Tag: gruaja

  • FOTO+EMRI/ “Nuk jam aspak mirë!” Burri iu vra para syve dhe dje “i shpëtoi” vetë një atentati, ja çfarë deklaronte gruaja e Roan Brahimit

    FOTO+EMRI/ “Nuk jam aspak mirë!” Burri iu vra para syve dhe dje “i shpëtoi” vetë një atentati, ja çfarë deklaronte gruaja e Roan Brahimit

    Katerina Beqo është gruaja e Roan Brahimit, të ekzekutuar një vit më parë në Greqi, që dyshohet se ishte shënjestra e atentatit të djeshëm të ndodhur në Tiranë ku në fakt gabimisht gjithashtu dyshohet se u qëllua ndaj 4 të rinjve në vend të saj. Roan Brahimi i njohur si armiku i Ervis Martinajt është ekzekutuar në një atentat në Athinë të Greqisë, më 9 maj të 2024.
    Ngjarja e rëndë në atë kohë ndodhi në sy të gruas së tij Katerina Beqo dhe fëmijës së tyre. Pas ngjarjes Beqo ka përshkruar për mediat greke përjetimet nga ekzekutimi i partnerit të saj. Në një inetrvistë për “Newsit.gr” pak orë pas vrasjes, Katerina Beqo ka përshkruar momentet e fundit me Roan Brahimin.

    “Nuk dija asgjë, nuk më kishte thënë asgjë, erdhi në Kishë. Të shtunën për Pashkë… Isha në makinë me të, por nuk mbaj mend se çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina…. Fëmija pa gjithçka. Tani po e mban mamaja ime, unë rri në shtëpi. Nuk jam aspak mirë”, ka rrëfyer ajo në maj 2024.

  • Atentati në Tiranë, dyshime për ngatërrim objektivi. Do vritej gruaja e Roan Brahimit, përdor mjet të ngjashëm

    Atentati në Tiranë, dyshime për ngatërrim objektivi. Do vritej gruaja e Roan Brahimit, përdor mjet të ngjashëm

    Ka marrë një drejtim tjetër dinamika e atentatit me 4 të plagosur në Tiranë. Gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj raporton se ka dyshime të forta se autorët kanë ngatërruar shënjestër. Sipas asaj që raporton gazetari policia ka dyshime se shënjestër e sulmit të ketë qenë gruaja e Roan Brahimit dhe 4 të plagosurit të jenë qëlluar gabimisht.
    Bëhet e ditur se gruaja e Roan Brahimit, babai i të cilit u vra pasditen e djeshme në Pllanë të Lezhës përdor makinë të ngjashme me atë të 4 personave të plagosur në Lundër mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas ngjarjes në Lezhë.
    Kujtojmë se si pasojë e atentatit në Tiranë mbetën të plagosur katër persona, tre prej të cilëve ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa i mituri 11-vjeçar paraqitet në gjendje më të rëndë.
    Ndërkohë pak orë para kësaj ngjarje, në një atentat në Lezhë mbeti i vrarë Gjovalin Prendi, babai i Sidorel Prendit, i njohur edhe si Roan Brahimi, i ekzekutuar 1 vit më parë në Athinë në sytë e fëmijës së tij.
    Emri i Roan Brahimit ishte i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihej si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi.
    Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022.

  • Mbrëmë i shpëtoi atentatit/ Kush është Katerina Beqo, gruaja që ia vranë burrin para syve…

    Mbrëmë i shpëtoi atentatit/ Kush është Katerina Beqo, gruaja që ia vranë burrin para syve…

    Katerina Beqo, rreth 37 vjeçe, është gruaja e Roan Brahimit, i cili u ekzekutua me armë zjarri në rrugën “Bajron” në Athinë më 9 maj 2024, ndërsa në makinë ishte edhe djali i çiftit. Mirëpo, sikur të mos mjaftonte vrasja e Roanit, edhe Beqo dyshohet se ishte vënë nën shënjestër për t’u ekzekutuar.

