Tag: gruaja

  • Lautaro për raportin me Chivu: Marr më shumë përqafime nga trajneri sesa gruaja ime

    Lautaro për raportin me Chivu: Marr më shumë përqafime nga trajneri sesa gruaja ime

    2 Dhjetor 2025

    10:49

    Alfred Lleshi

    “Krítikat? Janë pjesë e lojës, gjithmonë përpiqem të përmirësohem, të jap gëzim për njerëzit e Interit. Mendoj për familjen time dhe bëj më të mirën për ta. Sikurse them gjithmonë, çdo sezoni përpiqemi t’i shkojmë deri në fund, kemi fituar trofe që mungonin prej kohësh. Jam shumë i lumtur”, – tha sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, në margjinat e “Gran Galà del Calcio Aic”.
    “Jam gjithmonë i fokusuar tek ajo që duhet të bëj në fushë, pastaj ndeshjet mund të zhvillohen ndryshe, por e rëndësishme është që Interi të fitojë. Dy humbjet me Milanin dhe Atletico Madridin na dëmtuan. Në pjesën e dytë me Pisa, – analizon kapiteni zikaltër, – kemi luajtur më mirë, pas golit e kontrolluam ndeshjen ndryshe. Këtë sezon janë 4-5 ekipe me pak pikë diferencë, mendoj se do të jetë kështu deri në fund. Ka ekipe të forta që janë forcuar, kampionati është më i balancuar”.
    Për marrëdhënien me Chivu: “Flasim çdo ditë dhe marr më shumë përqafime nga ai sesa nga gruaja ime… Është i ngjashëm me Inzaghin në dëshirën për lojë të bukur, por sot presojmë më fort dhe lart për ta rikuperuar shpejt topin”.

  • “Gjegju Fest” në teatër, tema e festivalit teatror është për gruan dhe në skenë edhe drama sociale “Gruaja me sirtarë”

    “Gjegju Fest” në teatër, tema e festivalit teatror është për gruan dhe në skenë edhe drama sociale “Gruaja me sirtarë”

    Nga Julia Vrapi
    Historia e një gruaje të dhunuar dhe e trajtuar pa dinjitet, por që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj në dramën “Gruaja me sirtarë”, në festivalin teatror “Gjegju Fest” në qytetin e Shkodrës. Festivali që po vijon në teatrin “Migjeni” ka sjellë në skenë shfaqje të ndryshme teatrore, ku pjesë e tij mbrëmë ishte dhe vepra e autores Anisa Markarian me regji nga Suela Bako, me në skenë aktorë të njohur në role. Shfaqja teatrore është produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” këtë sezon artistik dhe pas premierës në Durrës u shfaq edhe në skenën e teatrit “Migjeni” në qytetin e Shkodrës, duke marrë dhe duartrokitjet e të pranishmëve në sallë.  Drama sociale “Gruaja me sirtarë”, që trajton historinë e Vesës, një grua me fëmijëri të trazuar dhe një jetë bashkëshortore të dhunshme e të nënshtruar, e cila gjen forcën të rimëkëmbet psikologjikisht për të rivënë në vend dinjitetin e cënuar në skenë erdhi me interpretimin e shkëlqyer të aktorëve Mimoza Marjanaku dhe Romir Zalla. Më herët në nëntor premiera teatrore “Gruaja me sirtarë” erdhi për të gjithë artdashësit e teatrit në sallën e QKF Durrës, për shkak të rikonstruksionit të godinës së Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu”. Skenografia dhe kostumet në shfaqje janë realizuar nga Alketa Tragaj Myshketa, këngëtare Kiara Juba. Drama “Gruaja me sirtarë” me regji nga Suela Bako, që është edhe produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit është edhe një nga premierat e reja teatrore këtë sezon për publikun. Drama sociale “Gruaja me sirtarë” është në vijim të bashkëpunimeve të autores Anisa Markarian me teatrin e Durrësit dhe me regji nga Suela Bako ajo u shfaq me sukses përpara artdashësve durrsakë më 24 dhe 25 nëntor. Teatri “Aleksandër Moisiu” mori pjesë në edicionin e parë të “Gjegju Fest”, në Shkodër, me shfaqjen “Gruaja në sirtarë”, një festival teatror i kushtuar këtë vit gruas, por shfaqja vazhdon rrugëtimin në datën 4 dhjetor në sallën e QKF Durrës.
    Festivali teatror në Shkodër
    “Gjegju Fest” është një festival teatror i krijuar nga teatri “Migjeni”, i cili çdo vit do të vijë me një tematikë të re. Këtë vit, tema e festivalit është për gruan. “Pse “Gjegju Fest”? Fjala gjegju vjen nga gegnishtja dhe është shkurtim i fjalës përgjegju. Ajo simbolizon një përgjigje pozitive ndaj teatrit dhe ndaj mesazheve që përcjellim përmes artit, me qëllimin për të ndërtuar një shoqëri më të mirë”, thuhej më herët rreth titullit të festivalit nga teatri. Teatri “Migjeni”, në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe shoqatën “Gruaja tek Gruaja”, sjellin këtë vit edicionin e parë të këtij festivali, që po vijon me shfaqje në skenën teatrore. Festivali u hap me shfaqjen “Andrra e jetës” në 25 nëntor dhe vijoi më pas me shfaqjen “Dashuria nuk dhemb”. Mbrëmjen e datës 27 nëntor në skenë ishte shfaqja “Ai dhe ajo”, ndërsa në datë 28 ishte “Për Elisën”. Mbrëmja e datës 29 nëntor solli në skenë shfaqjen “Zyshë e dashur” dhe në vijim ishte drama sociale “Gruaja me sirtarë”. Mbrëmjen e datës 1 dhjetor në skenë është “Morsa” dhe në datën 2 vijon shfaqja “Jam unë ajo”.

