Tag: gruaja

  • E rëndë në Francë, 45-vjeçarja mbahet e mbyllur në garazh për pesë vjet nga një çift

    E rëndë në Francë, 45-vjeçarja mbahet e mbyllur në garazh për pesë vjet nga një çift

    Një hetim penal ka nisur në Nantes të Francës, pasi një grua raportoi se ishte mbajtur e mbyllur për pesë vjet në garazhin e një shtëpie në një fshat pranë Saint-Molf, në departamentin Loire-Atlantique.

    Sipas prokurorisë, autoritetet kanë vënë nën akuzë një burrë 82-vjeçar dhe një grua 60-vjeçare. Viktima, një grua 45-vjeçare, po trajtohet aktualisht për hipotermi, ka konfirmuar ai për median franceze Ouest-France.

    Sipas hetimeve, gruaja u detyrua të jetonte në kopsht ose në garazhin e shtëpisë për rreth pesë vjet, ndërsa çifti banonte brenda. Burri ndodhet nën mbikëqyrje gjyqësore, ndërsa gruaja e tij është në paraburgim.

    Ngjarja doli në dritë më 14 tetor, kur viktima arriti të largohej nga shtëpia, duke përfituar nga një moment kur i moshuari po shikonte televizor. Ajo shkoi te fqinjët, gjysmë e zhveshur dhe e tronditur, trokiti në dritaren e tyre dhe u tha se kishte qenë e mbyllur për rreth pesë vjet.

    Gjatë dëshmisë, gruaja tregoi se kishte jetuar fillimisht me një grua tjetër, deri në momentin kur në shtëpi kishte ardhur i moshuari. Pas kësaj, asaj iu kërkua të largohej nga hapësira e brendshme dhe të qëndronte në kopsht, në një tendë, ose në garazh.

    Prokurori Leroy tha se një kontroll i shtëpisë konfirmoi plotësisht dëshminë e saj. Gruaja flinte në një karrige shezllone, bënte nevojat në një enë ose qese plastike, dhe ushqehej me qull të përzier me detergjent për larjen e enëve. Policia gjeti derën e garazhit të bllokuar nga jashtë me gurë të mëdhenj, për ta penguar të dilte.

    Përdorimi i parave dhe akuzat

    Sipas prokurorisë, viktima kishte rezultuar e zhdukur që nga prilli 2022, pas divorcit të saj. Gjatë kësaj kohe, llogaritë e saj bankare ishin përdorur për të transferuar shuma të konsiderueshme parash te dy të pandehurit, të cilët kanë pranuar pjesërisht faktet, por janë përpjekur t’i minimizojnë.

    Ata akuzohen për “frenim të një personi me anë të torturës ose akteve mizore”, vepër që dënohet me burgim të përjetshëm, si dhe për mashtrim dhe shfrytëzim të një personi të cenueshëm.

  • Komedia e shkëlqyer “Gruaja e burrit tim” e Kiço Londos, të mërkurën dhe të enjten, në teatrin “Bylis”, Fier

    Komedia e shkëlqyer “Gruaja e burrit tim” e Kiço Londos, të mërkurën dhe të enjten, në teatrin “Bylis”, Fier

