Tag: group

  • Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

    Hysenbelliu: E paprecedentë mbyllja e sinjalit

    Drejtuesi i grupit mediatik “Focus Group”, ku bëjnë pjesë News24, Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Gazeta Shqiptare Online, ka reaguar pas ndërprerjes së sinjalit të televizionit dhe sekuestrimit të godinës nga shteti për t’i kaluar kompanisë shtetërore të prodhimit të armëve, “KAYO”.
    Në deklaratën publike, Irfan Hysenbelliu e ka cilësuar veprimin si të paprecedentë dhe një shkelje flagrante të lirisë së shtypit.
    “Pa asnjë paralajmërim, pa urdhër gjykate dhe pa asnjë bazë ligjore të justifikuar, forca të shumta të policisë dhe ushtrisë kanë bllokuar hyrjen në ambientet e televizionit, kanë ndërprerë me forcë sinjalin e transmetimit dhe kanë ndërhyrë në mënyrë të papranueshme në punën e gazetarëve tanë dhe stafit teknik. Ky nuk është një incident i zakonshëm. Ky është një akt brutal dhe përbën një shkelje flagrante të lirisë së shtypit dhe të të drejtës themelore të qytetarëve për t’u informuar.”
    Drejtuesi i grupit mediatik “Focus Group” garanton gazetarët se media nuk do të mbyllet.
    “Ju drejtohem të gjithë punonjësve të News24 dhe grupit mediatik “Panorama”: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë. News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket.”
    Ndër të tjera, ka bërë thirrje për ndalimin e menjëhershëm të veprimeve që i ka quajtur “represive” dhe rikthimin e sinjalit televiziv, si dhe lejimin e gazetarëve të kthehen në punë. Më herët, ministria e Ekonomisë ka sqaruar se pretendimet e Panorama Group, që pretendon se ka kontratë qeraje deri në 2033, ka një borxh prej 2 milionë eurosh të akumuluar që nga viti 2017 për mospagimin e qirasë së objektit. Klan News
     

  • Sulmi ndaj News24, Focus Media Group në gjykatë, kërkon pezullimin e veprimeve të KAYO SHA dhe të Policisë

    Sulmi ndaj News24, Focus Media Group në gjykatë, kërkon pezullimin e veprimeve të KAYO SHA dhe të Policisë

    Sot në Gjykatën Civile të Tiranës po zhvillohet seanca për kërkesën e Focus Media Group për vendosjen e një mase sigurie padie, me qëllim rikthimin e aktivitetit normal të redaksive të prekura, lejimin e vijimit të punës së gazetarëve, transmetimit të programeve, si dhe pezullimin e veprimeve të ndërmarra nga KAYO SHA dhe Policia e Shtetit.

    Kërkesa vjen pas ndërprerjes së sinjalit të transmetimit të News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare dhe Panorama, të shtunën në mëngjes një moment kur gjykatat dhe administrata ishin pushim, gjë që ka ngritur dyshime për ligjshmërinë dhe transparencën e ndërhyrjes.

    Gazetarët kanë ngritur gjithashtu pretendime shqetësuese për ndërhyrje nga persona të panjohur dhe të paidentifikuar në të dhënat e tyre personale dhe profesionale, përfshirë materiale investiguese, biseda me burime konfidenciale dhe kontakte të tjera të ndjeshme.

    Seanca gjyqësore sapo ka nisur, ndërsa vëmendja publike dhe mediatike është përqendruar tek vendimi që pritet të marrë gjykata për një çështje që ka ngritur shqetësime serioze mbi lirinë e medias dhe mbrojtjen e të dhënave të gazetarëve në Shqipëri.

    Kujtojmë se prej datës 09.08.2025 televisionit News24 i është ndërprerë transmetimi duke vijuar mbrëmjen e djeshme edhe me grabitjen e kompjuterave dhe materialeve të punonjësve. 