  • “Gruaja me sirtarë” me historinë e një gruaje, që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj

    “Gruaja me sirtarë” me historinë e një gruaje, që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj

    Drama “Gruaja me sirtarë” solli në skenë historinë e një gruaje të dhunuar dhe të trajtuar pa dinjitet, por që rigjen forcën për t’u ringritur dhe marrë nën kontroll jetën e saj. “Gruaja me sirtarë” vepër e autores së mirënjohur Anisa Markarian dhe me regji nga Suela Bako u shfaq me sukses përpara artdashësve durrsakë, që mbushnin sallën e QKF.
    Për këtë shfaqje kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emiriana Sako shprehet se përcolli emocione te publiku në sallë. “Nën interpretimin e shkëlqyer të Mimoza Marjanakut dhe Romir Zallës e me regji të Suela Bakos, drama përcolli emocione të forta tek publiku durrsak, duke e bërë këtë premierë një ngjarje kulturore të veçantë”, thuhet ndër të tjera nga Sako, në një postim në rrjete sociale. Premiera e re produksion i këtij teatri në Durrës është dhe një tjetër bashkëpunim me shkrimtaren dhe aktoren e mirënjohur Anisa Markarian. Drama sociale “Gruaja me sirtarë” që trajton historinë e Vesës, një grua me fëmijëri të trazuar dhe një jetë bashkëshortore të dhunshme e të nënshtruar, e cila gjen forcën të rimëkëmbet psikologjikisht për të rivënë në vend dinjitetin e cënuar u shfaq më 24 dhe 25 nëntor.
    Skenografia dhe kostumet Alketa Tragaj Myshketa, këngëtare Kiara Juba. Drama “Gruaja me sirtarë” një ndër premierat e reja këtë sezon artistik me regji nga Suela Bako, që është edhe produksion i teatrit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit pasuroi edhe kalendarin artistik të qytetit bregdetar.

  • Gjermani/ Vodhën mbi 1 milion euro nga parkimi, pranga zyrtarit bashkiak dhe bashkëshortes së tij

    Gjermani/ Vodhën mbi 1 milion euro nga parkimi, pranga zyrtarit bashkiak dhe bashkëshortes së tij

    Në Gjermaninë jugore, një punonjës bashkie dhe gruaja e tij dyshohen se kanë përvetësuar shuma të mëdha parash nga vendosja e gjobave të parkimit për automjete për një periudhë të gjatë kohore.

    Një punonjës bashkie në qytetin gjerman të Kemptenit është arrestuar me dyshimin për vjedhjen e më shumë se 1 milion eurove nga matësat e parkimit gjatë qindra incidenteve të raportuara.