    Nga Julia Vrapi
    “Gruaja e burrit tim” një komedi britanike keqkuptimesh, që ka shënuar sukses në skenat teatrore do të shfaqet dy mbrëmje në skenën e teatrit “Bylis” të qytetit të Fierit. Teatri Shëtitës “Çajupi” mbërrin në teatrin e qytetit të Fierit me komedinë e famshme “Gruaja e burrit tim”, një vepër e autorit të njohur britanik Ray Cooney me regji nga Kiço Londo. Të mërkurën 22 tetor dhe të enjten 23 tetor në mbrëmje komedia do të shfaqet për publikun në qytetin Fierit, në skenën e teatrit “Bylis”. “Gruaja e burrit tim”, që deri më tani është shfaqur në disa skena të teatrove në vendin tonë, gjithashtu është një nga xhevahiret teatrore të Teatrit Shëtitës “Çajupi”. “Gjenialiteti komik i autorit britanik Ray Conney shkëlqen nga interpretimi plot zgjuarsi, elokuencë dhe zbavitje i trupës së aktorëve”, thuhet rreth shfaqjes nga teatri, që vjen në skenë me një kast aktorësh të njohur, që janë mirëpritur dhe vlerësuar nga publiku me interpretimet e tyre në këtë komedi. Në role të kësaj komedie të shkëlqyer janë Xhejni Fama, Denisa Demaj, Denada Llanaj, Ersiljano Xhelollari, Aleksandër Kondi, Genci Lleshi dhe Eglein Laknori. Në komedinë “Gruaja e burrit tim”, dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi, që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë, ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë. Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave, që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e tij.
    Shfaqja nga Teatri Shëtitës “Çajupi”
    Vepra e autorit të njohur britanik Ray Cooney me regji nga Kiço Loço që ka shënuar sukses në skenat tona ishte edhe shfaqja e parë, që erdhi nga Teatri Shëtitës “Çajupi” në sezonin artistik që nisi në vjeshtën e vitit 2024.  Vepra “Gruaja e burrit tim”, që vjen në skenë si prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi” është përkthyer nga Vasilika Londo, as regjisor Olgert Mataj. Komedia përpara se të shfaqet dy mbrëmje në qytetin Fierit, u shfaq për publikun në Kamëz. Teatri Shëtitës “Çajupi” udhëhiqet nga regjisor i njohur Kiço Lndo dhe shfaqjet vihen pranë teatrit veror të Akademisë së Arteve, teatrove në Tiranë apo dhe në teatrot e rretheve, etj, dhe vijnë në zhanrin e komedisë dhe dramës. Ky teatër këtë sezon artistik do të sjellë premiera të ndryshme teatrore, por nuk mungojnë dhe shfaqje repertori. “Rendi i ri” ishte shfaqja e re teatrore nga regjisori Kiço Londo këtë sezon artistik që nisi dhe u shfaq premierë në teatrin “Zihni Sako” të qytetit të Gjirokastrës. Shfaqja u dha në skenën teatrore në Gjirokastër me një ekip teatror, që kishte në përbërjen e tij talente të reja të spikatura për brezin e tanishëm.

  • Gruaja që ruan traditën e qendisjes dhe sjell shijen tradicionale për turistët në Delvinë

    Gruaja që ruan traditën e qendisjes dhe sjell shijen tradicionale për turistët në Delvinë

    Gruaja që ruan traditën e qendisjes dhe sjell shijen tradicionale për turistët në Delvinë
     
    Në qendër të fshatit Rusan në Delvinë, pranë Xhamisë së Gjin Aleksit, një prej monumenteve më të rralla të kulturës,  ndodhet shtëpia e Besnike Myrto.
     

     
    Aty ku historia flet përmes gurëve, Besnikja flet përmes mjeshterise se qendisjes.
     
    Në shtëpinë e saj, punimet me grep dhe gjilpërë nuk janë vetëm zbukurime. Ato janë kujtime, të vendosura mbi vazo, mbi tryeza, madje edhe mbi kavanozat me reçel dhe ëmbëlsira të shtëpisë – ashtu siç dikur i bënin nënat tona.
     
    “Që kur isha 14 vjeç, ma mësoi nëna tantellën. Pastaj fillova edhe qendisjen. Tani bëj nga të gjitha… perde, mbulesa, siç më del para syve, e bëj me dorë”, shprehet Myrto.
     
    67-vjecarja ka hapur një dyqan të vogël në fshat ku nuk gjen vetëm punime të dorës, por edhe reçelra, gliko e ëmbëlsira të përgatitura me frutat dhe perimet e bahçes së saj.
     
