Tag: gruaje

  • Më thuaj disa fjalë të thjeshta, ato që një gruaje i pëlqen të dëgjojë

    Më thuaj disa fjalë të thjeshta, ato që një gruaje i pëlqen të dëgjojë

    Nga: Mahmoud Darwish

    “Më thuaj diçka çfarëdo që ndryshon ngjyrën e këtij qielli gri…Më thuaj disa fjalë të thjeshta, ato që një gruaje i pëlqen të dëgjojë herë pas here…Thuaj që dy njerëz, si unë dhe si ti, mund t’i mbajnë të gjitha këto ngjashmëri midis mjegullës dhe mirazhit dhe të kthehen shëndoshë e mirë…!Gri është qielli im:Për çfarë mendon kur qielli është gri…?”

    Përktheu: Indira Krymi

    —————

    LEXO EDHE:

    ORHAN PAMUK: DASHURIA ËSHTË DHIMBJE… DASHURIA ËSHTË LOT…

  • “Më ke zënë garazhin”/ I dëmtoi makinën një gruaje, e pëson 41-vjeçari në Tiranë

    “Më ke zënë garazhin”/ I dëmtoi makinën një gruaje, e pëson 41-vjeçari në Tiranë

    NJë 41-vjeçar ka përfunduar në telashe me policinë, pasi akuzohet se i ka dëmtuar makinën një gruaje. Ngjarja ndodhi në Tiranë.
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 41 vjeç, pasi dyshohet se me vetëgjyqësi ka dëmtuar automjetin e shtetases L. A., me pretendimin se ishte parkuar në garazhdin në pronësinë e tij.”, sqaron policia.

  • Tronditëse në SHBA, trupat e një gruaje dhe dy fëmijëve të vegjël gjenden pa jetë në liqenin Michigan

    Tronditëse në SHBA, trupat e një gruaje dhe dy fëmijëve të vegjël gjenden pa jetë në liqenin Michigan

    Një ngjarje tronditëse me elementë thriller ka ndodhur të shtunën, më 13 shtator, në liqenin Michigan, pranë Çikagos, ku brenda pak orësh janë gjetur tre trupa pa jetë, i një gruaje dhe dy fëmijë të vegjël.

    Rreth orës 2:30 të pasdites, autoritetet nxorën nga uji trupat e një gruaje 31-vjeçare dhe një djali 6-vjeçar, në zonën e South Hayes Drive. Ekipet e shpëtimit konfirmuan vdekjen e tyre në vendngjarje.
    Më herët gjatë ditës, rreth orës 11:30 të mëngjesit, në një pikë tjetër të liqenit, ishte gjetur edhe trupi i një foshnjeje – një vajzë e vogël.
    Policia e Çikagos ka deklaruar se të tria rastet duket se janë të lidhura dhe po hetohen si pjesë e një ngjarjeje që dyshohet të ketë lidhje me një konflikt familjar. Megjithatë, shkaqet e sakta të vdekjes mbeten ende të paqarta dhe po hetohen nga autoritetet.
    Identitetet e viktimave nuk janë bërë ende publike, ndërsa hetimet vazhdojnë.

    Top Channel

  • Shqiptari në Itali kapet pas 19 vitesh në arrati, u identifikua nga tatuazhi i një gruaje

    Shqiptari në Itali kapet pas 19 vitesh në arrati, u identifikua nga tatuazhi i një gruaje

    Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet policore italiane pas 19 vitesh në arrati.
    Mediat përtej Adriatikut raportojnë se në pranga është vënë shtetasi Durin Lusha, i cili rezultonte në kërkim në të gjithë Evropën, teksa është kapur në një lokal pranë një pike karburanti në Taviano, provincën e Leçes. Ai u kap në lokal, pasi u identifikua nga një tatuazh në parakrahun e djathtë të një gruaje gjysmë të zhveshur.
    52-vjeçari do të vuajë dënimin me 10 vjet burg për drejtimin e një organizate italo-shqiptare të specializuar shfrytëzimin e grave të reja të huaja, kryesisht nga Shqipëria, për prostitucion.

    Për t’i shpëtuar kapjes nga policia, Durin Lusha kishte ndryshuar edhe emrin e tij në pasaportë në Elidon Lusha.