    Burri 40-vjeçar, puna e të cilit përfshinte mbledhjen e parave nga matësat e parkimit, dhe gruaja e tij 38-vjeçare u lanë në paraburgim pas një hetimi nga policia dhe prokurorët.

    Rasti doli në dritë pasi një bankë raportoi aktivitet të dyshimtë, që përfshinte depozita të pazakonta të shpeshta parash në disa llogari të mbajtura nga çifti.

    Ai përballet me akuza për vjedhje të rëndë, ndërsa gruaja e tij është akuzuar për ndihmë dhe bashkëfajësi në afërsisht 720 incidente të ndara. Mbetet e paqartë se sa kohë i është dashur çiftit për të mbledhur shumën përfundimtare.

    Skandali ka shkaktuar zemërim në Kempten, me këshilltarët që kritikojnë dështimet e mbikëqyrjes së brendshme dhe kërkojnë një hetim të plotë për të parandaluar raste të ngjashme.

    Kryetari i bashkisë Thomas Kiechle tha se ishte thellësisht i shqetësuar dhe njoftoi një shqyrtim të plotë të proceseve administrative dhe dobësive të mundshme. Është krijuar një komision hetimor i brendshëm.

    Me një popullsi prej 68,000 banorësh, Kempten është qyteti më i madh në rajonin Allgäu të Swabisë jugore të Bavarisë. Është një nga vendbanimet më të vjetra të banuara vazhdimisht në Gjermani./ Euronews.

  • Tmerr në Itali/ Arrestohet 38-vjeçarja, tentoi të vriste foshnjën e porsalindur në tualet

    Tmerr në Itali/ Arrestohet 38-vjeçarja, tentoi të vriste foshnjën e porsalindur në tualet

    Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Ciriè, ku një grua 38-vjeçare është arrestuar dhe dërguar në burg me akuzën e tentativës së vrasjes së foshnjës së porsalindur. Sipas Corriere di Torino, gruaja dyshohet se e la vajzën e saj të porsalindur me kokën pothuajse tërësisht të zhytur në tualet për rreth 20 minuta.
    Foshnja në gjendje kritike
    Foshnja u shpëtua nga personeli i urgjencës, i cili arriti ta ringjallë dhe ta dërgojë me urgjencë në Spitalin Maria Vittoria në Torino. Ajo vazhdon të ndodhet në kujdesin intensiv neonatal, në gjendje shumë të rëndë por të qëndrueshme. Mjekët shprehin shqetësim, pasi e porsalindura ka qëndruar për një kohë të gjatë pa oksigjen.

    Si ndodhi ngjarja
    Sipas rindërtimit paraprak nga karabinierët, 38-vjeçarja ka lindur vetëm, në banjën e banesës së saj, e mbështetur mbi tualet. Kur vëllai i saj është kthyer në shtëpi, ai ka gjetur dhomën të mbuluar me gjak dhe motrën ende në banjo. Në tualet ai ka vënë re foshnjën me kokën e zhytur në ujë. Menjëherë ai ka telefonuar shërbimet e emergjencës.
    Deklarimet e nënës dhe dyshimet e hetuesve
    Gruaja u ka thënë hetuesve se nuk e dinte që ishte shtatzënë dhe se ishte trembur nga lindja e papritur. Megjithatë, ky version konsiderohet i pabesueshëm nga karabinierët. Prokuroria e Ivreas, e cila ka juridiksion mbi zonën, po heton rastin si tentativë vrasjeje.
    Sipas burimeve hetimore, gruaja ka një të shkuar të vështirë, të përshkruar si “mjaft e egër”, dhe më herët ka pasur probleme me varësinë nga droga. Prej disa muajsh ajo jetonte sërish në shtëpinë e familjes së bashku me nënën dhe vëllain. Të afërmit kanë deklaruar se nuk kishin asnjë dijeni për një shtatzëni.
    Hetimet vazhdojnë
    Karabinierët dhe prokuroria po punojnë për të sqaruar plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe gjendjen psikologjike të nënës në momentin e lindjes. Ndërkohë, e gjithë vëmendja e mjekëve mbetet tek shpëtimi i të porsalindurës, e cila lufton për jetën në spitalin e Torinos./vizionplus.tv

