Tag: gruaja

  • Iu zbulua tradhtia para botës, gruaja fal ish-drejtorin e Astronomer, i jep një shans të dytë

    Iu zbulua tradhtia para botës, gruaja fal ish-drejtorin e Astronomer, i jep një shans të dytë

    Ish-CEO i Astronomer, Andy Byron, duket se po i jep një shans të dytë martesës me bashkëshorten e tij, Meghan, pas skandalit global të videos së famshme nga “kiss cam” në koncertin e Coldplay.
    Sipas “Daily Mail”, çifti është parë duke bërë një shëtitje përgjatë plazhit fundjavën e kaluar, duke mbajtur ende unazat e martesës në gishta. Kjo ndodhi vetëm dy muaj pasi Byron u përfshi në një skandal publik, kur u kap nga kamerat në koncert së bashku me të dashurën e tij  e cila është edhe drejtoreshë e burimeve njerëzore në kompaninë që ai drejtonte.
    Fotot e publikuara tregojnë Byron dhe Meghan duke dalë nga një vilë luksoze në Kennebunk të shtetit Maine – vendi ku Meghan ishte strehuar pas skandalit. Të dy shfaqen teksa shijojnë një piknik romantik në plazh gjatë perëndimit të diellit dhe në pamje të tjera, shihen të veshur me rroba sportive, duke bërë shëtitje në lagje.

    Photos reveal surprising plot twist for disgraced CEO caught in Coldplay kiss-cam saga pic.twitter.com/gpplTjI9IK

    — Daily Mail US (@Daily_MailUS) September 30, 2025

    Ndryshe nga rasti i znj. Cabot  gruaja e një tjetër drejtuesi të kompanisë që kërkoi menjëherë divorc, Meghan dhe Byron nuk kishin ndërmarrë hapa ligjorë drejt ndarjes. Meghan, megjithatë, kishte hequr menjëherë emrin e bashkëshortit nga rrjetet sociale dhe ishte larguar nga shtëpia e përbashkët, duke u zhvendosur në Maine, ku edhe është parë kohët e fundit me Byron.
    /vizionplus.tv
     

  • “Çmendet” gruaja  plagos burrin, e godet me hekur në kokë (Detaje)

    “Çmendet” gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë (Detaje)

    Një ngjarje është regjistruar mbrëmjen e sotme në Korçë, ku një çift bashkëshortësh janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
    Nga informacionet paraprake mësohet se shtetësja me inicialet D.B. ka goditur me send të fortë (dyshohet hekur), në kokë bashkëshortin e saj, shtetasin me inicialet N.B.
    Ky i fundit ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë, gruaja është shoqëruar nga Policia në komisariat për veprime të mëtejshme.plagos burrin, e godet me hekur në kokë

  • Gruaja godet me pjatë burrin në Korçë, përfundon në spital

    Gruaja godet me pjatë burrin në Korçë, përfundon në spital

    Një konflikt është regjistruar vetëm pak minuta më parë në lagjen 18 në Korçë.

    Sipas informacioneve konflikti ka ndodhur midis dy bashkëshortëve dhe gruaja ka plagosur lehtë në kokë burrin e saj me pjatë.
    Rasti i dhunës sipas policisë ka qenë i përsëritur nga ana e bashkëshortes.
    Aktualisht gruaja është shoqëruar në komisariat ndërsa bashkëshorti i saj pasi ka marrë mjekim është larguar nga spitali.

    Top Channel

  • Gruaja pla*os burrin, e godet me hekur në kokë

    Gruaja pla*os burrin, e godet me hekur në kokë

    Kronikë E Hënë, 29 Shtator 2025 20:27
    Një konflikt ka ndodhur në lagjen nr. 18 të qytetit të Korçës, ku një grua me iniciale D.B. ka goditur me sende të forta në kokë bashkëshortin N.B., pas një konflikti që kanë pasur mes tyre. I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten për ta marrë në pyetje lidhur me rastin dhe shkaqet që çuan në agravimin e konfliktit deri në përdorimin e mjeteve të forta.