  • LETRA / Hysenbelliu: Na kanë marrë disa dosje ‘të forta’, po hetonim korrupsionin dhe abuzimet e Qeverisë

    LETRA / Hysenbelliu: Na kanë marrë disa dosje ‘të forta’, po hetonim korrupsionin dhe abuzimet e Qeverisë

    Botuesi i “Focus Group”, Irfan Hysenbelliu ka reaguar pas aksionit ndaj mediave, News24, BalkanWeb, Gazetës Panorama, Panorama Sport dhe Gazetës Shqiptare, të cilin e ka quajtur si akt të paprecedentë dhe të paligjshëm të ndërmarrë ndaj këtij grupi mediatik.
    Ai shprehet se pa asnjë paralajmërim apo urdhër gjykate, forcat e policisë dhe ushtrisë kanë bllokuar hyrjen e televizionit dhe ndërprerën sinjalin e transmetimit të News24.
    “U drejtohem të gjithë punonjësve të News24: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet – dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë. News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket”, shprehet në mesazhin e tij, Irfan Hysenbelliu.
    DEKLARATË PËR SHTYP E BOTUESIT TE “FOCUS GROUP”, IRFAN HYSENBELLIU
    Tiranë, 12 Gusht 2025
    Si botues i “Focus Group” i News24 dhe Panorama TV, Gazeta Panorama dhe Panorama Sport, Panorama Online, Gazeta Shqiptare Online dënoj me forcë të gjitha veprimet e rënda, të paprecedenta dhe tërësisht të paligjshme që janë ndërmarrë ndaj Grupit tonë mediatik.
    Sot, pa asnjë paralajmërim, pa urdhër gjykate dhe pa asnjë bazë ligjore të justifikuar, forca të shumta të policisë dhe ushtrisë kanë bllokuar hyrjen në ambientet e televizionit, kanë ndërprerë me forcë sinjalin e transmetimit dhe kanë ndërhyrë në mënyrë të papranueshme në punën e gazetarëve tanë dhe stafit teknik.
    Ky nuk është një incident i zakonshëm. Ky është një akt brutal dhe përbën një shkelje flagrante të lirisë së shtypit dhe të të drejtës themelore të qytetarëve për t’u informuar. Në mënyrë të fshehtë, civilë me automjete të paidentifikuara janë futur në ambientet tona dhe kanë marrë dokumente konfidenciale, materiale të ndjeshme dhe dosje që lidhen me hetime serioze mbi korrupsionin dhe abuzimet me pushtetin.
    Këto materiale janë rezultat i një pune të ndershme, të rrezikshme dhe të palodhur nga gazetarët tanë – dhe tani, përveç dëmit moral, po rrezikohet realisht edhe jeta e tyre.
    Ky është një paralajmërim i qartë dhe i rrezikshëm për çdo media që guxon të hetojë dhe të flasë dhe të publikojë të vërtetën.
    Ju drejtohem të gjithë punonjësve të News24 dhe grupit mediatik “Panorama”: Mos u dorëzoni! Qëndroni të fortë, të qetë dhe krenarë për misionin tuaj. Ne kemi raportuar me ndershmëri, profesionalizëm dhe integritet – dhe nuk do të lejojmë që dhuna apo presioni ta shuajë zërin tonë.
    News24 nuk mbyllet. E vërteta nuk zhduket.
    Ju bëj thirrje institucioneve të shtetit: Të ndalojnë menjëherë çdo veprim represiv, të rikthejnë sinjalin e televizionit, të lejojnë gazetarët të kthehen në vendin e tyre të punës dhe të respektojnë ligjin dhe parimet e shtetit të së drejtës.
    I falënderoj përzemërsisht gazetarët tanë, organizatat kombëtare dhe ndërkombëtare të medias, partnerët tanë dhe qytetarët që po tregojnë solidaritet në këtë moment kritik.
    News24 do vazhdoje te jete dritarja e së vërtetës, misioni ynë do vazhdojë!
    Ne nuk do të heshtim. Ne nuk do të tërhiqemi.

  • Berisha:S’ka asnjë bazë ligjore për rrethimin dhe ndërprerjen e sinjalit të News24..

    Berisha:S’ka asnjë bazë ligjore për rrethimin dhe ndërprerjen e sinjalit të News24..