    Mbrëmjen e së enjtes u qëllua për vdekje vjehrri I saj, babai I Roan Brahimit dhe jo shumë më vonë se vrasja e tij, një automjet ‘Mercedes-Benz G-Class’ në të cilin udhëtonin 4 të rinj, dy prej tyre të mitur, u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të Shkozës.

    Besohet se ngatërresa ka ardhur për shkak se automjeti që përdor bashkëshortja e Brahimit është e njëjtë me atë që përdornin katër të rinjtë.

    LEXO EDHE: ‘Për një shkronjë’/ Si ngatërruan autorët targën e makinës, gruaja e Roanit përdorte ‘G-Class’ si i 4 të rinjve që u plagosën

    Për t’u rikthyer te vrasja e bashkëshortit të saj në Greqi, Beqo, e cila mbante me vete edhe fëmijën e mitur, pa me sytë e saj dy persona me veshje të errëta që iu afruan makinës me një motoçikletë dhe hapën zjarr në drejtim të bashkëshortit të saj.

    Sipas hetimeve, autorët pritën momentin kur Brahimi do të parkohej për të ekzekutuar planin e tyre, ndërsa Beqo dhe fëmija dolën pa lëndime serioze nga automjeti.

    Pas sulmit, policia greke njoftoi se Agjencitë Hetimore në Athinë janë duke hetuar si motiv kryesor larjen e hesapeve mes grupeve kriminale shqiptare.

    Në dëshminë e parë për hetuesit, Beqo pranoi se nuk kishte menduar kurrë se bashkëshorti i saj do të vinte në Greqi, pasi Roan Brahimi e kishte surprizuar me ardhjen për festat e Pashkëve Ortodokse.

    “Nuk dija gjë, nuk më kishte thënë që do të vinte. Erdhi të shtunën e Pashkës. Isha në makinë me të, por nuk mbaj mend çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina”, rrëfeu 37-vjeçarja. Ajo po ashtu konfirmoi se gjithçka kishte ndodhur në sy të djalit të tyre të vogël. “Fëmija pa gjithçka. Tani po qëndron me mamin tim, ndërsa unë në shtëpi. Nuk jam aspak mirë”.

    32-vjeçari Roan Brahimi kishte shkuar t’i merrte me makinë nga parku ku ndodheshin Beqo dhe djali i vogël, kur ndodhi ngjarja.

  • Kush është gruaja që mendohet se i shpëtoi dje atentatit, 45 minuta pasi iu vra vjehrri në Lezhë

    Kush është gruaja që mendohet se i shpëtoi dje atentatit, 45 minuta pasi iu vra vjehrri në Lezhë