    “Të gjitha i kam bio, nga kopshti. Edhe reçelrat, edhe ëmbëlsirat, i bëj vetë këtu në shtëpi”, thotë ajo.
     
    Turistet qe vizitojne xhamisë e Gjin Aleksit, nuk largohen pa marre dicka nga punimet e Besnikes, te cilat jane nje pjese te bukur e traditës shqiptare.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Zbulon burrin me të dashurën në stadium, reagimi bëhet viral (Video)

    Zbulon burrin me të dashurën në stadium, reagimi bëhet viral (Video)

    Spektakli i një ndeshjeje futbolli u shndërrua shpejt në një telenovelë. Në tribunat e stadiumit Ilha do Retiro në Recife të Brazilit, pak para fillimit të ndeshjes midis Sport Recife dhe Ceará SC, një ndeshje e javës së 28-të të Kampionatit Brazilian, tifozët ishin dëshmitarë një skene të pabesueshme.
    Në fushë, ndeshja përfundoi 1-1, por ishte ajo që ndodhi më parë që dominoi bisedën gjatë gjithë mbrëmjes dhe në orët që pasuan. Në një video që u bë menjëherë virale në rrjetet sociale, një grua zbulon burrin e saj në shoqërinë e një femre tjetër në shkallët e stadiumit.
    Një tradhti në mes të ditës, para syve të habitur të tifozëve, e cila përfshin edhe britma dhe shuplaka.
    “Unë jam gruaja e tij!” bërtet ajo përpara se t’i drejtohet burrit, i cili po e nxit të ulë zërin sepse të gjithë po e shikojnë. Megjithatë, gruaja, e lënduar nga tradhtia, refuzon të dëgjojë dhe vazhdon të ankohet kundër partnerit të saj: “Mbaroi!”.
    Situata bëhet e sikletshme, për të mos thënë më shumë, por gruaja e tradhtuar vazhdon shpërthimin e saj pa pushim, dhe në një moment të caktuar ajo i afrohet aq shumë burrit të saj sa nuk mund t’i rezistojë tundimit për ta goditur në fytyrë të paktën dy ose tre herë.
    Mbaroi me kaq? Jo. Pasi burri “është rregulluar”, gruaja i drejtohet femrës që duhet të konsiderohet e dashura e partnerit të saj, e cila ka mbetur e palëvizshme deri në atë moment. Ajo përpiqet t’i afrohet asaj, por burri më pas ndërhyn në një përpjekje për ta mbrojtur atë nga goditjet ose shuplakat e mundshme.
     

    Na partida entre Sport X Ceará, em Recife, uma cena de Casos de Família foi registrada. A mulher pegou o marido no flagra com a amante, apreciando a decadência do clube na séria A, do Campeonato Brasileiro. pic.twitter.com/Jc3hKvMFmC
    — JORNAL INFORMAL📰 (@diogesluiz) October 16, 2025

  • Fiks Fare/ Shantazhoi gruan dhe të dashurën të kryenin marrëdhënie në grup e të filmonin skenat. Dy gratë tentojnë vetëvrasjen

    Fiks Fare/ Shantazhoi gruan dhe të dashurën të kryenin marrëdhënie në grup e të filmonin skenat. Dy gratë tentojnë vetëvrasjen

    Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual.