    Kreu i Patisë Demokratike Sali Berisha në konferencën e sotme ka reaguar për bllokimin dhe ndërprerjen e transmetimit të News24, duke e cilësuar si një agresion banditesk.
    Berisha theksoi se ndërprerja e sinjalit dhe rrethimi i ndërtesës ku operon News24 është krejt pa bazë ligjore, duke theksuar se kontrata e qirasë për këtë ndërtesë shtrihet deri në vitin 2033.
    “Në ndërtesën ku ndodhet News24, kontrata është deri në 2033, dhe për pjesën tjetër të ndërtesës ku janë mediat tjera të Focus Group, qiraja është paguar deri në korrik,” tha ai.
    Pjesë nga deklarata e  Berishës
    Jam sot këtu për të shprehur solidaritetin tim më të plotë dhe të PD, me gazetarët dhe punonjësit e Focus Media Group, të cilët janë subjekt i një agresioni të vërtetë banditesk të Ramaduros dhe narkoshteit të tij që, nuk zbaton asnjë ligj, asnjë rregull, përveçse sentimenteve të urrejtjes së tij ndaj fjalës së lirë.
    News 24 shënon televizionin e tretë viktimë e Edi Ramëa, bastard i xhelatit Kristaq Rama, që firmosi më 10 gusht të vitit 1988 varjen në litar të disidentit Havzi Nela, vetëm e vetëm për fjalën e lirë, vargjet e lira, mendimin e lirë.
    News 24 dhe Focus Media Group, ishin nga të paktat media shqiptare, të cilat me përpjekje të mëdha ruanin një pavarësi në lajmet, në debatet, në investigimet e tyre. E vërteta është që, ky ekip e tronditi me emisionet e tij Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale, qeverinë.
    Nuk ka absolutisht asnjë bazë ligjore rrethimi, ndërprerja e sinjalit, shkëputja e kabllove të transmetimit, që Edi Rama ka realizuar këto 3 ditë ndaj televizionit.
    Në ndërtesën ku ndodhet televizioni News 24, kontrata është gjer në 2033, siç e kanë pohuar vet organet zyrtare. Për pjesën tjetër të ndërtesës ku ndodhen media të tjera të Focus Group, qiraja është paguar edhe në muajin korrik.
    Ka një proces gjyqësor midis palëve, sepse kemi të bëjmë me tjetërsime pronash, dhe natyrisht, ligji vepron, njeh të drejtën e parablerjes të atij që e administron pronën.
    Të gjitha këto, janë akte atentate të rënda ndaj fjalës së lirë, janë përpjekje për të vendosur, për të shuar çdo zë kundër çdo burimi të pavarur, çdo hetimi gazetarësk të pavarur nga Edi Rama dhe organizata e tij kriminale.
    Dënoj me forcën më të madhe në emër të PD këto akte tiranike të narkoshtetit të Ramaduros, dhe kërkoj rikthimin e menjëherëshëm të sinjalit, veprimtarisë normale të gazetarëve dhe punonjësve të News 24 dhe mediave tjera të këtij grupi.

  • Rrethimi i News 24 nga Policia/ Panorama Group: E paligjshme, prona nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo”

    Rrethimi i News 24 nga Policia/ Panorama Group: E paligjshme, prona nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo”

    Foto nga ngjarja

    TIRANË- Shoqëria “Panorama Group” sh.a., pronare e Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama, ka reaguar ashpër pas rrethimit të redaksisë së News 24 nga forca të shumta policie ditën e sotme. Në deklaratën zyrtare, “Panorama Group” me përfaqësues administratorin Kino Buxheli ka denoncuar ndërhyrjen arbitrare të policisë, duke theksuar se ky është një akt tjetër që synon të minojë lirinë e shprehjes dhe të pengojë punën e mediave të pavarura. Gjithashtu është nënvizuar fakti që kjo ndërhyrje ka për qëllim të pengojë informimin e publikut dhe të minojë besimin e qytetarëve tek informacionet e pavarura.
     “Panorama Group” ka kërkuar nga autoritetet përkatëse të ndërmarrin veprime urgjente për të rivendosur të drejtat e medias dhe për të siguruar një klimë të mbrojtur për gazetarët dhe organizatat e medias në Shqipëri.
    Në deklaratë theksohet se vendimi i Ministrave nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitet “Panorama Group” sh.a dhe kjo pronë nuk ka kaluar asnjëherë në pronësi të kompanisë shtetëtore “Kayo” dhe shprehen se ambinetet janë të zaptuara në mënyrë të padrejtë, duke e bërë këtë një akt të paligjshëm.
    Deklarata e plotë e administratorit Kino Buxheli:
    “Sot, në orët e para të mëngjesit, ambientet e Shoqërisë “Panorama Group” sh.a. (Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama) janë bllokuar dhe i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, në shkelje flagrante të ligjit.
    “Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033. Çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.
    Megjithatë, ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga z. Ardi Veliu- shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur të drejtat kontraktuale dhe ligjore të “Panorama Group” sh.a. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku z. Veliu pretendon të mbështetet, nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.
    Ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët tanë të hyjnë në ambientet e tyre të punës. Si pasojë, pasqyrimi i lajmeve penguar dhe pajisjet tona teknike rrezikohen nga mungesa e energjise elektrike.
    “Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias.”
    Mëngjesin e sotëm Policia e Shtetit ka rrethuar godinën e News 24 duke mos lejuar punonjësit të futen brenda godinës. Ky hap vjen pasi kontrata e grupit mediatik për godinën ka disa vite që ka mbaruar. Tashmë godina do të përdoret për “KAYO”, kompaninë e prodhimit të armëve me vendim të qeverisë për përdorimin e saj në funksion të shoqërisë. Lidhur me këtë ngjarje nuk kemi ende asnjë reagim nga Policia./ZËRI