  • Krim i rëndë/ Nusja masakron për vdekje vjehrrën! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, si e reja shkoi ta grabiste për të shlyer borxhet e kumarit

    Krim i rëndë/ Nusja masakron për vdekje vjehrrën! Inçizimi dhe gjurmët e tradhtuan, si e reja shkoi ta grabiste për të shlyer borxhet e kumarit

    Një vrasje ka ndodhur në Greqi ditë më parë dhe u zbulua sot. Mësohet se nusja ka masakruar për vdekje vjehrrën e saj 75-vjeçare për shkak të borxheve të kumarit që autorja kishte dhe teksa u zbulua kur shkoi të grabiste paratë e familjes për t’i shlyer. Mediat greke bëjnë me dije gjithashtu se një video incizim 35-minutësh i fjalëve të fundit të gruas 75-vjeçare që u vra nga nusja e saj në Salaminë është në zotërim të autoriteteve.
    Në të, dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e 75-vjeçares për të ndaluar së godituri. Nga dialogët, mund të konkludohet se gruaja nuk e kuptoi se ishte nusja e saj, ndërsa foli duke supozuar se personi që e godiste ishte një burrë. Në fund, dëgjohet gruaja fatkeqe duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së fundit.
    Sipas imazhit që autoritetet kanë deri më tani të 46-vjeçares, autorit të rrëfyer të vrasjes, varësia e saj nga kumari, kamerat e sigurisë dhe gjurmët e gjakut të gjetura në makinën e saj ishin provat që e tradhtuan atë. Skuadra e vrasjeve e kishte vënë në shënjestër 46-vjeçaren që në fillim, si për shkak të profilit të saj (ata kishin mësuar se ajo kishte tendencë të luante bixhoz), ashtu edhe për shkak të kamerave në zonë që e tregonin atë duke mbërritur dhe duke dalë nga shtëpia e viktimës, informon “Protothema”.
    Çfarë i tha 46-vjeçarja policisë?
    Autorja e krimit, duke folur në polici, deklaroi se arsyeja pse hyri në shtëpinë e 75-vjeçares ishte për të marrë para, konkretisht 1100 euro, por situata doli nga shinat kur siç tha ajo mendoi se viktima e kuptoi. Në veçanti, ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë më parë djalit të saj dhe burrit 10,000 euro për t’i mbajtur për të. Megjithatë, paratë humbën.
    Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush), duke rezultuar në pendim të burrit për paratë e nënës së tij. Kështu që vendosi t’ia kthente asaj. Ai mblodhi 8,000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i kthente së shpejti 2,000 të mbetura. Më në fund, ai arriti të mblidhte edhe 1,100 euro të tjera dhe po përgatitej t’ia jepte edhe asaj.
    Një natë, megjithatë, gruaja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, mori këto 1,100 euro, luajti me to dhe i humbi. Pastaj, për të mos u kapur nga burri i saj, ajo vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës së saj, të merrte 1,100 euro dhe t’i kthente ato në vendin ku i kishte lënë burri i saj. Dhe kështu ndodhi, duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që ata të mos e filmonin, vuri një maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e saj.
    Ajo theu xhamin e një dritareje, hyri me forcë në vend dhe filloi ta kërcënonte gruan dhe t’i kërkonte para. Ajo reagoi dhe më pas autorja mori një shishe dhe, duke besuar siç tha ajo se e kishte kuptuar, e goditi në kokë, duke bërë që gruaja të binte në dysheme. Pastaj, në gjendje shoku siç tha ajo, mori një thikë nga vendi i ngjarjes dhe e theri. Pas krimit , ajo u kthye në shtëpinë e saj, lau rrobat që kishte veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.
    Fillimisht, hetimet u kthyen në të gjitha drejtimet dhe oficerët e policisë së vrasjeve u përpoqën, nëpërmjet deklaratave të të afërmve të saj dhe personave që kishin akses në shtëpinë në rrugën Ikarou, t’i çonin në gjurmët e autorëve. Më në fund, pas një hetimi të plotë, ata arritën në gjurmët e gruas e cila më në fund u dorëzua dhe rrëfeu.