  • I vodhi një gruaje telefonin dhe sendet personale në spitalin e Lushnjës, kapet pas dy vitesh në arrati 34-vjeçari

    I vodhi një gruaje telefonin dhe sendet personale në spitalin e Lushnjës, kapet pas dy vitesh në arrati 34-vjeçari

    Lushnjë- Një 34-vjeçar që vodhi dy vite më parë telefonin dhe sendet personale të një gruaje në ambientet e spitalit të Lushnjës, është arrestuar nga policia ditën e sotme. Burime zyrtare thanë se i prangosuri Xhuljano Xhaferaj, banues në fshatin Plug, është person i skeduar dhe me precedentë penalë në fushën e vjedhjeve.
    “Si rezultat i kërkimeve të bazuara te informacionet e siguruara në rrugë informative, me objektiv kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë lokalizuan dhe ndaluan Xh. Xh., 34 vjeç, banues në fshatin Plug, Lushnjë, i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes”, bëri me dije policia vendore.
    Mësohet se 34-vjeçari është dënuar në mungesë nga Gjykata e Fierit me 8 muaj burg për veprën penale “vjedhja”. Për këtë rast dosja i ka kaluar prokurorisë për veporime të mëtejshme, kurse i ndaluari është mbyllur në qeli për vuajtjen e dënimit.

  • Fytyra e Ava-s, vajzës që jetoi 3800 vjet më parë

    Fytyra e Ava-s, vajzës që jetoi 3800 vjet më parë

    Në vitin 1987, punëtorët skocezë zbuluan rastësisht varrin e një gruaje të epokës së bronzit gjatë një projekti ndërtimi rrugësh. Varri prej guri i ngjashëm me një arkivol përmbante mbetjet skeletore të një gruaje së bashku me sendet e varrit, duke përfshirë një filxhan qeramike, një fragment kocke lope dhe copa të vogla stralli.

    Varrimi në Achavanich, në Skocinë veriore, u bë i njohur si Varrimi Achavanich Beaker. Por nuk dihej shumë për gruan, të cilës arkeologët i vunë nofkën Ava, përtej asaj që përcaktuan përmes analizave antropologjike.

    Ajo ishte midis 18 dhe 25 vjeç kur vdiq, dhe bazuar në matjet e tibisë së saj (këmba e poshtme), ajo ishte afërsisht 1.71 metra e gjatë, sipas një studimi të publikuar më 22 qershor.

    Bazuar në sendet e varreve rreth saj, shkencëtarët supozojnë se Ava ishte pjesë e kulturës “Bell Beaker” të epokës së bronzit, e cila ishte e zakonshme në Evropë gjatë kësaj periudhe dhe e njohur për enët e saj të pirjes së rrumbullakët qeramike.

    Tani, një imazh i ri ofron një paraqitje të shkurtër se si mund të ishte dukur kjo grua misterioze.

    Për të krijuar një paraqitje tredimensionale të fytyrës së saj, shkencëtarët përdorën skanime CT të kafkës së Ava-s – supozohet se Ava ka jetuar rreth 3800 vjet më parë.

    Megjithatë, për shkak se kafkës i mungonte një nofull e poshtme, ekipi përdori të dhënat e mbledhura nga skanimet CT të individëve të gjallë për të bashkuar imazhin përfundimtar, tha studimi.

    “Falë të dhënave anatomike, statistikore dhe logjike, ishte e mundur të rindërtohej fytyra e saj edhe pa nofullën e poshtme,” tha autori i studimit Cícero Moraes, një ekspert brazilian.

    Gjithashtu, në vitin 2018, ADN-ja e saj u analizua dhe u përcaktua se ajo ka shumë të ngjarë të kishte sy kafe dhe flokë të zinj dhe se “lëkura e saj ishte pak më e errët se skocezët e sotëm”, ​​shkruan studiuesit në studimin e ri./historiashqiptare

  • Tatuazhet 2300-vjeçare në krahët e një gruaje të balsamosur zbulojnë teknika të reja të lashta në Siberi

    Tatuazhet 2300-vjeçare në krahët e një gruaje të balsamosur zbulojnë teknika të reja të lashta në Siberi

    Tatuazhe mahnitëse me figura kafshësh në parakrahët e një gruaje të balsamosur, të vjetër rreth 2300 vjet, po hedhin dritë mbi teknikat e tatuazheve në Siberinë e lashtë. Falë teknologjisë së avancuar të fotografisë, arkeologët kanë zbuluar se këto dizajne janë bërë nga një artist i aftë me një mjet të panjohur më parë, përmes metodës “hand-poke” në disa etapa.