  • E rëndë në Korçë! Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

    E rëndë në Korçë! Gruaja plagos burrin, e godet me hekur në kokë

    Një konflikt ka ndodhur në lagjen nr.18 të qytetit të Korçës këtë të hënë.
    Mësohet se shtetasja D.B ka goditur me sende të forta në kokë bashkëshortin N.B.
    I plagosuri është dërguar menjëherë drejt spitalit rajonal të Korçës për të marrë ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia ka shoqëruar në komisariat bashkëshorten për ta marrë në pyetje lidhur me rastin.

    /vizionplus.tv

  • Gruaja franceze që humbi mbi 800,000 euro nga i ashtuquajturi “Brad Pitt” publikon një libër

    Gruaja franceze që humbi mbi 800,000 euro nga i ashtuquajturi “Brad Pitt” publikon një libër

    Anne Denousattel, gruaja që ra viktimë e një imituesi të Brad Pitt dhe humbi mbi 800,000 euro, ka vendosur të përfitojë nga fama që fitoi nga kjo përvojë e vështirë dhe po e tregon historinë e saj në librin e saj të ri.

    Francezja 53-vjeçare – e cila aktualisht jeton në Mauritius – tregon në detaje se si ra viktimë e këtij mashtrimi – duke investuar jo vetëm financiarisht, por edhe emocionalisht – në librin e saj të ri, “Je ne serai plus une proie” (Nuk do të jem më viktimë), i cili u publikua më 18 shtator.
    “Ne të gjithë jemi viktima të mundshme të mashtrimit emocional. Unë vetë isha një grua me mendje të shëndoshë, me këmbë në tokë, që punoja”, rrëfen dizajnerja 53-vjeçare në një intervistë që i dha gazetës Le Monde të mërkurën me rastin e lançimit të librit të saj.
    Në librin e saj, Denousatelle ngre pyetje, të tilla si pse ra viktimë e këtyre mashtruesve, ndërsa flet edhe për burrin e saj të dytë, me të cilin ishte vendosur në Mauritius. “Ishte një burg i artë… Ai doli të ishte egoist, manipulues”, tregon ajo, duke iu referuar një varësie financiare.
    Ai i kërkoi asaj kredi për trajtim. Kujtohet se 50-vjeçares iu afrua një mashtrues që u paraqit si Brad Pitt dhe i kërkoi asaj afërsisht 800,000 euro për të mbuluar kostot e një trajtimi që ai po i nënshtrohej për veshkat.
    Burri pretendoi se nuk mund ta paguante vetë trajtimin, pasi llogaritë e tij ishin ngrirë përkohësisht për shkak të procedurave të divorcit me Angelina Jolie.
    Duke folur për kanalin francez TF1, gruaja 53-vjeçare tha se fillimisht iu afrua një profili femëror që paraqitej si nëna e Brad Pitt.
    Sipas Guardian, mashtrimi filloi në shkurt të vitit 2023, kur Anne hapi një llogari në Instagram për të ndarë foto nga pushimet e saj në Alpe. “Ajo më dërgoi një mesazh dhe më tha se djali i saj kishte nevojë për dikë si unë”, tha Ann, duke vënë në dukje se disa ditë më vonë, ajo u kontaktua nga “vetë Brad Pitt”.
    “Në fillim i thashë vetes se ishte e rreme. Por nuk jam mësuar me rrjetet sociale dhe nuk e kuptova se çfarë po ndodhte në të vërtetë”, shpjegoi ajo.
    Ata krijuan një foto me inteligjencë artificiale që tregonte Brad Pitt në një spital.Pasi foli për pak kohë, i dyshuari “Brad Pitt” i kërkoi asaj të merrte hua mbi 800,000 euro për trajtimin e veshkave të tij. Për ta bindur se aktori ishte vërtet ai, mashtruesi i dërgoi asaj imazhe të yllit të Hollivudit në një shtrat spitali, të krijuara duke përdorur inteligjencën artificiale.
    Duke menduar se ishin në një lidhje, Anne përfundimisht i dërgoi paratë dhe gjithashtu u divorcua nga burri i saj në mënyrë që të mund të ishte me Brad Pitt.
    “Isha e dashuruar me burrin me të cilin po bisedoja. Ai dinte si të fliste me një grua”, thotë ajo.
    Më vonë ajo thotë se e kuptoi gabimin e saj vetëm kur pa raportet për marrëdhënien e Pitt me Ines de Ramon. Më pas vendosi të paraqiste një kallëzim policor për mashtrim. “Pyes veten pse më zgjodhën mua për ta bërë këtë. Nuk kam lënduar kurrë askend. Këta njerëz meritojnë ferrin”, përfundoi ajo.
    Në shtator 2024, Ministria e Brendshme Spanjolle njoftoi se pesë persona që po kryenin mashtrime online u arrestuan pasi kishin mashtruar dy gra me 300,000 euro duke u shtirur si Brad Pitt. Ende nuk është e qartë nëse incidentet në Spanjë dhe Francë janë të lidhura mes tyre.