  • Krim h*rror/ 75-vjeçarja vdiq duke qarë dhe duke u lutur para nuses

    Krim h*rror/ 75-vjeçarja vdiq duke qarë dhe duke u lutur para nuses

    Një krim monstruoz është zbuluar ditën e sotme në Salamina, Greqi, edhe pse dyshohet se ka ndodhur ditë më parë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Nusja masakroi për vdekje vjehrrën e saj 75-vjeçare për shkak të borxheve të kumarit që autorja kishte ndërsa u zbulua kur shkoi të grabiste paratë e familjes. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Një video incizim 35-minutësh i fjalëve të fundit të 75-vjeçare në Salaminë është në zotërim të autoriteteve. Në të, dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e viktimës për të ndaluar së godituri.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Nga dialogjet, mund të konkludohet se gruaja nuk e kuptoi se ishte nusja e saj, ndërsa foli duke supozuar se personi që e godiste ishte një burrë.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

    Në fund, dëgjohet gruaja fatkeqe duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së fundit, raportojnë mediat greke.

    Çfarë i tha 46-vjeçarja policisë?

    Autorja e krimit, duke folur në polici, deklaroi se arsyeja pse hyri në shtëpinë e 75-vjeçares ishte për të marrë para, konkretisht 1100 euro, por situata doli nga shinat kur, siç tha ajo, mendoi se viktima e kuptoi.

    Në veçanti, ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë më parë djalit të saj dhe burrit 10,000 euro për t’i mbajtur për të. Megjithatë, paratë humbën. Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush), duke rezultuar në pendim të burrit për paratë e nënës së tij. Kështu që vendosi t’ia kthente asaj. Ai mblodhi 8,000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i kthente së shpejti 2,000 të mbetura.

    Më në fund, ai arriti të mblidhte edhe 1,100 euro të tjera dhe po përgatitej t’ia jepte edhe asaj. Një natë, megjithatë, gruaja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, mori këto 1,100 euro, luajti me to dhe i humbi. Pastaj, për të mos u kapur nga burri i saj, ajo vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës së saj, të merrte 1,100 euro dhe t’i kthente ato në vendin ku i kishte lënë burri i saj.

    Dhe kështu ndodhi. Duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që ata të mos e filmonin, vuri një maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e saj. Ajo theu xhamin e një dritareje, hyri me forcë në vend dhe filloi ta kërcënonte gruan dhe t’i kërkonte para.

    Ajo reagoi dhe më pas autorja mori një shishe dhe, duke besuar siç tha ajo se e kishte kuptuar, e goditi në kokë, duke bërë që gruaja të binte në dysheme. Pastaj, në gjendje shoku siç tha ajo, mori një thikë nga vendi i ngjarjes dhe e theri. Pas krimit , ajo u kthye në shtëpinë e saj, lau rrobat që kishte veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.

    Fillimisht, hetimet u kthyen në të gjitha drejtimet dhe oficerët e policisë së vrasjeve u përpoqën, nëpërmjet deklaratave të të afërmve të saj dhe personave që kishin akses në shtëpinë në rrugën Ikarou, t’i çonin në gjurmët e autorëve.

    Më në fund, pas një hetimi të plotë, ata arritën në gjurmët e gruas e cila më në fund u dorëzua dhe rrëfeu.

  • “Gruaja me sirtarë”/ Shfaqet në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ premiera e dramës me mesazhe të forta kundër dhunës

    “Gruaja me sirtarë”/ Shfaqet në teatrin ‘Aleksandër Moisiu’ premiera e dramës me mesazhe të forta kundër dhunës

    Teatri “Aleksandër Moisiu” në Durrës.  shfaqi mbrëmjen e kaluar premierën e dramës “Gruaja me sirtarë”, një vepër e fuqishme që vjen në skenë në kuadër të 25 nëntorit, Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