  • DEKLARATA/ Shoqëria “Panorama Group” sh.a. denoncon bllokimin e paligjshëm të ambienteve dhe ndërprerjen e veprimtarisë: Kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033!

    DEKLARATA/ Shoqëria “Panorama Group” sh.a. denoncon bllokimin e paligjshëm të ambienteve dhe ndërprerjen e veprimtarisë: Kemi kontratë qiraje deri në vitin 2033!

    Deklaratë e administratorit Kino Buxheli
    Sot, në orët e para të mëngjesit, ambientet e Shoqërisë “Panorama Group” sh.a. (Panorama TV, Gazeta Panorama, Panorama Sport dhe Panorama) janë bllokuar dhe i është ndërprerë furnizimi me energji elektrike, në shkelje flagrante të ligjit.

    “Panorama Group” sh.a. ka respektuar në mënyrë të përpiktë të gjitha detyrimet kontraktuale ndaj Bashkisë së Tiranës dhe zotëron një kontratë qiraje të nënshkruar me ish-Ministrinë e Ekonomisë, e vlefshme deri në vitin 2033. Çdo veprim për prishjen e kësaj kontrate pa vendim gjykate është i paligjshëm.

    Megjithatë, ambientet tona janë zaptuar në mënyrë arbitrare nga z. Ardi Veliu- shoqëria “Kayo” sh.a dhe policia, duke shkelur të drejtat kontraktuale dhe ligjore të “Panorama Group” sh.a. Vendimi i Këshillit të Ministrave, ku z. Veliu pretendon të mbështetet, nuk përfshin godinën ku ushtron aktivitetin “Panorama Group” sh.a. dhe kjo pronë nuk ka kaluar kurrë në pronësi të “Kayo” sh.a.
    Ky akt përbën ndërhyrje të paprecedentë në lirinë e medias, duke bllokuar transmetimin e Panorama TV, Gazetës Panorama dhe Panorama Sport, si dhe duke penguar gazetarët tanë të hyjnë në ambientet e tyre të punës. Si pasojë, pasqyrimi i lajmeve penguar dhe pajisjet tona teknike rrezikohen nga mungesa e energjise elektrike.
    “Panorama Group” sh.a. dënon ashpër këtë veprim arbitrar dhe i bën thirrje autoriteteve shtetërore të ndërpresin menjëherë çdo veprim të paligjshëm, të rivendosin të drejtën e ushtrimit të veprimtarisë sonë mediatike dhe të garantojnë respektimin e Kushtetutës së Shqipërisë, e cila garanton lirinë e medias.
     
     

  • U arrestua nga SPAK/ “Cinco Cavalli” distancohet nga ish-pronari: S’ka më lidhje me ne!

    U arrestua nga SPAK/ “Cinco Cavalli” distancohet nga ish-pronari: S’ka më lidhje me ne!