    Historia përfshin marrëdhënie seksuale treshe të detyruara, filmime të skenave intime dhe tentativë vetëvrasjeje nga viktimat e përfshira.
    Ajo deklaron se pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore, burri i saj e detyroi të përfshihej në marrëdhënie intime me të dhe një grua tjetër. Sipas saj, ai kërkonte që marrëdhëniet të ndodhnin në prani të saj dhe të xhiroheshin me kamera, në disa raste nga vetë ajo dhe në disa raste nga e dashura e tij.
    “E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – u shpreh ajo. Ajo thotë se e ka dokumentuar situatën me video që tashmë i ka vënë në dispozicion të emisionit.
    Në të njëjtën kohë, sipas saj, gruaja tjetër përfshihej nën shantazh, pasi ish-bashkëshorti e kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen jashtëmartesore.
    Ngjarjet shkuan deri në një moment të rëndë psikologjik, ku denoncuesja dhe gruaja tjetër tentuan të vetëvriteshin në malin e Dajtit, të dërrmuara nga presioni, frika dhe turpi.
    “Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – tha denoncuesja.
    I kontaktuar nga “Fiks Fare”, ish-bashkëshorti mohoi akuzat, duke deklaruar se ish gruaja,  ishte ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie me të dashurën në prani të saj. Ai e akuzon për manipulim dhe pretendon se gruaja donte të nxirrte fajtor atë për gjithçka, ndonëse kishte qenë vetë ajo që kishte tradhtuar e para.
    Ai përmendi edhe një incident ku, sipas tij, ish gruaja  mori të dashurën e tij në makinë dhe e çoi deri në Dajt me qëllimin për ta sulmuar me kaçavidë – një akuzë që më pas u rrëzua nga vetë e dashura.
    Gruaja tjetër, e përfshirë në këtë trekëndësh shantazhi, tregoi se ishte vazhdimisht nën presion. Ajo thotë se shantazhohej nga ish-bashkëshorti i denoncueses me kërcënimin se do ta demaskonte tek burri i saj, nëse nuk pranonte të përfshihej në takime intime me çiftin.
    “Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” – tha ajo. Ajo konfirmon se kanë shkuar në Dajt, por jo për ta vrarë atë, siç pretendon burri, por sepse të dyja ishin në gjendje të rënduar emocionale.
    Përveç kësaj, denoncuesja akuzon ish-burrin se nuk i paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre 10-vjeçar. Ndërkohë, zyra e përmbarimit i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin – edhe pse, sipas saj, ato janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.
    Stafi i “Fiks Fare” iu drejtua zyrës së Përmbarimit për sqarim. Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, nuk pranoi të flasë, ndërsa drejtori i zyrës, Pjetër Caka, u kontaktua në telefon, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

    Top Channel

  • Shantazhoi gruan dhe të dashurën të kryenin marr*dhënie në grup dhe të filmonin skenat. Dy gratë tentojnë vetëvrasjen në malin e Dajtit

    Shantazhoi gruan dhe të dashurën të kryenin marr*dhënie në grup dhe të filmonin skenat. Dy gratë tentojnë vetëvrasjen në malin e Dajtit

    Një histori tronditëse është bërë publike në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku një qytetare ka rrëfyer përjetimet e saj dramatike gjatë martesës me ish-bashkëshortin, të cilin e akuzon për dhunë dhe shantazh seksual.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Historia përfshin marrëdhënie seksuale treshe të detyruara, filmime të skenave intime dhe tentativë vetëvrasjeje nga viktimat e përfshira. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ajo deklaron se pas zbulimit të tradhtisë bashkëshortore, burri i saj e detyroi të përfshihej në marrëdhënie intime me të dhe një grua tjetër. Sipas saj, ai kërkonte që marrëdhëniet të ndodhnin në prani të saj dhe të xhiroheshin me kamera, në disa raste nga vetë ajo dhe në disa raste nga e dashura e tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “E bëja sepse isha nën dhunë të vazhdueshme. Nuk kisha zgjidhje tjetër,” – u shpreh ajo. Ajo thotë se e ka dokumentuar situatën me video që tashmë i ka vënë në dispozicion të emisionit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në të njëjtën kohë, sipas saj, gruaja tjetër përfshihej nën shantazh, pasi ish-bashkëshorti e kërcënonte se do t’i tregonte burrit të saj për lidhjen jashtëmartesore.