    Në rolin kryesor, aktorja Mimoza Marjanaku përcolli emocione të forta tek publiku që përjetoi dramën e një fëmije-grua të abuzuar vazhdimisht nga dy meshkujt e jetës së saj. Për të kjo shfaqje ka një domethënie të veçantë.
    “Këtë herë është një emocion shumë më i madh sepse luaj kryerolin e jetës sime”, u shpreh aktorja Mimoza Marjanaku.
    Drama, me regji të Suela Bakos, sjell në skenë historinë e një gruaje që përfaqëson shumë të tjera që jetojnë forma të ndryshme abuzimi.
    “Abuzimi nuk është vetëm dhunë fizike, por edhe një jetë pa lumturi, Personazhi i Vesës është çdo grua dhe çdo grua e gjen veten te ajo në një moment të jetës se saj”, tha regjisorja Suela Bako.
    Drama, e shkruar nga shkrimtarja Anisa Markarian, është frymëzuar nga përvoja e saj si mjeke në Francë, ku ka ndeshur
    “Drama ‘Gruaja ne sirtarë’ është një homazh për të gjitha këto gra qe ne anonimatin e tyre vuajnë por dinë dhe të gjejnë forcën për të luftuar kundër xhelatit të tyre dhe fituar. Vesa është të gjitha pacientet që kam kuruar në urgjencë: të plagosura, të djegura, të rrahura…”, u shpreh dramaturgia AnisaMarkariani.
    Në role episodike u paraqit edhe aktori Romir Zalla, si dhe Kiara Juba, duke i shtuar shfaqjes intensitet dhe ritëm dramatik. Skenografia dhe kostumografia e Alketa Tragajt plotësoi atmosferën e dramës me elemente përfaqësuese, simbolike për dramën.
    Gruaja me sirtare” mbetet një thirrje-homazh për gratë që luftojnë në heshtje dhe një thirrje për reflektim, duke e bërë artin pjesë të reagimit dhe edukimit shoqëror.

    Top Channel

  • E pazakontë në Tajlandë, gruaja ‘ringjallet’ në arkivol pak çaste para djegies së trupit

    E pazakontë në Tajlandë, gruaja ‘ringjallet’ në arkivol pak çaste para djegies së trupit

    Një grua, e cila besohej se kishte vdekur dhe ishte gati të digjej në një tempull budist në periferi të Bangkokut, Tajlandë, është gjetur gjallë nga stafi i tempullit.

    Menaxheri i përgjithshëm i tempullit, tha për agjencinë e lajmeve se ishte “shokuar” kur dëgjoi një trokitje të lehtë nga arkivoli.
    Ai tha se kërkoi që arkivoli të hapej dhe pa gruan “duke hapur sytë dhe duke trokitur në  arkivol. “Duhet të ketë trokitur për një kohë të gjatë,” shtoi ai.
    Vëllai i gruas 65-vjeçare tha se zyrtarët lokalë i kishin thënë se motra e tij kishte vdekur. Megjithatë, menaxheri i tempullit tha se vëllai nuk kishte certifikatë vdekjeje.
    Ndërsa menaxheri përpiqej t’i shpjegonte vëllait se si të merrte certifikatën e vdekjes, stafi i tempullit dëgjoi një trokitje të lehtë nga brenda arkivolit.
    Kur u bë e qartë se gruaja ishte gjallë, kreu i tempullit tha se gruaja duhej të dërgohej menjëherë në spital.
    Më vonë një doktor konfirmoi se gruaja kishte pasur hipoglicemi të rëndë një gjendje ku niveli i sheqerit në gjak bie në mënyrë kritike sipas raporteve lokale.
    Doktori përjashtoi mundësinë që ajo të kishte pësuar vështirësi të frymëmarrjes ose arrest kardiak, sipas raporteve. Familja kishte udhëtuar gati 500 km nga provincia Phitsanulok në Tajlandë për ceremoninë e djegies së trupit.

    Thai Woman Mistakenly Declared Dead Awakens in Coffin Before Cremation
    A 65-year-old woman previously showed no signs of life because of severely low blood sugar, a local newspaper reported.
    The doctors immediately placed the victim under medical supervision. pic.twitter.com/cMnzIjsnGi
    — Truth Seeker (@mib_63) November 24, 2025

    Top Channel

  • Krim horror/ Nusja e varur nga kumari masakron vjehrrën për t’i grabitur paratë