    Top Channel

  • Tronditëse/ Nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet

    Tronditëse/ Nëna mbajti trupin e vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet

    Një grua 75-vjeçare në Japoni është arrestuar për mbajtjen e trupit të vajzës së saj në frigorifer për 20 vjet. 
    Të martën, gruaja shkoi në polici me një anëtar të familjes për të deklaruar se kishte mbajtur një trup në frigorifer dhe se “ishte vajza e saj” që kishte lindur në vitin 1975 , tha një zëdhënës i policisë japoneze për AFP. 
    Oficerët e policisë që shkuan në shtëpinë e saj, të vendosur në pjesën verilindore të Tokios, gjetën trupin e një gruaje, të mbështjellë, të veshur me një bluzë dhe të brendshme brenda frigoriferit. 
    Policia tha se “trupi ishte në një gjendje të avancuar dekompozimi” dhe se do të kryhej një ekzaminim mjeko-ligjor për të sqaruar shkakun e vdekjes. 
    Gruaja, e cila u arrestua me dyshimin për braktisjen e një trupi, u tha hetuesve të policisë se era ishte përhapur në të gjithë shtëpinë dhe se më pas bleu frigoriferin për të vendosur trupin e vajzës së saj atje. 
    “Njëzet vjet më parë, era e trupit mbushi të gjithë shtëpinë, kështu që bleva një frigorifer dhe e vendosa atje”, tha 75-vjeçarja. Gruaja, e cila kishte fëmijë të tjerë, jetonte vetëm që kur burri i saj vdiq disa javë më parë. 

  • Aksident i frikshëm me vdekje/ Gruaja humb jetën pasi makina humb kontrollin dhe përmbyset, me të ndodhej dhe i biri

    Aksident i frikshëm me vdekje/ Gruaja humb jetën pasi makina humb kontrollin dhe përmbyset, me të ndodhej dhe i biri

    Një aksident me pasojë vdekje të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio.
    Sipas mediave greke automjeti në të cilin udhëtonin dy shtetas turq, nënë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
    Gruaja, e moshës rreth 65 vjeç, u nxor pa shenja jete nga automjeti. Ndërsa djali i saj, i cili ndodhej gjithashtu në makinë, u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Dyshohet se ata po ktheheshin në Turqi në momentin e aksidentit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

  • Aksident i frikshëm me vdekje në Greqi/ Gruaja turke humb jetën pasi makina përmbyset, me të ndodhej dhe i biri

    Aksident i frikshëm me vdekje në Greqi/ Gruaja turke humb jetën pasi makina përmbyset, me të ndodhej dhe i biri

    Një aksident me pasojë vdekje  të një gruaje dhe plagosjen e të birit ndodhi mesditën e së mërkurës në autostradën Egnatia, pranë pikës së pagesës në Ardanio.

    Sipas mediave greke automjeti në të cilin udhëtonin dy shtetas turq, nënë e bir, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.
    Gruaja, e moshës rreth 65 vjeç, u nxor pa shenja jete nga automjeti. Ndërsa djali i saj, i cili ndodhej gjithashtu në makinë, u transportua me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
    Dyshohet se ata po ktheheshin në Turqi në momentin e aksidentit, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përplasjes.

    Top Channel