    Ngjarjet shkuan deri në një moment të rëndë psikologjik, ku denoncuesja dhe gruaja tjetër tentuan të vetëvriteshin në malin e Dajtit, të dërrmuara nga presioni, frika dhe turpi.

    “Na kishte ardhur fundi. Shkuam për të mbyllur gjithçka, por një telefonatë nga mamaja ime na shpëtoi jetën,” – tha denoncuesja.

    I kontaktuar nga “Fiks Fare”, ish-bashkëshorti mohoi akuzat, duke deklaruar se ish-gruaja, ishte ajo që e detyronte të kryente marrëdhënie me të dashurën në prani të saj. Ai e akuzon për manipulim dhe pretendon se gruaja donte të nxirrte fajtor atë për gjithçka, ndonëse kishte qenë vetë ajo që kishte tradhtuar e para.

    Ai përmendi edhe një incident ku, sipas tij, ish-gruaja mori të dashurën e tij në makinë dhe e çoi deri në Dajt me qëllimin për ta sulmuar me kaçavidë – një akuzë që më pas u rrëzua nga vetë e dashura.

    Gruaja tjetër, e përfshirë në këtë trekëndësh shantazhi, tregoi se ishte vazhdimisht nën presion. Ajo thotë se shantazhohej nga ish-bashkëshorti i denoncueses me kërcënimin se do ta demaskonte tek burri i saj, nëse nuk pranonte të përfshihej në takime intime me çiftin.

    “Sa herë më merrte në telefon gruaja e tij, më binte të fikët nga frika. Isha e paralizuar emocionalisht,” – tha ajo. Ajo konfirmon se kanë shkuar në Dajt, por jo për ta vrarë atë, siç pretendon burri, por sepse të dyja ishin në gjendje të rënduar emocionale.

    Përveç kësaj, denoncuesja akuzon ish-burrin se nuk i paguan pensionin ushqimor për djalin e tyre 10-vjeçar. Ndërkohë, zyra e përmbarimit i kërkon asaj të paguajë për dy vajzat mbi 18 vjeç që jetojnë me të atin – edhe pse, sipas saj, ato janë në punë dhe jo vetëm në shkollë.

    Stafi i “Fiks Fare” iu drejtua zyrës së Përmbarimit për sqarim. Përmbaruesi i çështjes, Ardit Firaj, nuk pranoi të flasë, ndërsa drejtori i zyrës, Pjetër Caka, u kontaktua në telefon, por deri në momentin e publikimit të rastit nuk është dhënë asnjë përgjigje zyrtare.

  • Kur ta bën gruaja 8 me 2, “Plas keq” mes Elita Rudit dhe Gjikos: “A je normale, prit se po vjen Policia…”

    Kur ta bën gruaja 8 me 2, “Plas keq” mes Elita Rudit dhe Gjikos: “A je normale, prit se po vjen Policia…”

    Moderatorja Elita Rudi ka bërë rrjetin të shpërthej në të qeshura me një shaka ndaj bashkëshortit të san, reperit Gjikot.
    Në një video që ajo publikoi në TikTok, Elita ndan me ndjekësit bisedën e saj me Gjikon në WhatsApp, ku i shkruante se “një teknik po vinte të rregullonte diçka në orën 11 të natës”.
    Mesazhi i saj e vuri menjëherë reperin në alarm, duke menduar se dikush i huaj kishte hyrë në banesë. I shqetësuar, Gjiko nis ta telefonojë disa herë me radhë, duke i kërkuar shpjegime.
    “Kush o ky moreee? A je mirë? Si lejoni njerëz brenda?”. Paniku i tij arrin kulmin kur, i bindur se situata ishte e rrezikshme, ai njofton policinë, ndërsa
    Elita vazhdon me shakanë duke e siguruar se “tekniku” ndodhej ende në shtëpi.
    Kur ajo më në fund zbulon se gjithçka ishte një “prank”, reagimi i Gjikos është plot habi dhe frikë.
    “A je normale. Pasha fëmijët, policia është duke ardhur. Po dridhem”. Videoja është bërë virale, duke mbledhur me qindra komente dhe mijëra pëlqime.