    Krim horror/ Nusja e varur nga kumari masakron vjehrrën për t’i grabitur paratë

    Një krim monstruoz ka ndodhur në Greqi ditë më parë dhe u zbulua sot, ku nusja masakroi për vdekje vjehrrën e saj 75-vjeçare për shkak të borxheve të kumarit që autorja kishte dhe teksa u zbulua kur shkoi të grabiste paratë e familjes për t’i shlyer.
    Kurse një video incizim 35-minutësh i fjalëve të fundit të gruas 75-vjeçare që u vra nga nusja e saj në Salaminë është në zotërim të autoriteteve. Në të, dëgjohen kërcënimet e gruas 46-vjeçare dhe lutjet e 75-vjeçares për të ndaluar së godituri.
    Nga dialogët, mund të konkludohet se gruaja nuk e kuptoi se ishte nusja e saj, ndërsa foli duke supozuar se personi që e godiste ishte një burrë. Në fund, dëgjohet gruaja fatkeqe duke thënë “Ati ynë”, një lutje para frymës së fundit.
    Sipas imazhit që autoritetet kanë deri më tani të 46-vjeçares, autorit të rrëfyer të vrasjes, varësia e saj nga kumari, kamerat e sigurisë dhe gjurmët e gjakut të gjetura në makinën e saj ishin provat që e tradhtuan atë.
    Skuadra e vrasjeve e kishte vënë në shënjestër 46-vjeçaren që në fillim, si për shkak të profilit të saj (ata kishin mësuar se ajo kishte tendencë të luante bixhoz), ashtu edhe për shkak të kamerave në zonë që e tregonin atë duke mbërritur dhe duke dalë nga shtëpia e viktimës, informon “Protothema”.
    Ajo u arrestua përfundimisht dhe rrëfeu veprimet e saj. Në të njëjtën kohë, policia arriti të gjente gjurmë gjaku në makinën e saj që i përkisnin 75-vjeçares fatkeqe.
    Çfarë i tha 46-vjeçarja policisë?
    Autorja e krimit, duke folur në polici, deklaroi se arsyeja pse hyri në shtëpinë e 75-vjeçares ishte për të marrë para, konkretisht 1100 euro, por situata doli nga shinat kur – siç tha ajo – mendoi se viktima e kuptoi.
    Në veçanti, ajo pretendoi se 75-vjeçarja i kishte dhënë më parë djalit të saj – dhe burrit – 10,000 euro për t’i mbajtur për të. Megjithatë, paratë humbën. Dikush i mori (ende nuk është sqaruar se kush), duke rezultuar në pendim të burrit për paratë e nënës së tij. Kështu që vendosi t’ia kthente asaj. Ai mblodhi 8,000 euro dhe ia dha asaj me premtimin se do t’i kthente së shpejti 2,000 të mbetura.
    Më në fund, ai arriti të mblidhte edhe 1,100 euro të tjera dhe po përgatitej t’ia jepte edhe asaj. Një natë, megjithatë, gruaja e tij, e cila dyshohet se është e varur nga bixhozi, mori këto 1,100 euro, luajti me to dhe i humbi. Pastaj, për të mos u kapur nga burri i saj, ajo vendosi të hynte fshehurazi në shtëpinë e vjehrrës së saj, të merrte 1,100 euro dhe t’i kthente ato në vendin ku i kishte lënë burri i saj.
    Dhe kështu ndodhi. Duke pasur akses në kamerat e sigurisë, ajo ndryshoi drejtimin e tyre në mënyrë që ata të mos e filmonin, vuri një maskë dhe doreza, mori një çekiç dhe u nis për në shtëpinë e saj. Ajo theu xhamin e një dritareje, hyri me forcë në vend dhe filloi ta kërcënonte gruan dhe t’i kërkonte para.
    Ajo reagoi dhe më pas autorja mori një shishe dhe, duke besuar siç tha ajo se e kishte kuptuar, e goditi në kokë, duke bërë që gruaja të binte në dysheme. Pastaj, në gjendje shoku siç tha ajo, mori një thikë nga vendi i ngjarjes dhe e theri. Pas krimit , ajo u kthye në shtëpinë e saj, lau rrobat që kishte veshur dhe i hodhi në një kosh plehrash.
    Fillimisht, hetimet u kthyen në të gjitha drejtimet dhe oficerët e policisë së vrasjeve u përpoqën, nëpërmjet deklaratave të të afërmve të saj dhe personave që kishin akses në shtëpinë në rrugën Ikarou, t’i çonin në gjurmët e autorëve.
    Më në fund, pas një hetimi të plotë, ata arritën në gjurmët e gruas e cila më në fund u dorëzua dhe rrëfeu.