    Katerina Beqo, rreth 37-vjeç, është gruaja e Roan Brahimit, i cili u ekzekutua me armë zjarri në rrugën “Bajron” në Athinë më 9 maj 2024, ndërsa në makinë ishte edhe djali i çiftit.
    Sipas dyshimeve të raportuara më herët në BalkanWeb, Beqo ishte vendosur në shënjestër nga atentatorë ende të paidentifikuar, ndërsa mbrëmë u qëllua për vdekje vjehrri i saj. Jo shumë më vonë se vrasja e tij, një automjet Mercedes-Benz G Class në të cilin udhëtonin 4 të rinj, dy prej tyre të mitur u qëllua me breshëri plumbash në afërsi të Shkozës.
    Besohet se ngatërresa ka ardhur për shkak se automjeti që përdor bashkëshortja e Brahimit është e njëjtë me atë që përdornin katër të rinjtë.
    Për t’u rikthyer te vrasja e bashkëshortit të saj në Greqi, Beqo, e cila mbante me vete edhe fëmijën e mitur, pa me sytë e saj dy persona me veshje të errëta që iu afruan makinës me një motoçikletë dhe hapën zjarr në drejtim të bashkëshortit të saj.
    Sipas hetimeve, autorët pritën momentin kur Brahimi do të parkohej për të ekzekutuar planin e tyre, ndërsa Beqo dhe fëmija dolën pa lëndime serioze nga automjeti.
    Pas sulmit, policia greke njoftoi se Agjencitë Hetimore në Athinë janë duke hetuar si motiv kryesor larjen e hesapeve mes grupeve kriminale shqiptare.
    Në dëshminë e parë për hetuesit, Beqo pranoi se nuk kishte menduar kurrë se bashkëshorti i saj do të vinte në Greqi, pasi Roan Brahimi e kishte surprizuar me ardhjen për festat e Pashkëve Ortodokse.
    “Nuk dija gjë, nuk më kishte thënë që do të vinte. Erdhi të shtunën e Pashkës. Isha në makinë me të, por nuk mbaj mend çfarë ndodhi. Më pas dola nga makina”, rrëfeu 37-vjeçarja. Ajo po ashtu konfirmoi se gjithçka kishte ndodhur në sy të djalit të tyre të vogël. “Fëmija pa gjithçka. Tani po qëndron me mamin tim, ndërsa unë në shtëpi. Nuk jam aspak mirë”.
    32-vjeçari Roan Brahimi kishte shkuar t’i merrte me makinë nga parku ku ndodheshin Beqo dhe djali i vogël, kur ndodhi ngjarja.

  • Ish-presidenti i Perusë dhe bashkëshortja e tij dënohen me 15 vjet burg për pastrim parash

    Ish-presidenti i Perusë dhe bashkëshortja e tij dënohen me 15 vjet burg për pastrim parash

    Ish-presidenti i Perusë, Ollanta Humala, është shpallur fajtor për pastrim parash dhe është dënuar me 15 vjet burg, shkruan BBC. 
    Gjykata tha se Humala kishte pranuar fonde të paligjshme nga kompania braziliane e ndërtimit Odebrecht për të financuar fushatat e tij zgjedhore në 2006 dhe 2011.
    Gruaja e tij, Nadine Heredia, e cila bashkëthemeloi Partinë Nacionaliste me Humala, u shpall gjithashtu fajtore për pastrim parash dhe u dënua me 15 vjet.

    Prokurorët kishin kërkuar që Humala të dënohej me 20 vjet burg dhe Heredia me 26 vjet e gjysmë.
    Pas një gjyqi që zgjati më shumë se tre vjet, gjykata dha vendimin e saj të martën.
    Humala mori pjesë personalisht në seancë, ndërsa gruaja e tij e dëgjoi atë përmes lidhjes me video.
    Ish-presidenti 62-vjeçar dhe gruaja e tij kishin mohuar akuzat./vizionplus.tv

  • Ngjarje tragjike në Fier – Gruaja gjendet e pajetë nga familjarët, dyshohet për vetëvrasje në garazhin e banesës

    Ngjarje tragjike në Fier – Gruaja gjendet e pajetë nga familjarët, dyshohet për vetëvrasje në garazhin e banesës

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur paraditen e sotme fshatin Grecalli në Fier. Një grua 53-vjeçare, e identifikuar me inicialet M. Sh., është gjetur e pajetë nga familjarët në garazhin e banesës së saj.

    Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se gruaja i ka dhënë fund jetës në rrethana ende të paqarta. Autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e mëtejshme procedurale. Reklama në FieriWeb – “STREET FOOD S.O.A”

    Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë informacion mbi motivet e mundshme dhe rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”

    Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

  • E rëndë në Itali/ 36-vjeçari kosovar rrëmben shqiptaren dhe e p*rdhunon për orë të tëra, ja si e nxori në pritë

    E rëndë në Itali/ 36-vjeçari kosovar rrëmben shqiptaren dhe e p*rdhunon për orë të tëra, ja si e nxori në pritë

