Tag: gruaja

  • Gruaja e Messit ndan mesazhin prekës, pas lotëve të burrit të saj: Sa me fat jemi…

    Gruaja e Messit ndan mesazhin prekës, pas lotëve të burrit të saj: Sa me fat jemi…

    6 Shtator 2025

    9:14

    Alfred Lleshi

    Bashkëshortja e Leo Messit, Antonela Roccuzzo, ka prekur ndjekësit me një mesazh emocionues pas lotëve të yllit argjentinas. Ndeshja ndaj Venezuelës, me shumë gjasa ka qenë e fundit e Messit në shtëpi, me fanellën e Argjentinës, gjë që u kuptua nga gjestet, përqafimet me fëmijët dhe lotët në “Monumental”.
    Antonela, që e ka shoqëruar qysh fëmijë, i dedikoi një postim të ëmbël. “Jam krenare për ty, për çdo hap që bën dhe gjithçka që ke ndërtuar me dashuri e përkushtim. Sa me fat jemi që të kemi në këtë udhëtim! Të duam shumë”, – shkroi ajo krah një fotoje familjare.
    Për Messin, tani mbetet Botërori 2026, ku do të përpiqet të mbrojë trofeun e fituar në Katar, dhe ndoshta disa paraqitje të tjera me Argjentinën, por jo zyrtare, pasi për Kupën e Botës 2030, bardhekaltrit janë të kualifikuar automatikisht.

  • Burri plagos gruan, ajo hakmerret dhe e vret, ngjarje e rëndë në Itali

    Burri plagos gruan, ajo hakmerret dhe e vret, ngjarje e rëndë në Itali

    Një krim në familje tronditi Napolin në orët e para të mëngjesit, ku një grua goditi për vdekje bashkëshortin e saj 59-vjeçar me thikë.
    Sipas të dhënave paraprake, gruaja thuhet se veproi në vetëmbrojtje, por rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten të paqarta, pasi trupi i burrit të saj u gjet në shtratin e tij.
    Gruaja u dërgua në Spitalin Vecchio Pellegrini në gjendje kritike, por jeta e saj nuk është në rrezik. Ajo u arrestua menjëherë pas kësaj. Sipas burimeve lokale, vajza e çiftit ishte dëshmitare e incidentit.
    Në dëshminë e gruas, e cila është ende duke u verifikuar, thuhet se ajo u sulmua dhe u plagos nga bashkëshorti i saj dhe, në një përpjekje për t’u mbrojtur, e goditi për vdekje atë me thikë. Ishte vetë gruaja që kontaktoi shërbimet e urgjencës, duke i lejuar policisë dhe personelit mjekësor të ndërhynin menjëherë.

  • Tragjedi në Greqi: Gruaja gjendet e vdekur pasi lindi në apartamentin e saj – Edhe e porsalindura ka ndërruar jetë

    Tragjedi në Greqi: Gruaja gjendet e vdekur pasi lindi në apartamentin e saj – Edhe e porsalindura ka ndërruar jetë

    Një grua u gjet e vdekur të mërkurën pasdite në Patisia, pasi kishte lindur pak orë më parë në apartamentin e saj, ndërsa edhe foshnja e saj humbi jetën.

    Sipas informacioneve paraprake, gruaja ishte greke dhe ishte në një fazë të avancuar të shtatzënisë, pasi pritej të lindte në ditët në vijim.

    Trupi i gruas u gjet brenda shtëpisë së saj, me kordonin e kërthizës të prerë./ Protothema.

  • Po lëvizte me biçikletë, gruaja përplaset nga automjeti në Korçë

    Një aksident ka ndodhur këtë të martë në unazën e qytetit të Korçës.

    Një mjet ka përplasur një grua e cila ka qenë me biçikletë.
    Ambulanca ka marrë menjëherë të lënduarën për ta dërguar në spital për ndihmë mjekësore ndërsa nuk dihet ende gjendja e saj.

    Top Channel

  • Nazim Hikmet: Mirëserdhe, gruaja ime, si të t’i lajë këmbët?

    Nazim Hikmet: Mirëserdhe, gruaja ime, si të t’i lajë këmbët?