    Zbulimet u publikuan më 31 korrik në revistën Antiquity. Mumiet e akullit të kulturës Pazyryk njihen për dekorimet e trupit që përshkruajnë skena luftimesh kafshësh dhe krijesa mitike, si një lloj grifoni. Kjo kulturë nomade ishte pjesë e botës skithiane dhe lulëzoi gjatë epokës së hekurit (shek. VI–II para Krishtit). Ata varrosnin të vdekurit në tuma të mëdha të quajtura kurgan, të futura në ngricat e përhershme të Siberisë, duke ruajtur trupat përmes teknikave të hershme të balsamosjes.

    Megjithatë, kur u zbuluan mumiet e para në vitet 1940, disa tatuazhe më të zbehta nuk u vunë re. Ishte vetëm në fillim të viteve 2000, përmes imazherisë infra të kuqe, që u zbuluan tatuazhe të padukshme më parë. Tani, me fotografi digjitale thuajse infra të kuqe me rezolucion nënmilimetrik, studiuesit kanë mundur të analizojnë me më shumë hollësi tatuazhet e një gruaje rreth 50 vjeç, e cila kishte tatuazhe në të dy duart dhe parakrahët.

    Fotot tregojnë se linjat ishin me trashësi të njëtrajtshme, duke sugjeruar përdorimin e dy mjeteve: një me shumë pika dhe një tjetër më i imët me një majë të vetme. Vendet ku linjat mbivendosen zbulojnë ndalesa dhe rifillime të procesit të tatuimit.

    Sipas bashkautorëve të studimit, shumë kultura kanë përdorur tradicionalisht gjemba bimore për të bërë tatuazhe. Mjeti me shumë pika mendohet të ketë qenë një grup i dendur kunjash, të lidhur me fije ose tendina kafshësh. Megjithatë, nuk është gjetur asnjë mjet fizik deri më sot, për shkak të natyrës së tyre të biodegradueshme.

    Tatuazhi në parakrahun e djathtë së gruas përshkruan një skenë lufte kafshësh dhe ka detaje shumë më të thelluara se të tjerët, gjë që sugjeron se është bërë nga një artist më me përvojë. Ai ka të ngjarë të jetë realizuar në dy ose më shumë seanca dhe me mjete të ndryshme.

    Ende nuk dihet kush i bënte tatuazhet në kulturën Pazyryk, ndaj nuk është e qartë nëse janë bërë nga artistë të ndryshëm apo nga i njëjti artist gjatë kohës. Po ashtu, nuk dihet nëse tatuimi bëhej në vend të përhershëm, gjatë udhëtimeve apo si pjesë e ritualeve të varrimit sezonal.

    Studiuesi Matt Lodder nga Universiteti i Essex, që nuk ishte pjesë e studimit, tha se këto metoda lejojnë që tatuazhet të shihen si tregues të jetëve individuale dhe sistemeve kulturore të besimit, duke i vendosur në kontekst krijimtarie.

    Së fundi, shumë tatuazhe ishin prerë gjatë balsamosjes, çka mund të tregojë se ato nuk kishin vlerë të përtejme për kulturën Pazyryk, ose ndoshta prerja kishte rol ritual. Në rastin e kësaj mumieje, tatuazhet në parakrahë ishin prerë, por ato në duar jo. Studiuesit shpresojnë që me imazhe të ngjashme të zbulojnë më shumë në të ardhmen. / Live Science – Syri.net

  • Hepburn: Bukuria e gruas nuk qëndron te rrobat që vesh, por te sytë, zemra, shpirti…

    Hepburn: Bukuria e gruas nuk qëndron te rrobat që vesh, por te sytë, zemra, shpirti…