    Një 36-vjeçar nga Kosova është arrestuar për rrëmbim dhe sulm seksual në Padova. Ai kishte më pak se 24 orë që kishte dalë nga burgu kur rrëmbeu një 37-vjeçare shqiptare, duke e kapur dhe përdhunuar për orë të tëra, raporton ANSA.
    Tmerrin e ka treguar vetë gruaja, e cila pas dy ditësh ka mundur të arratiset nga banesa e pabanuar ku e kishin mbyllur.
    Sipas raportimeve, 37-vjeçarja ishte kontaktuar me telefon nga i panjohuri, i cili me arsyetimin se duhej t’i tregonte një lajm shumë të rëndësishëm dhe duke lënë të kuptohet se djali i saj 18-vjeçar ishte në rrezik, e bëri atë të dilte në rrugë.
    Në atë moment ai e kërcënoi me armë dhe e detyroi ta ndiqte në banesën e parë, ku u rrëmbye për orë të tëra dhe më pas e transferoi në një shtëpi të dytë.
    Gruaja u detyrua të kryente marrëdhënie të përsëritura seksuale për orë të tëra, gjithmonë nën kërcënimin e armës dhe vetëm kur mori një telefonatë nga i biri në celular, duke zbuluar se nuk ishte në rrezik, arriti të çlirohej nga përdhunuesi dhe të arratisej në rrugë, duke thirrur policinë.
    36-vjeçari u arrestua pas dy ditësh kërkime intensive në Padova. Ai banonte ilegalisht në Itali dhe ka precedentë të shumtë penalë.

  • I bie krevati në kokë, humb jetën shqiptarja në Santorini

    I bie krevati në kokë, humb jetën shqiptarja në Santorini

    Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht të shtunën më 12 prill në një hotel në Oia të Santorinit.-Sipas informacioneve fillestare, mësohet se gruaja ka qenë duke punuar në akomodim dhe ka mbetur e plagosur për vdekje, kur një shtrat i veçantë, i cili ishte fiksuar ose i varur nga muri, është shkëputur dhe i ka rënë me forcë në kokë, duke shkaktuar një thyerje të qafës.
    Shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje , por gruaja kishte humbur jetën.Autoritetet kanë vijuar me arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.
    Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • E rëndë në Santorini/ I bie krevati në kokë, humb jetën punonjësja shqiptare

    E rëndë në Santorini/ I bie krevati në kokë, humb jetën punonjësja shqiptare

    Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht të shtunën më 12 prill në një hotel në Oia të Santorinit.
    Sipas informacioneve fillestare nga media Santonews, gruaja ka qenë duke punuar në akomodim dhe ka mbetur e plagosur për vdekje, kur një shtrat i veçantë, i cili ishte fiksuar ose i varur nga muri, është shkëputur dhe i ka rënë me forcë në kokë, duke shkaktuar një thyerje të qafës.Shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje , por gruaja fatkeqe tashmë kishte vdekur.
    Autoritetet kanë vijuar me arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve. Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

  • Tragjedi në Santorini/ I bie krevati në kokë, vdes punonjësja shqiptare

    Tragjedi në Santorini/ I bie krevati në kokë, vdes punonjësja shqiptare

    Një grua 59-vjeçare me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht të shtunën më 12 prill në një hotel në Oia të Santorinit.

    Sipas informacioneve fillestare nga media Santonews, gruaja ka qenë duke punuar në akomodim dhe ka mbetur e plagosur për vdekje, kur një shtrat i veçantë, i cili ishte fiksuar ose i varur nga muri, është shkëputur dhe i ka rënë me forcë në kokë, duke shkaktuar një thyerje të qafës.
    Shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje , por gruaja fatkeqe tashmë kishte vdekur.
    Autoritetet kanë vijuar me arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i kërkohet të japë shpjegime për kushtet e sigurisë së ambienteve.
    Po vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

    Top Channel