    Nazim Hikmet

    Mirëserdhe, gruaja ime, mirëserdhe!Me siguri je e kapitur,si të t’i laj këmbët,s’kam ujë prej  trëndafili, as legenprej argjendi.Me siguri je e etur, s’kam sherbet të ftohtë,me siguri je e uritur s’mund të të shtroj sofrën, me çarçaf të bardhë prej lini dhoma ime është e varfërsi vendi i robëruar. Mirëserdhe gruaja ime, mirëserdhe! Shkel në dhomën time, betoni dyzetvjeçar u bë livadh. Buzëqeshe lulëzuan trëndafilat në hekura të dritares sime Qave pëllëmbët e mira u mbushën me margaritarë, dhoma ime u bë e begatshme si shpirti im, u bë e ndritshme si liria. Mirëserdhe, grua mirëserdhe!

    Shqipëroi: Mustafa V. Spahiu

    ObserverKult

    Kliko edhe:

    KHALIL GIBRAN: GRUAJA QË ZEMRA IME KA DASHUR KA IKUR…

    Gruaja që zemra ime ka dashur, dje rrinte në këtë dhomë të vetme dhe shtriqte trupin e saj elegant mbi këtë divan kadifeje, rrufiste një verë të çmuar nga këto servise kristali.Po kjo tashmë është një ëndërr e së djeshmes sepse gruaja që zemra ime ka dashuruar ia ka mbathur në një vend të largët, në Tokën e Harresës dhe të Zbrazësisë.Prekja e gishtave të saj është akoma mbi pasqyrë, aroma e frymëmarrjes së saj është ende midis palëve të teshave të mia dhe jehona e zërit të saj të ëmbël akoma dëgjohet në këtë dhomë.Por gruaja që zemra ime ka dashur ka ikur në një vend të largët të quajtur Lugina e Mërgimit dhe e Harrimit.

    Pranë shtratit tim, në mur varet portreti i asaj gruaje të mrekullueshme. Letrat e dashurisë që ajo më kish dërguar i ruaj në një kuti argjenti të zbukuruar me korale smeraldi. Dhe të gjitha këto gjëra do të qëndrojnë me mua gjer të nesërmen, kur era do t’i hallakatë drejt harrimit, ku nuk mbretëron veç heshtja e vuvër.

    Tekstin e plotë e gjeni KETU

    ObserverKult

  • “Gruaja i iku me gjithë fëmijët”/ Flet shoku i 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në Korçë: Vdiq nga varfëria, kohëve të fundit…

    “Gruaja i iku me gjithë fëmijët”/ Flet shoku i 60-vjeçarit që u gjet i pajetë në Korçë: Vdiq nga varfëria, kohëve të fundit…

    Flet shoku i fëmijërisë së Petro Seferit 60-vjeçarit që u gjend një ditë më parë i dekompozuar në banesën e tij në lagjen nr 4 të qytetit të Korçës.

