e hidhur e mësuan vetëm kur u afruan më shumë.
    Villa Doria Pamphili, një nga parqet më të dashura të Romës, është tashmë skenë e një hetimi të ndërlikuar, me shumë pyetje të hapura dhe me vetëm disa fije shprese për të zbuluar çfarë ndodhi vërtet.

    Top Channel

  • Hapi faqe në rrjete sociale me emrin e një gruaje dhe i postoi foto me përshkrime fyese, nis hetimi ndaj 38-vjeçares

    Hapi faqe në rrjete sociale me emrin e një gruaje dhe i postoi foto me përshkrime fyese, nis hetimi ndaj 38-vjeçares

    Specialistët për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen I. M., 38 vjeçe, pasi ka hapur llogari false në rrjete sociale, me të dhënat e një 46-vjeçareje, dhe ka postuar foto të saj, me tekste fyese.

    Top Channel

  • Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi i Ilir Metës dhe burgosja e tij u bë me urdhrin e një gruaje!

    Kryemadhi para SPAK: Rrëmbimi i Ilir Metës dhe burgosja e tij u bë me urdhrin e një gruaje!

    Urdhrin për arrestimin e Ilir Metës, kryetarit të Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ia ka atribuuar ish-ambasadores amerikane në Shqipëri, Yuri Kim.
    Nga SPAK ajo tha “rrëmbimi i Ilir Metës është bërë me urdhër të një gruaje që ka pasur inat personal me Ilir Metën, që sot është askushi, Yuri Kim.”
    Kryemadhi: Rrëmbimi i ilir Metës është bërë me urdhër të një gruaje që ka pasur inat personal me Ilir Metën, që sot është askushi, Yuri Kim.
    I premtoi parajsën mbi tokë institucionit të drejtësisë. Nga ana tjetër edhe Edi Ramës i dha një mundësi për të treguar se hakmarrjen e tij personale e kryen në mënyrë perfektë nga institucioni i drejtësisë.
    Mos harroni se ne nuk kemi kërkuar një institucion të burgosë 300-3000 veta, por drejtësi për shqiptarët.

  • U godit me shqelm nga Ilir Demaliaj, Kujtim Gjuzi: Më shau në sy të një gruaje

    U godit me shqelm nga Ilir Demaliaj, Kujtim Gjuzi: Më shau në sy të një gruaje

    Pas incidentit të përplasjes fizike mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi, ky i fundit ka dhënë një deklaratë për mediat. Gjuzi shpjegoi se situata ka shpërthyer kur Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotelit dhe ka shkuar drejtpërdrejt tek ai, duke e fyer dhe sharë. Sipas tij, fjalët që Demaliaj përdori ishin të rënda dhe të papërshtatshme, duke e fyer publikisht përballë një gruaje, e cila ishte kryetarja e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, e cila po qëndronte me të në atë moment.
    Gjuzi theksoi se i kërkoi disa herë Demaliajt të tërhiqej, por ai nuk e ndaloi. Pavarësisht tensioneve, Gjuzi vendosi të ruante qetësinë dhe të shmangte çdo përshkallëzim të situatës, duke u larguar nga vendi i ngjarjes. Ai përmendi gjithashtu ndërhyrjen e badigardëve të hotelit për të ndihmuar që situata të qetësohej, duke e cilësuar atë si një tentativë për të pasur një sulm fizik.
    “Për mua ishte një tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”, tha Gjuzi, duke nënvizuar se ndonëse ishte provokuar, ai nuk ka dashur të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm të dhunës.
    “Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.
    Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë.”-tha Gjuzi

  • U konfliktua fizikisht me Demaliajn, reagon Kujtim Gjuzi: Më shau në sy të një gruaje…

    U konfliktua fizikisht me Demaliajn, reagon Kujtim Gjuzi: Më shau në sy të një gruaje…

    Një video skandaloze është publikuar sot në media, ku analisti Ilir Demalia sulmon fizikisht ish-deputetin dhe kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi.
    Skena ka ndodhur në hollin e një hoteli në Tiranë dhe duket se si Demaliaj tenton të qëllojë me grusht Gjuzin.
    Ky i fundit ka reaguar mbi incidentin duke dhënë detaje.
    “Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje.
    Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”, tha Gjuzi për mediat.