    Biznesmeni Ermir Ndreaj u arrestua pak ditë më parë nga SPAK në kuadër të një operacioni të kryer në bashkëpunim me autoritetet europiane, ku u godit një rrjet ndërkombëtar i trafikut të drogës, duke sekuestruar kokainë me vlerë tregu prej 411 milionë eurosh.
    Sipas SPAK, ky grup i strukturuar kriminal vepronte përmes një organizimi të sofistikuar dhe trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt disa vendeve të Bashkimit Evropian, si dhe në Mbretërinë e Bashkuar.
    Pas një postimi të bërë publik, “Cinco Cavalli Group” ka reaguar zyrtarisht duke sqaruar se personi i përmendur në materialin mediatik nuk është më pjesë e këtij ambienti.
    Në një komunikim dërguar redaksisë, grupi bën të ditur se ish-pronari nuk ka më asnjë lidhje me pronësinë apo menaxhimin e subjektit, duke theksuar se bashkëpunimi me të ka përfunduar prej kohësh.
    “Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe për korrektësinë që karakterizon punën tuaj,” thuhet në deklaratën e tyre, ku shtohet gjithashtu se janë të gatshëm të japin çdo informacion të mëtejshëm nëse nevojitet.
    Ky reagim vjen si një përpjekje për të sqaruar opinionin publik dhe për të shmangur çdo keqkuptim të mundshëm mbi përfshirjen aktuale të individëve të caktuar në funksionimin e lokalit.
    REAGIMI:
    “Cinco Cavalli Group dëshiron të sqaroje opinionin publik lidhur me një informacion të gabuar të publikuar sot në disa media online, ku është përmendur emri i një personi te arrestuar, qe ka lidhje me kompaninë tonë.
    Theksojmë se ky person nuk ka asnjë lidhje me Cinco Cavalli Group, as në pronësi, as në menaxhim, dhe as në ndonjë funksion tjetër të lidhur me aktivitetin e kompanisë sonë. Çdo përpjekje për ta lidhur atë me emrin e Cinco Cavalli është e pavërtetë dhe e pabazuar.
    Ky sqarim bëhet me qëllim të ruajtjes së integritetit të kompanisë dhe për të shmangur çdo keqkuptim të mëtejshëm. Jemi të gatshëm të ofrojmë çdo informacion shtesë për të garantuar transparencë dhe qartësi maksimale për publikun dhe median.” – thuhet në reagimin e “Cinco Cavalli”.

  • Mish Brazili me logo Kosove?!/ “Zico” e Trifon Muratajt dhe “EHW”, importuesit kryesor nga “Apetit”

    Mish Brazili me logo Kosove?!/ “Zico” e Trifon Muratajt dhe “EHW”, importuesit kryesor nga “Apetit”

    Kryeministri Edi Rama i ka shpallur “luftë qeveritare” prodhimeve të bulmetit pa faturë, në atë që ai e quan si beteja për sigurimin e cilësisë ushqimore në kuadër të integrimit në Bashkimin Europian.
    Operacioni i shpallur prej kreut të qeverisë kundër fshatarëve që shesin bidona qumështi për të siguruar të ardhura minimale, ngjan si një pikë uji përballë neglizhencës së institucioneve qeveritare me sasitë gjigante të prodhimeve ushqimore që mbërrijnë në vendin tonë nga origjina të dyshimta.
    Prej më shumë se një viti, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, nën drejtimin e Gent Gazhelit, nuk është një gjendje të japë një përgjigje zyrtare për konsumatorët dhe qytetarët shqiptarë nëse mishi i importuar nga kompania “Apetit” në Kosovë është vërtetë nga shteti fqinj apo, siç ekzistojnë dyshime të forta, se vjen nga Brazili.
    Në Prill të vitit 2024, emisioni investigativ “Stop” solli pamje dhe dëshmi, të cilat tregonin se kompania “Apetit”, me seli në Obiliq, në autostradën Prishtinë-Mitrovicë, importonte mish të ngrirë nga Brazili, i ndryshonte etiketën dhe e shpërndante tek kompani të ndryshme, përfshirë edhe ato në Shqipëri, si “mish i freskët Kosove”.
    Në foto: Selia e shoqërisë “Apetit Group” në Kosovë
    “Boldnews.al” ka arritur të sigurojë një listë të kompanive shqiptare, të cilat kanë importuar mish nga “Apetit Group” për vitin 2023.
    Sasia e importuar në atë vit me “mish Kosove” nga “Apetit Group” në Shqipëri arrinte në një total prej rreth 600 ton (saktësisht 598.706 kg).
    Kompania shqiptare që ka importuar më shumë mish nga “Apetit Kosova” është “Zico”, sha., e njohur ndryshe edhe si “Bana King”. Përgjatë vitit 2023, “Zico” e Trifon Murataj ka importuar rreth 103.600 kg “mish Kosove”.