    Admir Sulejmani tregon se 60-vjeçari ishte i varfër dhe nuk kishte familje, pasi bashkëshortja dhe dy fëmijët e kishin braktisur.
    “Jam rritur me atë, nga varfëria vdiq, nuk e trajtonte shteti, tani kohëve të fundit i dha një kemp edhe siç e pësoi. Ishte i sëmurë,me tension me zemër, skishte mundësi financiare, gruaja i kishte ikur, me gjithë fëmijët i kishte ikur.
    Gruan nuk e kishte, nuk ja kishim parë ndonjëherë fëmijët, ai dilte që nga shtëpia vinte këtu, pinte cigare kërkonte, skishte… E takonim me ne rrinte,ja ku rri me shpi këtu te ky pallati. Kam kohë pa e parë,ne e dinim se ishte jasht shtetit, mos e kishin marrë fëmijët apo i vëllai. Ja vetëm këtu dilte,nuk kishte fuqi,kishte rënë nga morali nga çdo gjë. Me ne nuk kishte mundësi të dilte për asgjë. Nuk ka shtet këtu ,komunë apo çfarë ka,ata vetëm marrin rrogën,nuk interesoheshin që ku është ky person,kur tërhite kempin apo çfarë i jepnin. Nuk i dilte as leku asgjë atij. Këto kohët e fundit më duket se i dhanë kemp. Larë,pa larë,a kiahte të paguante ujë,drita.
    Ai edhe për të folur nuk fliste dot,nuk i shqiptonte dot fjalët ngaqë ishte i sëmueë. Atij i rrinin duart të mavjosura,buzët,se ishte i sëmurë. Nuk kishte mundësi, vetë jetonte, babai, nëna i vdiq ,gruaja i iku me gjithë çupë e djalë. Një vëlla që kishte as nuk e kemi parë.
    Për marrëdhënien me fëmijët nuk të shpjegonte gjë se ishte tip shumë i mbyllur, nuk i kuptoje fjalët që fliste. Asnjeri nuk i hynte dhe i dilte. Kishte mbetur i vetmuar fare. Ai ka edhe një motër. Të afërm ka plot se ai ishte i nipi i Rita Markos që ka qenë në qeverinë e Enver Hoxhës. Kanë qenë njerëz me pozitë.Ka vilë me 3 kate. Iku i varfër,pa njeri,e gjetën kockë e lëkurë,të kalbur. Ne nuk dimë as kur ju bë ceremonia e varrimit as ku e shpunë asgjë. Atë nuk e nxirrnin dot se kishte mbetur vetëm kocka.Krimba kishte zënë. 8 muaj llogarit,njeriu brenda 24 orëve shpërfytyrohet. Ne nuk e pamë ndonjëherë me tel atë, ai ishte shumë i varfër.”-tregon ai.

    Top Channel

  • Gruaja e Hulk Hogan planifikon të ngrejë padi për neglizhencë mjekësore pas vdekjes së tij

    Gruaja e Hulk Hogan planifikon të ngrejë padi për neglizhencë mjekësore pas vdekjes së tij

    Një muaj pas vdekjes së Hulk Hogan, gruaja e tij Skye Daley po planifikon të ngrejë një padi për keqpërdorim mjekësor, duke pretenduar se të paktën një nga mjekët që trajtuan legjendën e WWE ishte përgjegjës për vdekjen e tij.
    Sipas burimeve që folën për TMZ Sports, padia do të përqendrohet në operacionin në qafë që Hogan iu nënshtrua majin e kaluar. Skye kishte thënë më parë se beson që operacioni dëmtoi nervin frenik, i cili kontrollon diafragmën dhe për këtë arsye frymëmarrjen.
    Hulk Hogan vdiq në shtëpinë e tij në Clearwater Beach, Florida, më 24 korrik. Sipas burimeve që kanë dëgjuar regjistrimin e thirrjes 911 të gruas së tij, Skye u tha autoriteteve: “Burri im nuk po merr frymë. Ai thjesht ndaloi së marri frymë.” Të njëjtët njerëz theksuan se thirrja tregon qartë se 71-vjeçari nuk pësoi një atak të papritur në zemër, por thjesht ndaloi së marri frymë.
    U zbulua gjithashtu se një terapist okupacional, i cili ishte në shtëpinë e tij ditën që ai vdiq, informoi policinë për problemin e nervit frenik.
    Sky ka kërkuar një autopsi private si pjesë e hetimit të vet mbi neglizhencën e mundshme mjekësore, por ende nuk i ka publikuar rezultatet. Sipas raportit zyrtar të ekzaminuesit mjekësor të marrë nga New York Post, Hogan vdiq nga një infarkt akut miokardi.

  • Horror në Greqi/ Burri ther me thikë bashkëshorten shqiptare, 13-vjeçari përpiqet ta mbrojë:Theu derën e kuzhinës dhe..

    Horror në Greqi/ Burri ther me thikë bashkëshorten shqiptare, 13-vjeçari përpiqet ta mbrojë:Theu derën e kuzhinës dhe..

    Aktakuza kundër vrasësit 40-vjeçar shqiptar të Volosit është tronditëse, pasi përshkruan minutë pas minute momentet e fundit dramatike të gruas, e cila po përpiqej t’i shpëtonte tërbimit të tij.
    Zougla.gr zbulon çfarë ndodhi në apartamentin në katin e parë në ditën fatale dhe ankthin e nënës 36-vjeçare për të shpëtuar.