    Audrey Hepburn

    Aktorja Audrey Hepburn, për t’iu përgjigjur pyetjes se ku qëndronte sekreti i bukurisë së saj, la këto rreshta që të lexoheshin në funeralin e saj:

    “Fol fjalë të mira, nëse do të kesh buzë tërheqëse. Shiko se çfarë kanë të bukur njerëzit, nëse do të kesh sy të bukur. Ndaj vaktet me ata që janë të uritur, nëse nuk do të shëndoshesh. Lëre një fëmijë të kalojë dorën përmes tyre çdo ditë, nëse do të kesh flokë të bukur.

    Ec duke ditur që nuk je kurrë vetëm, sepse të shoqërojnë ata që të duan dhe ata që të kanë dashur, por që s’janë më, nëse do të kesh mbështetje të përhershme.

    Njerëzit, më shumë se objektet, kanë nevojë të riparohen, të përkëdhelen, të lumturohen dhe të shpëtohen: kurrë mos refuzo askënd. Por mos harro se mbështetjen më të fortë dhe më të sigurt do ta gjesh te krahët e tu.

    Ndërsa rritesh, do të kuptosh se ke dy duar, njëra për të ndihmuar veten, tjetra për të ndihmuar ata që kanë nevojë.

    Bukuria e një gruaje nuk qëndron te rrobat që vesh, as te fytyra apo te mënyra se si i rregullon flokët. Bukuria e një gruaje shihet te sytë e saj, sepse ajo është dera e hapur për te zemra e saj, shpirti i saj, dashuria e saj është bukuria e saj. Bukuria e një gruaje zhvillohet me kalimin e viteve”.

    Përktheu Bajram Karabolli

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ROBIN WILLIAMS: GJËJA MË E KEQE NË JETË ËSHTË TË PËRFUNDOSH ME NJERËZ QË TË BËJNË TË NDIHESH VETËM…

  • Dëmtoi makinën e një gruaje në Gjirokastër, nën hetim 48-vjeçari nga Saranda

    Dëmtoi makinën e një gruaje në Gjirokastër, nën hetim 48-vjeçari nga Saranda

    POLICIA E SHTETIT
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin E. I., 48 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka dëmtuar automjetin e një 39-vjeçareje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

  • Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

    Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

    Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e pajetë të një gruaje dhe një foshnjeje.
    Nga dëshmitë e para bëhet me dije se zbulimi i dy trupave ndodhi në dy pika të ndryshme të parkut, të ndara mes tyre nga një distancë prej më pak se 200 metrash.
    Ngjarja u zbulua nga disa të rinj që po luanin volejboll në një nga hapësirat e parkut. Një prej vajzave u largua për të kryer nevojat personale dhe u përball me një pamje tronditëse, një trup gruaje i futur në një qese të zezë, me një krah të majtë të shfaqur mbi kokë.
    “Sapo e pashë, kuptova se ishte e vdekur,” tha vajza për Corriere della Sera. “Ai mbante veshur një bluzë pa mëngë me ngjyrë të çelët. Pastaj unë u largova, isha në shok”, tha ajo.
    “Dukej si një kukull. Nga rruga dukej vetëm një anë e trupit. Nuk më shkonte mendja që mund të ishte një foshnje e vërtetë,” tregoi një prej dëshmitarëve, i cili kontaktoi policinë.
    Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e rendit, zjarrfikësit, mjekët e emergjencës dhe prokuroria.
    Aktualisht, hetimet janë në fazë intensive. Sipas autoriteteve, ende nuk është konfirmuar nëse dy viktimat kanë ndonjë lidhje mes tyre. Megjithatë, afërsia e vendeve të gjetjes së trupave dhe koha e ngushtë ndërmjet dy zbulimeve ngre dyshime të forta për një lidhje të mundshme.
    Prokuroria ka urdhëruar analizat e ADN-së për të zbuluar identitetin e viktimave dhe për të përcaktuar nëse ekziston ndonjë lidhje familjare mes tyre. Megjithatë, burime pranë hetimeve theksojnë se foshnja kishte shenja dhune, duke e shtuar edhe më shumë dyshimin për një vrasje të dyfishtë.