    Kompania “Zico” dhe “Apetit” kanë disa koincidenca interesante. Në vitin 2019, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU), njoftoi se kishte bllokuar në Portin e Durrësit një ngarkesë prej 371 ton mish, të cilat i konsideroi “të pasigurta”.
    Nga kjo sasi, “dy ngarkesa me sasi totale 52.257 ton “Mish Viçi” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “Apetit shpk”, në rregjim tranzit në territorin e Shqipërisë me destinacion final Kosovën, rezultuan me mangësi dhe mospërputhje thelbësore në dokumentacionin shoqërues të mallit”, thuhej në njoftimin e AKU-së në atë kohë.
    Ndërkohë, “katër ngarkesa me sasi totale 107.240 ton “Mish derri” me origjinë nga Brazili, importuar nga subjekti “ZICO sh.a.” është finalizuar praktika dhe ngarkesat janë kthyer në vendin e origjinës”.
    Në foto: Kokaina e paketuar në ngarkesën me mish, të porositur nga “Apetit Group” (foto e shpërndarë nga Policia e Shtetit)
    Më tej, “Zico” (Bana King) dhe “Apetit” duket se lidhen në një tjetër ngjarje të kronikës të zezë.
    Në 15 Qershor 2022, Policia e Durrësit dhe Dogana e Portit, zbuluan një ngarkesë prej 45 kilogramë lëndë narktotike, e cila ishte paketuar në një ngarkesë mishi që vinte nga Brazili, për llogari të kompanisë me seli në Kosovë, “Apetit Group”.
    Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë agjenti doganor, Egert Vargu dhe administrator i “Apetit Group Dooel Skopie’’, Arben Ferizi. Media kosovare raportoi në atë kohë se Ferizi është djali i një prej aksionerëve kryesorë të “Apetit Group”, Remzi Ferizi.
    Për një koincidencë thuajse perfekte, subjekti shqiptar që ka importuar më shumë mish viçi nga “Apetit Group” është “Zico” sha, kompani që importon fruta ekzotike nga Amerika Latine dhe që në kontenierët e së cilës janë zbuluar ngarkesa kokaine në disa episode, gjatë periudhës 2022-2024.
    Kompania e dytë shqiptare që ka importuar më shumë mish me logo “Kosove” nga “Apetit Group” për vitin 2023 është subjekti shqiptar, “E.H.W”.
    Në foto: Selia e kompanisë “E.H.W” në Tiranë
    Kompania në pronësi të Luan Leka dhe Melina Leka rezulton se ka importuar nga “Apetit” 87.461 kg mish “Kosove” për vitin 2023.
    Shoqëria “E.H.W” është në treg prej vitit 1992 dhe ajo përfshin një pjesë të rëndësishme të tregut të prodhimeve blegtorale dhe të mishit në vendin tonë.
    Kompania “E.H.W” e Luan Lekës ka si objekt kryesor prodhimin e sallamit, një nënprodukt i mishit. Në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB), thuhet se “E.H.W” është e fokusuar në “ndërtimin e linjave industriale për përpunimin e mishit dhe prodhimin e sallamit etj.”.

    Më tej, lista e kompanive shqiptare që kanë importuar mish “Kosove” nga shoqëria “Apetit Group” vijon me: “Ilir Gjoni-Person Fizik”, 85.337 kg; “           Gjovalin Kolndrekaj – Person Fizik”, 76.772 kg; “Fix Pro”, 68.880 kg; “Univers Frigo”, 58.350 kg; “Ardit Kovaçi-Person Fizik”, 42.433 kg; “Bababi MG”, 37.878 kg; “Tona Alb”, 29.167 kg; “Arben Jana-Person Fizik”, 5.628 kg; dhe “Çunat Tonë” shpk, 3.000 kg.
     

  • BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova

    BALFIN shet edhe Fashion Group te rrjeti “homolog” nga Kosova

    Grupi i biznesit BALFIN është drejt shitjes së dytë të kompanive të saj të tregtisë me pakicë brenda pak muajve.Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar shitjen e kompanisë Fashion Group Albania te kompania me kapital nga Kosova Albi Holding.Fashion Group Albania (FGA) ka për objekt aktiviteti importin dhe tregtimin e veshjeve dhe këpucëve. Shoqëria operon përmes rrjetit të saj të dyqaneve nën markën ndërkombëtare Aldo, Carpisa, Cortefiel, Geox, Mango, Okaidi, Parfois, Prenatal, Springfield, Woman Secrets, brenda territorit të Shqipërisë.FGA zotërohet në masën 100% nga grupi Balfin i biznesmenit shqiptar Samir Mane.Shoqëria blerëse Albi Holding është një shoqëri me përgjegjësi të kufizuar me objekt aktiviteti pjesëmarrjen, menaxhimin, ndjekjen dhe kontrollin e kuotave dhe aksioneve në pronësinë e shoqërive ku është ortake.Ajo është pjesë e Albi Group, i themeluar në Kosovë, i cili zotëron rrjetin e dyqaneve me produkte të modës që operon në Kosovë dhe rajon, duke përfaqësuar markat ndërkombëtare si: Celio, Chaussea, Okaidi, Mango, Springfield, Ozdilek, Geox, Gant, Timberland, Hugo Boss, Sportina Armani Exchange, Tom Tailor, XYZ, UGG, Plein Sport, Orsay, Dan John, Parfois, Boggi.Albi Holding zotërohet prej biznesmenëve nga Kosova Tahir Humolli, Sutki Humolli, Nexhat Humolli, Nehat Humolli dhe Betim Humolli.Deri më tani, Albi Group ka qenë e fokusuar në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo blerje do t’i mundësojë hyrjen në tregun shqiptar me një infrastrukturë të gatshme dhe të konsoliduar.Edhe pse shoqëritë Albi Holding, si pjesë e Albi Group, dhe FGA operojnë në të njëjtin treg përkatës produkti, Komisioni i Konkurrencës ka vlerësuar se transaksioni nuk do të sjellë ndryshime të strukturës së tregut në Shqipëri pasi Albi Group është aktive vetëm në Kosovë, në tregun e shitjes me pakicë të produkteve tekstile dhe të modës, përfshirë veshjet, këpucët dhe aksesorët, ndërsa FGA është aktiv vetëm në Shqipëri.Përqendrimi nuk do të krijojë mbivendosje ose marrëdhënie të rrjedhës së sipërme apo të poshtme midis aktiviteteve të palëve në nivel kombëtar dhe për këto arsye, transaksioni i synuar nuk do të sjellë ndryshime në tregun shqiptar.Për sa më sipër, Autoriteti i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se ky përqendrim nuk shfaq shenja të kufizimit të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese.Sipas pasqyrave më të fundit financiare, në vitin 2023, FGA raportoi xhiro prej afërsisht 1.1 miliardë lekësh dhe një fitim para tatimit në vlerën 116 milionë lekëve.Shitja e pritshme e FGA është e dyta e njoftuar nga grupi Balfin këtë vit, pas asaj të Spar Albania, te kompania nga Kosova Viva Fresh.Këto dy transaksione shënojnë një tërheqje të pjesshme të Balfin prej tregut të shitjeve me pakicë në Shqipëri.Balfin ngelet gjithsesi e pranishme në tregun e pajisjeve elektrike dhe elektroshtëpiake me kompaninë e saj më të hershme, Neptun, si edhe në tregun e shitjes së lodrave dhe pajisjeve shtëpiake dhe industriale, nëpërmjet Kid Zone (Jumbo).Ndërkohë, në qershor Balfin njoftoi se ka arritur marrëvehsjen për të shtrirë në Rajonin e Ballkanit Perëndimor rrjetin Flying Tiger Copenhagen, kompani daneze e shitjeve me pakicë, me një portofol produktesh të ngjashme me atë që tregtohen në rrjetin Jumbo.  Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Investimet gjermane në Shqipëri, Rama zhvillon një takim me drejtues të “Schwarz Group”

    Investimet gjermane në Shqipëri, Rama zhvillon një takim me drejtues të “Schwarz Group”

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti, një ndër kompanitë më të mëdha gjermane, “Schwarz Group”, ka shprehur interes për të investuar në disa fusha të ndryshme në Shqipëri, me arguementin se vendi ynë po kthehet  në një pikë kyçe në rajon.

    Në një psotim në profilin e tij në facebook, kreu i qeverisë publikoi edhe pamje nga takimi brenda kompanisë së njohur.
    Vizita në ambientet e biznesit gjerman u realizua në mbyllje të vizitës dy ditore të kryeministrit në Bavari.