    “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”
    E gjitha filloi me një sherr. Përshkrimi është tronditës:
    “Ju morët një thike nga një set pjekjeje që ndodhej në ballkonin e apartamentit dhe filluat ta ndiqnit, fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja juaj u përpoq ta mbyllte pa sukses, me qëllim që t’ju izolonte në ballkon, dhe më pas brenda apartamentit, ku ajo iku për të shpëtuar jetën, duke kuptuar rrezikun për jetën e saj, dhe konkretisht në shkallë dhe në korridorin e pallatit, ku më në fund e kapët.”
    Vazhdimi është edhe më tronditës, teksa djali i mitur i çiftit përpiqet ta shpëtojë nënën e tij nga tërbimi i të atit:“Pavarësisht përpjekjeve të fëmijës suaj të mitur 13-vjeçar për t’ju ndaluar, ju i shkaktuat lëndime serioze në pjesë kyçe të trupit të saj, veçanërisht në qafë dhe brinjë, me darëzat e thikës që mbanit në dorë, duke e lënë të gjakosur përtokë.”
    Gruaja fatkeqe u braktis nga autori i krimit, i cili më pas përdori pincat që mbante në dorë për të thyer hyrjen prej xhami të pallatit.
    “Pasi kaluat nëpër këtë kuti, u larguat me vrap nga vendi i ngjarjes, me thikën në dorë, e cila ende nuk është gjetur, për të shmangur arrestimin.”
    “Nuk mbaj mend që djali im të më ketë mbajur dorën ”
    Autori i krimit, i cili ishte fshehur për shumë orë, pohoi në mbrojtje të tij se… u ngatërrua.
    “I kërkoj ndjesë shumë të gjithë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më lëndoi shumë. Më tha se fëmija që abortova nuk ishte i imi. Pastaj u ngatërrova dhe nuk kuptova asgjë se si ndodhi. Nuk e ndoqa. Mbaj mend vetëm që dola në ballkon, ku shkova, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Atë që e përdornim për pjekje e kisha në ballkon. Thikën që mora nga ballkoni e mora për ta kërcënuar nëse ajo që tha është e vërtetë. E hodha në rrugë pranë shtëpisë, nuk mbaj mend se ku. Vajza e madhe erdhi dhe më pa në burg. Nuk mbaj mend që djali im u përpoq të më mbante dorën”
    Në kërkim faljen e tij, ai përmendi edhe problemet psikiatrike me të cilat përballet, madje zbuloi edhe tentativën për vetëvrasje që bëri në qershor, me të birin që e shpëtoi në momentin e fundit. Megjithatë, dëshmitë tregojnë se gruaja fatkeqe jetonte një makth pranë tij me abuzim të vazhdueshëm.
     
     

  • “E ndoqi nëpër shtëpi dhe e vrau, as djali 13-vjeçar nuk e ndaloi dot”, dalin detaje tronditëse nga krimi në familjen shqiptare në Greqi

    “E ndoqi nëpër shtëpi dhe e vrau, as djali 13-vjeçar nuk e ndaloi dot”, dalin detaje tronditëse nga krimi në familjen shqiptare në Greqi

    Mediat greke kanë zbardhur detaje tronditëse nga krimi i rëndë në Volos, ku Pandeli Nakoleci nga Shqipëria vrau me thikë në sy të fëmijëve bashkëshorten e tij.

     Zougla.gr ka zbuluar çfarë ndodhi në apartamentin në katin e parë në ditën fatale dhe ankthin e nënës 36-vjeçare për të shpëtuar.
    “Ajo vrapoi për të shpëtuar veten”.