  • Xum Allushit nuk i del ‘inati’ me Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë tani?

    Xum Allushit nuk i del ‘inati’ me Ledion Liçon: Të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë tani?

    Ish-banori i Big Brother VIP, Xum Allushi, ka bërë “lëmsh” rrjetin me një reagim të papritur dhe thumbues ndaj moderatorit Ledion Liço. Në një video të postuar në rrjetet sociale, Xumi duket se ka gjetur momentin e duhur për t’i kthyer përgjigje batutës që Ledioni bëri ndaj tij gjatë spektaklit.
    Duke buzëqeshur, Allushi thotë:“Ai që shiste proteinat dhe që do fikte dritat e Big Brother, po vazhdon punën përditë… Të paktën nxjerrim një rrogë, e hamë një çap buke. Po mua më kanë thënë që ty të ka lënë gruaja, ku do i gjesh lekët për bukë ti?”
    Kjo deklaratë është lexuar gjerësisht si një përgjigje për komentin e Ledionit gjatë spektaklit:“Ai i proteinave që do fikte dritat e shtëpisë.”
    Kujtojmë se gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme, Xumi kishte bërë disa deklarata me tone vetëbesimi të lartë, ku e shihte veten si fitues të mundshëm të BBVIP. Pas daljes nga formati, ai është fokusuar në biznesin e tij me suplemente për palestër, të cilin e promovon rregullisht në rrjet.
    Në sfondin e këtij shkëmbimi ironik, mediat rozë po qarkullojnë zëra për një krizë në martesën e Ledion Liços me Sara Hoxhën, lajme që nuk janë konfirmuar dhe mbeten në nivel spekulimi.

  • Szczesny: Kthimi im në fushë? Këmbënguli gruaja ime, ndoshta donte të më hiqte qafe…

    Szczesny: Kthimi im në fushë? Këmbënguli gruaja ime, ndoshta donte të më hiqte qafe…

    Wojciech Szczęsny, në një intervistë për “TVP Sport”, rrëfeu me humor arsyet e rikthimit të tij të papritur në fushë, 3 muaj pasi kishte zyrtarizuar “pensionimin”, duke zbuluar se vendimin për të nënshkruar me Barcelonën e nxiti kryesisht gruaja e tij: “Akoma nuk e di nëse gruaja e bëri sepse e pa si një mundësi të madhe për mua, apo thjesht donte të lirohej nga unë në shtëpi…”
    Pas tërheqjes nga futbolli, Szczęsny po përqendrohej te familja. Si baba i dy fëmijëve, Liam dhe Noelia, ai tha: “Të jesh baba është sfida më e vështirë, por edhe më e bukura që kam përjetuar. Nuk e di sa mirë po ia dal, duhet të pyesni gruan dhe fëmijët, por kjo është ‘ndeshja’ që më sjell më shumë kënaqësi”.
    Megjithatë, ishte gruaja e tij Marina që e shtyu të rikthehej: “Nuk doja më të luaja, po përgatitesha të isha baba me kohë të plotë. Marina insistoi. Në fund ia doli, jam shumë mirënjohës ndaj saj”. Me humor dhe përzemërsi, Szczęsny tregoi anën më personale të rikthimit, që surprizoi shumë, por tani e gjen veten duke mbrojtur portën e Barcelonës me të njëjtin pasion dhe vendosmëri si gjithmonë.

  • Gruaja nga Memaliaj drejtonte makinën pa patentë, ndalohet nga policia

    Gruaja nga Memaliaj drejtonte makinën pa patentë, ndalohet nga policia

    POLICIA E SHTETIT
    Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen T. D., 51 vjeçe, banuese në fshatin Martalloz-Lab, Memaliaj, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.