    E gjitha filloi me një sherr. Përshkrimi është tronditës:
    “Ju morët një thike nga një set pjekjeje që ndodhej në ballkonin e apartamentit dhe filluat ta ndiqnit, fillimisht brenda apartamentit, madje duke thyer derën prej druri të kuzhinës, të cilën gruaja juaj u përpoq ta mbyllte pa sukses, me qëllim që t’ju izolonte në ballkon, dhe më pas brenda apartamentit, ku ajo iku për të shpëtuar jetën, duke kuptuar rrezikun për jetën e saj, dhe konkretisht në shkallë dhe në korridorin e pallatit, ku më në fund e kapët.”
    Vazhdimi është edhe më tronditës, teksa djali i mitur i çiftit përpiqet ta shpëtojë nënën e tij nga tërbimi i të atit:
    “Pavarësisht përpjekjeve të fëmijës suaj të mitur 13-vjeçar për t’ju ndaluar, ju i shkaktuat lëndime serioze në pjesë kyçe të trupit të saj, veçanërisht në qafë dhe brinjë, me darëzat e thikës që mbanit në dorë, duke e lënë të gjakosur përtokë.”
    Gruaja fatkeqe u braktis nga autori i krimit, i cili më pas përdori pincat që mbante në dorë për të thyer hyrjen prej xhami të pallatit.
    “Pasi kaluat nëpër këtë kuti, u larguat me vrap nga vendi i ngjarjes, me thikën në dorë, e cila ende nuk është gjetur, për të shmangur arrestimin.”
    “Nuk mbaj mend që djali im të më ketë mbajur dorën ”
    Autori i krimit, i cili ishte fshehur për shumë orë, pohoi në mbrojtje të tij se… u ngatërrua.
    “I kërkoj ndjesë shumë të gjithë familjes sime. Ajo ishte nëna e fëmijëve të mi. Më lëndoi shumë. Më tha se fëmija që abortova nuk ishte i imi. Pastaj u ngatërrova dhe nuk kuptova asgjë se si ndodhi. Nuk e ndoqa. Mbaj mend vetëm që dola në ballkon, ku shkova, pas kësaj nuk mbaj mend asgjë. Atë që e përdornim për pjekje e kisha në ballkon. Thikën që mora nga ballkoni e mora për ta kërcënuar nëse ajo që tha është e vërtetë. E hodha në rrugë pranë shtëpisë, nuk mbaj mend se ku. Vajza e madhe erdhi dhe më pa në burg. Nuk mbaj mend që djali im u përpoq të më mbante dorën”
    Në kërkim faljen e tij, ai përmendi edhe problemet psikiatrike me të cilat përballet, madje zbuloi edhe tentativën për vetëvrasje që bëri në qershor, me të birin që e shpëtoi në momentin e fundit. Megjithatë, dëshmitë tregojnë se gruaja fatkeqe jetonte një makth pranë tij me abuzim të vazhdueshëm.

  • “Truri po e lë ngadalë”: Gruaja e Bruce Willis flet mes lotësh për betejën me demencën

    “Truri po e lë ngadalë”: Gruaja e Bruce Willis flet mes lotësh për betejën me demencën

    Gruaja e aktorit të njohur Bruce Willis, Emma Heming Willis, ka rrëfyer me emocion për përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore, më shumë se dy vite pas diagnostikimit me demencë frontotemporale, një sëmundje e rëndë që prek tru dhe sjellje.
    Në një intervistë për emisionin special të ABC me gazetaren Diane Sawyer, Heming tha se megjithëse Bruce është ende në gjendje të mirë fizike, “truri i tij po e lë dhe po humb aftësinë për të folur”. Ajo shtoi se familja është përshtatur me mënyra të reja komunikimi dhe përpiqet të ruajë sa më shumë kontakt emocional me të.
    “Bruce dikur ishte i ngrohtë, shumë i bisedueshëm. Tani është më i heshtur, ndonjëherë i shkëputur. Nuk është më ai që ishte,” tha ajo me lot në sy.
    Ylli i “Die Hard” dhe “The Sixth Sense” u tërhoq nga aktrimi në vitin 2022 pas diagnostikimit fillestar me afazi, një çrregullim që prek të folurin. Vetëm një vit më vonë, u konfirmua se ai vuante nga demenca frontotemporale, për të cilën nuk ka shërim.
    Emma tha se ndonjëherë ende shfaqet “shkëndija e Bruce-it të vjetër”, një buzëqeshje, një e qeshur e njohur, por ato momente janë të rralla dhe zhduken shpejt.
    Ajo pritet të publikojë më 9 shtator një libër të titulluar “Udhëtim i papritur”, ku rrëfen për sfidat dhe forcën si partnere përkujdesëse.